HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tendenca anti-shtet

-- nga Arben ĒOKAJ, 30 korrik 2006

Arben Ēokaj Parlamenti shqiptar ka kėrkuar pushimin nga puna tė kryeprokurorit Sollaku, pasi ai nuk po e bėn si duhet punėn e tij, madje po i "shet mend" edhe qeverisė shqiptare, tė dalė nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Habinė mė tė madhe ta ngjall tendenca anti-shtet e tė ashtuquajturve "institucione tė pavarura", tė cilat nuk kuptohet qartė se ndaj kujt e kanė kėtė pavarėsi. Ku i marrin paratė pėr tė kryer punėn kėto lloj institucionesh? Se pėr sjelljen e opozitės sė majtė nuk duhet tė ushqehen shumė iluzione...

Pėrderisa njė shtet ligjor demokratik konceptohet i ndėrtuar mbi tre shtylla kryesore, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor, ėshtė mėse e kuptueshme se organet ekzekutive janė ato qė e drejtojnė shtetin, nė bazė tė ligjeve tė nxjerra nga legjislativi. Janė pikėrisht organet ekzekutive ato qė mbledhin dhe shpėrndajnė paratė pėr ēdo institucion dhe figurė shtetėrore dhe kush paguan ėshtė edhe bosi. Prandaj njerėzit e nėnkuptojnė shtetin pikėrisht nga ekzekutivi, pasi nė pėrditshmėrinė e tyre, ata ndeshen me kėto organe.

Ilustrim i gazetės Koha Jonė
Ilustrim i gazetės "Koha Jonė"

Ėshtė tipike shqiptare, qė nga njė regjim komunist tė egėr tė vish nė njė rebelim anti-shtet tė kėtij kalibri, ku prokurori i pėrgjithshėm kapardiset para parlamentit shqiptar, duke thėnė se "jam mė i fortė se secili prej jush". Nuk kam dėgjuar se ka vend demokratik nė botė ku konflikti ndėr-institucional nė njė shtet tė marrė pėrmasa tė tilla, sa ē'shikojmė kėtu nė Shqipėri, me prokurorin e pėrgjithshėm apo me KLD-nė. Kush ia paguan rrogėn Sollakut? Qeveria greke, serbe, italiane apo ndonjė organizim ndėr-hyjnor?

Tė majtėt shqiptarė, tė cilėt sa herė nuk u ecė nxjerrin dhėmbėt kėrcėnues, duke na kujtuar '97-n, pra anti-shtetin, kanė hartuar njė kushtetutė e cila lė rrugėn hapur pėr rebelim, pėr moskontroll, pėr presion dhe pėr mungesė devotshmėrie kundrejt interesave politike e shtetėrore. Meqenėse qeveria e aleancės sė djathtė nuk paska mundėsi tė komandojė tė "pavarurin" Sollaku, tė cilin e ruan me polici dhe i paguan rrogėn, atėherė e vetmja mundėsi logjike qenka komandimi i tij nga koncernet e drogės, trafikut tė paligjshėm, e sidomos nga plumbat paralajmėrues mbi ndonjė shofer fatkeq tė tij, ndėr sytė e familjes. Pra, e vetmja mėnyrė pėr tė "mbledhur" prokurorin tonė tė pėrgjithshėm, pėr t'ia vėnė mendjen nė vend, qenka terrorizimi i tij nė rrugė mafioze, gjė qė nuk ėshtė praktikė e tė djathtėve, por vetėm e tė majtėve. Kėtu duket se mbaron "pavarėsia" e prokurorit, dhe del nė pah defekti i madh nė Kushtetutėn e Shqipėrisė.

Nė shtete tė tjera tė zhvilluara, prokuroria ėshtė avokatura e shtetit. Nė Danimarkė, prokurori quhet Statsadvokat, nė Gjermani Staatsanwalt qė po tė pėrkthehen nė shqip do tė thonė avokati i shtetit. Ndėrsa termi anglez pėr prokurorin ėshtė public persecutor - persekutor (prokuror) publik. Atėherė, pse nė Shqipėri, njė kryeprokuror ėshtė kaq injorues kundrejt qeverisė dhe politikės sė saj? Dhe jo vetėm qeverisė, por edhe vendimeve tė parlamentit shqiptar - si organi mė i lartė legjislativ nė kėtė vend?!

Si mundet njė prokuror, njė KLD, apo njė parti opozite tė flasin pėr kushtetutėn, kur vendimet e organit mė tė lartė kushtetues (parlamentit) nuk respektohen?! Edhe vetė presidenti zgjidhet nga parlamenti, dhe nga ana tjetėr, njė president i vetėm paska tė drejtė tė garantojė kushtetutėn mė shumė se vetė mazhoranca e parlamentit, e cila zgjidhet nga zgjedhėsit shqiptarė.

Kur diskutohet pėr gjėra me rėndėsi nė politikėn shqiptare, ligji merr ngjyrime politike dhe interpretimet e tij bėhen mbi baza tė interesave partiake. Nė vend qė kėto institucione tė rėndėsishme, qoftė edhe partitė politike, tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt tė mirėkuptimit, ata duan tė tregojnė nė njė mėnyrė jo tė dobishme dhe shpeshherė arrogante, se kush ėshtė mė i fortė dhe kush jep garanci mė tė mėdha pėr mbrojtjen e ligjeve. Tė duket absurde se ligjet qė bėhen nga parlamenti shqiptar, "ruhen" mė mirė se nga vetė parlamenti, nga institucione tė tjera, siē ėshtė KLD, prokurori i pėrgjithshėm apo vetė presidenti. Koncepti mbi KLD-nė dhe tė drejtat e tij duket se ėshtė abuzues, pėrderisa kemi njė gjykatė kushtetuese, e cila nė hierarkinė e gjyqėsorit duhet tė qėndrojė mė lart nė vendimmarrje.

Nėse flitet pėr kapje tė shtetit, kjo nuk nėnkupton qė strukturat e qeverisė kanė kapur shtetin, pasi qeveria ėshtė pikėrisht ekzekutivi i shtetit, ėshtė legjitime nė "kapjen" e shtetit, se qeveria vetė pėrbėn organet mė tė larta tė zgjedhura pėr tė drejtuar shtetin. Koncepti i kapjes sė shtetit (state's capture) nuk vlen pėr kapjen e shtetit nga organet e qeverisė, pasi ato janė tė zgjedhura e si rrjedhojė legjitime, por ky koncept ekziston pėr rastet kur shteti kapet nga dora e mafies e jo nga organet e zgjedhura. Dhe fitorja e PD-sė me aleancėn e djathtė nė zgjedhje, erdhi pikėrisht pėr tė larguar dorėn e zgjatur tė mafies mbi shtetin shqiptar, gjė qė po kundėrshtohet nga prokurori i pėrgjithshėm, i cili duhej tė ishte i pari nė shėrbim tė kėsaj politike vetė-pastruese tė shtetit.

Por ne kemi edhe njė KLD tė pavarur me kushtetutė, njė kryeprokuror dhe prokurori tė pavarur... Ē'ėshtė kjo lloj pavarėsie absolute? Tė pavarura nga kush? Tė pavarura ndaj kujt? A nuk ju duket paksa absurde ky koncept i ēatrafiluar?! Kush i mbron interesat e njė shteti, parlamenti si legjislativ, qeveria si ekzekutiv, apo gjykatat? Apo tė tjerė aktorė qė hyjnė ndėrmjet tyre si KLD, prokurori i pėrgjithshėm apo ndonjė dorė e errėt qė i komandon ato? Prokurori i pėrgjithshėm si avokat i shtetit (e sidomos i ekzekutivit) nuk duhet tė jetė i pavarur nga qeveria. Gjykatat po - ėshtė ēėshtje tjetėr.

Kjo lloj mosbindje ndaj qeverisė, qė ndodh pa precedent nė Shqipėri, duket se e ka origjinėn pikėrisht tek metoda e presionit, qė pėrdorin segmente tė mafies shqiptare, tė lidhura me trafikun e paligjshėm, mbi njerėz tė drejtėsisė dhe ku qeveria shqiptare kėrkohet tė ndalet pėrballė presionit tė kėsaj mafieje. Nėse Sollaku ėshtė kaq i fuqishėm, pse ai nuk e ndali dorėn e zezė vrastare, qė likuidoi shoferin e tij ndėrsy tė familjes sė tij? Por ai mė vonė ngatėrronte edhe dokumentet e ekstradimit pėr autorin e krimit...

Kėtu duhet tė flasim edhe pėr njė lloj politese, qė duhet tė manifestojnė nė sjelljen e tyre institucionet e shtetit shqiptar dhe qė i shmang konfliktet e kėtij lloji nė vendet e perėndimit. Njė politesė e cila natyrisht nuk mund tė manifestohet nga njerėz qė i kanė duart e pėrlyera. Kontradiktat nuk duhet pėr hir tė karakterit tė shndėrrohen nė konflikte, pasi ato nuk janė nė dobi tė shtetit apo qytetarėve shqiptarė.

Gjatė luftės sė dytė botėrore, aleanca anglo-amerikane u detyrua t'i ndėrpriste rrogėn Dė Golit pėr mosbindje. Kėshtu ndoshta duhet tė veprojė edhe qeveria shqiptare; t'i ndėrpresė rrogėn Sollakut pėr mosbindje. Ka mundėsi qė Sollaku tė mos ndikohet nga njė rrogė, pasi qenia e tij nė krye tė prokurorisė kur njerėzit mbushnin xhepat me miliona, mund t'i ketė dhėnė atij njė pavarėsi ekonomike. Por ndėrprerja e rrogės do tė ishte njė veprim simbolik pėr t'i treguar atij se mosbindja kundrejt organit mė tė lartė legjislativ nė Shqipėri, do tė thotė mospagesė pėr punėn qė pretendon se ai po bėn. Dhe kur njeriu nuk paguhet, do tė thotė se ai ėshtė i pushuar nga puna!

Botuar nė "Koha Jonė", 31.07.2006, etj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara