HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NDIKIMI I FILOZOFISĖ PAQĖSORE TĖ DR. IBRAHIM RUGOVĖS NĖ PAVARĖSIMIN E KOSOVĖS

-- nga Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani Kumtesė e paraqitur nė tryezėn e rrumbullakėt, organizuar nga Bashkimi i Intelektualėve Shqiptarė nė Zvicėr, (BISHZ), qė ėshtė mbajtur mė 10 qershor 2006, nė Bernė tė Zvicrės, me rastin e 7 vjetorit tė ēlirimit tė Kosovės, nė tė cilėn bosht diskutimi ishin dy tema: 1. Kontributi i Dr. Ibrahim Rugovės, Presidentit tė parė tė Kosovės pėr pavarėsinė e saj dhe 2. Statusi i Kosovės dhe kurthet e negociatave.

Hyrje
"Pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja mė e mirė qė do ta qetėsonte Kosovėn dhe rajonin" ka qenė refreni i vazhdueshėm i Presidentit historik tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova. Vetėm pavarėsia e Kosovės do t'iu shmangej tė gjitha pasojave dhe do t'i eliminonte mėdyshjet dhe frikėn e arsyeshme. Pavarėsia do ta qetėsonte rajonin nė pėrgjithėsi. Ēdo vendim tjetėr do tė ishte njė pėrfundim tragjik pėr luftėn qė bėri NATO-ja gjatė vitit 1999 , po ashtu edhe nėse asaj do t'i pėrcaktohej njė status mė ndryshe, nuk besoj se do tė sjell rezultate afatgjate. Mirėpo zhvillimet e sivjetme dėshmojnė se ajo nuk po harrohet. Mėdyshjet ekzistojnė nė mėnyrėn e qasjeve se ēfarė do tė vendoset me statusin pėrfundimtar tė saj. Kjo mėnyrė prejudikon forma me kompetenca tė kufizuara, qė do t'i ashpėrsonte raportet nė mes forcės aplikuese dhe asaj kontrolluese. Por, me kalimin e kohės do tė krijohen shpėrputhje, kurse divergjencat do tė ashpėrsohen edhe mė tej, ndonėse njė kaos juridik vėrehet kudo nė Kosovė, qė nga administrata lokale e gjer te ajo qendrore. Kėto divergjenca janė nė shpėrputhje e sipėr, dhe ndryshojnė nga regjioni nė regjion. Ky dallim kaq i theksuar nga komuna nė komunė vjen nga lloji i administratorit, qė kontrollon regjionin, komunėn etj.

Intervenimi i NATO-s nė Kosovė duhet tė shikohet nė aspektin pozitiv, sepse i ka ndryshuar raportin e forcave nė regjion. Ndėrhyrja e NATO-s le tė kuptohet si njė veprim humanitar nė pėrputhje me vlerat civilizuese e demokratike qė iu prijnė SHBA-tė. Edhe pse veprimi amerikan pėr tė ndėrhyrė nė Kosovė ėshtė kritikuar, (pasi u bė pa aprovimin paraprak tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara), megjithatė tė gjitha organizatat botėrore e kanė pranuar se intervenimi i NATO-s ishte legjitim sepse nė Kosovė bėhej spastrimi etnik, atje kishin ndodhur shkelje tė rėnda tė tė drejtave tė njeriut, tė garantuara me tė gjitha konventat ndėrkombėtare. Si rezultat i intervenimit tė NATO-s, Kosova u ēlirua, dhe me kėtė u ndėrprenė vuajtjet dhe torturat e popullsisė shqiptare, pastaj u kthyen edhe refugjatėt e luftės tė cilėt u dėbuan me dhunė nga ushtria serbe.

Ibrahim Rugova Tash pas 7 vitesh kur kanė filluar bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, po del nė pah edhe mė shumė kontributi i pamohueshėm i Presidentit tė parė tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova, ndėrsa njohja "formale" e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė kėrkesė reale qė u pėrgjigjet zhvillimeve politike nė rajon. Tashmė tė mendohet qė Kosova tė administrohet a kontrollohet nga Beogradi ėshtė utopi, sidomos pas shkurorėzimit tė Unionit Serbi - Mali i Zi. Format tjera tė administrimit ndėrkombėtar janė tė mundshme. Bashkėsisė Ndėrkombėtare duhet t'i mbetet pėrgjegjėsia pėr sigurimin e kufijve dhe pėr tė vėnė nė zbatueshmėri legjislacionin juridik i cili garanton mbrojtje tė pakicave etnike qė jetojnė nė Kosovė. Ndonėse traumat e luftėrave kanė lėnė pas vetės gjurmėt e frikės dhe tė pasigurisė, tė mosbesimit - ndjenja kėto tė cilat nuk mund tė hiqen lehtė. Kjo situatė mund tė reflektoj pasiguri te qytetarėt, sidomos te pakicat etnike, por me angazhimin e tė gjithėve kjo gjendje do tė tejkalohej sepse ky proces kėrkon kohė dhe mbėshtetje tė gjithmbarshme pėr t'i afruar dhe tejkaluar ndasitė dhe hasmėritė.

Proceset dhe hasmėritė ndėretnike janė tė lidhura ngushtė edhe me zhvillimet ekonomike tė njė vendi, qė reflektohet edhe nė jetėn sociale tė qytetarėve. Kurse ekonomia e Kosovės ėshtė shkatėrruar nga lufta, pastaj vet shpartallimi i Jugosllavisė, ka ndikuar qė ndėrmarrjet tė cilat mbanin dikur ekonominė e Kosovės tė janė jashtė funksionit, pėrkatėsisht jashtė prodhimit. Tashmė gjigandet e dikurshme kosovare ngjasojnė me gėrmadha tė papėrdorshme.

Pikėrisht ekonomia ėshtė ajo qė pėrcakton stabilitetin e njė vendi, kurse nė Kosovė bruto "Prodhimi Vendor" ka shėnuar njė rėnie rapide. Papunėsia ka arritur nivele tė papara, edhe ai punėsim qė llogaritet, kryesisht ėshtė bėrė nė administratėn shtetėrore, nė hoteleri dhe nė objektet e biznesit tregtar, mė pak nė zejtari dhe fare nė industri, prandaj llogaritet se nė Kosovė mbi 65% e popullsisė sė aftė pėr punė janė jashtė marrėdhėnieve tė punės. Kjo gjendje trishtuese reflekton pasiguri pėr tė gjithė. Kosova ka nevojė pėr njė organizim mė tė mirė nė tė gjitha sferat e jetės, sidomos nė ekonomi. Sado qė funksionon njė ekonomi, ajo ėshtė e paorganizuar e cila menaxhohet dhe drejtohet kryesisht nga grupe e individ pa njohje dhe pėrgatitje nė fushėn profesionale dhe tė biznesit pėr ēka janė pėrcaktuar.

Jeta dhe shkollimi u bėnė nė rrethana specifike
Jeta e presidentit tė Parė tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, ėshtė pak mė specifike se sa e gjithė liderėve tė tjerė ballkanik dhe mė gjerė. Atė qė nė fėmijėri e ka shoqėruar "Kulti i sakrifikimit". I lindur nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė, menjėherė mbas lindjes sė tij, mė 10 janar 1945, babain ia pushkatuan ēetnikėt qė vepronin nė territorin e Kosovės. Mbas mbarimit tė shkollės fillore vazhdoi shkollimin e mesėm nė Pejė (1967). Studimet e larta i kreu nė Prishtinė, nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės. Pas diplomimit nė Degėn e Albanologjisė mė 1971, pėr njė vit vazhdoi specializim nė Paris tė Francės nė degėn e letėrsisė. Nė vitin 1984 doktoroi nė Universitetin e Prishtinės. Mė pas pėr vite tė tėra ishte kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Veprimtaria letrare e Ibrahim Rugovės ėshtė prezantuar para angazhimit tė tij politik. Kėshtu nė fillim ishte redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e Re", shkroi nė revistėn shkencore "Dituria" qė botohej nė Prishtinė dhe mė pas nė tė gjithė shtypin dhe revistat shkencore kosovare. Po ashtu punoi si hulumtues i letėrsisė nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės dhe pėr njė kohė ishte kryeredaktor i revistės sė kėtij instituti, Gjurmime Albanologjike.
Veēmas Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti 1988, u bė vatėr e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb. Si shkrimtar u shqua pėr njė lėvizje tė re letrare gjė qė u bė i njohur qysh me shkrimet e para.

Angazhimi politik qė i dha nam dhe e bėri me famė.
Ibrahim Rugova ishte kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės e cila u themelua mė 23 dhjetor 1989, duke dhėnė kontributin e tij maksimal ka ndikuar drejtpėrdrejt nė ngjarjet mė tė rėndėsishme qė ndodhėn nė territorin e Dardanisė, siē janė: Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, zgjedhjet e para shumė partiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992. Pas zgjedhjeve tė 24 majit u krijua Qeveria e koalicionit tė zgjeruar kurse Rugova zgjidhet Kryetar i Republikės sė Kosovės.

Siē dihet Lidhja Demokratike e Kosovės si parti politike u formua nga njė grup intelektualėsh nė krye me Ibrahim Rugovėn. Ai ka qenė kryetar i partisė qė prej themelimit dhe deri nė mars 2005, kur dha dorėheqje pasi Korniza Kushtetuese e Kosovės, nuk lejon njė kryetar partie tė mbaj edhe postin e presidentit tė Kosovės. LDK, ėshtė partia e parė demokratike nė botėn shqiptare pas luftės sė dytė botėrore, e cila u themelua si lėvizje pėr ta mbrojtur Kosovėn dhe vlerat kombėtare tė saj. LDK e udhėhequr nga dr. Rugova punoi pėr njė Kosovė tė pavarur, demokratike dhe tė lirė.

Si intelektual me nam, Rugova i ka dhėnė zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike. Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK), e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe parti e grupe tė tjera, ato kurrė nuk e kanosėn as rrezikuan nė stabilitetin e LDK-sė.
Nėn udhėheqjen e dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, (nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės), pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės edhe nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės. Nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi mbi 58% tė votave edhe nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, (tetor 2000), nė zgjedhjet nacionale, (17 nėntor 2001), dhe ato tė 23 tetor 2004, Lidhja Demokratike e Kosovės, partia e moderuar e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, doli fituese, meqė elektorati kosovar refuzoi pasardhėsit e UĒK-sė , tė koncentruar te Partia Demokratike e Kosovės (PDK).

I njohur pėr idenė e rezistencės paqėsore, Rugova dominoi jetėn politike tė shqiptarėve tė Kosovės qysh nga vitet e '90-ta e deri nė shpėrthimin e konfliktit tė armatosur nė vitin 1998. Me shallin e pandarė qė u bė imixh i tij, dhe syzet me xhamin e trashė personifikonin intelektualin e pėrkushtuar, i cili ka kėrkuar qasje paqėsore dhe ka besuar se i vetmi mjetė i mirė dhe pa pasoja ėshtė dialogu.
Pas revokimit tė autonomisė sė Kosovės (1989) nga regjimi i Serbisė, nėn prirjen e LDK-sė, u bojkotuan tė gjitha zgjedhjet e organizuara nga Beogradi. Fal pėrkushtimit tė LDK-sė, janė vendosur institucionet paralele: Sistemi nė shkolla, shėndetėsi dhe taksa. Nė shoqėrinė historikisht konservatore tė Kosovės, ai ėshtė vlerėsuar dhe respektuar tej mase. Nė pesėmbėdhjetė vitet e fundit, Ibrahim Rugova qe kthyer nė njė mit pėr Kosovėn. Ishte simboli i frymėzimit tė popullit tė Kosovės, qė ia kushtoi gjithė jetėn kėrkesės sė tė drejtave tė popullit kosovar pėr pavarėsi dhe gjithmonė ka synuar qė kjo tė arrihet me mjete paqėsore, ku vazhdimisht reflektonte shpresė te tė gjithė ata qė e njihnin dhe admironin. Rugova ėshtė vlerėsuar si njė njeri i drejtė e demokratik, i cili kurrė nuk ėshtė akuzuar pėr diēka tė paligjshme.

Rugova i krijoi simbolet shtetėrore ashtu siē ishin paraparė edhe me Kushtetutėn e Kosovės.
Simbolet e shtetit ishin pjesė pėrbėrėse e strategjisė politike tė Dr. Ibrahim Rugovės. Sado qė pėrpjekjet e tija janė kritikuar, mė nė fund edhe "mitomanėt " i besuan kultit tė tij. Nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės qė ėshtė miratuar mė 7 shtator 1990 nė Kaēanikun legjendar, pėr pėrcaktimin shtetėror tė Kosovės, dhe pėr simbolet e tij thuhet: Republika e Kosovės ėshtė shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesėtarėve tė kombeve tė tjera dhe i pakicave kombėtare, tė shtetasve tė vetė; serbėve, myslimanėve, malazezėve, kroatėve, turqve, romėve e tė tjerėve.

Nė kushtetutė thuhet se territori i Republikės sė Kosovės ėshtė unik, i patjetėrsueshėm dhe i pandashėm. Kufijtė e Republikės mund tė ndryshohen vetėm nė bazė tė vendimit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės dhe nė pajtim me vullnetin e shprehur tė popullit me tė cilin ka tė bėjė ndryshimi. Po ashtu thuhet se organizimi territorial i Republikės rregullohet me ligj. Komuna dhe Qyteti janė formė e Bashkėsisė territoriale ku realizohen vetėadministrimi lokal. Republika ka stemėn e vetė, ka flamurin e vetė dhe himnin e vetė . Ndėrsa Flamuri i Dardanisė, pėrkatėsisht Flamuri shtetėror i Kosovės ėshtė njė shqiponjė shqiptare nė njė qark tė kuq tė vendosur nė sfondin blu, si qielli, (simbol i tolerancės dhe Evropės), me mbishkrimin Dardania, (emri i lashtė i Kosovės), si dhe njė yll me gjashtė cepa, (ylli i Skėnderbeut).

Nė kėto katėr-pesė postulate kushtetuese, me kohė ka punuar Presidenti i parė i Kosovės. Tashmė ato janė tė njohura dhe tė pranuara nga shumica absolute e qytetarėve tė saj. Simbolet e njė shteti duhet tė rregullohen me ligj, dhe nėse nė simbolet e pėrcaktuara nga Dr. Rugova ka hezitime atėherė kjo gjė duhet t'i nėnshtrohet referendumit, pėrkatėsisht vullnetit tė popullit.

Strategjia paqėsore
Strategjia paqėsore e Ibrahim Rugovės ėshtė ndėrtuar duke u bazuar mbi konceptet nacionale. Si studiues i pasionuar i letėrsisė sė vjetėr shqipe dhe i zhvillimeve nė mesjetėn e largėt ai njohu mirė edhe zhvillimet politike tė atyre kohėrave dhe ėshtė marrė vazhdimisht me shkaqet e dėshtimeve tė njė pas njėshme deri nė ditėt tona. Megjithatė ai nuk iu ka shmangur incidenteve politike, i kėsaj natyre mund tė ketė qenė edhe takimi me Presidentin serb nė Beograd, mė 15 maj 1998, tė ndėrmjetėsuar nga emisarėt amerikan Hollbruk e Gelbard, kurse Rugova edhe nė Beograd kishte paraqitur opsionin pėr pavarėsinė e Kosovės. Shpifjet dhe akuzat qė i pat bėrė shtypi i Kosovės Rugova i quante spekulime politike sepse ai kishte prezantuar nė kryeqytetin e Serbisė vullnetin e mirė tė palės shqiptare, pėr zgjidhjen me dialog tė ēėshtjes sė Kosovės.

Ndonėse qeveritarėt serb ishin detyruar tė pranonin misionet e pėrhershme tė OSBE-sė nė Kosovė si dhe misionin e Filipe Gonzalesit si i dėrguar i Unionit Evropian dhe tė OSBE-sė pėr "RFJ", Vuk Drashkoviq qysh atėherė kundėrshtonte politikėn e Ibrahim Rugovės, pasi qė ky i fundit kurrė nuk ka hequr dorė nga kėrkesat pėr pavarėsinė e Kosovės.

Filozofia qė ka luajtur rol vendimtar nė konceptin e pavarėsisė sė Kosovės
Rugova ishte njė nder figurat me te shquara te Kosovės , ai me tėrė qenien e tij ka punuar nė funksionalizimin e jetės politike dhe ekonomike nė Kosovė, pėr tė funksionuar pavarėsia nė tė gjitha sferat e jetės, me njė fjalė ai punoi gjithė jetėn pėr pavarėsinė e Kosovės . Ishte njė njeri i paqes dhe i pathyeshėm. Kosovės do t'i mungojė urtėsia dhe autoriteti i kėtij njeriu te madh ", por njerėzit e tillė e kanė tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės. Rugova ishte njė vizionar i pashoq, ai ka krijuar miqėsi tė mėdha me vendet me ndikim, sidomos me ShBA-tė, ishte njė udhėheqės historik me cilėsi tė mėdha morale dhe njerėzore, pjesė e personalitetit tė tij, qė do tė vazhdojnė tė udhėheqin popullin e Kosovės pėr njė tė ardhme paqėsore, duke i shoqėruar urtėsia dhe maturia sidomos nė kėtė periudhėn kyēe nė tė cilėn po hyn Kosova. Gjithsesi shqiptarėt duhet tė ndjehen krenar qe e patėn njė rilindės te shek XX. ku pėr njė kohė tė gjatė do tė ndihet mungesa e humanizmit tė tij pasi ai ishte frymėzimi i paqes ne zemėr te rajonit me te trazuar te Evropės.

Natyrisht, Rugova ishte Njeriu qė bėri shumė pėr pavarėsinė e Kosovės, prandaj me tė drejt ėshtė konstatuar se "Vdekja e tij nė njė moment kur diskutohet statusi final i Kosovės, ėshtė me shume se tragjike ", sepse ai luajti njė rol historik ne mbrojtjen e te drejtave demokratike te Kosovės pėr paqe ne rajon". Ai kishte shumė gjėra me vlerė por do tė kujtohet nė radhė tė parė si presidenti i parė i Kosovės sė lirė, kurse filozofia e tij do tė vazhdojė, dhe do tė vazhdojė tė jetė pėrsėri i dobishėm pėr Kosovėn dhe pėr tė gjithė kombin shqiptar.

Rugova pėrfaqėsonte denjėsisht politiken e Kosovės. Me veprėn e tij ai ka ngritur njė monument tė pashlyeshėm ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve, duke krijuar bazėn mbi tė cilėn pavarėsia e Kosovės do tė bėhet realitet nė njė tė ardhme shumė tė afėrt. Filozofia dhe pikėpamjet e tij e kanė bėrė tė dashur, ai pėr kėtė arsye ishte njė kryetar shteti i respektueshėm, dhe po pėr kėtė arsye Komisioni Evropian ka vlerėsuar angazhimin e tij pėr njė zgjidhje paqėsore te ēėshtjes sė Kosovės. Rugova ishte njėri nga personalitetet e rralla, dhe njė figurė e shquar e kombit shqiptar i cili me filozofinė e tij ka personifikuar integrimin dhe shpirtin e bashkėjetesės, simbolit tė pavarėsisė kosovare, i cili bėri gjithēka pėr tė ruajtur konsensusin brenda dhe jashtė Kosovės, me njė fjalė ai ka dhėnė kontributin e tij tė ēmuar qė Kosova dhe shtetasit e saj tė fitojnė pavarėsinė.

Vazhdimisht e ēmuan dhe e respektuan tė tjerėt, sidomos nė qarqe me ndikim duke e cilėsuar si shembull i qėndresės sė shqiptarėve nė Kosovė , kurse shqiptarėt i kanė borxh Rugovės pavarėsinė e Kosovės, tė cilėn duhet ta realizojnė. Mungesa e tij ndoshta mund tė ketė ndikim nė procesin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės . Ai ishte njė udhėheqės qė kėrkonte arritjen e objektivave politike me rrugė paqėsore dhe kjo i siguroi atij mbėshtetje dhe respekt tė madh nė komunitetin ndėrkombėtar.

Rugova pati njė ėndėrr: Ėndrra e tij ishte Kosova e pavarur. Sikurse Martin Luther Kingu, Ibrahim Rugova nuk jetoi pėr tė parė realizimin e ėndrrės sė tij , por mendoj se do tė ishte gabim i madh sikur udhėheqėsit (sidomos nė LDK), tė humbasin kohė nė grindje tė parėndėsishme politike. Me rėndėsi ėshtė qė tė gjithė nė Kosovė ta kuptojnė gjendjen kritike nė tė cilėn ndodhet vendi dhe populli, kurse udhėheqėsit e Kosovės tė mos bėjnė asgjė qė do tė largonte vėmendjen nga objektivi pėrfundimtar, zhvillimi i negociatave qė shpresohet tė ēojnė nė pavarėsinė e Kosovės e cila ishte ėndėrr e tij dhe kėrkesė e popullit tė Kosovės. Si personalitet i rrallė qė ishte, ia pėrkushtoi gjithė jetėn lirisė e pavarėsisė sė Kosovės si edhe demokratizimit shqiptarė, duke i integruar nė gjirin evropian me miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara. Kryetari Rugova na mėsoi sesi tė orientohemi politikisht dhe shpirtėrisht, qė ta bindim botėn pėr lashtėsinė tonė, autoktoninė tonė dhe vlerat tona historike e tradicionale.

Rugova e filloi veprimtarinė e tij diplomatike nė Uashington nė vitin 1989 pėr tė siguruar pėrkrahje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikės pėr popullin e tij tė pėrvuajtur dhe vazhdimisht thoshte se ne shqiptaret kemi mjaft armiq e duhet tė pėrpiqemi tė bėjmė sa mė shumė miq. Fakti se pothuaj e gjithė bota i erdhi ne ndihmė Kosovės nė ēastin mė kritik tė ekzistencės sė saj, ėshtė gjithashtu meritė e kėtij burrėshtetasi i cili mishėronte Kosovėn martire dhe vuajtjet e popullit tė saj.

Presidenti Rugova ishte nismėtar dhe punoi ditė e natė pėr njė identitet politik e shtetėror pėr Kosovėn. Qysh nė fillim tė viteve 1990 ai u vu nė krye tė lėvizjes shqiptare pėr pavarėsi. Falė mėnyrės paqėsore me tė cilėn ai e udhėhoqi popullin e Kosovės gjatė kohės sė regjimit tė ashpėr tė Millosheviēit, dr. Rugova u kthye nė simbol i paqes dhe arriti tė njihet nė arenėn ndėrkombėtare si "Gandi i Ballkanit", (ndonėse atij nuk i pėlqente ky krahasim), pasi armiku i tij ishte dinak dhe i kishte nėnshkruar tė gjitha konventat ndėrkombėtare pėr respektimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut.

Ibrahim Rugova ishte njė njeri i shquar , nė anėn tjetėr ishte njė njeri mjaft i butė, njė figurė koherente qė i bashkonte njerėzit. Ai simbolizonte ėndrrėn e pavarėsisė sė Kosovės dhe njerėzit nė Kosovė ia kanė ditur kėtė meritė . Pėr kėto arsye, ai kurrė nuk humbi por gjithmonė fitoi. Ishte njeri i qetė dhe fliste pa bujė, vazhdimisht fliste nė emėr tė popullit tė Kosovės. Herė pas here ai do tė kalonte kohė shumė tė vėshtira, me shtypjen serbe nė njėrėn anė, me shpifjet e trillimet e pa vend qė ia bėnte shtypi filoserb nė Kosovė, por ai vazhdimisht dilte nga kjo situatė si njė simbol bashkimi. Janė kėto disa nga arsyet pse mendojmė se ai do tė kujtohet si "Babai i Kosovės moderne" dhe pasi Kosova ta fitojė pavarėsinė, Dr. Rugova do tė ketė njė vend tė posaēėm nė zemrat e tė gjithėve.

Tė gjithė e dimė, se ai nuk ishte njeri i bujshėm, nuk fliste me zė tė lartė, nuk ishte dinamik, fliste pak, dhe i peshonte fjalėt mirė. Me kėtė mėnyrė tė pabujshme ai bėhej shumė mė i efektshėm. Por gjėja mė sublime e karakterit tė tij filozofik ishte se ai rrezatonte pėr popullin e Kosovės stabilitet. Fakti qė ai qėndroi gjithmonė nė Kosovė, (pra edhe nė ditėt mė tė vėshtira), i bėnte njerėzit tė ndjeheshin tė qetė dhe kjo ishte shumė kuptimplote.

"Para disa kohėsh, kur fola nė parlamentin e tyre", shkruan nė kujtimet e tij Eliot Engel, thashė se "Dr. Rugova ishte Xhorxh Uashingtoni i Kosovės, ashtu si Uashingtoni ishte presidenti i parė i Amerikės ashtu edhe Dr. Rugova ishte presidenti i parė i Kosovės". Pra tė gjithė e kuptojnė se nuk ka tė ardhme tjetėr pėr Kosovėn pėrveē pavarėsisė. Ky ėshtė njė hap i madh pėrpara sepse nė fillim tė viteve tė 90-ta, kur flitej pėr pavarėsinė, jo shumė njerėz ishin dakord. Roli i Rugovės, ishte rol historik, pėr mė shumė se njė dekadė, ai ishte nė mbrojtjen dhe pėrfaqėsimin dinjitoz tė popullit tė Kosovės dhe aspiratės pėr liri e pavarėsi. Ishte njeriu qė ka njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė afirmimin e ēėshtjes sė Kosovės, tė ēėshtjes kombėtare dhe nė konsolidimin e Kosovės demokratike, sepse ishte njė politikan qė e mbante barrėn e njė misioni historik.

"Kam pasur nder ta mbėshtesė luftėn e tij dhe tė popullit tė Kosovės pėr paqe dhe liri" ka thėnė ish presidenti Amerikan Bill Klintoni, pastaj ai do tė shton: "E kam dashur dhe e kam admiruar shumė. Rezistenca e tij e padhunėshme ndaj shtypjes sė Millosheviqit e inspiroi botėn ", dhe natyrisht janė figura tė rralla ato qė mund tė bėhen si Presidenti Rugova pėr tė qenė njė forcė e rėndėsishme nė jetėn e Kosovės.
Popullariteti i tij nė mesin e kosovarėve dėshmonte pėrpjekjet e tij joviolente e cila ishte pranuar pa hezitim pėr tė ardhmen e Kosovės, dhe pėr kėtė arsye pėr shumė vite udhėhoqi fushatėn pėr paqe e demokraci nė Kosovė dhe fitoi respektin e botės pėr qėndrimin e tij parimor kundėr dhunės , duke u shndėrruar nė njė "lider historik" i cili tėrė jetėn ia kushtoi mbrojtjes sė drejtave tė qytetarėve tė Kosovės, dhe pėrmes paqes arriti shumė, sepse ishte shumė i vendosur edhe para kėrcėnimeve, nuk mashtroi idealin e tij tė joviolencės.

Presidenti Rugova e udhėhoqi popullin nė kohė sprovash dhe fitoi respektin e botės pėr mbrojtje e demokracisė dhe paqes , gjithnjė duke treguar durim dhe sinqeritet nė realizimin e vizionit tė tij pėr Kosovėn paqėsore, demokratike dhe multietnike, vazhdimisht do tė kujtohet si njeri i bindur me idenė pėr njė Kosovė nė paqe dhe demokratike.
Pavarėsia e Kosovės matet me famėn e tij sepse Presidenti Rugova ishte njė ndėr figurat mė popullore tė Kosovės qė ka kontribuar nė vetėdijesimin ndėrkombėtar pėr shqetėsimet e popullit tė Kosovės. Kėtė ai e ka bėrė gjithnjė mė mjete paqėsore. Me mėnyrėn profetike tė sjelljes dhe shprehjes e ka prekur jetėn e gjithė neve, madje duke i dhėnė trajtė politikės nė Evropėn Juglindore me personalitetin e tij tė fuqishėm kurse pozicionimi i Rugovės nė anėn e rrugės sė padhunėshme dhe demokracisė ka qenė porosia dhe amaneti pėr tė gjithė ata, qė mbajnė pėrgjegjėsi politike nė Kosovė.

Natyrisht, ėndrra e jetės sė tij ka qenė pavarėsia e Kosovės, pėr tė cilėn ėshtė pėrpjekur nė mėnyrė tė palodhshme, si edhe integrimi i saj nė familjen evropiane, mesazhit tė tij tė paqes, pėr konstruktimin e njė Kosove demokratike tė projektuar drejt njė ardhmėrie evropiane, mbetet thelbi i misionit dhe qėllimi paqėsor i filozofisė dhe lėvizjes qė udhėhoqi gjatė karrierės sė tij tė jashtėzakonshme duke punuar pėr tė mirėn e vendit, gjithmonė me parimet e joviolencės.

Rugova ishte njė emėr pėrmbledhės i kėrkesave tė shqiptarėve tė Kosovės dhe kishte rol vendimtar nė negociatat pėr statusin final tė Kosovės. Njeriu i paqes angazhohej, qė me mjete politike tė zgjidhej ēėshtja e Kosovės. Rugova ishte njė emėr i madh me pėrmasa ndėrkombėtare, moto e tė cilit ishte liria dhe pavarėsia e Kosovės me mjete paqėsore dhe me rrugė demokratike. Kėto veti mund t'i posedonte vetėm njė lider qė ia kushtoi jetėn Kosovės, ishte arkitekti dhe simboli i zhvillimeve pozitive nė historinė e afėrt tė Kosovės.

Edhe kur dukej si njė zė i vetmuar, nė betejė tė vetmuar, duke bartur njė shall qė thoshte se do ta varte, vetėm kur ta sheh vendin e lirė, admirohej nga tė tjerėt se si ėshtė duke ndjekur ėndrrėn e popullit tė vet nėn kushte tė jashtėzakonshme me aq urtėsi dhe me aq kėmbėngulėsi, prandaj u bėnė admirues dhe shokė tė tij. Presidenti Ibrahim Rugova ishte njė udhėheqės i jashtėzakonshėm, populli i Kosovės ishte me fat qė u drejtua nga njė njeri i tillė dhe tani duhet tė punojė pėr tė realizuar ėndrrėn e Presidentit Rugova pėr pavarėsi, dhe me tė drejt ėshtė konstatuar se Kosova ndoshta nuk do te ekzistonte sot pa vizionin dhe kėmbėnguljen e tij. Ai ishte njė njeri i madh dhe populli i Kosovės ishte me fat qė e kishte udhėheqės , atė njeri tė madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės pėr njė shtetet sovran, tė pavarur dhe tė njohur nga komuniteti ndėrkombėtar.

Pa dyshim: mund tė konstatojmė se Doktor Rugova, ia kushtoi gjithė jetėn luftės pėr pavarėsinė e Kosovės u bė i respektuar duke u krahasuar me figurėn e Babait tė Kosovės sepse me tė vėrtetė ishte njė i tillė-baba. Ishte lider i dimensioneve tė mėdha, njė gjigant politik dhe prijės i njerėzve qė kishin fat ta kishin nė ballė tė betejave. Pastaj u quajt ikona e pavarėsisė, u cilėsua njėra nga figurat mė tė shquara politike jo vetėm tė Kosovės, por nė mbar rajonin e trazuar sepse ai luftoi pambarimisht pėr pavarėsinė e Kosovės. Ishin kėto arsye qė e tmerronin Beogradin, prandaj vendosi hapur tė shkatėrronte Kosovėn, qoftė nėpėrmjet dhunės permanente apo edhe me luftė tė hapur. Tė gjitha kėto u bėnė pėr ta mbytur lėvizjen pėr pavarėsi, qė i printe arkitekti i saj dr. Rugova.

Madje edhe atėherė kur Prishtina ishte e zbrazur, kur nuk i kishte bashkėpunėtorėt afėr, atėherė kur nė Kosovė nuk kishte njerėz vendosėn pėr ta vrarė politikisht duke orkestruar takime tė dhunshme tė cilat pėr njė kohė u reflektuan negativisht, falė edhe propagandės sė keqe qė ekziston nė Kosovė, e cila vazhdimisht ka atakuar lėvizjen qė solli mė sė shumti rezultate. Por, pavarėsisht nga orkestrimet dhe propagandės sė fuqishme skenari serb dėshtoi, dhe me te dalėngadalė u pashatėn edhe zėrat kundėrshtues. Tė gjitha ato pėrpjekje u bėnė me tė vetmin qėllim pėr ta komprimituar politikisht dhe pėr ta diskredituar nė sytė e shqiptarėve tė Kosovės. Megjithatė sikur nė mėnyrė profetike ai doli edhe mė i fortė nga ky skenar serb. Edhe pas gjithė kėsaj, ai nuk do tė dekurajohet pėr tė ndryshuar filozofinė e tij paqėsore dhe vazhdimisht ka thėnė se "Kosova u pėrket shqiptarėve, serbėve, boshnjakėve dhe nuk duhet tė largohet askush nga kjo trevė, aq mė pak pėr motive politike.

Pas gjithė kėsaj, Bashkėsia Ndėrkombėtare erdhi nė mbrojtjen e tij, nė mbrojtjen e paqes dhe tė njeriut pasi tashmė ishin bindur se masakrat u kryen nga Beogradi. Kjo ėshtė e vėrteta, ka deklaruar Rugova para Tribunalit tė Hagės nė muajin maj 2002.

Pėrfundim:
Gjithmonė vėshtirė ka qenė pėr Ibrahim Rugovėn qė tė kryejė misionin e tij, sepse shumė nga personalitetet politike perėndimore nuk e kuptonin atė dhe nuk e kuptonin as mesazhin e tij. Madje ata e kanė trajtuar shpesh keq, tė padurueshėm kur ai kėrkonte nė emėr tė popullit tė Kosovės lirinė e saj. Por ai vazhdimisht ka dhėnė shembuj pėr tmerret e regjimit tė Beogradit qė ka ushtruar mbi popullin e Kosovės, duke theksuar se kėto tmerre njihen shumė pak dhe se nė atė kohė Presidenti Rugova kėrkonte t'u jepej fund kėtyre tmerreve. Ai kishte tė drejtė, prandaj vazhdoi tė pėrfaqėsonte me dinjitet patriotėt e Kosovės, deri nė atė pikė sa personat qė e njihnin dhe qė ishin marrė me Kosovėn e quanin Gandi i Evropės . Ai vazhdoi tė punojė dhe tė mbėshtesė lėvizjen evropiane, pasi mendonte se edhe liria e popullit tė tij, ėshtė e mundur vetėm nėpėrmjet krijimit tė njė Evrope tė bashkuar.

Ka shumė personalitete botėrore qė nuk e kanė kuptuar, tė tjerė e kanė keqinterpretuar. Por ai qysh nė fillim pėrfaqėsoi njė nga idetė mė tė vėshtira pėr t'u realizuar nė njė pjesė tė globit, qė ėshtė doktrina e Evropės sė bashkuar, ndonėse nė Ballkanin e trazuar dhe nė mes erėrave shoviniste ka qenė edhe mė vėshtirė. Me gjithė kundėrshtimet (e kėtyre viteve) qė i kanė bėrė nė skenėn politike, Presidenti i Kosovės ka pas kuraje qė tė vazhdojė tė pėrpiqet pėr idealin e tij nė njė nga zonat siē thamė mė tė vėshtira tė Ballkanit.

Ka qen vėshtirė tė luftohet pėr vetėvendosjen dhe vullnetin e lirė tė njė populli tė vogėl, kur kjo nuk korrespondon me dėshirėn e popujve tė mėdhenj. Rugova vazhdoi qė tė luftojė vetėm, ndonjėherė pa hasur nė mirėkuptim pėr njė ideal qė do tė mund t'i japė Evropės atė paqe pėr tė cilėn ka nevojė. Padyshim, Kosova ishte njė zonė nga mė tė ashprat nė Evropė, ku vepronte njė njeri tek i cili kishte besim jo vetėm bota por edhe shqiptarėt qė i qėndruan besnik. I besonin atij, sepse ai ishte shndėrruar nė njė idol pėr ta, nė njė idhull, nė njė profet tė pazėvendėsueshėm, kurse fjala e tij kurdoherė qetėsonte shpirtrat e trazuar, zbuste egėrsimet e mėdha, pashatėte furtunat e trishtėta.

Tė rikthehem edhe njė herė te vitet e '90-ta, kur u themelua lėvizja pėr liri, pavarėsi e demokraci me siglėn LDK. Bartėse kryesore e kėtyre proceseve ishte Lidhja Demokratike e Kosovės si partia e parė demokratike nė botėn shqiptare dhe nė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore, pikėrisht nė atė zonė ku filloi rėnia e komunizmit qė u pasua edhe me kohėn e shembjes sė Murit tė Berlinit. Kjo lėvizje u krijua nė kohėn kur Kosova ishte nė sulm tė egėr tė Beogradit pėr ta dominuar dhe pėr ta shkatėrruar kombin shumicė tė saj shqiptarėt.

Ndėrtimi i kėsaj filozofie paqėsore qė predikonte paqe e liri, pavarėsi e demokraci, pėr tė mbrojtur ekzistencėn nacionale, me njė fjalė vlerat njerėzore tė njė populli. Nė ndėrkohė u ndėrtuan edhe strukturėn shtetėrore tė Kosovės, pėrmes akteve madhore, siē ishin Deklarata e Pavarėsisė (korrik '90), Kushtetuta e Republikės sė Kosovės (shtator '90) si dhe Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės (shtator '91). Nė vitin 1992 u organizuan zgjedhjet e para tė lira presidenciale e parlamentare me qėllim tė funksionimit demokratik tė institucioneve kosovare. Kėshtu shteti i Kosovės filloi tė funksionojė i pavarur nė tė gjitha fushat e jetės. Nė botė ky shtet filloi tė njihet si "shtet i shqiptarėve tė Kosovės", "shtet paralel" i Kosovės. Ky ishte njė kontribut i drejtpėrdrejt nė aktet themelore qė sollėn vendin nė njė stad tė ri politik nė lėvizjen e popujve pėr liri e pavarėsi, ka theksuar Dr. Rugova.

Nė vitin 1998, kur LDK u forcua dhe shteti i Kosovės afirmohej gjithnjė e mė shumė nė arenėn ndėrkombėtare, Beogradi vendosi ta shkatėrrojė me sulm tė armatosur, duke shkaktuar masakra e shkatėrrime masive. Mirėpo bashkėsia ndėrkombėtare, doli nė mbrojtje tė popullit tė Kosovės, nė radhė tė parė SHBAt-tė dhe BE. Me ndėrhyrjen e NATO-s u ndėrpre dhuna, masakrat, gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit tė Kosovės dhe Kosova u bė e lirė mė 12 qershor 1999.

Pavarėsisht nga tė metat, nga plogėshtit, neglizhenca dhe mangėsitė nė udhėheqjen shtetėrore, nė kėto vitet e lirisė, Kosova falė angazhimeve tė presidentit Rugova, ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Presidenti i Kosovės, punoi dhe insistonte pėr njohjen formale e tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės. Pavarėsia do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės si dhe popullin e Kosovės , ka thėnė Dr. Rugova, duke nėnvizuar se "njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė, ėshtė vullneti politik i popullit dhe i qytetarėve tė vendit tim" . Po ashtu ai u angazhua qė Kosova tė ketė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt. Nė kėtė proces tė progresit tė Kosovės, dihet se ai gjithmonė ka inkurajuar institucionet vendore pėr tė cilat thoshte se po punojnė me UNMIK-un dhe vazhdimisht insistonte pėr bartjen sa mė shumė tė kompetencave tek institucionet shtetėrore tė Kosovės, tė cilave aq shumė iu besonte dhe ishte i sigurt se vetėm duke pasur kompetenca nė ushtrimin e detyrave dhe tė pėrgjegjėsive ato do tė jenė mė efektive.

Moto e tij ka qen pėrpjekja qė problemet tė zgjidhen me mjete paqėsore e politike, por kur kjo nuk ėshtė e mundur, atėherė lufta apo intervenimi nė emėr tė paqes e tė vlerave njerėzore e demokratike ėshtė ēėshtje e drejtė. Shembulli i Kosovės e ka treguar kėtė mė sė miri. Pas ndėrhyrjes sė NATO-s, Kosovės i ėshtė hapur perspektiva e brendshme dhe perspektiva e njė kombi tė lirė pėr integrime evropiane e perėndimore. Sepse perspektiva e Evropės ėshtė respektimi i tė gjithėve dhe integrimi i tė gjithėve nė njė bashkėsi tė kombeve tė lira duke pėrfshirė edhe Kosovėn.

Le tė shpresojmė se Kosova sė shpejti si vend i pavarur do tė gjendet edhe formalisht nė familjen e madhe evropiane, aty ku e kishte vendin gjithmonė, sepse Kosova e sotme ėshtė Dardania qendrore antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i njė civilizimi qė qėndron nė themelet e civilizimit modern evropian e perėndimor, ka qenė si pjesė e strategjisė sė tij rreth gjashtėmbėdhjetė vjeēare. Rugova e la Kosovėn nė njė moment shumė tė rėndėsishėm, por kjo nuk duhet tė frenojė progresin e arritur deri mė tani pėr tė realizuar atė qė ishte edhe ėndrra e tij: pavarėsinė e Kosovės. Me njė fjalė ai la njėherė e pėrgjithmonė skenėn politike. Por kontributi i tij pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė evident.

Mendoj se ėshtė vlerė morale dhe demokratike pėr Botėn dhe Evropėn tė mos zvarritė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Sepse Bota e qytetėruar nė krye me SHBA-tė i dolėn nė ndihmė atij dhe Kosovės nė ēastet mė dramatike qė kalonte kombi ynė. Tashti ėshtė obligim moral, madje mjaftė human i Evropės sė Bashkuar qė ta bėjė zyrtare njohjen formale tė Pavarėsisė sė Kosovės, ashtu siē e dėshironte dhe e ka kėrkuar vazhdimisht Presidenti i Parė i Kosovės dr. Ibrahim Rugova.

Bernė, 10 qershor 2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara