HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shėnim udhėtimi

Autorrugėt e Kroacisė
- njė shembull pėr politikanėt tanė

-- nga Arben ĒOKAJ, Frankfurt - janar 2006

Arben Ēokaj Ishte hera e parė qė kaloj pėrmes Kroacisė dhe shqetėsimi kryesor ishte se si do tė jetė gjendja e rrugėve atje. Bashkė me vėllain kemi udhėtuar shumė viteve tė fundit, dhe deri tani i kemi rėnė pėrmes Italisė duke marrė tragetin nė Bari, pėr tė hyrė nė Shqipėri. Kjo puna e tragetit nuk ėshtė vetėm njė shpenzim mė shumė, por tė humbet edhe njė natė kohė. (Tė shpresojmė qė me integrimin e Shqipėrisė drejt BE-sė, lėvizja e njerėzve tė jetė mė e madhe dhe tragetet ndėrlidhėse me Italinė fqinje tė jenė mė funksionale, mė pak burokratike nė sjelljen e tyre dhe kontrollin e pikave tė kufirit, si dhe mė tė shpejtė - askush nuk ka dėshirė tė humbasė njė natė kur ėshtė pėr rrugė!)

Pasi kaluam nėpėr disa rrugica tė ngushta fshati, qė Mali i Zi ka shtruar keq nėpėr fshatrat shqiptare afėr kufirit shqiptar me Muriqanin (dhe jo vetėm aty), dolėm nė njė rrugė dytėsore (superstradė), e cila ishte diēka mė e mirė. Cilėsia e rrugės u pėrmirėsua ndjeshėm kur hymė nė Kroaci, por edhe pėrmes saj superstrada mund tė ishte e lodhshme, bregu malit qė takon detin Adriatik, nė atė rivierė tė mrekullueshme ilire, qė kroatėt kanė ndėrtuar pėr turistėt, qė nė kohėn e ish-Jugosllavisė sė Titos.

Pasi kaluam Dubrovnikun, njė qytet mjaft i shtrirė buzė ujit nė fund tė kodrave gurore, ku pula ha zall, por ku nga lart mund tė vėrenim njė cilėsi ndėrtimi tė pallateve shumė mė tė mirė sesa pallatet e qyteteve tona nė Shqipėri, hotele tė bukura mes pyllit, rrugė tė shtruara dhe tė mbajtura pastėr, etj. Nė hyrje tė Bosnjės na ndaluan, pasi duket se kishte njė kontroll rutinė pėr mina bregu rrugės. Nuk morėm vesh saktė se pėr ēfarė bėhej fjalė, por rrugės deri aty, tabela tė mėdha anash "Pazi Mine" duket se i bėnin reklamė vdekjes, asaj vdekje pėr tė cilėn tė gjithė kemi dėgjuar nga luftimet e fundit nė ish-Jugosllavi, dhe qė tani kėrcėnonte jetė njerėzish nė njė formė mė tė lokalizuar.

Mendja na shkoi pėr minimin e asaj pjese tė rrugės boshnjake nė Neum (qė ndėrlidh superstradėn bregdetare kroate) nga terroristė 'imagjinarė' serbė. E ēka mund tė ishte tjetėr...? Por njerėzit qė udhėtonin nė makinat e tyre private si ne, nuk tregonin shenja frike, ngaqė ishin mėsuar ndoshta, apo sepse nuk kishte ndonjė rrezik real, pavarėsisht se njė ambulancė kroate priste aty pėr tė dhėnė ndihmėn e parė nė rastin e ndonjė ndodhie tė padėshirueshme. Ndoshta e gjitha kjo ishte thjeshtė rutinė, ose bėhej pėr forcė zakoni, si nė rastet kur digjesh nga qulli dhe fillon e i fryn edhe kosit.

Pritėm nja njė gjysmė ore dhe vazhduam rrugėn pa probleme. Dogana boshnjake ndodh qė nuk ndalonte kalimtarėt tranzit dhe pasi kaluam njė pjesė tė mirė tė rrugės, hymė nė fushėn e famshme tė Bllacės, i vetmi vend ku mund tė kultivoheshin perime sė bashku me pemė dhe agrume tė shumta, tė cilat shiteshin me thasė nga fshatarė ambulantė nė bregun e rrugės nacionale. U ndalėm dhe blemė njė thes me mandarina dhe njė qese me fiq tė thatė. Nuk mund tė rri pa thėnė se kultura e ekspozimit tė mallit ishte disi mė e madhe nga ē'bėhet nė Shqipėri, ndonėse pluhuri i rrugės mbulonte me ngjyrė gri mallrat e ekspozuara nga shitėsit ambulantė. Bllaca e famshme, e njohur mė shumė nga CNN nė luftimet e fundit qė mbėrthyen ish-Jugosllavinė, ishte i vetmi vend qė mund tė ngjallte zili nė tė gjithė atė gjatėsi rruge bregdetare.

Pas fushės sė Bllacės, njė pronar privat duket se reklamonte restorantin e tij "Teta Ollga". Mė ngeli nė mendje kjo tabelė, meqė mu kujtua filmi "Zonja nga qyteti", ku autori i realizmit socialist ka mundėsi ta ketė marrė frymėzimin pėr personazhin kryesor tė filmit nga ndonjė histori sllave. Se "Teta" apo "Ollga" nuk duket se janė terma gjuhėsorė shqip.

E mahnitshme ishte edhe riviera e Makarskės - tingėllon si fjalėformim banal ilir. Rruga superstradė ishte mjaft e mirė, e gjerė por me dredha tė detyruara nga kodrat bregdetare tė malit shkėmbor dalmatian, qė shtrihej bregu detit Adriatik. Ajo qė na bėri mė shumė pėrshtypje ishte rregulli i madh dhe pastėrtia nė rrugė dhe bregu saj, sidomos nė qytetin e Makarskės. Pa ekzagjerim, njė qytet bregdetar me aq pak mundėsi e burime natyrore, pėrveē turizmit, i mbajtur dhe i rregulluar aq bukur, i ngjall zili edhe qyteteve gjermane dhe mund tė krahasohet pa asnjė dyshim me pjesėt mė tė bukura tė qyteteve tė vogla zvicerane, nė zonėn "Belinzona" tė Luganos.

Ndoshta ishte ky edhe impresioni i parė qė merr nga njė qytet i rregulluar, kur shkėputesh nė mėngjes herėt nga rrugėt tėrė gropa tek SMT-ja e Shkodrės, apo rrugėt e ngushta si rrugica kineze tė fshatrave shqiptare nė Mal tė Zi, e diku mė tej, rrugės sė ngushtė e me dredha tė bregdetit afėr Kotorrit po nė Mal tė Zi, ku mungonte njė urė aq e domosdoshme pėr tė kėputur shkurt, siē kishin bėrė nė pjesėn e Bosnjės, afėr Neumit.

Jo, jo, rruga kishte hapėsirė tė mjaftueshme por pėrsėri, ne na duhej njė autostradė, sepse jemi mėsuar qė nė udhėtime tė tilla tė gjata, tė bėjmė rreth 1500-1800 km nė ditė. Pasi kaluam Donja Brelan, sytė na zunė njė tabelė me njė shenjė autostrade. Siē ishim ashtu disa metra pas kryqėzimit pėr fatkeqėsinė tonė tė rastit dhe fatmirėsinė e narracionit, u kthyem pas dhe morėm njė rrugė malore, nė kėrkim tė autostradės sė dėshiruar, ashtu siē kėrkojnė piratėt thesaret e tyre tė fshehur.

E ēfarė tė shihnim! Ndonėse rruga vazhdonte tė ishte e mirė, cilėsia e saj ra nė krahasim me rrugėn bregdetare, pėrmes asaj shkretėtire dimėrore, ku na shfaqeshin tek-tuk fshatra tė vobektė tė ndėrtuara nė atė tokė kodrinore-malore me pėrmbajtje gurore-argjilore. Aspak poetike! Nuk e kam idenė se si e siguronin jetesėn ata fshatarė kroatė, pasardhės ilirė si edhe ne, tė cilėt nuk kishin as pemė, veē disa shkurreve thatanike, tė cilat ishin bėrė ashtu nga dimri dhe nga toka jopjellore.

U penduam shumė shpejt, qė u futėm nė atė rrugė, por jemi qė jemi, le tė shohim edhe disa pjesė jo tė bukura tė Kroacisė, kėtij vendi me njė popullsi prej 4,5 milionė banorėsh dhe me njė GDP prej 11.600 dollarė pėr frymė. Unė vazhdoja tė mbaja me shpresa vėllain tim nė timon, se diku gjatė rrugės do tė na dalė njė autostradė, ndoshta aty ku pritet rruga nė mes Splitit dhe Sinjit... Dhe lavdėrimet e fillimit pėr popullin kroat, si populli mė i zgjuar i Ballkanit, se si erdhėn e mu vakėn, ndėrsa shihja njė zonė tė pazhvilluar, dhe me mundėsi tė kufizuara zhvillimi tė bujqėsisė, apo blegtorisė... Por prapė e mbaja shpresėn gjallė...

Dilema jonė mori fund, kur pas nja njė orė udhėtimi pėrmes kodrinave malore kroate tė mbuluara tek tuk me dėborė dhe tė mbushura me njė mori shkurresh tė thara dhe njė tokė shkėmbore nė tė shumtėn e saj, qė nuk e kam vėnė re nė asnjė vend tė Shqipėrisė, nė tė tilla pėrmasa, pamė shenjėn e autostradės dhe treguesin kilometrik, qe e afronte atė disi mė afėr.

Autorrugėt e Kroacisė

Autostrada A1 ishte njė mrekulli nė llojin e saj. Sė bashku me vėllain i kemi rėnė Evropės kryq e tėrthor pėr vite me radhė, e tė mrekullohem nga njė autorrugė (term i imi) kroate, kėsaj nuk e di ēfarė emri t'i vė. Por kjo ėshtė e vėrtetė. Autorruga rreth 365 km e gjatė Zagreb-Split, e cila kalonte madhėshtore pėrmes kodrinave dhe maleve shkėmborė, ishte ndėrtuar nė stilin austriak tė rrugėve dhe kishte njė cilėsi tė mrekullueshme, gjė qė u bė edhe zanafilla e kėtij shkrimi, si shėnim udhėtimi, kujtesė pėr politikanėt tanė joseriozė.

Autorruga kishte 4 korsi nė tė gjithė gjatėsinė e vet, nga dy nė secilėn anė, tė shtruara me asfalt, dhe nga njė korsi shtesė anash pėr ndėrhyrjet e emergjencės, apo tė policisė, nė rast nevoje. Kufizohej nė mes me dy rreshta anėsoresh metalike dhe nga njė nė secilėn anė, nė tė gjithė gjatėsinė e saj, pa munguar nė asnjė vend - duket se nuk kanė patur ndonjė kryeministėr Nano, ministėr transporti Poēi, apo deputet Lekė Ēukaj etj., pėr t'ia futur duart edhe kėsaj rruge - dhe pėr mė tepėr, autostrada ishte e rrethuar me rrjetė teli nė te dyja anėt, e mbajtur me elementė zinkat nė tė gjithė gjatėsinė e saj, qė nuk gjen nė asnjė autostradė evropiane, pėr tė penguar kafshėt "dykėmbėshe", qė ta pėrdorin ambientin e autostradės si mbikalim tė imponuar.

Autorrugėt e Kroacisė

Pėr qėllim personal, jam munduar tė gjej nė Shqipėri nga kėto elemente zinkati, qė mbanin rrjetėn e telit nė tė dyja anėt e autostradės kroate, nė tė gjithė gjatėsinė e saj prej 365 km, dhe nuk kam gjetur asnjė. Pėr mė tepėr, autostrada nė fjalė, kishte tabela elektronike tė mjaftueshme, tė shpėrndara nė vendet e pėrshtatshme nė tė gjithė gjatėsinė e rrugės, qė tregonin edhe temperaturėn e ambientit.

Autorrugėt e Kroacisė

Autostrada Zagreb-Split, me synimin pėr t'u shtrirė deri nė Dubrovnik (ndėrkohė po punohej pėr zgjerimin e rrugės nė hyrje tė Splitit si dhe pėr autostradėn Split-Dubrovnik), i ka kushtuar popullit kroat rreth 2,3 miliardė dollarė, dhe kroatėt kanė se pse tė ndjehen krenarė pėr kėtė gjė. Tė ndjehen krenarė pėr vendin e tyre shkėmbor, e me burime natyrore mė tė pakta se ne; tė ndjehen krenarė pėr politikanėt e tyre vizionarė, qė mbajnė kėmbėt e tyre nė tokė e nuk fluturojnė me pras nga vetėkėnaqėsia, si disa nga krerėt e politikės shqiptare; tė ndjehen krenarė pėr ata inxhinierė, projektues e zbatues tė kėtij projekti gjigand, qė nuk i vjedhin paratė e popullit pėr tė fryrė vithet si lopa tė majme, por i kanė dhėnė Kroacisė moderne njė produkt qė ka qenė ėndrra 40 vjeēare e atij populli, pėr tė ndėrlidhur jugun me veriun; tė ndjehen krenarė se dinė tė punojnė pėr tė arritur realisht standarde rrugėsh edhe mė tė larta se nė Evropė. Kėtij i them integrim unė, ose pėrpjekje reale drejt integrimit evropian, me vepra, e jo me fjalė...

Autorrugėt e Kroacisė

Autostrada Zagreb-Split ka 292 facilitete, 26 ura, 50 mbikalime tė gjata, 91 mbikalime tė shkurtra, 78 nėnkalime (si ato tė Zogut tė Zi - as mos tė shkojė mendja!!!), 25 kalime, 14 tunele, ku mė tė gjatėt janė ai i Sveti Rok (5.687 m), ku klima mesdhetare kalon nė klimė kontinentale vetėm pėrmes njė vrime tuneli, dhe tuneli nė Mala Kapela (5,780 m) (edhe ky njė fjalėformim ilir). Ndryshimin e vumė re nga dėbora qė pamė anash rrugės sapo dolėm nė rrafshnaltėn kontinentale, ku temperatura nga 6-8 gradė C, kaloi nė -4 deri nė -6 gradė C. Konstruktorėt e kėsaj rruge gjigande kishin menduar edhe pėr 5 kalime kafshėsh, gjė qė nė Shqipėri nuk mendohen as ato pėr njerėzit...

Ndjenjat e mia u pėrzien me kėnaqėsinė e rrugės qė rrėshqiste nėn rrotat e makinės sonė, nėn njė shpejtėsi 160-180 km/h. Paralelisht me entuziazmin qė na ndiqte nė atė udhėtim, duke shkurtuar distancėn tonė nė drejtim tė Frankfurtit, ndjeja edhe njė zhgėnjim tė madh pėr Shqipėrinė tonė tė dashur. "Kur do tė vijnė nė Shqipėri jashtėtokėsorėt, qė tė na e ndėrtojnė atė vend tė shqipeve?!" Dhe tė duket pa asnjė vlerė politike as ndėrtuese, debati i madh qė kaploi kokat e politikės shqiptare lidhur me nėnkalimin banal tė Zogut tė Zi. Po tė kishte qenė ai nėnkalim rreth 50% e cilėsisė sė urave dhe nėnkalimeve qė ishin ndėrtuar nė ketė autostradė kroate, unė padyshim qė do tė kisha mbėshtetur projektin e Edi Ramės pėr nėnkalimin nė Tiranė, nė djall vafshin pallatet rreth tij.

Por nėnkalimi i Zogut tė Zi, i cili ėshtė njė mjerim arkitekturor i atyre qė e kanė projektuar, dhe i zbatuesve diletantė, mė kujton ndėrtimet anemike tė kohės sė komunizmit, ndonėse firma Euroteorema pėrfaqėsohet edhe nga inxhinierė italianė. Pllakat qė janė pėrdorur nė nėnkalimin e Zogut tė Zi, janė surrogatoja e pafytyrėsisė sė atyre qė e kanė menduar tė mundur njė paēavure tė tillė. A kanė nder, dinjitet, respekt pėr jetėt e njerėzve, respekt pėr paratė e kėtij populli, kėta qafirė, qė tash sa vjet rresht na i gropėzuan rrugėt e Shqipėrisė, dhe na detyrojnė tė ikim nga sytė kėmbėt nga vendi ynė i dashur?! Kur nuk dinė, pse nuk i lėnė tė tjerėt t'ua bėjnė punėt mė mirė edhe pėr veten e tyre?! Por ngrefosen me hundėn pėrpjetė sikur tė jenė rinocerontė e jo vdekatarė si tė tjerėt!

Kur hymė nė autostradė morėm njė biletė - ashtu siē praktikojnė tė bėjnė pėr autorrugėt e Italisė dhe kur mbėrritėm nė Zagreb paguam paratė e udhėtimit pėr atė rrugė - gjithsejt 22 Euro. Kur ecėn nė njė rrugė tė cilėsisė sė lartė, pagesa tė tilla simbolike nuk tė duken asgjė, dhe mė shumė tė rėndon ndėrgjegjia se si shqiptar, qė hyn nė Shqipėri me makinė tė huaj, tė duhet tė paguash 1 Euro pėr ditė, vetėm pėr tė prishur makinėn tėnde nė gropat e njėpasnjėshme, qė shoqėrojnė rrugėt tona.

Me kėnaqėsi do i kisha paguar 5-6 Euro sa herė qė do mė duhej tė shkoja nga Shkodra nė Tiranė, por refuzoj tė paguaj 1 Euro nė ditė pėr disa rrugė, qė veē rrugė nuk janė. Dhe nėse do ekzistonte njė autorrugė e tillė, si ajo Zagreb-Split, atėherė nuk ke pse dyndesh nė Tiranė pėr tė thithur pluhurin e shkaktuar nga ndėrtimet pa kriter tė Edi Ramės, por mund tė shkosh nga Shkodra (e qytetet tė tjera periferike) nė kryeqytet, sa herė tė duash e kur tė duash. Kėshtu qė qytetarėve shqiptarė, tė cilėt jetojnė nė qytete tė tjera jashtė Tiranės nuk do u dukej vetja se jetojnė nė periferi, jashtė Tiranės sė vetėkėnaqur nga papastėrtia e ajrit, qė padyshim do tė marrė shumė jetė njerėzish.

Shqipėrisė i mjafton njė rrugė e tillė veri-jug, si ajo autorruga kroate, pėr tė treguar shenjė tė lartė zhvillimi real dhe jam i bindur se ēdo qytetar do e paguante kėstin e vėnė pėr tė kaluar me makinė pėrmes kėsaj rruge. Se kursimi qė bėn nė karburant apo amortizim tė automjetit, gjatė qarkullimit pėrmes njė rruge tė tillė, ėshtė mė i madh sesa pagesa simbolike qė bėn nė kėtė rast.

Shpresa duket se po rilind nė vendin e shqipeve. Qeveria shqiptare i ka lėnė mundėsitė hapur pėr koncesione nė ndėrtimin e rrugėve. Ministri i Transporteve ėshtė njė politikan i ri e me kulturė, me vizion dhe kontribut politik. Tė shpresojmė qė gjėrat tė shkojnė pėr mirė dhe ministri Basha do mund ta gjejė mėnyrėn pėr tė bėrė realitet zhvillimin e Shqipėrisė pėrmes ndėrtimit tė rrugėve cilėsore, qė mund t'i kenė zili edhe evropiano-perėndimorėt vetė.

Kur tė vijė ajo ditė - nėse vjen ndonjėherė - tė jemi tė sigurtė se nuk do tė ketė mė lutje pėr t'u integruar nė Evropė, pasi strukturat e Evropės sė bashkuar do tė vijnė vetė pėr tė kėrkuar integrimin e Shqipėrisė, sepse ato janė struktura burokratike, qė interesohen mė shumė pėr tė mbledhur 3% e brutos nacionale tė ēdo vendi anėtar tė BE-sė, sesa ndonjė gjė tjetėr. Pėr kėtė tė jeni tė sigurtė!

Shqipėria vazhdon tė jetojė me ampula. Ndėrtimi i rrugėve me standarde tė larta presupozon qė edhe energjia elektrike tė ndriēojė tabelat e saj elektronike gjatė 24 orėve. Avaria elektrike kushton humbje tė mėdha, dhe jo vetėm nė rrugė. Rrugėt e standardeve tė larta thithin njerėz nga jashtė dhe mund tė pėrdoren edhe nga njė numėr i madh turistėsh, tė cilėt mund t'i pėrdorin rrugėt tona tranzit pėr nė Greqi. Shqiptarėt si dhe politikanėt tanė duhet ta kuptojnė ketė fenomen, ashtu siē e kanė kuptuar njė pjesė e mirė e kroatėve, tė cilėt turizmin e kanė tė vetmin burim tė ardhurash.

Politikanė tė dashur shqiptarė, ju qė keni nė dorė zhvillimin e vendit, mundohuni tė jeni mė pragmatistė dhe shfrytėzojeni kėtė shembull pėr ta shkėputur vendin nga ndjenja e rėnkimeve, korrupsionit, lutjeve, tragjedive dhe ofshamave tė mossuksesit, qė rėndom e ka pushtuar ndėrgjegjen e shoqėrisė shqiptare. Askush nuk e respekton njė lypsar - vetėm mund ta mėshirojė. Populli ynė, me tė gjitha ato resurse qė ka vendi, ėshtė nė gjendje tė jetojė me mė shumė dinjitet, nėse politikanėt tanė janė nė gjendje tė shmangin ndjenjėn e inferioritetit qė i karakterizon, ose tė hapin rrugė pėr thithjen e trurit pragmatist, qė mund tė vijė nga shqiptarėt e shkolluar jashtė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara