HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova ėshtė tokė shqiptare

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve nė Nju-Jork, doli me Rezolutė pėr pavarėsinė e Kosovės

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

BENSONHURST - BROOKLYN(NY): Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve nė Nju-Jork, organizoi njė tubim tė vecantė me shkencėtarė, intelektualė dhe anėtarėt e shoqatave tė Diasporės sonė nė Nju-Jork, ditėn e shtunė, nė sallėn e kolegjit amerikan Bromson ORT, ku u diskutua me pėrgjegjėsi dhe u shfaqėn mendime tė lira rreth pavarėsisė sė Kosovės. Nė fund tė kėtij tubimi u aprovua njė rezolutė, kushtuar mbėshtetjes sė Pavarėsisė dhe Sovranitetit tė Kosovės, si shtet i ri dhe garanci pėr paqen nė Ballkan.
Nė takim morėn pjesė edhe Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe Kėshilltare pėr Ēėshtje tė Ballkanit nė LQSHA, Nju Jork, SHBA.

Takim i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve

Pjesėmarrėsit nė diskutim theksuan se vendimi pėr shtyrjen e zgjidhjes sė statusit mund tė jetė i rrezikshėm sepse mund tė keqėsojė situatėn nė vend, sidomos duke pasur parasysh qė populli shqiptarė i Kosovės, ka shtatė vjet qė pretė zgjidhjen e statusit tė saj - Pavarėsinė e Kosovės.

Takimin e hapi Prof. Dr Skėnder Kodra. Fjalėn kryesore dhe drejtimin e takimit e bėri Dr. Namik M. Shehu - Sekretari shkencor i akademisė. "Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave, e shqetesuar per ngjarjet e fundit, per statusin e Kosoves, shprehet ai nė fjalėn e tij, e ndjeu pėr detyrė tė organizoj kėtė tubim tė veēantė, qė tė diskutoj me pergjegjėsi, tė ngrej zėrin e bashkėsisė sė diasporės tonė me tė drejtėn e kombit, tė shkencės dhe tė ligjit tė sė drejtės; pėr tė miratuar njė rezolutė nė mbeshtetje tė “Pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės si shtet tė lirė dhe garanci pėr paqe nė Ballkan.

Takim i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve

"Pėr pavarėsin e Kosovės, tha Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, jemi duke punuar sesi t'i bashkojmė tė gjithė shqiptarėt. Ne jemi tė palėvizėshėm nė rrugėn tonė. Nuk bėjmė asnjė lloj kompromisi me ēėshtje shqiptare. Dhe angazhohemi se do tė ngremė mė lart dhe mė fuqishėm, tė gjitha problemet e shqiptarėve, si nė Luginėn e Preshevės, atyre nė Mal tė Zi, Maqedoni dhe nė Ēamėri. Ne duam qė edhe Shqipėria, tė jetė nė rolin dhe detyrėn e saj si shteti mėmė."

Takim i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve

Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe Kėshilltare pėr Ēėshtje tė Ballkanit nė LQSHA Nju Jork, SHBA, vuri nė dukje se vonesa nė zgjidhjen e statusit do tė thotė mospjesėmarrje e plotė nė institucionet financiare ndėrkombėtare, vonesė e fillimit tė marrėveshjes sė asocim stabilizimit me Bashkimin Evropian dhe ka njė kosto tė lartė ekonomike pėr Kosovėn. "Kosovarėt, tha ajo janė populli mė i varfėr nė Evropė, dhe atyre po u kėrkohet tė paguajnė njė ēmim tė lartė pėr kėtė vonesė. Papunėsia nė Kosovė ėshtė rreth 70% Ndėrkohė qė mesatarja e moshės sė popullsisė ėshtė nėn moshėn 25 vjeē".

Takim i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve

Prof. Dr. Agron Fico, albanolog i njohur - gjuhėtar dhe publicist, vuri nė pahė se:"zgjatja dhe stėrgjatja e shpalljes sė vendimit pėr statusin e Kosovės krijon njė shqetėsim tė ligjėshėm ndaj tė kėrkojmė njė veprim aktiv dhe mė tė vendosur nga institucionet tona shtetėrore. Durimi ka njė kufi. Njė Kosovė e pavarur, shtet sovran dhe demokratik do tė jetė faktor paqeje dhe qendrushmėrie nė Ballkan dhe mė gjerė."

Takim i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve

Veprimtari Sali Bollati, mendon se: "Pavarėsia e Kosovės, lėshon dritė edhe nė "tunelin" e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Ēmaėrisė. Ajo bėhet garancipėr Ballkanin e rajonin. Faktor paqeje dhe stabiliteti. I qetėson shqiptarėt.

Pedagogu, Qemal Zylo, sugjerojė se ka ardhur koha qė shqiptarėt, tė dalin para komunitetit ndėrkombėtar, me njė zė tė fuqishėm dhe tė pėrbashkėt. I kėtij mendimi duket se ishte edhe zvėndės presindenti i Instituit Shqiptaro Amerikan, Myslim Ruci, i cili tha se ne shqiptarėt tė gjithė kemi tė njėjtin qėllim, por nuk po gjejmė atė gjuhė qė duhet me tė vėrtet tė flasėm pėr kėtė ēėshtje. Ai kėrkoj nga DioGuardi, tė dijė mė shumė pėr angazhimin gjithė shqiptarė dhe rolin e tij nė kėtė drejtim.Pedagogja poete Kozeta Zylo, anėtare e Shoqatės e Shkrimtareve Shqiptaro Amerikanė, autore e librit me Poezi "Monumenti i Lotit", citojė njė fjalė tė presidenti Bush, pas 11 shtatorit, kur ai tha se "Majft!, ėshtė Majft!". Kjo tha ajo vlenė edhe pėr Kosovėn, e pavaėrsinė e saj. Mė pasė ajo recitojė njė poezi marrė nga libri i saj titulluar: "Heu Kosovė!". Diskutuan, edhe poetja Iliriana Sulkuqi, skenografi Astrit Tota, Adem Haxhaj.

Takim i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve

Nė fund kryesia e Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave, me seli nė Neė-York, hartoi njė rezolutė nė "Mbeshtetje tė Pavarėsisė dhe Sovranitetit tė Kosovės", drejtuar : z. Kofi Annan (Kim Mun) Sekretar i Pėrgjthshem i OKB-sė, z.George W. Bush - President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės,z. Alfred Moisiu - President i Republikės sė Shqiperise, z.Fatmir Sejdiu - President i Kosoves. Pėr dijeni: Presidencės sė bashkimit Evropian, masmediave tė gjithė hapėsirės shqiptare.

Rezoluta: "Mbeshtetje tė Pavarėsisė dhe Sovranitetit tė Kosovės", ėshtė njė dokument sensebilizues, e cila kėrkon tė tėrheq vemendjen e institucioneve dhe personaliteteve tė sipėrcituar. Ajo pėrmban disa qėndrime qė lidhen me shtyrjen e afateve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Ajo e vė theksin tek mbėshtetja qė jep Diaspora shqiptare nė SHBA-ės, mbi qėndrimin e qartė dhe pa ekuivoke tė Grupit tė Kontaktit, qė ka deklaruar se referendumi nė Serbi dhe statusi i Kosovės, nuk kanė lidhje me njėra-tjetrėn dhe se janė dy ēėshtje tė pavarura. Rezoluta mbyllet me thirrjen : "Se, Kosova ėshtė tokė shqiptare. Pavarėsia dhe Sovraniteti i Kosovės mbetet kėrkesa ejonė e pėrherėshme; boshti kryesor i qėndrimit shkencor , publik dhe kombėtar."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara