HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vdekja e parakohėshme e Presidentit Rugova, ėshtė njė humbje e madhe dhe e rėndė, jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr secilin shqiptar

-- nga Dervish JAHJAGA & Beqir SINA

Beqir Sina Nė shenjė respekti pėr punėn dhe veprėn e presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės, konfirmojnė pjesmarrjen e tyre nė ceremoninė e varrimit ditėn e enjte pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit udhėheqėsit, politikanit dhe burrėshtetasit tė madh tė Kosovės z. Ibrahim Rugova, edhe shqiptaro-amerikanėt

ARTHURE AVENUE BRONX(NY): Pėrfaqėsues tė bashkėsisė shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, afaristė tė njohur, intelektualė tė fushave tė ndryshme, politikanė dhe njerėz tė thejshtė nga disa shtete federale mėsohet, se janė nisur dhe ose do tė nisen gjatė kėtyre ditėve pėr nė Kosovė, qė tė marrėn pjesė nė homazhet dhe varrimin pėr Presidentin e Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova. Nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, grupe shqiptarėsh do tė jenė nė Prishtinė nė nivele tė ndryshme mė datėn 26 janar nė Prishtinė, pikėrishtė ditėn e varrimit tė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės. Ndėrkaq njė "Libėr i zisė" nė internet kushtuar Presidentit Rugova, nė adresėn elektronike (http://www.ibrahimrugova.org), ėshtė i hapur pėr nėnshkrime.

Nė munges tė institucioneve tė mirėfillta shtetrore, institucionet shqiptare - shoqata tė veqanta, organizata, radiot nė gjuhėn shqipe dhe klubet shqiptare, tė cilat e kanė tė njohur veprimtarinė e tyre ligjore nė SHBA-s, kanė vendosur vullnetarisht shpalljen e pesė ditėve, zi kombėtare, nė datat,22, 23, 24, 25 e 26- janar 2006, nė shenjė dhimbjeje, respekti e mirėnjohjeje pėr tė ndjerin Ibrahim Rugova, President i Kosovės, i cili siē e kemi mėsuar kėto ditė ndėrroi jetė, pas njė sėmundjeje tė rėndė. Drejtuesit e njėrės prej radiove mė tė dėgjuar shqiptare nė Internet Radio - Melosi, na thanė, se e morėn kėtė vendim nė nderim dhe homazh tė Presidentit tė Kosovės, zotit Ibrahim Rugova, i cili, u nda nga jeta tė shtunėn nė mesditė. Ky vendim i tyre ėshtė pėrcjellur me aktivitete pėrkujtimore dhe ceremoni qė u mbajtėn gjatė kėtyre ditėve edhe nė zyrėn e LDK-ės, e cila, pothajse ka luajtur deri tani rolin e njė "ambasade" tė Kosovės nė SHBA-sė. Nė ceremonitė, e organizuara deri tani nė kėtė zyrė nė Nju Jork, kanė marrė pjesė me mijėra mėrgimtarė, nga tė gjitha viset e Kosovės, Luginės sė Preshevės, Maqedonisė, Shqipėrisė e Ēmėarisė si dhe nga diaspora.

Manifestim shqiptar

Ndėrsa kryetari i degės sė LDK -ės, zotėri Agim Rexhaj i cili, i udhėheq njė delegacioni prej rreth 12- vetava nga Nju Jorku , Nju Jersi e Kenektiket, pak para nisjes u shpreh gjatė njė prononcimi pėr gazetėn kombėtare Bota Sot, se :"Vdekja e parakohėshme e Presidentit Rugova, ėshtė njė humbje e madhe dhe e rėndė, jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr cilindo shqiptarė. Pėr mė tepėr se kjo vdekje erdhi e pamėshirėshme nė njė moment kaq historik, kur Kosova po hyn nė fazėn e bisedimeve pėr tė marrė pavarėsinė e ėndėrruar".

Nė shenjė respekti pėr punėn dhe veprėn e presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės, konfirmojnė pjesmarrjen e tyre, nė ceremoninė e varrimit ditėn e enjte pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit udhėheqėsit , politikanit dhe burrėshtetasit tė madh tė Kosovės z. Ibrahim Rugova, nga Nju Jorku marrin pjesė: Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj e Musli Mulosmani e shumė tė tjerė. Po ashtu nė rang delegacioni po merr pjesė edhe Dega e LDK-sė, nė pėrbėrje tė sė cilės janė : Agim Rexhaj, Sylė Lajqi, Agim Mujaj, Bajram Kabashi, Imer Lajqi, Ramadan Gashi,Halit Shabaj, Lekė Gojēaj,Pashko Gojēaj, Fadil Haliti...

Gazeta kombėtare Bota Sot, qė ēdo ditė del mė njė shirt tė zi, solli nė kėtė raport disa telegrame ngushėllimi. Nė njė pėrkujtimore Lidhja Qytetare shkruan se:

Nė emėrin tim si President dhe anėtarėve tė bordit tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane, dergojmė ngushėllimet tona tė thella, tek Familja e Presidentit Ibrahim Rugova, kolegėt e tij dhe tek populli i Kosovės. Dr Rugova ishte filosofi i kundra-dhunės, duke pėrdorur rezitencėn paqėsore, ai arriti t'i pėrgjigjej Serbisė , pushtimit dhe okupimit brutal tė Kosovės, duke shpėtura shumė jetė shqiptarėsh. Ne kujtojmė me kėtė rastė guximin dhe bashkėngjtjen nė Lidhjen Qytetare nė Washington D.C mė 1990-tė, kur bėmė paraqitjen e aspiratave tė shqiptarėve pėr demokraci, luftėn e gjatė pėr liri tė popullit tė Kosovės. Ai dotė kujtohet gjatė si njė lider, i cili, e filloi i pari lėvizjen pėr pavarėsi. Ne mund tė bėjmė atė mė tė mirėn nė kėtė pėrkujtimore, duke punuar mė shumė drjet rrugės sė Pavarėsisė sė Kosovės - njė realitet i afėrtė ky.
Sinqerisht, Joseph J. DioGuardi, President i LQSHA-sė dhe Shirley Cloyes DioGuardi - Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike

Ngushėllime pėr Rugovėn

Telegrame ngushellimi
Unė posa u ktheva nga Kosova ku isha nė varrimin e Imzot Mark Sopit, dhe lutja jone ishte qe Zoti ti jepte shendet dhe sherim sa me te shpejt Presidentit tone tė dashur, Dr. Ibrahim Rugova, me dhimbje morem lajmin se presidenti Rugova ka ndrru jetė. Pėr mua keto dy humbje tė mėdha janė shumė rėnda, sepse humbėm Imzot Mark Sopin njė patriot dhe fetar tė madh dhe tani presidentin mund te them mbarekombetar Dr. Rugoven, i cili bėri aq shumė pėr Kosovėn. Lutem qe Zoti te ju falė jetėn e mashuar nė paqe. Shpresoj qe liderėt e Kosovės tė bashkohen si kurrė mė pare, tė jenė unik dhe tė realizojnė rrugėn e trasuar dhe ėndėrrėn e Presidentit Rugova pė pavarėsinė e Kosovės, e cila do tė bėhet shumė shpejt realitet.
Zef Balaj, biznesmen dhe activist i dalluar nė New York.

Vdekja e hidhur qe e rrembeu presidentin Rugova nė kohė mė vendimtare pėr Kosovėn mė ka shokuar shumė. Eshte humbje e madhe per mbare popullin shqiptar kudo qe janė. Presidenti Rugova ishte baba I Kosoves, aj me menqurine dhe urtesine e tije e beri Kosoven dhe popullin shqiptar miq me mbare botėn. Presidenti Rugova ka qene politikani dhe arkitekti me I dashur shqiptar ne perendim. Shpresojme se vdekja e presidentit Rugova do ti bashkoje liderėt shqiptarė dhe tė bashkuar ta arrijmė pavarėsinė e Kosovės, sepse ky do te ishte nderi me I madh qe do t'I benim Presidenti Rugova, per te cilen ide presidenti Rugova punoi deri ne diten e fundit te jetės se tij.
I lehtė I qoftė dheu I Kosovės pėr tė cilėn punoi tėrė jetėn.
Sejdi Bitici, biznesmen dhe activist i dalluar ne New York.

Familjes Rugova dhe mbare popullit shqiptar,
NGUSHELLIM
Per humbjen e burrit te madh-Dr. Ibrahim Rugoves. Te gjithe ne dibranet qe jetojme ne SHBA, me pikellim te madh e morem lajmin per vdekjen e Kryetarit te Kosoves, ketij shqiptari me zemer te madhe Dr. Ibrahim Rugova. Amanetin e tij qe me paqe te arrihet Pavaresia e Kosoves te gjithe shqiptaret duhet ta realizojne te bashkuar, sic deshi Ai. Lavdi vepra e tij dhe qofte dheu i lehte mbi te. Shoqata Atdhetare Dibrane-New York Faleminderit,
Kryetari i SHAD-it, Xheladin Pjeca

Shoqata Peja nė New Jork. Me pikllim tė thellė morrėm lajmin pėr vdekjen e Presidentit tonė Dr. Ibrahim Rugova. Shprehim ngushllimet tona mė tė sinqerta Familjes Rugova, Institucioneve tė Kosovės dhe Popullit tė Kosovės dhe ndajmė dhimbjen e pėrbashkėt me gjithė ju. Presidenti I. Rugova ishte Ikona dhe Arhitekti i Kosovės qė trasoj rrugėn e Lirisė dhe Pavarėsisė sė Kosovės. Gjithėmonė do tė mbetet thellė nė zemrat tona dhe nė historinė e Kosovės PRESIDENTI I. RUGOVA. Zoti e bekoftė Familjen Rugova
Zoti e bekoftė Popullin e Kosovės
Me nderime Agim Ēavdarbasha, Shoqata Peja nė New Jork

Ngushėllime pėr Rugovėn

Lidhja Shqiptare e Prizrenit
(Albanin League of Prizren)
New York, USA

Telegram Ngushėllimi popullit martir tė Kosovės dhe familjes sė tė ndjerit Dr. Ibrahim Rugova

Populli i Kosovės humbi
birin e madh dhe Ballkani Gandin e papėrsėritshėm

Ne mėrgimtarėt e hershėm nė SHBA, tė mbledhur sot mes dhimbjes dhe pikėllimit tė madh pėr humbjen e burrit tė madh tė shtetit tonė Dr. Ibrahim Rugovės, formulojmė ngushėllimet mė tė sinqerta pėr kėtė bir tė madh tė tė gjithė kombit shqiptar dhe gjithė shqiptarėve kudo nė botė.

Dr. Ibrahim Rugova, ky Gandhi i shqiptarėve udhėhoqi pėr dy dekada me vendosmėri, pėrkushtim, menēuri dhe guxim pėrpjekjen e madhe tė qytetarėve tė shtypur tė Kosovės pėr liri. Ai gjithnjė luftoi pėr Pavarėsinė e plotė tė vendit tė tij, si njė burrė i madh shteti, duke pėrdorur armen e Paqes dhe tolerancės pėr arritjen e fitores sė popullit tė tij pėr Liri. Dr. Ibrahim Rugova, u nda nga tė gjithė ata qė e deshėn dhe e respektuan aq shumė, por jeta, shpirti, vepra e tij shndėrrohen nė dritė frymėzimi e thirrje tė fuqishme, pėr qytetarėt e Kosovės, pėr tė vazhduar tė bashkuar veprėn e tij tė ndritur, pėr tė ēuar pėrpara Kosovėn si njė shoqėri demokratike tė lirė, tė pavarur, tė integruar nė Bashkimin Europian e NATO.

Nė emėr tė antarėve dhe Kryesisė sė “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit” nė ShBA, ju shprehim popullit liridashės tė Kosovės, bashkėshortes, fėmijėve tė Presidentit Dr. Rugova, ngushėllimet mė tė sinqerta, ndajmė me ju dhimbjen dhe zinė, lutem me ju, qė Shpirti i tij i Madh tė gjejė Paqen e merituar dhe tė frymėzojė qytetarėt e Kosovės, pėr bashkimin nė realizimin e plotė tė veprės sė tij tė madhe, Kosovės tė Pavarur europiane tė ndėrtuar mbi Paqen, Tolerancėn, bashkėjetesėn e qytetarėve tė barabartė para ligjit.Qoftė i pėrjetshėm kujtimi dhe vepra e madhe e pavdekshme e Dr. Ibrahim Rugovės!

Sekretari i Pėrgjithshėm
i “Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” nė ShBA
Tomė Mrijaj


Vdekja e parakohshme e Presidentit Ibrahim Rugova eshte nje humbje e madhe dhe dhimbje e thelle jo vetem per popullin e vuajtur te Kososves, por per gjithe Kombin Shqiptar. Ibrahim Rugova nuk duhet te vdiste ne kete kohe kaq kritike per Kosoven martire dhe popullin e saj, ne kete kohe kaq te rendesishme per te ardhmen e Kosoves, per pavaresine e saj. Shpirti i Rugoves do te prehet ne paqe, sepse edhe Ai vete, jeten e tij ia kushtoi paqes se Kosoves deri ne momentet e fundit te jetes se tij.

Presidenti i ardhshem i Kosoves dhe gjithe klasa politike e saj kane c'te mesojne shume nga pjekuria e tij politike. Dhimbjes se thelle te Kombit Shqiptar per humbjen e Rugoves i bashkohet edhe dhimbja ime qe po jetojme keto dite.Ibrahim Rugova vdiq kur nuk duhet te vdiste, duke lene gjurme dhe emer te ndritur ne Historine e Kososves dhe mbare kombit tone. Le te prehet ne paqe shpirti tij.

Pierre-Pandeli Simsia - shkrimtar shqiptaro-amerikanė

Intelektualja poete Kozeta (Kėze) Zylo ka shkruar kėtė poezi:

IBRAHIM RUGOVA

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si nė legjenda me shallin rreth qafės,
Kėrkonte Lirinė e ėndėrruar nė shekuj,
Rrėmbyer nga barbarėt, vrasėsit e fjalės.

Brengėn e dhimbjes e mora me vete,
Kėtu nė Manhattan me studentėt ta ndaja,
Nuk mund tė filloja mėsimin e zakonshėm,
Pa njė minutė heshtje, si shqipe tė qaja.

U ngritėm nė heshtje me lot nė sy,
Peshėn e lotit mbanim mbi supe,
Biles dhe tė huajt qė ishin aty,
U bashkuan me ne, nė zi e nė lutje.

Luftove menēurisht, pa shpatė gjakosur,
Salloneve mondane nė ēmendinė e kohės,
Ta merrje Kosovėn nė gjoksin e nėnė Lokeve,
Shqyer nga kuēedrat nė kthetrat e lojės.

Me vizionin tėnd, trondite botėn,
Kosovėn martire, drejt Pavarėsisė e ēove,
U ēane lajmet, flasin Presidentėt,
Pėr vdekjen tėnde tė parakohshme.

Simboli i bashkimit mbete pėrgjithmonė,
IBRAHIM RUGOVA, burr i rrallė,
Globi i botės, si zgavėr duket,
Pret Kosovėn, me shekuj ndarė.

Kėze (Kozeta) Zylo, Manhattan, NY
22 Janar, 2006

Nekrologjinė pėr vdekjen e Dr Rugovės e poetit antikomunist Tahir Hysa e ka titulluar poezinė tij:

NEKROLOGJI

MORT TE MADH KA SOT KOSOVA
KOB DHIMBJE, HUMBJE, VAJ
KA NDERRU JETE DOKTOR RUGOVA
BURRI I MADH PRIJESI I SAJ

BURRE I URTE DHE VIZIONAR
ATDHETAR DHE PATRIOT
N'KRYE T'POPULLIT KOSOVAR
SY PATREMBUR TASH SA MOT

KOHE MBAS KOHE E DHA PROVEN
SE ZOTI E PRU NE KETE JETE
TE PUNOJE PER KOSOVEN
TE UDHEHEQE POPULLIN E VET

VDEKJA JA PRIVOI LIRINE
DUKE E NDARE NGA KJO JETE
PA FIRMOSUR PAVARESINE
TE PROJEKTUAR NGA AI VETE

GJITHMONE BURRA KA QIT KOSOVA
KOMBI I KA QUAJT DISHEPUJ
BURRA SI IBRAHIM RUGOVA
VIJNE SHUME RRALLE NEPER SHEKUJ…

Janar 2006
Queens, New York



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara