HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jashtė standardit

-- nga Arben ĒOKAJ, 5 mars 2006

Arben Ēokaj Vdekja e presidentit Rugova e la Kosovėn jetime. Ai ishte personaliteti mė i konsoliduar i vendit, nė drejtim tė qėndrueshmėrisė dhe kėmbėnguljes pėr njė Kosovė tė pavarur. Marrėdhėniet politike post-Rugova nė Kosovė, si dhe relacionet me ndėrkombėtarėt, nuk priten tė jenė aq stabile dhe tė suksesshme sa ē'i bėnte Rugova nė kohėn e tij. Pak kohė para vdekjes, edhe kundėrshtarėt e sinqertė tė Rugovės kishin arritur nė kėtė konkluzion, duke e konsideruar atė me tė drejtė si babanė e politikės moderne kosovare, si misionarin e pavarėsisė sė Kosovės.

Rugova nuk ėshtė mė dhe tani nuk dihet me siguri se pasardhėsit e tij politikė do tė jenė nė gjendje ta ruajnė kursin dhe qetėsinė e tij drejt pavarėsisė, ashtu siē e kėrkojnė interesat e Kosovės. Presidenti Sejdiu, njė themelues i LDK-sė dhe njė figurė politike me kredibilitet, nuk do e ketė tė lehtė qė ta zėvendėsojė Rugovėn nė punėn e tij. Kjo pėr arsye se Rugova bėri epokė, pra dimensioni i tij si njeri dhe politikan i kaloi caqet e standardes nė politikėn moderne, dhe nga ana tjetėr, ēdo detyre e re ėshtė e vėshtirė si fillim, aq mė tepėr njė post presidencial, nė njė Kosovė qė zien nga papunėsia dhe problemet sociale, nė pritje tė statusit pėrfundimtar.

Tėrheqja dinjitoze e kryeministrit Kosumi nga posti i tij, duket se lė vend pėr tė dyshuar pėr veprime jo fort dinjitoze pas kuintave tė politikės sė sotme kosovare. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndėrrim krerėsh me vlera tė pėrafėrta nė Kosovė, pasi secili ėshtė i domosdoshėm nė vendin e tij dhe nė rolin qė ai luan. Kėtu bėhet fjalė pėr domosdoshmėrinė e ndėrrimit tė krerėve, kohėn dhe arsyen e kėtij veprimi, si dhe pse duhet tė bėhen ndryshimet? Kryeministri Kosumi, qė nė kohėn e tij zėvendėsoi kreun e AAK-sė Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit u thirr nga Gjykata e Hagės, e tregoi veten mjaft tė pjekur nė punėn e tij si kryeministėr. Jo vetėm njė shtetar shtatlartė, por edhe politikan i matur dhe i kujdesshėm nė veprimet dhe konkluzionet e tij, njė figurė politike e respektuar, qė i dha shtytje Kosovės drejt negociatave pėr statusin e ardhshėm tė saj.

Lėvizjet politike nė Kosovė, tė bėra gjatė javės sė fundit, ngjasojnė me njė "knock down" politik, tė dy krerėve kryesorė tė institucioneve mė tė larta tė Kosovės. Problematike paraqitet kėrkesa e kryesisė sė LDK-sė pėr tė detyruar kryeparlamentarin Daci qė tė largohet nga posti i tij. Ndonėse figura e propozuar pėr zėvendėsimin e tij, Kolė Berisha, ėshtė njė politikan i devotshėm nga radhėt e LDK-sė dhe njė njeri besnik i idealeve kombėtare tė Kosovės sė pavarur. Ndoshta kushtet politike tė krijuara nė Kosovė pas udhėtimit tė padėshiruar tė presidentit tė ndjerė Rugova, e detyrojnė presidentin e ri, Sejdiu, qė tė kompozojė radhėt e grupit negociator me personalitete qė janė mė tė pėrshtatshme esencialisht dhe figurativisht, nė drejtim tė kėmbėnguljes sė tyre pėr qėllimin pėrfundimtar.

Agim Ēeku, gjenerali i famshėm, qė luftoi pėr ēlirimin e Kosovės po e merr detyrėn e tij nė njė stil ala amerikanēe (Nė shoqėritė demokratike, vetėm amerikanėt zgjedhin figura ushtarake nė krye tė shtetit). Ēeku ėshtė njė figurė mjaft e goditur, por ai ėshtė provuar deri tani vetėm ushtarakisht; tė shpresojmė se edhe politikisht, ai mund tė jetė po aq i suksesshėm.

Lėvizjet e shpejta nė Kosovė, nė kohėn kur bilbilat, sazet dhe boritė fėrshėllenin nė parlamentin e Shqipėrisė, tė fusin nė mendime: A ishin tė domosdoshme pikėrisht nė kėtė moment, kėto lėvizje kaq domethėnėse pėr politikėn kosovare?

Krahu i majtė revolucionar nė Kosovė, Shqipėri dhe nė Evropė, direkt ose indirekt, dha shenja se ishte i interesuar pėr kėto lėvizje. Edhe shkrimtari Kadare, nga Parisi i largėt u shpreh me dashamirėsi pėr zgjedhjen e Ēekut si kryeministėr tė ri. Ndoshta kjo i duhet Kosovės... Por, pse e gjithė kjo rrėmujė? Pse i gjithė ky nxitim?! Dy krerė nė tė njėjtėn kohė?! Nga ana tjetėr, nė Shqipėri, grupi parlamentar socialist kėrkon dorėheqjen e zonjės Topalli, e cila ėshtė njė politikane e suksesshme dhe e angazhuar me tė gjitha forcat pėr luftėn kundėr korrupsionit, si dhe mjaft e ndjeshme ndaj ēėshtjes kombėtare, pėrfshirė kėtu edhe interesat e Kosovės.

Thuajse njėkohėsisht, njė kryesi e ngushtė e LDK-sė "shkarkon" kryeparlamentarin Daci - njė veprim paprecedent. Kryesia e njė partie tė "shkarkojė" kreun e parlamentit tė vendit, i cili vjen po nga e njėjta parti?! Njė veprim i tillė nuk ndodh shpesh nė vendet demokratike, por ka mundėsi qė demokracia partiake nė Kosovė, pėr vetė rrethanat, tė mos jetė nė nivelin e duhur. Ndėrkohė qė ėshtė e mundur gjithashtu, qė Kryesia e LDK-sė tė ketė qenė e detyruar tė arrijė nė njė pėrfundim tė tillė, pas sulmeve qė shtypi kosovar (pranė botuesit milioner Veton Surroi), bėri kundėr kryeparlamentarit Daci. LDK ka dashur ndoshta qė tė shmangė influencėn negative, qė mund tė sjellin pėr grupin negociator, akuzat e bėra publikisht kundrejt Dacit. Ose, kemi tė bėjmė me arsye tė tjera tė pabėra publikisht, qė kanė sjellė njė ndėrlikim tė tillė.

Ndėrsa Rugova kishte arritur njė dimension, qė as ndėrkombėtarėt nuk mund ta kontestonin, me ikjen e tij, ai e la rrugėn tė hapur. Nexhat Daci nga ana tjetėr, me kritikat e hershme kundrejt zhvillimeve tė ngadalta tė proceseve nė Kosovė nėn administrimin ndėrkombėtar, ngjalli gradualisht indinjatė tek bashkėsia ndėrkombėtare pėr "kryefortėsinė" e treguar, ose mė sakte tek ajo pjesė e bashkėsisė ndėrkombėtare, qė pėlqen ngjyrėn e kuqe dhe qė ka aq mundėsi sa tė ndikojė edhe konservatorėt pėr ēėshtje tė tilla si ajo e statusit tė Kosovės. Kosumi dhe Daci, pas pėrpunimit ndėrkombėtar nė Hagė tė Haradinajt dhe Limajt, duket se kanė dalė papritur tė zbuluar, jashtė standartit - atij "standart" qė bashkėsia ndėrkombėtare kėrkon pėr politikanėt kosovarė, e kamufluar ndryshe nėn terminologjinė "standartet nė Kosovė".

Tė dy politikanėt qė po zėvendėsohen kėto ditė nė Kosovė, janė politikanė qė dinė ta bėjnė mirė punėn e tyre, por rrethanat politike kosovare, pamundėsia e tyre pėr tė mbrojtur veten dhe postin qė kanė nė rrethanat e Kosovės sot, i nxjerr ata sot jashtė standartit, pra, jashtė lojės. Kėtė gjė duartrokasim ne shqiptarėt, pėrderisa nuk mund tė bėjmė mė shumė...

Mė kujtohet historia e Irlandės, pėrpjekjet e saj pėr pavarėsi nga Anglia. Ndonėse kemi tė bėjmė me rrethana jo fort tė ngjashme, pėrsėri koncepti i shkėputjes, pra i pavarėsimit ėshtė i njėjtė. Nė kohėn kur Anglia bėri paqe nė luftėn e stėrzgjatur me Irlandėn, presidenti i shpallur i republikės irlandeze akoma tė panjohur, ngarkoi njė strateg lufte qė tė shkonte nė bisedime me Londrėn, se ai mund tė kishte mė shumė sukses nė kėrkesat e tij. Ēėrēilli nuk e njohu pavarėsinė e Irlandės, dhe nėse irlandezėt nuk pranonin ofertėn e tij pėr njė shtet nėn Mbretėrinė e Bashkuar, atėherė lufta do tė ishte e pashmangshme.

Duke parė rrethanat e rėnda, nė tė cilat ndodhej Irlanda dhe populli i saj, luftėtari patriot e pranoi ofertėn e Ēėrēillit, ndėrsa kjo nuk u pranua nga presidenti i shpallur i republikės irlandeze, gjė qė inicioi krijimin e IRA-s dhe njė luftė tė gjatė civile brenda Irlandės pėr dekada me radhė. Luftėtari patriot u vra nė pabesi nga forcat e IRA-s nė krijim e sipėr... Uroj qė bota tė jetė mė e zgjuar sot dhe Serbia tė mos e ketė forcėn imponuese tė Mbretėrisė sė Bashkuar, nė mėnyrė qė histori rrėnqethėse tė mos pėrsėriten si dikur...

Ndėrkohė qė pritet se si do tė shkojė puna nė parlament pėr "shkarkimin" e kryeparlamentarit Daci, njė gjė ėshtė e qartė: shqiptarėt si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, nuk e kanė politikėn e tyre plotėsisht nė duart e veta. Dhe pėrderisa ne vetė nuk jemi nė gjendje tė lidhim 'ushkurin' tonė, tė mos shpresojmė asnjėherė pėr rezultate maksimaliste. Nė fund tė fundit, do tė marrim gjithmonė lėmoshėn e tė tjerėve, tė cilėt duket se i respektojmė kaq shumė, mė shumė se veten. Pėrvoja ka treguar se askush nė botė nuk mund tė bėjė mė shumė pėr ty, se sa mund tė bėsh ti pėr vetveten. Njė thirrje e heshtur e shoqėron kėtė shkrim: le t'i kthehemi vetvetes!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara