HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shėrbimi shėndetėsor duhet tė bėhet gjysmėprivat

-- nga Arben ĒOKAJ

Arben Ēokaj Sistemi shėndetėsor shqiptar kryhet me mėnyra informale, qė nėpėrkėmbin dinjitetin e mjekut dhe injorojnė betimin e Hipokratit. Pėr 15-vjet me radhė, punonjėsit e mjekėsisė kanė vetė-aplikuar njė sistem shėndetėsor, i cili nė vetvete nuk ėshtė sistem, por njė mėnyrė shėrbimi shėndetėsor, gjysmėprivat dhe gjysmėshtetėror. Tėrheqja e paorganizuar nga pėrfitimi vetjak, e ka vėshtirėsuar shumė kooperimin ndėrmjet mjekėve, qė nė disa raste ka qenė fatale pėr jetėn e pacientėve.

Nuk ka shqiptar qė s'e di, (pėrveē disa politikanėve dhe drejtuesve tė Min. sė Shėndetėsisė, qė bėjnė sikur nuk e dinė), se nė spitalet shqiptare duhet tė paguash ekstra (dhe shuma mjaft tė mėdha) qė tė shėrohesh, tė bėsh njė operacion, tė bėsh njė vizitė mjekėsore tek specialisti, qoftė edhe tek mjeku i familjes. Tė paguash mjekun pėr punėn e tij ėshtė mėse normale, ashtu siē ėshtė e domosdoshme edhe rritja e rrogave pėr punonjėsit e shėndetėsisė. Por gjithashtu, duhen gjetur rrugėt optimale tė pagesės dhe jo tė mbyllen sytė e tė pranohet nė heshtje njė sistem korruptiv dhe jo-ligjor.

Pėrderisa mjekėt dhe infermierėt kėrkojnė para "ekstra" nė spitalet shqiptare, dhe ky veprim i tyre nuk mund tė ndalohet, ose tė shmanget nga autoritetet pėrkatėse shqiptare, atėherė duhet tė gjendet rruga e duhur pėr legalizimin e kėsaj metode tė pashmangshme. Me gjuhėn e filozofisė politike mund tė thuhet se mjekėt shqiptarė marrin nga pacientėt e tyre njė pjesė tė papaguar tė parave qė ata meritojnė dhe qė shteti shqiptar nuk ėshtė nė gjendje t'ua paguajė atyre.

Si mund tė vihet mbi baza ligjore kjo pagesė "ekstra" e pacientėve shqiptarė? Si mund ta shndėrrojmė kėtė sistem denigrues, qė implikon figurėn morale dhe besueshmėrinė e mjekut, nė njė sistem tė pranueshėm ligjor, ku mjekėt tė marrin tė ardhurat qė meritojnė dhe pacientėt shėrbimin e domosdoshėm? Si mund ta rrisim cilėsinė e shėrbimit nė spitalet tona?

Megjithėse paguajnė "ekstra" pėr shėrimin e tyre, shumica e shqiptarėve nuk ėshtė e kėnaqur me nivelin e shėrbimit shėndetėsor nė spitalet tona. Nė rastet kritike, pacientėt dėrgohen jashtė shteti pėr t'u shėruar, ose kush ka ndonjė lidhje shkon vetė nė spitalet e huaja, qoftė edhe nė Turqi, apo Mal tė Zi. Rėnia e interesit pėr njė shėrbim cilėsor nė Shqipėri, ka ardhur mė tepėr ngaqė njė shėrbim cilėsor kushton, ka psikologjinė e kohės sė monizmit, nė shumė raste nuk ka energji elektrike, dhe interesat e tėrthorta tė shoqėruara me mungesėn e njė kontrolli tė rreptė, nė njė sistem tė financuar prej shtetit, bėn qė tė lihet hapur rruga pėr abuzime.

Shpeshherė ne shqiptarėt fajėsojmė vetveten pėr fenomenet negative qė vėrejmė nė shoqėrinė tonė. Dhe nė majė tė gjuhės tė gjithsecilit dėgjon: "S'kemi shtet ne!" E pra, kjo nuk na ndihmon as ne dhe as shtetin shqiptar. Ka edhe vende tė tjera, ku shėrbimi shėndetėsor ėshtė nė duart e shtetit dhe vihet re njė rėnie graduale e cilėsisė sė shėrbimit. Nė pėrgjithėsi, pjesa e kėtij shėrbimi ku hyn shteti si pronar, ofron ēmime mė tė lira tė shėrbimit, por edhe cilėsi mė tė ulėt, ose gjithnjė nė rėnie.

Nė Danimarkė, ēdo qytetar ėshtė i pajisur me njė kartė tė sigurimit shėndetėsor, e cila mbahet gjithmonė me vete, dhe danezėt nuk paguajnė pėr asnjė lloj shėrbimi, pėrveē njė pjesė tė shėrbimeve tė luksit tek dentisti. Spitalet daneze, tė cilat sidoqoftė ofrojnė njė shėrbim mė cilėsor se spitalet tona, kanė filluar rėnien qė nė fund tė viteve 80-tė. Rėnia e cilėsisė vėrehet tek pritja e gjatė, shpeshherė fatale pėr t'u operuar, sidomos gratė me kancer nė gji janė bėrė problematike. Kjo sepse pėr vetė natyrėn e shoqėrisė daneze, gratė rrinė pa u martuar ose nuk bėjnė fėmijė (ose bėjnė fėmijė shumė vonė) dhe kėshtu japin shkas pėr njė sėmundje tė tillė kancerogjene. Pritja 2-3 muaj pėr njė operacion tė tillė ėshtė e njėvlershme me dėnimin me vdekje. Prandaj shumė gra daneze marrin rrugėn pėr nė Turqi, apo vende tė tjera, pėr t'u operuar me paratė veta... ndonėse janė tė siguruara nė vendin e tyre. E ēfarė sigurimi kanė ato, atėherė?!...

Kurse nė Gjermani aplikohet njė sistem sigurimi shėndetėsor mė liberal. Ndonėse ekziston njė shoqėri sigurimesh shtetėrore AOK, e cila mbulon edhe shtresat shoqėrore nė nevojė, shumė mjekė gjermanė kanė filluar tė refuzojnė pacientėt qė janė tė siguruar me AOK-nė, sepse ajo u nxjerr probleme nė tė shumtėn e rasteve. Pra, preferohen mė shumė shoqėritė private tė sigurimit.

Sistemi shėndetėsor parėsor (mjeku i familjes) nė Gjermani bazohet nė klinika private, ku mjeku paguhet sipas vizitave qė kryen, pėrmes pacientėve tė siguruar nė firma sigurimi private apo shtetėrore, ose me para nė dorė pėr raste tė tjera. Me anė tė parave qė merr mjeku, paguan sekretaren e klinikės dhe shpenzimet qė lidhen me klinikėn e tij, duke paguar edhe tatimin e duhur pėr shtetin. Kjo do tė ishte njė mėnyrė efikase, drejt sė cilės duhet tė shkojė edhe shėrbimi parėsor nė Shqipėri, duke filluar me sistemin gjysmėprivat.

Edhe nė Shqipėri, trashėgimia shtetėrore e shėrbimit shėndetėsor, si nė shumė sektorė tė tjerė i bėn njerėzit tė kėrkojnė mė shumė nga shteti, dhe tė presin mė shumė prej tij, qė nė fund tė fundit, tė ndjehen tė zhgėnjyer nė thėnien e mbipopulluar "ne s'kemi shtet!". Atėherė pse shteti shqiptar mban kaq shumė pėrgjegjėsi nė emėr tė qytetarėve, kur mund tė lėshojė shumė gjėra nga dora - pėr tek privati, nė mėnyrė qė shėrbimet tė kryhen mė mirė dhe nė rastin konkret, shėrbimi shėndetėsor tė ketė njė cilėsi dhe efikasitet mė tė lartė?! Nė ekzistencėn e formės sė organizimit shtet, ne shohim shumė tė meta qė duken absurde, dhe qė marrin kohė pėr t'u ndryshuar edhe kur kemi njė vullnet tė mirė politik. Por si fillim, duhet vullneti i mirė politik dhe mė pas njė pėrgjegjėsi dhe punė mė e madhe, tė cilės i ndruhen politikanėt tanė.

Klinika tė ndryshme private, laboratorė dhe klinika dentare janė hapur me shumicė nė Shqipėri kėto vitet e fundit, tė cilat kryejnė njė punė tė mirė dhe e lehtėsojnė mjaft barrėn pėr shėrbimin shtetėror, por janė aq shumė punė qė nuk mund tė bėhen askund tjetėr veēse nė spitale - pra, nė atė pjesė tė rėndėsishme tė shėrbimit shėndetėsor, qė ėshtė akoma plotėsisht nė duart e shtetit. Pėr mė tepėr, ne vazhdojmė tė kemi njė shėrbim parėsor totalisht shtetėror - gjė qė nuk ofron sukses, as pėr pacientėt dhe as pėr mjekėt.

Duke shfrytėzuar pėrvojėn e mirė tė disa vendeve perėndimore nė shėrbimin shėndetėsor, do tė ishte mė e efektshme dhe brenda njė kornize ligjesh qė duhet tė hartohet nga qeveria e sotme, qė shėrbimi shėndetėsor nė spitalet tona tė bėhej gjysmė-privat. Me kėtė nėnkuptojmė, qė punonjėsit e shėndetėsisė tė paguhen si nga shteti, ashtu siē bėhet edhe tani, por edhe nga privati, ashtu siē ndodh nė fakt, por kjo pagesė "ekstra" qė vjen nga privati, tė vihet mbi baza ligjore tė njė ekonomie tregu.

Pra, krijimi i mundėsisė nga shteti shqiptar qė mjekėt tanė, sidomos mjekėt e spitaleve tona, tė marrin njė pjesė tė fitimit edhe nga pacientėt. Mjekėt dhe punonjėsit e tjerė tė shėndetėsisė tė paraqesin hapur ēmimet konkurruese tė shėrbimit/shėrbimeve tė tyre dhe pacientėt mund t'i shohin ato tek njė zyrė e pėrbashkėt, e kompjuterizuar, e spitalit pėrkatės. Ēmimet duhet tė diskutohen edhe me pėrfaqėsuesit e Min. sė Shėndetėsisė, qė tė mos jenė tė pakontrolluara. Nėse pacienti nuk ka sigurim shėndetėsor shoqėror apo privat, atij i duhet tė paguajė me para nė dorė. Nė kėtė rast, pacienti, ose firma e sigurimit tė tij nuk paguan drejtpėrdrejtė mjekun, por zyrėn e mjekėve, e cila mund tė paguhet me paratė qė shteti merr si tatim nga mjekėt pėr ēdo shėrbim tė kryer. Nė kėtė mėnyrė mund tė marrim edhe njė kooperim ndėr-mjekėsor mė tė madh se deri tani.

Duhet qė sigurimi shėndetėsor tė garantohet pėr tė gjithė, ata qė kanė punė dhe tė papunėt dhe paratė duhet tė qarkullojnė pėrmes shoqėrive tė sigurimit dhe sistemit shėndetėsor. Pacientėt duhet tė pajisen me kartat e sigurimit shėndetėsor, ku shėnohet numri i sigurimit dhe adresa e tij. Paratė e sigurimit depozitohen pėrmes bankave dhe shoqėritė private, qė mund edhe tė pasurohen nga kjo, bėjnė investime, qė sjellin zhvillimin e vendit. Gjėrat duhet tė shihen nė njė zhvillim tė ndėrvarur zinxhir. Ky do tė ishte hapi mė i mirė drejt integrimit tė Shqipėrisė dhe mė i rėndėsishėm (e ndoshta mė pak i kushtueshėm) edhe se vetė Ministria e Integrimit.

Le tė supozojmė qė njė kirurg i caktuar merr 5000 lekė pėr njė operacion, ndėrsa njė kirurg tjetėr merr 7000 lekė. Pacienti nė kėtė rast zgjedh ose mjekun, ose ēmimin mė tė lirė pėr operacionin nė fjalė. Pacienti paguan tek zyra e kompjuterizuar, ku shėnohet nė kompjuter edhe kartela e tij, dhe kėrkon mjekun qė dėshiron. Shteti tėrheq automatikisht TVSH-nė nga pėrfitimi, qė mjeku merr pėr operacionin nė fjalė. Kam pėrshtypjen qė edhe mjekėt do tė ishin dakord me njė mėnyrė tė tillė, e cila u jep atyre fitimet qė meritojnė dhe qė praktikisht janė duke bėrė, por e vė shėrbimin shėndetėsor mbi baza mė tė kontrollueshme, mė transparente, dhe ku shteti merr edhe njė pjesėn e fitimit pėr punėn e tyre. Duhet tė tregohet mė shumė pėrgjegjėsi pėr pacientin, gjė qė nuk ndodh nė sistemin tonė ekzistues.

Nga ana tjetėr, shteti shqiptar dhe politikanėt ruajnė edhe fytyrėn njerėzore tė solidaritetit dhe ofrimit tė shėrbimit shėndetėsor falas nga ana e shtetit, por meqė puna e mjekut ėshtė e shtrenjtė dhe cilėsia e kėtij shėrbimi kushton, shteti duhet tė pranojė qė punonjėsit e shėndetėsisė tė marrin edhe njė pjesė tė pagesės nga privati, e cila duhet tė jetė plotėsisht e kontrollueshme dhe me faturė, dhe jo "nėn dorė" siē ka qenė dhe ėshtė deri tani.

Jam i sigurtė se nėse aplikohet njė mėnyrė e tillė pagese nė sistemin tonė shėndetėsor, spitalet tona dhe mjekėt tanė tė aftė do tė jenė nė gjendje pas disa vjetėve tė shėrojnė edhe pacientė, qė mund tė vijnė nga jashtė pėr nė spitalet tona, ashtu siē shkojnė pacientėt shqiptarė pėr t'u shėruar nė spitalet e huaja. Kėshtu krijohen vlera nė ekonominė e tregut, dhe shet cilėsinė e punės tėnde, siē bėjnė edhe njė pjesė e stomatologėve shqiptarė. Dhe kjo mos tė duket ēudi!

Spitalet tona mund tė konkurrojnė me tė tjerėt me anė tė ēmimeve dhe nivelit tė shėrbimit, nėse ato nuk lihen tė degradojnė nė kėtė mėnyrė, siē ka ndodhur deri tani. Bėhet fjalė pėr reformė nė njė sektor tė rėndėsishėm tė shoqėrisė, ku punonjėsit kanė njė ngritje tė admirueshme intelektuale. Tė mos i lėmė gjėrat tė kryhen pėr forcėn e zakonit... por tė gjejmė rrugėt efikase dhe tė pranueshme.

Botuar nė gazetat "Albania", "Koha Jonė" dhe "Standard", 28 mars 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara