HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BOTIME TĖ REJA

Kurt Marti - FJALIM MORTOR

Shefqet Dibrani -- nga Shefqet DIBRANI

Ditė mė parė "Instituti Shqiptar - Albanisches Institut" nė St. Gallen tė Zvicrės i cili drejtohet nga Zef Ahmeti nxori nga shtypi librin me poezi tė poetit zviceran Kurt Marti. Ky institut po merret kryesisht me avancime kulturore, kurse viteve tė fundit veprimtarinė e tij e ka shtrirė edhe nė fushėn e botimit tė librave. Poezitė e Kurt Martit nga gjermanishtja nė gjuhėn shqipe i ka pėrkthyer Zef Ahmeti. Njė vėshtrim kritik nga Shefqet Dibrani prezantohet nė parathėnie tė librit qė del si njė refleksion filozofik mbi kėtė qasja poetike, ndėrsa shkrimtari dhe studiuesi Isak Ahmeti e ka shkruar rezymenė pėrmbyllėse tė cilėn e ka shoqėruar me biografin dhe bibliografinė e autorit.

Kurt Marti ka lindur nė Bernė tė Zvicrės. Ai ka studiuar drejtėsinė dhe teologjinė. Njė vit ka kaluar nė shėrbim nė kryeqytetin francez Paris, kurse pjesėn tjetėr tė jetės kryesisht e kalon nė Zvicėr. Ndėr veprat mė tė suksesshme tė K. Martit janė: "Tregime tė fshatit", "Tregime tė qytetarėve", "Tregime tė natės", kurse nė fushėn e poezisė dallojnė veprat poetike: "Poezi Republikane", "Perėndimi", "Shenja yjore ...", "Fjalimi mortor" etj. Po ashtu ai ėshtė fitues i njė sėrė ēmimesh letrare nė shkallė kombėtare dhe mė gjerė.

Kurt Marti

Libri me poezi ėshtė njė vepėr modeste qė i afrohet lexuesit shqiptar nė njė pėrkthim tė mirė pėrplot sentenca artistike qė shtrihen nė mes porosive filozofike dhe metaforave tė shumta, por qė shoqėrohen me nga njė mendim filozofik tė personaliteteve tė shquara botėrore.

Pėrgjithėsisht poezia e Kurt Martit ėshtė poezi e shkurtėr, por e njė porosie tė madhe, pėrkatėsisht e njė mendimi tė peshuar pėrplot botėkuptime filozofike qė mbarsin nė vete imazhin e humanizmit si rast social, andaj poezia si tėrėsi sikur ngėrthen nė vetvete edhe aktualitetin kosovar thuaja se autori e ka shkruar pėr kėtė popull. (Sh.D).
Librin e botoi: Albanisches Institut, St.Gallen/Zvicėr, 2006, dhe i ka 74 faqe.
ISBN: 978-3-9523077-1-7
Adresa: www.albanisches-institut.ch


Gottfried Schramm - FILLET E KRISHTERIMIT SHQIPTAR

Kėto ditė "Instituti Shqiptar - Albanisches Institut" qė vepron nė St. Gallen tė Zvicrės nxori nga shtypi librin e radhės tė studiuesit gjerman Gottfried Schramm "FILLET E KRISHTERIMIT SHQIPTAR", libėr ky qė ėshtė pėrkthyer nga gjermanishtja prej Dr. Skėnder Gashit, profesor universitar nė Vjenė tė Austrisė, kurse redaktor janė Albert Ramaj dhe Zef Ahmeti.

Gottfried Schramm

S'ka dyshim veprimtaria botuese e Institutit Shqiptar nė kėtė qytet tė Zvicrės Lindore u pasurua edhe me njė botim specifik qė merret kryesisht me studimet shqiptare, veēmas me "konvertimin e hershėm tė besėve dhe pasojat e tij tė gjata". Siē shkruan nė fjalėn e tij hyrėse redaktori i librit Albert Ramaj, "ky libėr nuk pėrfaqėson teorinė se shqiptarėt kanė prejardhje prej ilirėve". Nė anėn tjetėr shprehet ky redaktor as Instituti Shqiptar nuk dėshiron tė anoj nga teza e profesorit Shramm, pėrkundrazi ky Institut ka pėr qėllim tė afroj mundėsi kundėrshtuese tė cilat mbase do tė janė tė dobishme pėr shkencat e historisė dhe tė historiografisė shqiptare.

Prof Gottfried Schramm ka lindur nė vitin 1929. Studimet i kreu nė Göttingen nė fushėn e germanistikės sė vjetėr, ndėrsa mė vonė merret kryesisht me historinė e Evropės Lindore. Qė nga viti 1965 ėshtė ligjėrues nė Universitetin e Freiburgut nė Gjermani. Dijet e tija nuk kufizohen vetėm nė kėto dy fusha qė i theksuam mė lart, por ai do tė merret me "Historinė kushtetutare dhe kishtare nė kohėn e re dhe tė hershme tė disa vendeve nė Evropėn Lindore me theks tė veēantė me zhvillimet e perandorisė cariste midis Luftės sė Krimes dhe vitit 1917.

Siē lexojmė nė njė shėnim pėrcjellės tė vėnė nė njė pjesė ndriēuese tė librit do tė venerojm se "me luftėn pėr Kosovėn njė popull, historia e tė cilit deri vonė ishte nė njė errėsirė tė thellė, u bė objekt i interesimit tė pėrgjithshėm. Shqiptarėt konsiderohen pėr pasardhės tė ilirėve tė cilėt, qė nga koha e Augustit, u zhdukėn nga drita e historisė dhe kėtu dolėn pėrsėri tek nė shek.XI. Nė tė vėrtetė, historia (e kėtij populli), ka rrjedhur krejt ndryshe. Atdheu i kryehershėm i shqiptarėve ishin viset malore nė qendėr tė Gadishullit tė Ballkanit. Kėtu, pėr ēudi, populli i besėve konvertoi nė krishterizėm shumė herėt, pėrkatėsisht qė nė shek. IV.

Me ndihmėn e manastireve tė tyre lart nė male dhe me njė gjuhė kishtare tė mėvetėshme bese, krishterimi i besėve qė t'i pėrballonin furtunės sė sulmeve e tė pushtimeve tė paganėve, pėrkatėsisht sllavėve, qė ndodhėn nė shek. VI - VII. Nga disa vendbanime tė tyre qė, pėr shkak tė rrethanave historike, u bėnė vendbanime-ishuj tė tyre, disa mijėra besė u shpėrngulėn nė shek IX nė Shqipėrinė e sotme tė Veriut, nė rrethina tė njė fortese bizantine". Kėto janė disa nga tezat provokuese tė kėtij libri qė insistojnė pėr njė mbushamendje, pėr pararendėsit e shqiptarėve tė sotėm.

Libri "FILLET E KRISHTERIMIT SHQIPTAR", ėshtė i pasuruar me harta dhe faksimile tė shkrimeve tė hershme. Pastaj me literaturėn e pėrdorur si dhe treguesin e emrave. (SH.D.)
Librin e botoi: Albanisches Institut, St.Gallen/Zvicėr, 2006, dhe i ka 316 faqe.
ISBN: 978-3-9523077-2-4
Adresa: www.albanisches-institut.ch

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara