HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkurtprerja e Edi Ramės

-- nga Arben ĒOKAJ, gazetar & analist, 26.12.2006

Arben Ēokaj Shqiptarėt dhe socialistėt e dinė, se Edi Rama erdhi nė krye tė PS-sė duke blerė votėn e anėtarėve tė KPD-sė. Dinė gjithashtu se, po hyre nė politikė me metoda dhe rrugė tė padrejta, po nė atė mėnyrė agjiton nė politikė dhe po kėshtu del edhe prej saj. Shqiptarėt e dinė gjithashtu se, kryetari socialist pėr shkak tė gjatėsisė sė tij fizike, ėshtė mė i rrezikuar qė t'i marrė koka erė, se sa mund tė jenė njerėzit e tjerė me gjatėsi normale. Nga ana tjetėr, edhe fuqia e trurit pėr tė thithur gjakun e nevojshėm, qė njeriu me logjikė tė kryejė veprimet e duhura, bie ndjeshėm tek njerėzit me trup mė tė gjatė se normalja. Kjo ėshtė fiziologjike. Besoj se tė gjithė e kemi parė xhirafėn kur pi ujė. Ajo hapėn kėmbėt qė tė balancojė presionin e gjakut nė kokė, pėr tė mos i plasur ndonjė nga kapilarėt e hollė, qė furnizojnė trurin me gjak.

Dhe sot, kur e shohim Edi Ramėn tė fluturojė shtigjeve tė pashkelura tė anti-kushtetutshmėrisė, nuk kemi pse tė habitemi, pasi ai pėr shkak tė presionit tė madh qė ka nė kokė, kur detyrohet t'i ulė kėmbėt nė tokė, nuk ėshtė nė gjendje tė artikulojė njė sjellje normale politike. Dhe mė thoni qė nuk ėshtė e vėrtetė, se Rama shtrembėrohet paksa, kur flet para kamerave? Kjo duket se vjen pėr dy arsye: e para, ngaqė Rama ėshtė i gjatė dhe duart e atyre qė shtrijnė mikrofonat nuk mbėrrijnė kollaj para gojės sė tij, dhe e dyta, pėr arsye fiziologjike tė balancimit tė presionit tė gjakut. Nė kėtė rast, nuk e di nėse Rama hapėn pak kėmbėt, apo pėrkulė pak gjunjėt...

Edi Rama Rama si diversionist
Ardhjen e Edi Ramės si kryetar tė PS-sė, nė njė mėnyrė si tė Pirros, askush nuk e parashikoi nė natėn e zgjedhjeve pėr kryetar partie tė Partisė Socialiste. Por politika e majtė nė Shqipėri e ka njė paracaktim: ajo duhet tė dėshtojė, qė ky vend tė mund tė ecė pėrpara. Zgjedhja e Ramės ishte njė zgjedhje nė dėshpėrim. Njė fjalė e urtė thotė: "Kurrė mos i merr vendimet me barkun bosh!"

Kur sheh shtetet demokratike tė zhvilluara ekonomikisht, vėren se ata janė drejtuar mė gjatė nga koalicione tė djathta, se sa tė majta. Gjermania pėr shembull, lulėzoi mjaft mirė ekonomikisht pas luftės sė dytė botėrore, pikėrisht sepse tė majtėt me vėshtirėsi mundėn ta mbanin pushtetin vetėm njė mandat. Dhe me aq pak kohė sa ndenjėn nė pushtet, ata arritėn tė ushtronin presion pėr futjen e njė sistemi social tė tillė, saqė sot ėshtė kthyer nė njė aventurė qė thith tė gjithė kursimet e shoqėrisė. Llogarit sikur Gjermania tė drejtohej nga tė majtėt aq gjatė sa Shqipėria. S'ka dyshim, qė zhvillimi do tė kishte ngecur si nė Gjermaninė Lindore...

Edi Rama nuk ėshtė i vetėdijshėm politikisht, qė ta kuptojė rolin e tij nė njė parti tė majtė, aq mė tepėr si kreu i opozitės sė sotme. Pėr shkak tė karakterit tė tij disi anarkist, zoti Rama nuk ėshtė nė gjendje tė prodhojė njė politikė tė nivelit tė lartė, qė tė jetė nė gjendje tė drejtojė njė shtet, tė bazuar nė ligje e rregulla. Ai ka ligjet e veta dhe s'ėshtė nė gjendje tė hartojė politika qeverisėse, duke aplikuar ligjet e vendit, apo duke respektuar kushtetutėn e Shqipėrisė. Dhe kjo po shihet edhe nė rrugėn qė ai ka zgjedhur pėr tė mos u futur nė zgjedhje. Zgjedhjet janė njė detyrim kushtetues, jo njė dėshirė e njė individi, apo partie. Aventurėn e tij politike, Rama e ka filluar nga dėshtimi, dhe meqė rrethanat e vunė nė krye tė PS-sė, ai u pa qė nė fillim si njė lider i dyshimtė brenda kėsaj partie, ku nuk dukej se kishte rrėnjė tradicionale. Ėshtė thjeshtė njė transplantim politik.

Edi Rama u importua nė krye tė PS-sė si njė njeri i suksesit brenda kėsaj partia, mė tepėr nga fakti se kishte bėrė ndryshime nė Tiranė si kryetar bashkie, jo nga fakti se Rama ėshtė njė lider i lindur, por nga metoda e tij e njohur "puno duke vjedhur". Nė kushtet e Shqipėrisė sė sotme, kjo metodė dha mė tepėr sukses, sesa metoda e pėrkundėrt "vjedh duke punuar" apo "bėj sikur punon duke vjedhur". Shqiptarėt deri tani kanė parė kėto tre metoda, qė tė pėrdoren nga drejtuesit e tyre nė kėtė periudhė tranzicioni dhe krijuan pėrshtypjen se Edi Rama ėshtė njeri i suksesit. Ardhja nė pushtet e koalicionit tė djathtė me 3 korrik 2005, i krijoi idenė njerėzve se diēka do tė ndryshonte pėr mirė - dhe realisht duket se qeverisja e djathtė, e drejtuar nga zoti Berisha, ka bėrė mjaft, sidomos nė qendėr, qė tė krijojė njė psikologji tė re kundėr korrupsionit, duke u munduar tė aplikojė idenė se "paratė publike, janė paratė e komunitetit" dhe jo tė pushtetarėve. Por qeveria nuk po lihet tė punojė qė ta shtrijė kėtė ide deri nė komunėn mė tė thellė malore tė kėtij vendi, se ēdo sukses i qeverisjes ėshtė pikėrisht njė dėshtim pėr Edi Ramėn dhe stilin e tij tė punės.

Njė gjė ėshtė e qartė, Edi Rama erdhi nė krye tė PS-sė pėr t'i ngrėnė kokėn asaj. Kur socialistėt ta kuptojnė kėtė, ka pėr tė qenė vonė, ndonėse kanė pėr ta abandonuar. Kjo ėshtė edhe frika kryesore e kreut socialist. Njė frikė e kthyer nė ndjenjė, qė klinikisht konsiderohet si panik. Paniku e bėn njeriun tė ketė frikė edhe kur nuk ka shkak, kur nuk ka arsye. Analizoni deklaratat e pėrkundėrta tė Ramės; "hyjmė nė zgjedhje nė ēdo moment, por nuk ka standarte". Nga ana tjetėr ėshtė pikėrisht ai qė nė gjashtė muaj nuk ka pranuar tė ulet me pozitėn qė tė diskutojnė dhe tė pėrcaktojnė standardet. Dhe tani kur data e zgjedhjeve po afron, ai kėrkon shtyrjen e zgjedhjeve... Po a nuk e ka kėrkuar tė njėjtėn gjė kreu socialist edhe gjashtė muaj mė parė?!

Gjithkush e di, edhe Rama vetė e di, se kur qeveria mbledh para dhe di si t'i administrojė ato, ajo qeveri nuk bie lehtė. Kur qeveria, (pavarėsisht vėshtirėsive subjektive dhe objektive, me njė opozitė qė nuk njeh ligj e rregulla loje), lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe vullneti ekziston qė kjo luftė tė jetė e vazhdueshme, kjo qeveri ka dhe do tė ketė sukses. Ky sukses i qeverisjes sė sotme e vė nė dyshim, madje e bėn tė pamundur, fitoren e Edi Ramės nė Tiranė pėr herė tė tretė. Dhe Ramės aq i bėn pėr PS-nė, ai do veē veten! Kjo ėshtė arsyeja pse Edi Rama konsiderohet si diversionist brenda Partisė Socialiste, dhe si njė person i ardhur pėr ta shkatėrruar atė.

Shkurtprerja e Edi Ramės
Shortcut apo "shkurtprerje" ėshtė njė koncept i krijimit tė rrugėve tė kalimit nė menytė e programeve nė kompjuter. Kreu socialist, nė atė mendėsinė e trurit tė tij tė pafurnizuar mirė me gjak, ėshtė munduar tė gjejė edhe ai njė shkurtprerje tė tillė, njė rrugė kalimi pėr tė ruajtur pozicionin qė ka. Tė negociojė me Berishėn pėr Tiranėn "zonė tė lirė" nuk i ka lėnė vend vetes. Tė fitojė me "forcat e veta" nuk ka para. Dėshiron marsin, qė tė shqyejė "kofshėn e luanit" nė fondet qė i vijnė Bashkisė pėr vitin 2007...

Me fjalė tė tjera, ai gjendet pėrballė njė situate tė pafavorshme, prandaj edhe ka kaluar nė panik. Nga njėra anė, Sokol Olldashi ka treguar konsistencė dhe aftėsi, se di tė fitojė nė situata tė vėshtira, tė tensionuara, edhe kur kundėrshtari ka shumė para. Pra, paratė e Ramės nuk pinė ujė. Njėkohėsisht, njė grup i konsiderueshėm nė PS, sidomos grupi afėr Nanos, e shohin Edi Ramėn me dyshim, pikėrisht pėr arsyet e sipėrpėrmendura, dhe mund tė punojnė afėr tij, qė ta shohin atė duke rėnė nė kėto zgjedhje. Nga ana tjetėr, kandidati i PD-sė pėr bashkinė e Tiranės, si edhe kryeministri aktual, e patėn filluar para-fushatėn me tone jo fort miqėsore kundrejt Ramės, duke pėrmendur edhe kurbanin nė njė ditė feste, etj. etj. nė vend qė ta merrnin me tė mirė atė "fėmijė tė llastuar", derisa tė hynin nė zgjedhje, pastaj t'i tregonin vendin.

Duke i bashkuar tė gjitha kėto elemente, me mbingarkesėn e madhe qė ka drejtimi i bashkisė sė kryeqytetit, mbingarkesėn qė ka drejtimi i PS-sė dhe koalicionit tė majtė, mbėshtetur nga njerėz pa pėrvojė si zėdhėnėsi i PS-sė, qė s'di tjetėr veē tė bėjė grimasa e tė kapardiset para kamerave nė konferenca shtypi, apo tė shkruajė leksionet e tij banale me shkumės nė njė dėrrasė tė zezė, sikur po jep mėsim nė ndonjė shkollė fillore; gjendur pėrballė njė fushate tė egėr zgjedhore, dhe kėrcėnimeve elektorale tė kampit tė djathtė, Edi Rama ėshtė thyer! Paniku qė ai shfaq pėr zgjedhjet nuk ka shkak, nuk ka arsye. Ky panik shpreh ndjenjėn e brendshme qė ka kreu socialist, i cili e sheh veten duke rėnė nga lartėsia pa gjak ku mbėrrin koka e tij. Edhe njė njeri i mėsuar me vėshtirėsi do tė ndjehej i terrorizuar po tė gjendej nė pozicionin e Ramės sot, e jo mė njė "djalė i llastuar"...

Edi Rama ka frikė tė ndeshet, ka frikė tė pėrballet. Kėtė gjė e ka kuptuar edhe doktor Berisha, i cili sheh tek Edi Rama njė djalė nė panik, qė duhet tė trajtohet si pacient. Berisha ka filluar ta marrė me tė mirė Ramėn; tė zbusė tonet e sulmeve elektorale tė tij, gjė qė duhej ta kishte bėrė mė parė, por kush mund ta parashikonte se njė Edvin i vrazhdė, ishte lepur nė shpirt?! Berisha e ka kuptuar, se rruga pa krye qė po ndjek Rama me partinė e tij, pėr tė bojkotuar zgjedhjet vendore, ėshtė njė rrugė e rrezikshme, qė ēon ujė nė mullirin e atyre, qė nuk ia duan tė mirėn shqiptarėve. Ēdo krizė politike nė Shqipėri, nė kohėn kur pėrcaktohet edhe statusi i Kosovės, ndikon drejtpėrdrejtė nė shkallėn e pavarėsisė qė do gėzojnė shqiptarėt e Kosovės pas pėrcaktimit tė statusit.

Por Edi Ramės i intereson veē vetvetja. Ai pėrpiqet tė gjejė njė status pėr veten. Pikėpyetjet lidhur me faktin se si mund ta mbajė ai postin e kreut tė PS-sė, nėse humb bashkinė e Tiranės, e shqetėsojnė vazhdimisht. Ai e di, se po i iku bashkia, ikėn edhe partia. Se nuk ka mė ku t'i gjejė paratė qė tė mbajė partinė. Deputet nuk ėshtė, dhe kėshtu del realisht jashtė loje plotėsisht. Prandaj ėshtė i prirur ta ēojė Shqipėrinė deri nė destabilizim institucional, vetėm qė tė ruajė njė vend pėr veten.

Krisjet nė kampin e majtė kanė filluar. Edi Rama synon protestat popullore, qė tė rrėzojė njė qeveri tė suksesshme. Po shkojmė nė zgjedhje lokale dhe ai gėlthet "poshtė Berisha!" Por duket se shumė shpejt edhe PS do tė ēahet nga presioni i njė egoisti, dhe Rama do tė ketė pasues vetėm ata militantė tė majtė kamikazė, qė thonė: "mė mirė tė mos bjerė shi, qė tė mos kemi drita... kėshtu mund tė fitojė PS-ja...".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara