HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Profil i shukurtėr pėr Baki Ymerin

Baki Ymeri Shumė shqiptarė nė kohėra tė ndryshme kanė patur rastin tė vizitojnė Bukureshtin e bukur. Ata gjithmone kanė gjetur atje mikpritjen e pėrzemėrt nga rumunėt bujarė, gjė qė flet pėr njė miqėsi tė vjetėr ndėrmjet Rumanisė dhe Shqipėrisė. Por, pėrveē mikpritjes sė vendit, ēdo vizitor nga Shqipėria ka gjetur nė atė vend edhe mikpritjen e vėllezėrve shqiptarė, tė cilėt jetojnė nė atė vend prej mė shumė se njė shekulli, si emigrantė. Emigrantė ndėr tė cilėt janė integruar edhe emigrantėt mė tė rinj qė kanė shkuar nė atė vend mbas luftės sė dytė botėrore e nė vazhdim. Emigrantėt shqiptarė nė Rumani e kryesisht te vendosur nė qendrėn mė tė madhe institucionele e kulturore tė vendit, nė Bukuresht, kohė mbas kohe kanė vepruar nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare, duke krijuar nė Bukuresht njė ndėr vatrat mė tė zjarrta tė aktiviteteve tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

Baki Ymeri pėr ēėshtjen e Kosovės
Baki Ymeri pėr ēėshtjen e Kosovės

Atė traditė tė bukur qe e krijuan Rilindasit tanė, tė cilėt vepruan nė Bukuresht pėr rilindjen e kombit shqiptar si dhe pėr paqen e mirėkuptimin e vendeve tė Ballkanit, e ruajnė edhe sot bashkatdhetarėt tanė qė jetojnė si emigrantė nė Rumani, kryesisht nė Bukuresht. Shqiptarėt e Bukureshtit veprojnė tė organizuar nė gjirin e disa shoqatave, sidomos pėr kultivimin e gjuhės shqipe dhe freskimin e vlerave tona kulturore shqiptare. Njė ndėr mė e njohura nga ato shoqata ėshtė: Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė, me qendėr nė Bukuresht, e cila ėshtė drejtuar disa dekada nga Xhelku Maksuti, njė historian, studiues dhe shkrimtar i njohur me prejardhje rumuno-shqiptare.

Baki Ymeri - Librezė e tė persekutuarit politik
Baki Ymeri - Librezė e tė persekutuarit politik

Por njė ndėr mė tė dalluarit nė ato veprimtari atdhetare shqiptare, nė ruajtjen dhe tashėgiminė e gjuhės shqipe tek emigrantėt shqiptarė nė atė vend, ėshtė dhe Baki Ymeri. Bakiu ėshtė i njohur si krijues, poet, publicist, pėrkthyes dhe eseist. Ai ėshtė autor i shumė krijimeve e librave tė botuara nė gjuhėn shqipe dhe atė rumune, si dhe nė gjuhė tė tjera. Nė angazhimet e tij tė gjithanshme, emrin e tij e hasim edhe si njė ndėr krijuesit e brezit tė ri shqiptar, brez tė cilit i ra si detyrė e kohės qė tė ballafaqohet me ngjarjet tragjike qė e tronditėn Ballkanin si pasojė e qėllimeve tė errėta tė shovinizmit serbo-sllav, qė tentonte tė ēfarosė popullin shqiptar nė Ballkan, kryesisht kosovarėt, me qėllim pėr t'ua marrė trojet etnike. Nė atė kohė tė vėshtirė, Baki Ymeri mban qėndrime tė rrebta kundėr dhunės, duke bėrė thirrje permes fjalės sė tij krijuese, gazetareske, publicistike, pėr paqė e vėllazėrim, pėr drejtėsi, liri dhe pavarėsi, sidomos pėr ēlirimin e shqiptarėve tė shtypur nga kolonializmi pansllavist serb.

Baki Ymeri - Lumina Dardaniei - Drita e Dardanisė
Baki Ymeri, Lumina Dardaniei - Drita e Dardanisė

Baki Ymeri u lind nė Shipkovicė tė Tetovės (1 gusht 1949). Kreu Gjuhėn dhe Letėrsinė shqipe nė kuadrin e Fakultetit Filosofik tė Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė (1969-73). Duke qenė i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisė, arratiset nė Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit nė Vjenė (1974) dhe Bukuresht (1975). Ndėrkohė shkruan, pėrkthen dhe boton artikuj e studime mbi shqiptarėt, pėrhap literaturė shqipe nė relacionin Bukuresht-Shipkovicė-Prishtinė. Gjatė aktiviteteve tė tij nė shėrbim tė lirisė dhe tė paqes nė Kosovė e nė rajon, ai akuzohet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dėnohet nga Gjykata komuniste e Qarkut tė Shkupit, me gjashtė vjet burg tė rėndė (1976). Akuza e procesit tė montuar politik ishte: "bashkėpunim pėr veprimtari armiqėsore kundėr bashkėsisė socialiste jugosllave".

Qė nga viti 1971 pėrkthen letėrsinė shqipe nė gjuhėn rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratės nė Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron ēėshtjen shqiptare tė Kosovės nė shtypin rumun dhe atė shqiptar. Merr pjesė nė simpoziume ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, mbėshtet dhe bashkėpunon me emigracionin shqiptar kudo nė botė. Bashkėpunon me njė varg revistash e gazetash nė veri dhe jug tė Danubit, vepron nė kuadrin e Kėshillit Udhėheqės tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, themelon Shoqatėn e Miqėsisė Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe pėrkrah bijtė dhe bijat e rilindasve tanė, tė gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht.

Bakiu, Xhelku Maksuti, Avni Spahiu dhe Kristia Maksuti
Bakiu, Xhelku Maksuti, Avni Spahiu dhe Kristia Maksuti

Nėper vite ka botuar nė revista tė ndryshme mijėra vargje nga vepra e dhjetra shkrimtarėve rumunė klasikė e bashkėkohorė, nė gjuhėn shqipe, maqedone dhe sllovene, si dhe disa vėllime qė u pėrkasin poetėve qė pasojnė: Nikita Stėnesku (Ekspozitė e tė palindurve, Prishtinė, 1986); Angjel Dumbrėveanu (Kėnga e mullibardhės, Shkup, 1986); Sllavko Almėzhan (Xhuxhmaxhuxhėt harruan tė rriten, Prishtinė, 1989); Marin Sorescu (Eja tė ta them njė fjalė, Prishtinė, 1990), Halil Haxhosaj (Umbra cuvintelor/Hija e ėndrrave), Bukuresht, 2004), Karolina Ilika (Duke dashur nė fshehtėsi, Pogradec, 2004), Sali Bashota (Exilul sufletului/Ekzili i shpirtit, Bukuresht, 2004), Ibrahim Kadriu, N-a ramas timp pentru sarbatori (S'mbet kohė pėr kremte), Bukuresht, 2005). Bibliografi lirike: "Kaltrina" (botuar ne shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim bilingv, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtė (Tetovė 2001); Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisė (Muzeu i Letėrisės Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai (Rruga e Ferrit pėr nė Parajsė), Bukuresht, 2005.

Pėr poezinė e tij kanė shkruar: Marin Soresku, Oktavian Soviany, Luan Topēiu, Radu Voinesku, Xhelku Maksuti etj. Baki Ymeri ėshtė ko-autor i disa monografive mbi shqiptarėt e Rumanisė, njohės i njė numri tė konsideruar gjuhėsh tė huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporėn shqiptare, zbulues thesaresh tė shoqėrisė Drita, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė, i vlersuar me lavderimin e "Mirėnjohjes" ne disa raste. I vlerėsuar nga Istituti biografik Amerikan nė listėn e vlerėsimeve tė atij instituti pėr vitin 2001, si: Njeriu i vitit 2001. Jeton dhe krijon nė Bukuresht, ku jep kontribut pėr afirmimin e vlerave letrare tė Kosovės nė gjuhėn rumune, boton, udhėheq dhe shpėrndan revistėn Shqiptari/Albanezul.

Duke e mbyllur kete profil pėr Baki Ymerin, po theksojmė se Bakiu ka bėrė vazhdimisht pėrpjekje qė me punėn e tij si krijues dhe si njė aktivist atdhetar shqipetare nė Rumani, tė japė kontributin e tij nė krijimtarinė letrare shqiptare si dhe tė kontribuojė edhe nė ēėshtjen shqiptare nė Ballkan, punė e cila i bashkangjitet verpimtarisė atdhetare tė mijėra krjuesve tė tjerė, dhe intelektualve shqiptare nga Kosova, Shqipėria si dhe emigracioni shqiptar, pėr tė sjellė njė paqė stabile nė Ballkan, duke punuar pėr realizimin dhe harmonizimin e kulturave tė vendeve tė Ballkanit drejt njė mirėkuptimi e paqe tė perjteshme. Bakiu i bashkohet me krijimet e tij edhe njė libri te ri mjaft modest qė po krijojmė sėbashku me disa autorė shqiptarė, poetė e prozatorė qė gjenden nė emigracion.
(Llemadeo Dukagjini)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara