HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


I ngarkuari me punė, Neritan Kolgjini, ėshtė takuar me Papėn nė Turqi

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

ANKARA - TURQI: I Ngarkuari me Pune ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise, ne Turqi, z. Neritan Kolgjini, eshte takuar ne Stamboll, me Papa Benedikt. Takimi me Atin e Shejte Papa Benedikt XVI eshte zhvilluar ne kuader te turneut te tij neper Turqi. Papa Benedikt XVI beri nje vizite kater ditore ne Turqi, ku pati edhe takime me shume politikane, lider fetar dhe personalitete te larta shtetrore. Papa, tha ne kete vizite:" se ai shpreson se udhetimi i tij ne Turqi, do te jete nje mundesi per pajtim dhe dialog midis te krishtereve dhe myslimaneve, kudo ne bote."

Papa takohet me Neritan Kolgjinin

Ky aktivitet i bashkengjitet aktiviteteve te tjera te Ambasades se Republikes se Shqiperise, ne Turqi. Kjo ambasad behet e ditur se po zhvillon nje aktivitet te dendur diplomatik. Ne njoftimin e Minstrise se Puneve te Jashtme, ku filtet per aktivitetin e diplomacise shqiptare ne bote, thuhet se I Ngarkuari me Pune, z.Neritan Kolgjini, zhvilloi nje takim me ambasadoren e Maqedonise ne Ankara, znj.Melpomeni Korneti. Gjate bisedes u vleresuan marredheniet mjaft te mira qe ekzistojne mes dy vendeve tona dhe mundesive konkrete per thellimin e marredhenieve ekonomike. Zonja Korneti u interesua rreth kapaciteteve te Shqiperise ne fushen e turizmit dhe pohoi se per nenshtetasit maqedone eshte me e pershtatshme te kalojne pushimet ne Shqiperi, pasi eshte me afer gjeografikisht, me ekonomike dhe nuk ndeshin ne asnje problem.

Gjithashtu, i Ngarkuar me Pune, z. Neritan Kolgjini, zhvilloi nje takim ne ambasade me 2 diplomate te Ugandes, z.Fred OTUNNU dhe z.Benon KAYEMBA, te cilet po zhvillojne nje fushate diplomatike (ne Ankara) per perkrahjen e kandidatures se Ugandes, z.Patrick MASAMBU, ne postin e Drejtorit te Zyres se Zhvillimit te Telekomunikimit ne Unionin Nderkombetar te Telekomunikacioneve (International Telecommunications Union), gjate konferences qe do te mbahet ne Antalia (Turqi) ne datat 6-24 nentor 2006.

Diplomatet ugandeze kerkuan qe, gjate konferences, te kishin mundesi te takonin zyrtarisht delegacionin shqiptar. Delegacioni i tyre do te kryesohej nga ministri i Telekomunikacioneve te Ugandes.
Z.Ermal Muēa, sekretari i dyte, u takua me z. Servet Avziu, minister keshilltar dhe Nake Culev, sekretar i pare, te ambasades se Maqedonise ne Ankara. Ne takim u diskutua rreth gjendjes ne rajon dhe perspektives se ēeshtjes se Kosoves, per te cilen z. Nake Culev tha se tashme edhe zogjte e kane marre vesh se Kosoves do t’i jepet nje pavaresi e ashtuquajtur me kushte.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara