HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gripi socialist

Debatikasit e Edvinit

-- nga Arben ĒOKAJ, Frankfurt - 20 shkurt 2006

Arben Ēokaj Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso erdhi nė Tiranė pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Pėr ta bėrė tė mundur kėtė marrėveshje, kanė punuar padyshim tė gjitha forcat politike shqiptare dhe ėshtė pozitiv fakti qė ato janė tė gjitha tė interesuara, qė Shqipėria tė integrohet sa mė parė nė Evropė.

Pėrveē rėndėsisė sė vetė marrėveshjes, ajo qė garanton integrimin sa mė mirė tė vendit tonė ėshtė bashkėpunimi i tė dy krahėve politikė pėr tė mirėn e pėrbashkėt dhe jo refuzimi agresiv i bashkėpunimit apo sabotimi, qė socialistėt pėrpiqen vazhdimisht tė bėjnė pėr ta nxjerrė veten nė dukje. Tranzicioni shqiptar siē e dimė ka qenė mė shumė produkt i njė lufte tė pakuptimtė politike ndėrmjet krerėsh tė pacivilizuar politikisht, sesa konflikt pėr gjėra thelbėsore ndėrmjet mazhorancave pozitė - opozitė.

Vėrehet njė ndjenjė perverse sabotimi dhe bojkoti e socialistėve shqiptarė, njė ndjenjė e thellė papėrgjegjshmėrie kundrejt zgjedhėsve qė ata pėrfaqėsojnė. Krerėt socialistė po japin shenja mjerimi nė mosdurimin e tyre kundrejt suksesit tė qeverisjes sė PD-sė, e cila pavarėsisht vėshtirėsive tė fillimit, po merr formė dalėngadalė dhe po luan njė rol mė tė madh dhe mė serioz nė krahasim me qeverisjen e papėrgjegjshme socialiste.

Incidenti banal me ndalimin e qėllimshėm tė energjisė elektrike nė sallėn e kuvendit, ndėrsa Barroso ishte akoma nė sallė, bėri tė shkrihen gazit deputetėt socialistė, e sidomos ish-ministrja Dade. Kėtu vihet re edhe mjerimi politik, intelektual e moral i pėrfaqėsuesve socialistė, pavarėsisht frazave boshe qė ata pėrdorin pėr tė ruajtur elektoratin. Zgėrdhirja e tyre pėr kėtė vepėr injorantėsh tregon edhe shkallėn e civilizimit tė opozitarizmit, qė duket se frymėzohet akoma nga historitė e Kinostudios tė tipit "Tomka dhe shkokėt e tij".

Disa javė mė parė, Kryeministri Berisha u detyrua gjithashtu tė lexonte njė fjalim tė pėrshtatur tė Nanos, tė tre vjetėve mė parė. Top Channel - njė kanal televiziv qė pėr interesat e veta u rreshtua me humbėsit, qė para zgjedhjeve tė 3 korrikut, po vazhdon tė notojė nė tė njėjtat ujėra. Pas njė informacioni tė marrė duket nga vetė autori i kėtij skandali, Top Channel qe i pari kanal qė doli me lajmin e madh.

Ndėrsa Top-in nuk ke pse ta paragjykosh pėr kėtė gjė, pasi media ėshtė dhe atė punė ka, autori i fjalimit nė fjalė u detyrua mė pas qė tė jepte dorėheqje pėr njė skandal zyrtar dhe pėr talljen, qė ai u mundua tė bėnte me kreun e ekzekutivit shqiptar. Njė kosto jo e vogėl kjo, pavarėsisht parave qė ai mund tė ketė marrė pėr aktin "kamikaz".

Edhe punonjėsit e KESH-it, tė cilėt fikėn dritat nė sallėn e Kuvendit, ndėrsa Presidenti i Komisionit Evropian Barroso ndodhej nė sallė, u pezulluan nga puna. S'ka dyshim qė edhe autorėt e kėtij skandali "kamikaz" do tė gjinden. Them "kamikaz" se filli i mendimit nė tė dy rastet ėshtė i tillė, sakrificė e vetvetes pėr hir tė disa parave tė pista, pėr tė realizuar njė qėllim destruktiv dhe skandaloz.

Tė veprosh nė mėnyrė sabotative, duket se ėshtė njė virtyt i tė majtėve nė pėrgjithėsi, qė nė gjenezėn e tyre. Krahu i majtė nė politikėn globale ėshtė krijuar pėr tė mbrojtur interesat e shtresave tė varfra. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė atij tmerri dhe diktature, qė krijuan tė majtėt nė vendet e lindjes dhe nė Shqipėri, nga paaftėsia e tyre pėr tė menaxhuar tregun. Tė majtėt shkatėrruan vlerat morale e materiale tė njerėzve tė pasur, tė cilėt me mund i kishin krijuar ato, dhe kur nuk kishte mė tė pasur veē shtetit, ata krijuan konceptin e vjedhjes sė pronės sė pėrbashkėt. Pra tendenca fillestare ishte vjedhja dhe uzurpimi i pasurisė sė tė tjerėve. Kjo nuk ka tė bėjė fare me fisnikėri!

Tranzicioni shqiptar dhe shoqėria vetė, vuan sė shumti kėtė anti-vlerė qė e konsideron mallin e shtetit si mall pa zot. Kjo ėshtė arsyeja edhe e abuzimeve kolosale tė pronės sė pėrbashkėt nga ana e zyrtarėve, pronė qė ėshtė krijuar me kontributin e tatimpaguesve shqiptarė, donacioneve dhe kredive tė huaja. Papėrgjegjshmėria e skajshme pėr votėn e lirė, si papėrgjegjshmėri pėr qytetarin vetė, bėn qė tė abuzohet edhe me tė drejtat e qytetarėve, si dhe me pronėn e tyre (kėtu gjejmė arsyen pse policėt e paditur shqiptarė rrahin, akoma edhe sot, qoftė edhe gazetarėt).

Kryeministri Berisha po end me aq fuqi e mundėsi sa ka, atė qė mund tė konsiderohet respekt pėr pronėn shtetėrore. Fillesat e kėtij respekti duken tek lufta kundėr korrupsionit, qė ai ka ndėrmarrė qė nė fillim tė ardhjes sė tij nė pushtet, e deri tek dy zyrat e krijuara me numra telefoni falas pėr qytetarėt qė duan tė denoncojnė abuzimet e administratės. Por kjo luftė nuk mund tė bėhet vetėm - kjo ėshtė njė luftė komplekse, qė duhet tė shtrihen tek tė gjitha strukturat e administratės shtetėrore si edhe nė ndėrgjegjėsimin e qytetarėve pėr tė mos pranuar abuzimin.

Nė shoqėrinė shqiptare dėgjon shpesh histori tė firmave fantazmė tė suksesshme, tė cilat marrin paratė qė jepen pėr rrugė (dhe nuk janė pak - kostoja e ndėrtimit tė njė rruge nė Shqipėri ėshtė e pėrafėrt me koston nė vendet e Evropės), por rrugė nuk ka, rrugė tė standardeve nuk ndėrtohen, veē ndonjė paēavureje qė rrugė i thėnēin - dhe ka raste kur njė rrugė e tillė tė pėrurohet edhe 8 herė, dhe rrugė siē duhet pėrsėri nuk kemi!

Socialistėt i mbushėn xhepat e tyre gjatė kohės qė ishin 8 vjet nė pushtet - dhe s'ka si t'u vijė mirė tani qė ata nuk i gėzojnė mė privilegjet e zhvatjes. Madje, bėhen edhe agresivė! Me anė tė kryeprokurorit Sollaku, dhe ndėrgjegjes sė fjetur shoqėrore, qė ekziston gjithandej, ata kanė qenė nė gjendje tė mos e lejojnė pėrballjen e abuzuesve tė shumtė me drejtėsinė. Dhe merret me mend gjithashtu, qė duke i njohur vlerat e tyre tė kritikueshme me fjalė edhe nga kryetari Rama, socialistėt me mendimin e tyre "kamikaz" paguajnė edhe skandalet qė ndodhin qoftė me fjalimin pėr energjinė tė z. Berisha, qoftė me fikjen e dritave nė parlament, apo qoftė edhe me rrahjen e njė gazetari nga forcat e policisė...

Pėr tė rėnė nė sy, kryetari i ri i PS-sė, Edvin Rama, sė bashku me sekretarin Majko, nuk morėn pjesė fare nė takimin e pėrbashkėt qė u bė pėr nder tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Asocim-Stabilizimit me presidentin e Komisionit Evropian, Barroso. Krerėt socialistė i kishte pllakosur gripi. Pretendimi se Rama nuk kishte marrė ftesė, ishte i gėnjeshtėrt - mė pas doli nė dritė ajo historia e gripit. I urojmė kryetarit socialist shėrim tė shpejtė nga pikėpamja e shėndetit, por edhe njė kurė tė mirė nė drejtim tė mesazhit tė tij politik.

Njė njeri qė hyri nė politikė me fjalimet e tij tėrheqėse nė kohėn kur Shqipėria po ndryshonte sistem, dhe qė ėshtė sot kryetar i PS-sė, nuk duhet t'i shmanget njė takimi tė rėndėsishėm e historik pėr elektoratin qė ai pėrfaqėson. Edhe nėse Rama nuk ėshtė ftuar, ose nėse ftesa e bėrė, nuk ka mbėrritur nė dorėn e tij nga debatikasit e PS-sė, ai pėr hir tė unitetit politik qė duhet treguar ndaj njė ēėshtjeje kaq tė rėndėsishme, duhej tė shkonte nė takim. Askush nuk do mund ta kishte ndalė atė qė tė hynte brenda, se do kishte shkaktuar njė skandal tė hapur, me ose pa ftesė - tė gjithė e njohin kryetarin e PS-sė.

Por ka mė shumė rėndėsi pėr Edin ashtu si edhe pėr Majkon (i cili ēuditėrisht mban njė mbiemėr sllav - e ne pretendojmė qė njerėz si ai tė na shqipėrojnė edhe toponimet e shumta sllave nė Shqipėri), qė tė mos shkojnė nė njė takim tė tillė - si mėnyrė absurde refuzimi pėr tė injoruar nėnshkrimin e marrėveshjes nga stafi i kryeministrit Berisha.

Kryetari socialist, si shumė gjoja intelektualė shqiptarė, nuk di se ku e gjen kėtė lloj urrejtjeje, qė i bllokon logjikėn dhe nė gjuhėn popullore konsiderohet si "tė mendosh me bark" pėr t'u sjellė nė mėnyrė kaq jo-fisnike, pavarėsisht se kryeson njė parti politike qė duhet tė jetė pragmatiste pėr interes tė zgjedhėsve tė saj. Politika anglo-saksone tė mėson tė rrish edhe me armikun tėnd, pėr hir tė interesave tė tua. Por duket qartė qė krerėt e rinj socialistė nuk e kanė pėrvojėn e duhur nė politikė, ndonėse pompohen para publikut si intelektualė, apo njerėz tė ditur.

Kreu socialist, duket se urren keq - ai urren patologjikisht. Dhe kjo ėshtė njė e metė e madhe e politikanėve shqiptarė, dhe e politikės nė pėrgjithėsi. Presidenti amerikan Nikson thoshte: "Mos e urre kurrė kundėrshtarin tėnd politik. Fillimi i urrejtjes ndaj tij, shėnon e fillimin e fundit tėnd nė politikė". Kėshtu pra, urrejtja mund t'i kushtojė rėndė Edi Ramės, ashtu si edhe Partisė Socialiste, ashtu siē po u kushton dhe do t'u kushtojė shumė mosbindja tė gjithė atyre punonjėsve socialistė tė administratės, tė cilėt ankohen se po largohen nga puna, dhe nuk gjykojnė drejt e tė shohin se me mosbindjen e tyre, me skandalet qė ata shkaktojnė pėr administratėn shtetėrore, viktimizojnė vetveten.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara