HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrjashtimi i Presidentit tė Kosovės

-- nga Arben ĒOKAJ, 29 prill 2006

Arben Ēokaj ( Presidenti Sejdiu duhej tė ishte ftuar! )

Pse nuk u ftua dje nė Durrės presidenti i Kosovės nė takimin e lartė tė presidentėve tė vendeve tė Ballkanit? Ēfarė konjukturash po luan presidenti shqiptar Moisiu? Mos kemi tė bėjmė me njė ndjenjė inferioriteti, miopi diplomatike apo kėshilla kėshilltarėsh, qė u ka mbetur ora nė kohėn e monizmit?! A jemi tė gatshėm ne shqiptarėt e shekullit XXI tė humbasim territore pėr arsye tė mikpritjes provinciale, qė tregojnė disa krerė shtetėrorė, qoftė edhe pėr armiqtė tanė, apo ata qė nuk na e duan tė mirėn? Ēfarė parimesh, veē nėnshtrimit e servilizmit, ka sot real-politika dhe diplomacia shqiptare?! Ku ėshtė profesionalizmi? Sa peshė zėnė simptomat e tė drejtės pėr vetė-afirmim, kryeneēėsisė dhe amatorizmi infantil nė mbrapshtitė diplomatike shqiptare?!

Nė takimin e djeshėm nė Durrės tė shtatė presidentėve tė Ballkanit, duhej tė ishte thirrur edhe Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Kėshilltari i presidentit Moisiu, njė fantomė e diplomacisė izoluese tė kohės sė monizmit nė Shqipėri, Muhamet Kapllani, sqaroi pėr median se "Shqipėria nuk ka dashur qė tė paragjykojė statusin e ardhshėm tė Kosovės nė kėtė proces tė negociatave... " prandaj dhe nuk ėshtė thirrur presidenti i Kosovės. Miopi politike! Veprim paranojak, qė i shkon pėr shtat vetėm diplomacisė sė kohės moniste, qė fatkeqėsisht karakterizon akoma krerė tė shtetit shqiptar dhe diplomacinė tonė.

Presidenti i Kosovės, ashtu si edhe presidenti i Malit tė Zi, ėshtė zgjedhur nga populli i vendit tė vet pėrmes rrugėve dhe institucioneve demokratike. Nuk do tė kishte asnjė impakt negativ, pėrkundrazi, nėse presidenti Sejdiu do tė ishte dje nė takimin e Durrėsit, pavarėsisht se ai nė emėr tė popullit tė tij kėrkon Pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, ashtu siē bėn dhe bėri edhe presidenti i Malit tė Zi. Shqipėria nuk ėshtė nė gjendje tė paternalizojė statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe ta maskojė kėtė paternalizim banal pėrmes justifikimeve bajate. Shqipėria e ka shumė tė thjeshtė: diplomacia jonė duhet tė mbėshtesė kėrkesat e liderėve politikė tė Kosovės dhe popullit tė saj, nė rrugėn e tyre drejt pavarėsisė, nėse krerėt e shtetit tonė nuk duan qė tė bėjė atė qė duhet - tė jenė avokatė nė mbrojtje tė tė drejtave tė popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje.

Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė nė shtetin e sotėm shqiptar dėgjohen akoma kitara solo, qė bėjnė muzikė vetjake tė ēakorduar pėr ēėshtjen kombėtare, kur duhej tė ishte e kundėrta. Sot populli shqiptar ėshtė para njė ēėshtjeje themelore, siē ėshtė pavarėsimi i Kosovės. Roli i Shqipėrisė nė kėtė proces duhet tė jetė i tillė, qė tė hapė rrugėt e Kosovės drejt kontakteve me vendet e rajonit dhe mė gjerė, dhe takimi i djeshėm ishte njė rast i humbur pėr kosovarėt, qė nė biseda bilaterale dhe mė gjerė me krerėt e shteteve fqinje, t'ju tregonin atyre pėrmes presidentit Sejdiu, se kosovarėt janė njerėz tė parrezikshėm dhe paqėsorė, qė s'duan asgjė tjetėr veē atė pjesė tė lirisė dhe tė drejtave shtet-formuese, qė gėzojnė popujt e tjerė tė Ballkanit.

Kosova dhe pavarėsia e saj nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr Ballkanin, pėrveē rrezikut qė nuk i paguan mė haraē Serbisė, siē ka qenė e detyruar tė bėjė deri mė 1999. Mirėpritja tradicionale shqiptare, qė na ka sjellė kaq shumė humbje gjatė historisė, duhet tė marrė fund njė herė e pėrgjithmonė nė afektimin e diplomacisė sonė. E keqja mė e madhe pėr shtetarėt shqiptarė ėshtė se ata janė akoma inferiorė dhe amatorė nė politikat, qė pretendojnė se luajnė.

Dhe nė gėrhamat e diplomacisė sė mbrapshtė, tė trashėguar nga diktatura komuniste, qė e theu qafėn nė vitin 90-tė; kėto steriotipe tė paēliruara nga ndjenjat e thella tė inferioritetit dhe tė nėnshtrimit e servilizmit mjeran kundrejt tė huajve, qoftė edhe kundrejt atyre qė shprehin mendime tė kundėrta dhe punojnė kundėr interesave shqiptare, paraqesin njė rezistencė autonome tepėr tipike, njė kokėtrashėsi fshatarake dhe njė kryeneēėsi paradoksale nė marrėdhėniet bashkėpunuese ndėr-institucionale, qė duhet t'i karakterizojė marrėdhėniet diplomatike tė njė shteti modern. Shteti shqiptar vazhdon tė jetė viktimė e paragjykimeve, qė tė tjerėt mundohen tė na induktojnė me ose pahir.

Ekspertėt e diplomacisė nuk janė nė Presidencėn shqiptare. Nėse pretendojmė tė ketė ndonjė ekspert apo profesionist nė kėtė fushė, gjė qė e vė nė dyshim se ata merren nė konsideratė, ai/ajo duhet tė gjendet nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, pavarėsisht se edhe ministri i jashtėm shqiptar ka treguar shpeshherė shenjat e njė sindromin plėngprishės "Homo Albanicus".

Nė kohėn kur ministri i jashtėm Mustafaj pa njė ėndėrr pa mbret, por me njė pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn - njė version alla francez i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės - shumė prej nesh u habitėm me kėtė kokėfortėsi tė kryediplomatit shqiptar, i cili po bėnte njė politikė mė vete, me ndjenjėn delirante "folie de grandeur", qė ka tė drejtė tė thotė ē'tė dojė, pa pyetur pėr mendimin e strukturave mė me influencė nė shtetin shqiptar. Tani, fatkeqėsisht, stafetėn e ka marrė presidenti Moisiu, i cili bėn njė gafė tė pajustifikueshme, duke pėrjashtuar presidentin e Kosovės Sejdiu, nga pjesėmarrja nė njė takim krerėsh ballkanikė.

Edhe vetė presidenti serb, Boris Tadiē, po tė ishte pyetur publikisht, se a do tė duhej tė merrte pjesė nė takim edhe presidenti Sejdiu, ai me siguri qė do tė kishte pranuar, pavarėsisht se nė ortodoksizmin e tij ėshtė ndjerė i privilegjuar pėr kėtė goditje me dorėn e tjetėrkujt. Pėrjashtimi vjen kėtė radhė nga presidenti bashkėkombės Moisiu - njė dorė e zgjatur e padijes diplomatike. Dhe unė e parandiej hallin e madh qė i kap udhėheqėsit e Kosovės, sa herė kanė tė bėjnė me drejtuesit menstrualė tė shtetit shqiptar dhe kur zyrtarėt miopė shqiptarė godasin, si padashje nga padija, interesat madhore tė Kosovės.

Nuk paguhemi qė t'i tregojmė me njė artikull presidentit Moisiu, se ē'do tė thotė ruajtje e interesave shqiptare nė rajon, qoftė edhe me egoizėm, apo politikė mė aktive nė kėtė drejtim, pa qenė nevoja tė biem nėn kthetrat e njė patriotizmi patetik. Presidenti ynė i nderuar, qė akoma mban kėshilltarė me orė tė vjetėr, duhet tė ndėrrojė orėn. Unė nuk e di nėse ai, si koka e parė e shtetit shqiptar, ka pyetur njerėz tė tjerė pėr pėrjashtimin e Sejdiut nga takimi i djeshėm nė Durrės, apo i ka mjaftuar vetėm influenca Kapllani? I sugjestionuar nga nami tymnajė i kohės sė monizmit tė kėshilltarit Kapllani (ish-ministėr i jashtėm), Mosiu shtoi njė gafė nė tendencėn e politikės "aktive" tė shtetit shqiptar nė drejtim tė ēėshtjes sė Kosovės.

Por t'i japėsh fjalėn presidentit tė Malit tė Zi, qė nė Durrėsin antik tė kėrkojė pavarėsi nga Serbia, nė kohėn kur kjo ėshtė mė e rrezikshme pėr Federatėn Serbi - Mali i Zi, ku Kosova nuk hyn fare, dhe tė injorosh njė president shqiptar, tė njė ish-krahine autonome shqiptare tė ish-Jugosllavisė, kjo nuk mė duket se ka arsye tė justifikohet me fjalėt qė Kapllani tha pėr mediat. Nuk ėshtė nė nderin e njė presidenti shqiptar, qė tė bllokojė iniciativa shqiptare, apo pėrfaqėsues tė njė populli shqiptar, pėr tė arritur synimin e tyre politik. Koha do e provojė.

Kur Ramush Haradinaj, ish-kryeministėr i Kosovės, pranoi tė vetė-dorėzohej nė Hagė, unė isha ndėr ata njerėz, qė luftėtarin e lirisė (pavarėsisht gabimeve qė mund tė ketė bėrė gjatė luftės) doja ta mbroja nga Haga, pėrkundėr kakofonisė sė drejtuesve politikė tė shtetit amė, tė cilėt e inkurajuan Haradinajn pėr kėtė veprim fisnik nė interes tė Kosovės. Arsyeja ime ishte e thjeshtė. Duke njohur gjyqet evropiane dhe drejtėsinė qė mund tė afrojnė ato, unė kisha tė drejtė tė shprehja skepticizmin tim intelektual, ashtu siē bėjnė amerikanėt me gjyqet evropiane. Leksioni pėr gjyqet evropiane tregon se, nuk do tė thotė se merr tė drejtė edhe kur ke tė drejtė!

Nė njė shkrim nė mbrojtje tė Haradinajt, akuzat kundrejt tij, i konsiderova si "grusht turinjve Kosovės". Dhe ndonėse Haradinaj gjykohet nė "liri", atij do i duhet ta blejė kėtė liri tepėr shtrenjtė. Mbrojtja e tij kushton 10,5 milionė Euro. E ku ta gjejė Ramush Haradinaj, apo populli i dėrrmuar i Kosovės, njė shumė kaq marramendėse parash?!

Nė rrafshin e politikės pro dhe pėr Kosovėn, politika shqiptare, duhet tė pėrdorė ēdo element, qoftė edhe simbolik, nė drejtim tė avancimit tė statusit tė Kosovės drejt pavarėsisė. Rasti i fundit tregoi mungesė tė plotė simpolizmi dhe diplomacie. Le tė supozojmė njė tėrheqje litari. Serbėt tėrheqin njėrėn anė, atė tė mosnjohjes sė njė Kosove tė pavarur - gjė qė e deklaroi edhe nė Durrės presidenti serb Tadiē. Shqiptarėt tėrheqin anėn tjetėr, atė qė tė ēon drejt njė pavarėsie tė plotė dhe pa kushte. Nėse shteti shqiptar, nga pas-krahėve tė Kosovės, nuk tėrheq, por shkurajon diplomatikisht kosovarėt pėr lėshime, pėr mospjesėmarrje nė forume diskutimi, pėr ... atėherė ku do e ketė mesin litari? Mua mė duket se kėshtu, mesi i litarit tė interesave tė Kosovės do tė mbesė pėrsėri nė anėn serbe, gjė pėr tė cilėn krerėt shqiptarė nuk duhet tė punojnė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara