HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lidhur me pasaportat me chip tė shqiptarėve

Njeriu me chip - i shfytyruar

-- nga Arben ĒOKAJ, 28 korrik 2006

Arben Ēokaj Kėto ditė po diskutohet mundėsia e pasaportave tė reja dhe kartave tė identitetit pėr qytetarėt shqiptarė. Pėr mė tepėr, mendohet qė pėr tė rritur shkallėn e sigurisė sė pasaportave, tė jepen aty edhe tė dhėna biometrike tė personit, shenjat e gishtave, apo tė dhėna tė tjera personale, qė mund tė ruhen nė mėnyrė dixhitale nė njė chip.

Teknologjia ka avancuar mjaft shumė kohėve tė fundit, sidomos teknologjia e informacionit me metodat dixhitale e kibernetike. Sfida mė e madhe nė kėtė shekull tė informacionit, nuk ėshtė gjetja e mėnyrave tė reja tė kompozimit tė mikroprocesorėve, pėr tė rritur "pambarim" shpejtėsinė e tyre, se kjo gjė po ndodh progresivisht shumė shpejt pėr kohėn. Por sfida mė e madhe nė kėtė kohė tė zhvillimit tė madh teknologjik ėshtė pikėrisht sfida etike dhe humane: Si do ta ruajmė privacinė dhe tė drejtat e qytetarėve nė kėtė zhvillim tė vrullshėm e marramendės, qoftė tė teknologjisė sė informacionit apo tė telefonisė celulare, me anė tė tė cilėve po pėrgjohen njerėzit?!


Ilustrim nė gazetėn "Standard"

Shtetet e zhvilluara evropiane i marrin mė shtruar direktivat e Bashkimit Evropian. Madje, secili prej shteteve anėtare tė BE-sė, duke respektuar vullnetin e popullit tė vet (pasi BE ėshtė bashkim i vullnetit tė lirė tė kombeve dhe jo, e theksoj JO! i krerėve politikė tė shteteve), kanė lėnė njė rrugė hapur pėr tė marrė miratimin me referendum tė qytetarėve tė tyre, sa herė bėhet fjalė pėr sipėrmarrje tė guximshme, qė vėnė nė dyshim ruajtjen e privacisė dhe tė drejtave tė qytetarėve, apo interesat e tyre nacionale.

Shqiptarėt nuk janė anėtarė tė BE-sė dhe njė zot e di se kur do tė bėhemi, pavarėsisht servilizmit tė tejskajshėm tė njė pjese tė mirė tė politikanėve tanė kundrejt strukturave tė BE-sė apo direktivave tė saj. Dua ta them pa hezitim, se shqiptarėt kanė probleme tė thella ekonomike, vazhdojnė tė kenė njė menaxhim tė keq politik dhe ekonomik, kanė vėshtirėsi tė sigurojnė bukėn e gojės pėr fėmijėt e tyre, por megjithatė, disa politikanė shqiptarė, mendojnė t'i pajisin shqiptarėt me nga njė chip. E pra, kėtij populli qė akoma nuk ka rrymė elektrike 24 orė; nuk ka ujė tė mjaftueshėm ndėr shtėpia, pavarėsisht natyrės sė pasur; nuk ka rrugė tė shtruara, megjithėse tė gjithė komponentėt, qė duhen pėr shtrimin e rrugėve gjenden nė kėtė vend - vetėm njė chip i mungon...


Foto nė gazetėn "Shekulli"

Sipas tė gjitha gjasave, shqiptarėt tani duhet tė pajisen me chip se ėshtė mė trendi, se janė tė etur pėr gjithēka qė hyn nga jashtė, sidomos nga Evropa (qoftė edhe plehrat italiane), se pranojnė gjithēka, qė i shkon nė mendje dikujt nė Evropė qė ta rekomandojė, pavarėsisht se evropianėt nuk e zbatojnė pėr vete (nė kėtė rast chip-in), se disa nga politikanėt tanė postmodernė janė aq pėrparimtarė, sa nuk mund tė mbahen as nė kėmbėt e veta - dhe pėr mė tepėr, nuk e marrin fare nė konsideratė mendimin apo dėshirėn e popullit tė vet. Edhe klonizimi i njerėzve ėshtė sot njė mundėsi, i cili pėr arsye etike e humane nuk lejohet tė bėhet. A mos duhet edhe kėtė ta bėjmė ne shqiptarėt tė parėt?!...

Nė Danimarkė ashtu si nė vende tė tjera tė Evropės ėshtė diskutuar qė tė vihen shenjat e gishtave nė kartėn e identitetit, por qė pas diskutimeve ka pėrfunduar me rezultatin qė tė gjithė tė huajt qė hyjnė nė disa nga vendet e Evropės, duhet tani e tutje tė japin edhe shenjat e gishtėrinjve. Pra, qytetarėt evropianė nuk e kanė pranuar pėr vete kėtė lloj injorimi, apo depersonalizimi, pėr tė mos thėnė inkriminimi kolektiv. Por paragjykimet vazhdojnė pėr botėn e tretė - ku duket se ne shqiptarėt dėshirojnė tė fusin veten...


Foto nė gazetėn "Shekulli"

Ndėrsa kaloja nė pikėn e doganės sė Durrėsit pėr tė hipur nė traget, makina mė kontrollohej me tela nėn shasi, nė njė pajisje tė dhuruar nga qeveria amerikane, e cila ishte nė gjendje vetėm tė ngrinte makinėn lart - mjet tė cilin sot e ka ēdo pikė serioze automekanike. Pasi rrugėn e bėja relativisht shpesh, unė u thashė punonjėsve tė anti-drogės qė kontrollonin atje: "Kjo ėshtė dhurata amerikane?... Pse na inkriminoni tė gjithėve?!" Dhe njėri prej tyre filloi tė mė tregonte njė histori, ku njė familjar shqiptar ishte kapur nė Itali me drogė nė makinė... Dhe unė qė imagjinoja njė pajisje moderne kontrolli, ia ktheva: "Pse ti kujton se atje nė Evropė nuk ka njerėz tė tillė, qė merren me punė tė pista... veē shqiptarėt duhet tė inkriminohen tė gjithė?!..."

Nė kufijtė ndėrmjet shteteve tė Evropės sė Bashkuar sot nuk ka kontroll fare, me pėrjashtim tė Zvicrės. Ndėrsa kur del nga kufiri shqiptar, edhe pse me pasaportė tė huaj tė njė shteti tė BE-sė, polici tė thotė, "nuk mund tė hipėsh nė traget, pa i vėnė vulėn pasaportės!", sikur ky veprim tė mos ishte detyrė e vetė policisė dhe jo e qytetarit. Sikur pasaporta e huaj nuk ėshtė e vlefshme pa atė vulėn me datė italisht (se as vulat nuk mund t'i bėjmė ne) tė pikės sė kufirit nė Durrės! Por Shqipėria nuk ėshtė e vetme nė kėtė vulosje tė pasaportave. Tė njėjtėn gjė bėjnė edhe vendet e ish-Jugosllavisė, si Maqedonia, Mali i Zi, etj. Por marria e tyre nuk ka shkuar aq larg, sa tė mendojnė qė t'i pajisin qytetarėt e tyre edhe me njė matrikull tė sofistikuar - chip. Zot, kur nuk ia fusin tė gjithė shqiptarėve chip-in nėn lėkurė, si dikur Hitleri matrikullin me hekur tė skuqur ēifutėve! Jemi apo nuk jemi njerėz?!

Shqipėria ka nevojė pėr njė datababazė moderne, ku tė regjistrohen dhe tė ruhen tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė. Kjo databazė mund tė bėhet nė mėnyrė tė tillė, qė tė ketė hyrje nga organet e policisė, drejtėsisė etj., por edhe nga zyrat e gjendjeve civile nė tė gjithė Shqipėrinė. Nėse punohet drejt, kjo databazė qendrore mund tė krijohet nė njė kohė shumė tė shkurtėr dhe me shpenzime minimale. Me anė tė filtrave qė mund tė ndėrtohen nė databazė, policia mund tė ruajė tė dhėna tė ndryshme mbi emrin e njė personi nė kėrkim, tė cilat nuk mund tė shikohen nga pushteti lokal apo qendror (nga spitalet apo nga zyrat e gjendjes civile), tė cilat mund tė kenė akses vetėm nė ato fusha, qė u lihen atyre. Zyrat e gjendjes civile duhet t'i kenė tė gjithė regjistrat themeltarė tė ruajtura nė kėtė databazė qendrore, ku me njė fjalėkalim tė veēantė mund tė ndryshojnė tė dhėna vetėm pėr pjesėn e banorėve tė tyre.

Kėshtu qė kur kėrkohet informacion pėr njė person, ai mund tė gjendet nė sekonda, qoftė nga policia, qoftė nga punonjėsit komunalė, apo tė gjendjes civile. Por mė parė duhet njė rrjet i shtrirė nė tė gjithė Shqipėrinė, ku punonjėsit duhet tė kenė edhe njohurinė e nevojshme tė shfrytėzimit tė databazės. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet kėtu, se databaza duhet tė pajiset me njė numėr autentik tė referencės, i cili ėshtė identifikues pėr tė dhėnat qė shėnohen rreth njė personi tė caktuar. Tė gjithė e marrin me mend se mund tė ketė persona me emra tė njėjtė, ndoshta edhe atėsinė e njėjtė... Dhe nėse ata kanė edhe ditėlindjen e njėjtė, atėherė kemi njė problem identifikimi! Bėhet fjalė pėr numrin personal tė njė personi, meqė kemi tė bėjmė me bazė tė dhėnash. Ky numėr duhet tė jetė i veēantė dhe autentik, vetėm njė emėr mund tė ketė njė numėr referues. Nėse kjo arrihet, atėherė ēfarė na duhet chip-i nė pasaportė?!...

Modeli danez i numrit qendror personal, niset nga njė numėr jo shumė i madh banorėsh - gjė qė na bėn tė mendojmė se mund tė aplikohet mjaft mirė edhe tek ne. Ndėrsa modeli amerikan i numrit tė sigurisė sociale (Social Security Number) ėshtė disi mė i ndėrlikuar, pasi pakkush (pėr tė mos thėnė askush) nuk e mban mend pėrmendėsh njė numėr tė tillė.

Ndėrsa danezėt e mbajnė mend numrin personal tė tyre (CPR), i cili pėrbėhet nga dy shifrat e para tė ditėlindjes sė personit (gjithėsejt gjashtė shifra, data, muaji dhe viti i lindjes), dhe nė fund shtohen edhe 4 shifra tė tjera shtesė, tė cilat janė unike nė varėsi tė datėlindjes sė caktuar, pėr tė shmangur vlerėn e njėjtė mes dy personave me datėlindje dhe emra tė njėjtė. Pėr tė dalluar seksin, danezėt kanė zgjedhur qė dy ēiftet e katėr numrave shtesė pėr meshkujt tė jenė tek, ndėrsa pėr femrat tė jenė ēift - kjo pasi nė Danimarkė (dhe vende tė tjera) mund tė ketė emra uniseks, qė janė tė njėjtė si pėr femra ashtu edhe pėr meshkuj. (Njė numėr personal i stilit danez mund tė jetė pėr njė mashkull: 220508-2307 dhe pėr njė femėr: 210511-3406 - ku gjashtė shifrat e para janė ditėlindja, ndėrsa katėr shifrat e fundit janė pjesa shtesė, ēiftet e tė cilit mund tė shihet se janė tek pėr meshkujt dhe ēift pėr femrat.). Kėshtu qė ēdo person ėshtė nė gjendje ta mbajė mend pėrmendėsh njė numėr me 4 shifra pas ditėlindjes sė tij.

Njė mik i imi, punonjės i lartė nė qeverinė shqiptare e ka zakon tė thotė: "Pse tė shpikim rrotėn, kur atė e kanė bėrė tė tjerėt?!" Me kėtė dua tė them, se ne mund tė aplikojmė fare mirė njė regjistrim modern tė popullsisė, i cili sidoqoftė ėshtė i domosdoshėm dhe i pashmangshėm. Madje duhej tė ishte bėrė mė parė! Duhet tė shmangim pasaportat apo kartat e identitetit me chip, tė dhėna biometrike, shenja gishtash apo ku di unė ēfarė tė dhėnash tė tjera personale, qė dėmtojnė rėndė privacinė dhe tė drejtat e njerėzve, dhe qė nė tė njėjtėn kohė kanė kosto mė tė shtrenjtė pėr qytetarėt. Teknologjia ėshtė shpikur qė ne tė marrim mė tė mirėn prej saj, dhe jo tė dėmtohemi nga ajo.

Prandaj qeveria shqiptare, e cila ėshtė e interesuar tė prodhojė pasaporta tė reja apo karta identiteti, bėn mirė tė ngrejė njė shtypshkronjė moderne pėr prodhimin e tyre kėtu nė Shqipėri; tė rrisė shkallėn e respektit pėr veten, se duke respektuar veten, fillojmė e ngjallim respekt edhe tek tė tjerėt; dhe tė lėrė mėnjanė chip-in inkriminues apo njollat e gishtėrinjve, tė cilat sugjerohen nga njerėz qė nuk kanė njohje, apo qė janė tė interesuar tė zhvasin miliona, duke i futur njė pjesė nė xhepin e tyre dhe duke i shkuar dėm pjesėn tjetėr nė shtypshkronja tė huaja. Tė mos bėjmė lojėn e jevgut (shprehje foljore kjo, nuk ka qėllim tė fyejė jevgjit), qė pa bėrė shtėpi akoma, shkon e blen mercedes katėr fenerėsh...

Edhe ne shqiptarėt duhet tė besojmė se jemi njerėz si tė tjerėt. Kemi ndjenja, virtyte, tė mirat dhe tė kėqijat tona. Por mbi tė gjitha kemi edhe njė jetė personale, e cila duhet tė gėzojė privacinė e saj, nė bazė tė ligjeve tė shtetit shqiptar. Por si mund tė kėrkohet kjo gjė sot, kur politikanėt e lartė tė kėtij shteti, shahen si fėmijė rrugėsh nė foltoren e parlamentit shqiptar? Kur respekti pėr tė drejtat e tjetrit nuk ruhet! Kur 10 artikujt kryesorė nė faqen e parė tė ZP-sė kanė ēdo ditė emrin e kryeministrit Berisha! Kur... kur... eh sa kur... Prandaj, politika tė kthejė sytė nga qytetarėt, dhe ta pėrdorė vullnetin e popullit si justifikim, sa herė qė duhet tė marrė vendime tė njė rėndėsie, qė cenojnė dhe prekin tė drejtat e njerėzve, apo interesat tona kombėtare.

S'kemi pse tė vėmė standarde, qė popujt e tjerė tė civilizuar nuk i kanė dhe nuk pranojnė t'i kenė as pėr vete. S'kemi pse tė pranojmė injorimin qė duan tė na bėjnė tė tjerėt - duke inkriminuar vetveten nė njė mėnyrė tė pėrgjithėsuar, apo duke i vėnė njollė vetvetes. Dikur, armiq tanė na akuzonin tek tė tjerėt qė nuk na njihnin, se shqiptarėt janė njerėz me bisht; sot ne po i japim botės shembullin mė tė parakohshėm, se jemi njerėz me chip!

* Mėsues Informatike, nėnshtetas danez
Botuar nė "Koha Jonė", 29.07.2006 dhe "Standard", 30.07.2006, Shekulli, 1.08.2006, etj.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara