HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


AMANETI I PRESIDENTIT RUGOVA: ARKIVOL NGA AMERIKA!

-- nga DALIP GRECA, Nju Jork

Dalip Greca Eshte zbuluar dhe nje nder amanetet e fundit te presidentit te ndjere te Kosves, Dr. Ibrahim Rugova. Nder kerkesat e fundit te tij ka qene edhe sjellja e nje arkivoli nga Amerika per ta percjelle nga kjo bote. Kjo kerkese eshte mesuar ne çastet e pasvdekjes dhe eshte percjelle nga presidenca e Kosoves per ne Amerike. Amaneti i Dr. Rugoves i eshte besuar miqeve te tij ketu ne Nju Jork, familjes te vellezerve Gojçaj. Ka qene John Gojçaj, i biri Pashkut, qe ka marre mesazhin prej Prishtines.

Keshilltari i Presidentit Rugova, Sali Cacaj, permes telefonit, e ka njohur John Gojçajn me kerkesen e fundit te presidentit, nje dite pasi kishte ngjare morti, pra te dielen me 22 janar. Keshilltari e ka lene amanetin e presidentit tek familja Gojçaj dhe ka mbyllur telefonin, i bindur se arkivoli-amanet do te vinte ne Prishtine ne kohen e duhur.

Djemte e Gojçajve u moren me plotesimin e amanetit qe u percolli Prishtina. Nuk ishte aq i lehte plotesimi i kesaj kerkese, po te kemi parasysh se ajo mberriti ne Nju Jork te dielen, nje dite pas vdekjes. Edhe John-i, thote se ka qene shume veshtire qe te realizohej ky amanet per arsye kohe, pasi u percoll ne nje kohe te vone dhe se ishte shume veshtire qe te gjendej nje mundesi transportimi per ne Prishtine ne menyre emergjente. Perfundimisht arkivoli eshte gjetur ne nje sherbim funerali ne Allerton ne Bronx-Nju Jork. Pasi u realizua blerja nga Vincenti dhe Agustini, u bene perpjekje per te gjetur nje linje fluturimi drejt Tiranes e me pas te kalonte ne Prishtine. Kjo mundesi nuk u realizua pasi nuk u gjet asnje fluturim i lire ne ate linje. U zgjodh rruga tjeter, arkivoli u dergua ne Milano dhe qe andej per ne Prishtine.

Leka me tregon se arkivoli mberriti ne Prishtine ne kohen e duhur, fale perpjekjeve te djemeve te familjes, te cilet nuk e lane amanetin ne rruge.

Nderkohe miqte e Rugoves, Leka dhe Pashku u nisen per ne Prishtine per te marre pjese ne funeralin e presidentit se bashku me nje delegacion te madh te LDK-se, me ne krye kryetarin Agim Rexha.

Lek Gojçaj thote pas kthimit nga varrimi se ishte detyrim moral qe amaneti i presidentit te Kosoves te mos mbeste ne rruge por te plotesohej.

Kur e pyes Leken se çfare mendon per arsyen qe e ka shtyre presindentin te linte nje amanet te tille, ai me pergjigjet: Presidenti Rugova iku nga kjo bote duke e leshuar te gjithe besimin e tij tek Amerika. Ai besoi se Amerika, vendi i lirise dhe demokracise do t'ia sillte pavaresine Kosoves se martirizuar, ashtu siç i hoqi nga shpina represionin serb. Ai per gjithaçka i besonte Amerikes se bekueme dhe sa here kthehej per ne Kosove pas vizites, ndjehej i lumturuar. Kjo mund te jete nje nga arsyet pse edhe arkivolin e kerkoi nga Amerika. Une mendoj se kjo eshte nje kerkese sa simbolike, aq edhe shpirterore... Ne na vjen mire, shton Leka qe amaneti i presidentit na u adresua neve si familje. Ne jemi miq te kahershem te tij dhe e ndjejme te lehtesuar veten qe e plotesuam nje nga amanetet e tij, ndryshe do te na mbeste plage ne shpirt.

Shpesh nuk m'i kane kuptuar mesazhet qe kam percjelle per presidentin Rugova, edhe ne ato urimet qe kam bere ne gazeten tuaj Illyria, me raste festash. Une kam thene shpesh se Dr. Ibrahim Rugova eshte nga ata qe perendia ia kishte dhene kombit tone, siç i kishte dhene ne nje kohe te caktuar Nene Terezen, shenjtoren shqiptare, siç i pat dhene ne kohet me te hershme edhe Gjergj Kastriotin (Skenderbeun). Dr. Ibrahim Rugova erdhi tamam si shenjt dhe iku si i tille. Ai besoi se nje dite liria e Kosoves do te vinte dhe nuk e humbi kurre shpresen. Ai iku me pavaresine ne prag te dyereve te Kosoves, ai iku por i la popullit te vet nje vemendje shume te madhe nderkombetare. E pame me sy se sa madheshtore ishte ikja e tij. Edhe me vdekjene vet Dr. Rugova i sherbeu kombit te vet, ia rriti shpresat Kosoves. Kurre nuk na kane pare syte nje vemendje aq te madhe nderkombetare ne raste te tilla. Se si e ndjeva veten kur preka arkivolin e tij, arkivolin prej Amerike. Sikur ndjeva shpirtin e tij te lehtesuar. Mbaj mend se ne ato çaste pershperita me vete: Prehu i qete ne dhéun e Kosoves se lire, i shtrenjti president! Ti e kreve detyren tende! Ti u sakrifikove per t'i sherbyer popullit tend!

Nuk me harrohet shprehja e nje plaku qe takuam atje. Ai se ç'formuloi nje fjali qe me mbeti ne mendje. Selim Spahiu ia thonin emrin. Ai, kur u takua me ne, tha: "Edhe strajcen me bajte ne krah, mos iu ndani rruges se Dr. Ibrahim Rugoves, vetem ajo eshte rruga e drejte, qe nuk humb ne pyll."

Ndersa Pashku, kur shkroi ne Librin e Zise, i dridheshin duart, por ama fjaline qe i tha shpirti, e shkroi:

Ghandi i dyte
Ylli i drites.
Shenjti shqiptar
Nene Terezes i perngjan...

Edhe une shenova me dridhje dore fjaline qe me tha zemra ato çaste dhimbjeje. Tek shkruaja ato fjale me vinte ne mendje portreti i tij, miqesia e tij e sinqerte, takimet e panumerta qe nga viti 1991.

Me pas Leka me tregon se ishte e pazevendesueshme miqesia me Dr. Rugoven. Mbaj mend thote ai se ne shume intervista qe dhashe per radiot e televizionet e atjeshme, ne njeren e krahasova Gjergj Kastriotin, nene Terezen dhe Ibrahim Rugoven. E quajta te helmuar shekullin qe shkoi se na mori nene Terezen, po keshtu kete fillimshekulli se na la pa Rugoven, por jemi krenar se kemi fituar nje shenjtereshe, siç eshte nene Tereza dhe nje simbol, qe eshte Rugova.

... Humbem nje mik te rralle, ndersa Kosova dhe kombi shqiptar, humben nje udheheqes te pazevendesueshem.

Kush jane vellezerit Gojçaj?

Leke e Pashko Gojçaj kane emigruar ne Amerike nga Malesia, fshati Sukrugj ne mesin e viteve '70 te shekullit te kaluar. Tani jetojne ne rrethinat e Nju Jork-ut, ne nje shtepi moderne, ne zonat me te pasura te ketij shteti. Ne vitin 1999 shtepine e vellezerve Gojçaj e kerkuan per ish presidentin Klinton. Madje u be dhe nje emision televiziv ne nje kanal prestigjioz te Nju Jork-ut. Gazetari komentonte: "Kjo eshte nje shtepi ideale per presidentin Klinton. Ka shume dhoma, ndodhet mes nje gjelberimi magjepes, ka liqenin e vet, ka dhe pompen e benzines ne oborr. Çfare i mungon tjeter kesaj shtepie?"

Ato dite u shkrua ne shtypin serb se shqiptaret po ia falnin shtepine presidentit Klinton si dhurate per bombardimin e Serbise. Ndersa Leka sqaroi po ato dite median; nuk eshte tamam e verteta ashtu: "Ne i thame kompanise qe u interesua se vertete shtepia eshte vleresuar me me shume se 4 milione dollare, por per presidentin Klinton ne nuk i veme çmim, le ta marre sa te doje ai! Ne te vertete presidenti bleu ne te njejten zone, por nje shtepi ne permasa me te vogla; ai eshte fqinje me nje tjeter familje shqiptare nga Kosova, me njerin prej vellezerve Osmani.

Gojçajt, per te qendruar te lidhur me rrenjet e vendlindjes, kane rindertuar edhe nje shtepi ne vendlindje, ne Malesi. Shtepia eshte e madhe, dykateshe. Madje kur u perurua ajo u mblodhen per ta festuar me shume se 100 te ftuar, te krishtere e myslimane. Çdo vere familja shkon atje per pushime.

Por familja Goçaj permendet edhe per atdhetarizmin e saj ndaj çeshtjes kombetare. Ata jane ideatoret, realizuesit dhe sponsoret e shtatoreve te Nene Terezes, te ngritura neper vendbanimet e shqiptareve. Kjo shtatore, veper e tre skulptoreve nga tre besimet; katolik, orthodoks dhe musliman; Vasil Rakaj, Sadik Spahija dhe Vasiliev Nini nga Shqiperia, se pari u perurua ne vendlindje, ne Tuz te Malit te Zi, ne tetor te vitit 1997. Me pas, me 10 shtator 2000, shtatorja u vendos ne Nju Jork. Me 2 korrik 2002 nje shtatore tjeter u vendos ne Prishtine. Kjo ishte nje perpjekje e vellezerve Gojçaj per t'i bashkuar shqiptaret me ane te simboleve kombetare. Perpjekja nuk mbaron ketu, nje shtatore e Nene Terezes eshte vendosur ne qytetin problematik te Mitrovices, nje tjeter ne ate te Struges, nje ne Michigan. Kesisoj vellezerit Gojçaj jane kthyer ne institucion. Ate qe nuk e ka bere nje shtet e kane realizuar dy vellezerit atdhetare.

Ata kane tentuar qe shtatoren e Nene Terezes ta vendosin edhe ne mjediset e Kombeve te Bashkuara por deri tani nuk kane gjetur mbeshtetjen e duhur nga Misioni Shqiptar ne Nju Jork.

Koha Jone, 5 shkurt 2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara