HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ROLI I SHTYPIT DHE I MEDIAVE NĖ DEMOKRATIZIMIN E VENDEVE NĖ TRANZICION

Shefqet Dibrani -- nga Shefqet DIBRANI

Kosova nuk bėhet as demokratike dhe as e pavarur (edhe nėse i njihet pavarėsia e saj), me njė shtyp kaq tė varur nga qarqe e burime tė dyshimta, qė vazhdimisht u japin infuzione financiare vetėm ish-strukturave gazetareske e publicistike tė njė regjimi diktatorial qė ka perėnduar dhe qė tradicionalisht ishin luajal tė asaj politike, kurse kreatorėt e saj historikisht kanė qenė tė armiqėsuar me Amerikėn dhe tradicionalisht me shqiptarėt.

Administrata kosovare qė nga viti 1999 udhėhiqet nga shqiptarėt etnik tė cilėt edhe pse nė prezencėn e administratės sė pėrkohshme ndėrkombėtare tė OKB-sė sikur po improvizojnė administrim ndonėse nė shumė sfera tė jetės publike nuk u treguan aq tė shkathtė dhe aq tė denjė pėr tė administruar njė vend. Nė Kosovėn e pasluftės, dhe pėrgjithėsisht nė mijėvjeēarin e ri qė sapo ka hyrė, shqiptarėt e atjeshėm kanė pasur mundėsinė reale tė dėshmojnė se janė tė aftė pėr tė udhėhequr shtetin e tyre dhe e meritojnė pa asnjė diskutim pavarėsinė e tyre, pavarėsisht nga pengesat dhe pamjen tejet tė shėmtuar qė vazhdimisht po e japin mjetet e informacionit publik.

Ndonėse nė vitin 1999 askush nuk pėrcaktonte saktėsisht fundin e njė misioni ndėrkombėtar nė Kosovė, por si tė gjitha fundet tjera edhe ai do tė vjen edhe pėr Kosovėn dhe kosovarėt, dhe kjo s’ka rėndėsi nėse vjen tashti apo pas disa dekadash. E rėndėsishme ėshtė tė shtrohet pyetja ēfarė duhet tė bėjnė shqiptarėt etnik pėr vetėn e tyre, pėr ta ndėrtuar njė shtet ligjor qė mė shumė se korrupsion do tė prodhojė dinjitet dhe devotshmėri pėr respektim tė ligjit dhe ligjshmėrisė qė vet i kanė aprovuar. Po ashtu e rėndėsishme ėshtė pėr tė dėshmuar si dhe sa do tė janė nė gjendje pėr tė ndėrtuar raporte tė qėndrueshme me pakicat etnike qė jetojnė nė Kosovė pėr t’u ndier ato tė sigurta nė tė ardhmen e tyre nė kėtė pjesė tė Ballkanit Perėndimor pėrplot trauma e traumatizime politike.

Siē duket problemet me pakicat etnike nuk janė aq tė mėdha sa thonė dhe sa shkruajnė mjetet e informacionit publik, sepse nė raport me standardet e atjeshme do tė gjendet njė kompromis i besueshėm dhe i pranueshėm pėr tė gjithė, po sikur nė Kosovė tė mos jetonin serbėt tė cilėt edhe nė kėtė fazė tė ndėrtimit tė sė ardhmes sikur manipulohen dhe dirigjohen nga politikat serbe qė hartohen nė Beograd nė njėrėn anė, si dhe nė anėn tjetėr qėndrimi jo aq parimor i Kishės Ortodokse Serbe e cila nuk ėshtė nė gjendje edhe pas gjithė kėsaj tragjedie pėr ta pranuar realitetin e ri nė Kosovė.

Nėse hulumtuesit e mėtutjeshme do tė thelloheshin nė kėto ēėshtje do tė bindeshin tė gjithė se ėshtė Beogradi dhe kreu i Kishės Ortodokse Serbe qė po ndikojnė nė zvarritjen e zgjidhjes sė problemeve dhe me kėtė drejtpėrdrejt po ndikojnė nė pasigurinė e serbėve minoritar qė tė jetojnė nė Kosovė. Ata prej vitesh po jetojnė nė njė gjendje stresi e pasigurie totale, qė pėr interesa tė Beogradit janė duke u petėzuar si metalet qė petėzohen nė mes kudhrės dhe ēekanit. Fati i tyre ėshtė i dhembshėm jo aq pėr hasmėritė qė kanė me shqiptarėt por nga vet fakti se Beogradi nuk po jua ndez dritėn jeshile pėr tė jetuar nė Kosovė bashkėrisht me shqiptarėt etnik. Sepse shqiptarėt me tė gjitha mangėsitė e tyre janė tė njohur tradicionalisht se falin dhe mund tė jetojnė me serbet, pasi janė tė vetėdijshėm se ndėr shekuj kanė jetuar nė njė fqinjėsi dhe miqėsi me serbėt, bile shumė mė tė mirė se sa bashkėjetesa e tyre nė dy dekadat e fundit nė fund tė shekullit tė shkuar, kurse pėr serbėt nė kėtė periudhėn shtatėvjeēare prej se ka pėrfunduar Lufta e Kosovės.

Interesave tė politikės sė Beogradit (duke i sakrifikuar serbet minoritar), po i fryjnė edhe mediat shqiptare tė Kosovės pėr tė cilat flitet se tradicionalisht frymėzohen dhe furnizohen me para e propagandė nga Beogradi pėr tė shkaktuar rrėmujė e rrėmet nė ēaste tė caktuara, dhe kjo strategji e shėmtuar po bėhet vetėm sa pėr tė zvarritur zgjedhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Por njė zgjuarsi e ndėrkombėtarėve dhe sidomos me njė dinjitetshmėri mė tė madhe tė shqiptarėve shumė procese do tė orientoheshin nė tė mirėn e vendit dhe nė tė mirėn e qytetarėve tė saj, ku tė gjitha etnitetet do tė ishin tė sigurta dhe do tė shihnin perspektivėn e tyre nė Kosovė. Mendoj se shumė me rėndėsi ėshtė qasja e Bashkėsisė Ndėrkombėtare ndaj Kosovės jo pėr tė kėnaqur barabarėsish apetitet e tė dyja palėve tė konfrontuara por pėr tė bėrė njė zgjidhje mė pak tė dhembshme dhe mė shumė tė qėndrueshme. E, kjo arrihet vetėm duke pavarėsuar Kosovėn dhe duke i inkurajuar serbet e atjeshėm pėr tė jetuar nė fqinjėsi me shqiptarėt.

Kjo hipotezė nuk ėshtė utopi dhe e paarritshme sepse ndėr shekuj kanė jetuar nė fqinjėsi tė mirė edhe serbet edhe shqiptarėt, kjo hipotezė do tė bėhet mė e rrezikshme nėse Bashkėsia Ndėrkombėtare nuk ushtron trysni permanente mbi Beogradin pėr tė mos e nxitur spastrimin etnike nė Kosovė, por tani jo duke i dėbuar shqiptarėt por duke i nxitur serbet e atjeshėm tė shpėrngulen vetėm e vetėm qė politika e tyre dėshtuese tė verbojė edhe pėr njė kohė diplomacinė progresive tė Unionit Evropian dhe pėrgjithėsisht atė tė ShBA-ve e cila ėshtė prioritare e shumė e shumė proceseve demokratike qė po ndodhin nė mbarė universin tonė. Kėto procese sado tė dhembshme dhe me pėrmasa tragjike pėr tė tashmen do tė reflektojnė siguri, paqe dhe emancipim pėr tė ardhmen e ndritur, pėr vende e popuj tė pėrfshira nė konfliktet dhe luftėra gjatė viteve tė fundit. Prandaj mendojmė se trysnia e Bashkimit Evropian qė duhet ta bėjė mbi Beogradin pėr tė mos nxitur shpėrnguljen e serbėve nė Kosovė dhe sidomos njohja sa ma e shpejt e pavarėsisė sė Kosovės do tė qetėsonte jo vetėm Kosovėn por pėrgjithėsisht rajonin dhe vendet e Ballkanit Perėndimor tė pėrfshira nė konfliktin dhe luftėrat e viteve tė fundit.

Por, nė vend qė shtypi dhe mediat kosovare tė merren me kėtė ēėshtje qė shtruam mė lart, analist tė shumėt merren me ēėshtjen e misionit tė UNMIK-ut, KFOR-it, OKB-sė, dhe NATO-s nė Kosovė, sidomos po bėhen qesharak me shkrimet pėr dalje a qėndrim tė kėtij misioni nė Kosovė. Nė vend qė tė merreshin me forma tė mėkėmbjes sė ekonomisė dhe pėrmes saj tė reflektojnė mė shumė siguri, (jo aq pėr banorėt e Kosovės se sa pėr donatorėt dhe investitorėt e huaj), ata sikur janė lėshuar nė yryshe pėr tė pėrftuar dhe pėr ta menaxhuar sa mė keq Kosovėn. Nė vend qė shtypi dhe mediat e atjeshme tė shėnojnė sa mė shumė gjėra pozitive, pėr tė reflektuar zhvillime pozitive, shtypi dhe mediat e atjeshme vazhdimisht regjistrojnė tė shėmtuarėn pėr tė zvarritur, penguar e neglizhuar tė gjitha zhvillimet pozitive qė kanė ndodhur dhe po ndodhin nė Kosovė dhe mbase shumė gjėra tė tjera mjaftė pozitive do tė ndodhin nė atė vend. Nė vend qė shtypi dhe mediat kosovare tė ndėrgjegjėsohen dhe me kėtė tė ndėrgjegjėsojnė administratėn kosovare, ato vet janė zhytur nė krim dhe kriminalitet nė ngarendje pėr tu pasuruar me mbllaēitje publike e publicistike. Tani mė nė Kosovėn e pasluftės ka vėrshuar njė armatė analistėsh, gazetarėsh dhe publicistėsh tė cilėt duke i fshehur e mistifikuar veprimet e tyre, vazhdimisht po atakojnė dhe kritikojnė tė gjithė aparatin legjislativ dhe administrativ tė Kosovės. Duke mos parė asnjė zhvillim pozitiv qė po ndodhka nė Kosovė shtypi kosovar sikur e ka shėmtuar mė shumė realitetin e zhvillimeve dhe administrimeve tė atjeshme.

Natyrisht ndėrgjegjėsimi duhet tė nis diku, sepse demokracia do tė vjen hė deshėn apo nuk deshėn mediat kosovare, por ky ndėrgjegjėsim tė mos pritet edhe pėr ca kohė nė mediat e atjeshme tė cilat mė shumė se secila pjesė e administratės kosovare janė tė korruptuara nga donatorėt tė cilat donacionin e tyre financiar nuk e kanė dhėnė pėr ti pavarėsuar apo demokratizuar kėto institucione informative por i kanė dhėnė si yshtje tė tejdukshme pėr t’i realizuar qėllimet e tyre kobzeza pėr tė bėrė rrėmujė e rrėmet nė tė gjitha sferat e jetės.

Demokracia e njė vendit mund tė matet edhe me lirinė e shtypit, por shtyp tė lirė nuk ka nėse ai nuk vetėfinancohet dhe nuk i ka burimet financiare tė ndėrgjegjshme. Shtypi qė vazhdimisht i pret infuzionet financiare nga ato vende qė nuk e donė dhe nuk e dėshirojnė pavarėsinė e Kosovės dhe as demokratizimin e Ballkanit Perėndimor nuk ėshtė shtyp i lirė dhe i pavarura, prandaj ai regjistron tė shėmtuarėn pėr tė dėshmuar servilizmin dhe vasalitetin publik ndaj financuesve qofshin publik apo tė fshehur.

CH - St.Gallen, 15 prill 2006

*Botuar nė revistėn arbėreshe “Mondoalbanese”, prill 2006.

http://www.mondoalbanese.org/

© All Rights Reserved: [email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara