HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


U përkujtua në Nju York, 95 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Dede Gjo Luli:
heroi qe ushqen brezat me dashuri per Kombin…

-- nga DALIP GRECA,
Editor i gazetes “Illyria”, Nju Jork.

Dalip Greca Rralle figura te permasave kombetare prodhojne aq shume ngjarje e veprimtari sa Dede Gjo’ Luli, heroi i Malesise dhe i gjithe Shqiperise. Nuk ka vit qe te mos organizohen veprimtari ne diaspore dhe ne vendlindje kushtuar heroit, nuk ka vit qe nuk organizohet pervjetori i Kryengritjes, apo ditelindja e diterenia e tij. Vitin e shkuar u organizua konferenca perkujtimore ne Tuz, ku moren pjese studiues e akedimke nga te gjitha trevat shqipfolese e diaspora, sivjet u promovua ne Bardhaj te Hotit Shtepia Muze kushtuar heroit. Jashtë përkujtimeve nuk mbesin edhe shoqatat, qe veprojne ketu ne diasporen shqiptare te Amerikes, ne Michigan apo ne Nju Jork.

Eshte nje kontribut i pashtershem fakti qe figura e Dede Gjo’ Lulit rrezaton edukim kombetar dhe ushqen brezat me atdhetarizem. Mjafton qe te çojme ndermend faktin se ne tubimet kushtuar kesaj figure marrin pjese jo vetem moshat e kaluara, por edhe te rinj e femije, edhe kaq mjafton qe t’i beje ata kurrreshtare qe te mesojne apo te pyesin se çfare ka bere ai dhe bashkeluftetaret e tij ne vitet e para te shekullit, kur shqiptaret humben gjysmen e atdheut nga copetimi. Dede Gjo’ Luli, ashtu siç kane konstatuar historianet qe jane marre gjate me studimin e profilit te tij, kane arritur ne perfundimin se ai perben nje figure te plote historike, qe jetoi dhe rrezatoi akte atdhetari ne nje kohe kur Atdheu perjetonte kohen e arte te Rilindjes Kombetare dhe synonte riperteritjen dhe zgjimin kombetar. Pena qe ndriçonin mendjet per riperteritjen e ringjalljen e kombit qe renkonte ne pushtimin 5 shekullor, moren fryemzim tek vepra dhe jeta e Dede Gjo’ Lulit, i cili duke e ngritur Flamurin e Gjergj Kastriotit ne Majen e Deçiçit, realizoi nje akt paraprires per Pavaresine e Atdheut.

Kryengritja e Malesise se Madhe pati per udheheqes pikerisht te birin e Gjon Lulit, Deden, qe u rrit me afshin e luftes dhe u pagezua ne zjarrin e saj. Qe ne rinine e vet emri i tij i kaloi kufijte e Traboinit e Hotit, madje dhe te Malesise, per t’u bere simbol i paperseritshem per te gjithe Kombin.Emri i tij gjendej gati ne te gjitha gazetat e kohes. Edhe pse ishte nje malsor analfabet, ai diti qe permes trimave te shkolluar t’i percillte idete atdhetare neper kryeqytetet e Evropes. Deda kishte kryer "universitetin" ne Kuvendet e burrave dhe ne zjarrin e betejave.

Dede Gjo Luli eshte figura qendrore e Kryengritjes se Malesise se Madhe, e cila nuk mund te analizohet pa kaluar tek personaliteti i udheheqesit te vet. Nuk ishte hera e pare qe luftetaret shqiptare perballonin nje lufte te tejzgjatur dhe teper te rrepte, por luftimet qe u zhvilluan gjate Kryengritjes se Malesise se Madhe, jane te paperseritshme.Malesia e Mbishkodres e udhehequr nga kryeluftetari Dede Gjo’ Luli ia arriti ne menyre te suksesshme qe te perballoi per muaj me radhe dhjeteramijera forca te Xhonturqeve, shume me te armatosura se sa malsoret vendas. Ne krye te ushtrise xhonturke qendronte nje nga strateget e saj te sprovuar, Shefqet Turgut Pasha.Studiuesit dhe kronikanet e kohes e paraqesin qendresen e shqiptareve nder me te forten ne te gjitha vendet e tjera te Perandorise, ku zhvilloheshin luftime asokohe si ne Jemen, ne Tripoli apo edhe ne vete Rajonin e Ballkanit, ku ishte zgjuar shpirti kundershtues ndaj pushtuesve.

Qe Kryengritja ishte e mire organizuar dhe me nje platforme te qarte, flet fakti se ata arriten qe t’i imponheshin ushtrise xhonturke dhe te mos iu nenshtroheshin deri ne fund, te mos binin ne kurthe, te mos mashtroheshin, por perkundrazi te finalizonin kerkesat, per te cilat kishte filluar Kryengritja. Pushket e malesoreve arriten qe t’i ulnin kundershtaret ne tryezen e bisedimeve. Dhe ajo çka ka me shume rendesi perbehet nga fakti se malsoret nuk kishin thjesht interesa lokale ne platformen e kryengritjes, perkundrazi ne qender ishin kerkesa mbarekombetare. Pese qellimet kryesore perbenin platformen e botuar ne Librin e Kuq" , qe ishte miratuar ne Kuvendin e Greçes. Merita e Dede Gjo’ Lulit qendron ne faktin se ai, i lidhur me figura qendrore te Levizjes Kombetare si: Luigj Gurakuqi, Hile Mosi, Risto Siliqi, Nikolle Ivanaj e deri tek kryefigura Ismail Qemali i qendroi besnik premtimit qe kishte dhene per krijimin e shtetit shqiptar.

Eshte kjo arsyeja perse Kryengritja qe ai udhehoqi shihet si prologu i Shpalljes se Pavaresise te shtetit Shqiptar, ku do te merrte pjese edhe vete Deda.
Kete vit Shoqata Atdhetare Ded Gjo Luli dhe Fondi Humanitar Malesia e perkujtuan ngjarjen qe lidhet me figuren e Dede Gjo Lulit, si protagonist i saj, 95-vjetorin e Kryengritjes se Malesise se Madhe, ne mjediset e restorantit komod"Maestro" ne Bronx-NY.

Drejtuesja e mbremjes, Diana Dushaj, ftoi fillimisht pjesmarresit te percillnin Hymnet Kombetare. Me pas ajo ftoi Elvina Jusufaj, perfaqsuesen e Misionit Shqiptar ne Kombet e Bashkuara, e cila i pershendeti pjesmarresit. Kujtesa e kombit tone per ngjarje te tilla si Kryengritja e Malesise se Madhe, flet qarte per orientimin kombetar te shqiptareve qe jetojne larg Atdheut.Keshtu mbahen lart idealet kombetare, tha ajo dhe qendrojne te ndezuara aspiratat kombetare. Ju, shqiptaret e Malit te Zi, veçoni per atdhetarizmin tuaj, iu drejtua ajo pjesmarresve. Me pas Jusufaj foli per rolin dhe kontributin e heroit Dede Gjo Luli, i cili ne kohe te veshtira i udhehoqi malesoret ne shtigjet e lirise kombetare.Jusufaj foli per permasat e Kryengritjes se Malesise se Madhe, e cila arriti qe te realizonte synimet ne rritje te Levizjes Kombetare.

Sot Shqiperia synon Perendimin dhe anetarasimin ne familjen e madhe Evropiane. Per te shkuar atje ka ende shume pune ne lufte me krimin dhe stabilizimin e shtetit, ne lufte per te vendosur ligjin dhe kristalizimin e demokracise, tha ajo.Nderkohe qe Kosova po shkon e sigurt drejt stausit te saj perfundimtar, pavaresise. Dy shtete shqiptare ne Ballkan, ashtu siç tha edhe shkrmtari yne i shquar, Ismail Kadare, do t’ia rrisin shtatin kombit. Memoria historike e kombit shqiptar ka fiksuar rolin dhe kontributin e pazevendesueshem ne lufte per liri e pavaresi kombetare, perfundoi diplomatja Jusufi.

Dom Pjeter Popaj, percolli lutjen fetare dhe bekoi darken. Duke kremtuar 95 vjetorin e Kryengritjes se Malesise se madhe, diten e ngritjes se flamurit kuq e zi, ne nderojme te paret tane, te cilet per te ruajtur komb, fe e Atdhe, nuk kane kursyer as jeten e tyre. Sakrificat e tyre na kane sjelle lirine dhe pavaresine. Te mos harrojme se kjo eshte dhurate e te pareve tane, tha ai.

Folesi kryesor i kesaj mbremjeje ishte shkrimtari dhe publicisti Kolec Traboini, te cilin drejtuesja do ta prezantonte: Kolec Traboini, gazetar, kineast dhe autor 9 librave ne poezi, proze dhe esè, eshte i biri i atdhetarit Palok Traboinit 1888-1951, i njohur ky si pjesmarres ne kryengritjen e vitit 1911 e qe, me porosi te Ded Gjo Lulit, ka sjelle ne Hot flamurin kombetar i ardhur nga Austria permes Dalmacise. Palok Traboini eshte plagosur ne lufte ne 1911, ka marre pjese gjithashtu ne Luften e Koplikut kunder agresionit serbo-malazes ne 1920, ka sherbyer dyzet vjet si mesues i gjuhes shqipe ne Kosove, Malesi e Shqiperi dhe dhe ka shkruar nje numur shkrimesh publicistike dhe poemen epike „Lufta e maleve" per kryengritjen e vitit 1911, nen udheheqjen e heroit Ded Gjo Lulit, qe eshte figura qendrore e vepres.

Kolec Traboini mbajti kumtesen:"Kush e shkruan historine".
Mysafiri nga vendlindja, Kadri Gjokaj, duke falenderuar per ftesen, i pershendeti bashkvendasit.Duke evokuar kryengritjen e Malesise se Madhe dhe kryefiguren e saj, Dede Gjo Lulin, ai tha se kombi yne ka nxjerre edhe heronj, edhe shenjteresha siç eshte rasti i Nene Terezes. Kurre s’kemi pas kaq miq sa ç’kemi sot. Kemi miq te fuqishem si Amerika, por nderkohe ka mes nesh dhe njerez zemer prishe qe na fusin ne grindje e perçarje. Vetem afria me njeri-tjetrin do te ruaj vellazerimin mes shqiptareve, tha mysafiri.

Pjesmarresit i argetuan artistet e Shoqerise Kulturore-Artsitike "Bashkimi Kombetar" dhe kengetari Leke Dedvukaj, ndersa poeti Naim Balidemaj recitoi fragment nga poema e Dritero Agollit"Nene Shqiperi"(fragmentin e vrasjes se Esad Pashes ne Paris prej Avni Rustemit)
Per te pranishmit u shfaq dokumentari per Shtepine e re Muze te Dede Gjo Lulit ne Bardhaj te Hotit.

Illyria #1529, 28 prill 2006 Nju York

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara