HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LARMI KONCEPTESH NĖ THESARET E NJĖ POEZIE

-- nga Shefqet DIBRANI

Shefqet Dibrani

Visar Zhiti, "THESARET E FRIKĖS", poezi, botoi Shtėpia Botuese "OMSCA-1",
Tiranė 2005, faqe 248.
ISBN: 99927-52-61-0

Poeti Visar Zhiti me secilin libėr ka mahnitur lexuesin, sidomos ka fascinuar adhuruesit e poezisė sė tij. Kėtė e dėshmon edhe libri "Thesaret e frikės", njė libėr qė sjell shqetėsimet dhe preokupimet e poetit pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e vendit tė tij. Ai duke iu rikthyer tė kaluarės, qoftė pėrmes imagjinatės ose vetėm si reflektim, ka pėrshkruar tė tashmen, pėr tė ndritur tė ardhmen. "Thesaret e frikės" ėshtė libėr mjaftė voluminoz, do tė thotė tė lodh deri sa ta lexosh, por sikur nė ēdo libėr tė mrekullueshėm edhe ky libėr tė krijon ēlodhje, jo lodhje. E tėrė lėnda qė trajtohet nė poezitė e Visarit ėshtė njė dramė, njė ngjarje e pėrjetuar krajatave jetėsore, kurse protagonisti kryesor, qoftė si narracion ėshtė personazhi tashmė i evidentuar Visar Zhiti.

Poezia e tij sidomos kjo qė ėshtė pėrmbledhur brenda kapakėve tė kėtij vėllimi poetik nė nuanca tė caktuara ka elemente tė tė gjitha zhanreve letrare, pa harruar tė theksojmė se nga poezia nė poezi lexuesi do tė ndesh edhe tipe tregimesh tė bukura artistike qė rrjedhin dhe rrėfejnė ngjarje tė caktuara, pastaj poezi tė tjera ngjasojnė me reportazhin qė kanė dal si inpresionim nga ndonjė udhėpėrshkrim qė mund tė ketė bėrė poeti nė rrugėtimet e tija sa tė nevojshme po aq tė domosdoshme, pėr tė krijuar vlera pėrkatėsisht forma brilante tė poezisė. Nuk ėshtė e kotė kur thuhet se poeti ngjason me bletėn, sepse edhe ai thith vlera nga kulturat e pėrparuara, i pėrpunon nė laboratorin e tij krijues dhe pastaj nė libėr i inkorporon pėr lexuesin e kombit tė vet. Por, nė kėto marrėdhėnie ndėrletrare, arti dhe poezia e tij sigurisht reflekton dhe rrezaton dije dhe kulturė e cila me tė gjitha vėshtirėsitė ka filluar tė depėrtoj dhe tė pranohet edhe nga vendet nė ndryshim dhe ato tė zhvilluara. Nė kėtė pikė jemi mė tė sigurt te poezia e Visar Zhitit e cila mė mirė se poezia e secilit poet shqiptar ka shtrirė ndikimin e saj edhe pėrtej kufijve nacional duke u pranuar dhe vlerėsuar si njė "Thesar" jo aq i frikshėm sa impresionues si njė lloj shkėmbimi nė mes tė vendeve dhe kulturave.

Kjo larmi konceptesh defilon kudo duke vėnė nė pah vlerat e gjithanshme tė njė poezie, tė njė arti, pėr tė parė se nė poezinė e Visar Zhiti nuk ka vetėm "Thesare tė frikės" por mė shumė ka thesare arti dhe vlerash. Sado qė autori ia vėnė kėtė titull sugjestiv qė nė pamjen e parė tė shkakton frikė dhe shqetėsim, ngase leximi i poezisė tė futė nė njė botė tė frikshme, nė njė botė shqetėsuese, megjithatė vlerat e poezisė sė tij edhe brenda kėtij libri janė "thesare" qė duhet vlerėsuar dhe avancuar, ngase poezia e Zhitit impresionon. Tashmė autori ėshtė njėri nga poetėt mė popullor qė ka Shqipėria e sotme dhe pėrgjithėsisht hapėsira shqiptare, sidomos nė kėtė dhjetėvjetėshin e fundit. Vlerat e poezisė sė V.Zhitit tashmė nuk mund tė pėrkufizohen vetėm nė planin estetik e letrar, sepse vlerat e poezisė sė tij kanė njė mision pėr vetėdijesim moral, po ashtu kanė koncept filozofik e pse jo edhe tentativė pėr njė ndikim tė drejtpėrdrejt nė fenomenet e pėrditshmėrisė, qofshin kėto edhe politike tė cilat pėrfaqėsojnė virtytet dhe vlerat mė sublime tė njė letėrsie.

Visar Zhiti, jo vetėm si poet por edhe si njėri ka ngadhėnjyer mbi injorancėn dhe kohėn e sistemit totalitar qė tashmė mund ta pėrjetojmė vetėm pėrmes poezive artistike qė nxjerrin dufin dhe mllefin e burgjeve tė pafundme tė Shqipėrisė, tė cilat ishin bėrė varr edhe pėr vetėn e saj, pa le pėr ata qė ishin nė biruca, a nė skutat e pamėshirshme. Por falė poezisė, (siē e ka thėnė edhe vet autori), ai ka ngadhėnjyer mbi tė gjitha. Pra edhe mbi diktaturėn dhe kohėn e proletariatit komunist. Edhe mbi injorancėn dhe injorantėt e shumtė. Libri "Thesaret e frikės" mėton kėtė ndjenjė, rrėfen kėtė pėrbuzje dhe dėshmon kėtė ngadhėnjim sepse poezia e librit ėshtė dėshmia mė specifike e gjallėrimit dhe krijimit duke u identifikuar si pėrfaqėsonjėse e rrymės pasmoderne tė poezisė shqiptare.

Pėr lexuesin e pasionuar tė Zhitit, veēmas tė atyre qė ia kanė pėrcjell mė vėmendshėm poezitė, do tė shohin se Visar Zhiti ka ruajtur njė kontinuitet tematik dhe motivor, por ndryshimi nė kėtė mes ėshtė qasja e temės dhe motivit, me mesazhe pėrmbajtjesore qė dalin nga kjo formė e krijimit pėrkatėsisht nga kjo metodologji qė ka ndjekur. Pse themi kėshtu: Poezitė e burgut dhe tė udhėpėrshkrimeve i hasim edhe nė librat e tjerė, sikurse edhe motivin e ēdo poezie qė ėshtė shkruar nė kėtė libėr, por veshja me eksplicitet dhe plascitet ėshtė njė performancė e re, me qė rast u ka dhėnė nuancim motivor e tematik paksa mė sugjestiv qė i shtojnė vlerėn poezisė, temės a motivit duke qitur nė pah mundėsinė, edhe prirjen pėr tė manovruar e kalkuluar me formėn dhe idenė e poezisė. Te V. Zhiti kėto eksperienca dhe kėto mundėsi janė krijuar me pėrvojėn kohore si prirje artistike e mėnyrės sė krijimit, pa pėrjashtuar mundėsinė e reflektimit tė gjithė katrahurės politike, ekonomike, sociale dhe kulturore tė vendit duke ndikuar nė mjaft motive poetike qė ti shohė dhe trajtoj nė njė dritė tė re, nė njė vizion tė ri pėr tė realizuar nė mėnyrė eksplicite pėrformancėn artistike tė poezisė e cila i duhet ashtu sikurse i duhet kjo vlerė edhe njė spektakli a drame artistike.

Poezinė e Zhitit (jo vetėm kėtė brenda kėtij libri), e karakterizon mėnyra e beftė, vizualiteti dhe tejdukshmėria, pėrkatėsisht rrjedhshmėria sa transparente po aq sugjestive, pėrplot hove gėzimi e qaste dėshpėrimi, tė ngarkuara herė me emocione tė zjarrta, diku tjetėr me pasione tė forta, herė me dhembje tė thellė, dhe karaktere tė qėndrueshme njerėzore, qė e kanė bėrė poezinė mė tė dashur, dhe mė tė adhuruar, me qė rast ka sforcuar edhe mė tej mendimin e Robert Elsit se Visar Zhiti ėshtė Poeti mė Popullor i Shqipėrisė sė sotme. Kėto vlerėsime kaq pozitive e bėjnė poezinė e Visar Zhitit tė karakterizohet nga ndjenja e butėsisė dhe urtėsisė, qė ka mesazh tė fuqishėm, pėrplot shenja e nuanca pėrjetimi tė cilat shkojnė gjer nė hyjnizime artistike si njė vlerė, kurse poezia dihet se ka mision human pėr ta edukuar dhe emancipuar njeriun e sotėm, veprimin e tij dhe pėrgjithėsisht tė sistemit dhe shoqėrisė qė ėshtė nė ndryshim e sipėr.

Ashtu sikurse zhvillimet qė pėrparojnė, ashtu edhe pėrkufizimet letrare pėrkitazi me poezinė e Zhitit kanė ndryshuar duke kapur zenitit e vlerėsimit dhe tė pranimit, gjė qė libri "Thesaret e frikės" plotėson kuotėn e njė vlere qė duhet jo vetėm respektuar, por qė duhet pėrkrahur dhe avancuar drejt majave tė letėrsisė botėrore. Poezia e Visar Zhitit pėrshkruan njė realitet si vizion letrar, por me gjithė shqetėsimet e kohės, me gjithė pėrbuzjet dhe injorimet ai ka shikimin nė tė ardhmen e ndritur, qė ėshtė diku tej maleve, pėrtej shtat kodrave a mėtanė nėntė deteve qė synon tė pushtoj hapėsirėn shpirtėrore e njerėzore. Ai me njė vrull tė paparė, me njė energji tė pa shoqe vrapon pėr ta kompensuar kohėn e quar kot, jo me dėshira e tij, por nga dhuna e shtetit qė ushtroi mbi te dhe mė nė fund ia doli, arriti qėllimin e tij, pėr tė jetuar pėrtej jetės reale, pėrtej vdekjes abstrakte, sepse poeti i ka dy jetė atė qė e jeton me gjithė pėrbuzjet dhe ajo tjetra ėshtė e artit tė tij e cila do tė vazhdon jetėn, ekzistencėn edhe mė tej, edhe pas sa e sa brezave qė do tė vijnė. Ndoshta janė ndryshimet e fundit qė ia kanė shtuar ritmin, pėrkatėsisht kuptimin jetės, sidomos punės krijuese qė dalin si ngutje pėr tė rrėfyer, ndoshta mėton ta ndryshon, mendjen dhe konceptin e Njeriut tonė. Ose tė paktėn tė ushtroj ndikimin e tij, pėr aq sa mundet dhe pėrkrahet, por s'ka dyshim ai po ndikon vetėdijshėm te brezat qė do tė vijnė, te ata qė me pasion do ta lexojnė poezinė e tij, vlerat artistike tė saj, kurse poezinė e tyre do ta krijojnė si pasion, jo si nevojė, jo si domosdoshmėri pėr tė jetuar prej saj.

Por, siē ėshtė thėnė edhe nga tė tjerėt, Visar Zhiti ka njė mėnyrė sugjestive tė tė rrėfyerit, dhe pikėrisht kjo mėnyrė, kjo mundėsi shprehėse e fuqizon poezinė, duke e bėrė atė mė melankolike, mė tė beftė dhe mė tė pranueshme pėr secilėn kategori tė lexuesve, por qė kėrkon pėrkujdesje specifike gjatė interpretimit. S'ka dyshim poezia e Zhitit ėshtė njė sintezė e preokupimeve letrare tė cilat i ndėrlidh me fatin e individit nė shoqėri, sidomos nė shoqėritė ballkanike, vende kėto nė tranzicion, ndryshimet e tė cilave po manifestohen me pėrplot trauma politike, ekonomike sociale e tjetėr fare, por qė ngjizen nė poezitė e kėtij libri si llamba magjike, tė cilat rrėfimin dhe interpretimin e mveshin me atė vellon e realitetit jetėsor.

Mėnyra qė ka zgjedhur poeti pėr tė interpretuar mendimet e tija, sidomos gjuha e rrjedhshme, vokabulari i pasur, ashtu sikurse nocionet e shumta letrare e kanė bėrė mė tė kuptueshme mėnyrėn metaforike dhe simbolikėn e saj e cila i jep poezisė nuancime tė theksuar letrare. Por e gjithė poezia e Zhitit mund tė kuptohet edhe si njė interpretim shqetėsues, po mė shumė dalin si njė shqetėsim shpirtėror pėr gjithė hallakatjet dhe trazimet e ambientit shqiptar, me gjithė rrokopujėn qė ka mbėrthyer sojin e politikės dhe te administratės, e cila ka mbetur pa identitet e pa autencitet. Poeti nė mėnyrė letrare e parqet mėnyrėn komplekse tė dramės sociale qė po jetojmė, e cila sikur ėshtė bėrė ves i keq qė duhet tė luftohet. Metodologjia e perceptimit tė fenomeneve e ka shtyrė poetin tė ndėrmarr diēka nė organizimin e vargjeve dhe tė bėjė njė strukturė artistike e cila nxjerr nė sipėrfaqe vlerėn artistike duke na dhėnė mundėsin e interpretimit se poeti ėshtė Njeri po mė shumė artist.

Mund tė themi se Visar Zhiti ka standardizuar mėnyrėn e krijimit tė tij por nė ndjenjėn e tij mė shumė ngėrthehen vlerat mė humane tė shoqėrisė njerėzore, toleranca dhe bamirėsia si vlera universale qė kanė pushtuar shpirtin e tij, ndjenjėn e tij prej njė misionari letrar ndėr mė tė dashurit dhe adhuruarit qė ka Shqipėria e sotme. Vlerė kjo qė nuk arrihet kollaj dhe as me pasuri tė patundshme. Kjo vlerė arrihet vetėm me pėrkushtim dhe me njė humanizėm siē e ka jeta dhe poezia e Visar Zhitit. Dhe kėto vlera janė me bollėk, nė secilėn poezi, nė secilin varg duke u bėrė model formėsimi e trajtimi nga kritika dhe studiuesit e zhvillimeve letrare kėtu tek ne, apo edhe nė pėrmasa ndėrkombėtare.

Porosia qė del nga mesazhet e poezive tė shumta ėshtė njė univers vlerash komplekse sepse ai vazhdimisht kėrkon pajtim dhe sugjeron pėr mirėkuptim ndaj viktimės dhe tė viktimizuarėve por nė asnjė rast nuk pranon format nėnēmuese dhe tė poshtėrimit qė ia ulin vlerėn qenies njerėzore, qė lėndojnė karakterin e saj. Nė raste tė caktuara poezia lexohet edhe si pezėm, edhe si protestė ndaj fenomeneve e veprimeve qė cenojnė dhe lėndojnė personalitetin e njeriut tė rėndomtė, njeriut tė popullit siē ėshtė edhe vet poeti dhe lutjet e tija-poezitė.
Poezia e Visar Zhitit ėshtė poezi e stėrholluar tė cilėn e pėrshkon ndjenja empirike e rrėfimit, ajo nuk ka standarde tė caktuara dhe as nuk ėshtė poezi e shabllonizuar qė i pėrmbahet ekskluzivisht njė koncepti.

Nė poezinė e Visar Zhitit gjenden tė gjitha llojet e shkrimit tė poezisė, vargje tė poezisė klasike, ritmike po mė shumė vargjet e tija janė vargje tė ndjenjės qė i pėrshkon lirizmi i theksuar me tė gjitha atributet e njė poezie moderne me vargje plotėsisht tė lira, por si gjithnjė Visar Zhiti edhe nė kėtė libėr ėshtė novator i formave dhe strukturės sė poezisė duke sjell vazhdimisht risi pėr tė cilat ai investon nė ēdo kohė dhe nė ēdo hap pėr t'u paraqitur nismėtar dhe pėr tė befasuar lexuesin, po mė shumė pėr tė dėshmuar mundėsinė e qasjeve qoftė edhe teknike, po edhe tė strukturimit tė poezisė e cila vazhdimisht merr konotacione nistore duke dėshmuar angazhim maksimal, pėr qė gjė e bėnė mė tė dalluar poezinė, kurse poetin pėr ideshmėri tė pafundme.

Po ashtu, librin e pėrshkojnė vlera tė rralla artistike gjuhėsore, dhe sintaksore, duke ia rikthyer leksikut tė poezisė shumė fjalė dhe shprehje mė pak tė pėrdorura pėr tė mos thėnė fjalė e shprehje tė harruara. Po njė e veēantė tjetėr e librit ėshtė se ka shumė poema tė cilat ia rrisin vlerėn dhe volumin librit, sepse librat voluminoz (edhe tė poezisė), kanė filluar tė defilojnė edhe nė vitrinat e librarive dhe bibliotekave tė mėdha botėrore, element ky qė ka nis tė manifestohet edhe nė hapėsirėn shqiptare. Ndoshta kjo gjė do tė merr hovė pėr vet faktin se nuk mund tė thuhet aq shumė me dy vargje se sa me dy-tre faqe tė librit, sikurse qė nuk mund tė thuhet aq shumė me njė a dy fjalė tė vetme nė njė rresht, aq sa mund tė thuhet dhe tė shprehet me vargje tė gjata e fjalė tė shumta tė cilat i japin autorit mundėsi shprehėse e interpretimi shumėfishė mė shumė dhe mė mirė se sa nė rastet e poezive tė shkurtra. Gjithashtu po hynė nė modė, pėrkatėsisht do tė hyjnė nė modė botimi i librave me poezi voluminoze dhe ky eveniment po shihet pikėrisht te autorėt serioz tė cilėt poezinė e krijojnė si pasion, ngase nuk vuajnė pėr tė pasur sa mė shumė tituj, as sa mė shumė libra, por shihet qartė se ata janė nė kėrkim tė vlerės dhe mendimit letrar, pėrkatėsisht mendimit poetik.

Libri me poezi "Thesaret e frikės" ėshtė konceptuar si njė pėrmbledhje me poezi tė zgjedhura, ngase nga poezia nė poezi, pėrkatėsisht nga cikli nė cikėl lexuesi do tė ndeshet me qasje e motive tė ndryshme, me tema tė pėrsėritura siē janė poezitė e burgut dhe kush i ka lexuar edhe romanet e Zhitit do tė habitet nga ngjashmėria dhe identiteti, por mėnyra e sendėrtimit tė vargut ndryshon, ashtu siē ndryshojnė idetė, madje nganjėherė ka dal njė duf dhe njė pezėm mė pak i pėrmbajtur se sa nė librat e fillimit. Mė duket se nė librat e fillimit sikur poeti ka bėrė pėrpjekje t'i shmanget gjuhės sė ashpėr, shprehjes sė shėmtuar, edhe pse tashti shprehja e Visar Zhitit ėshtė artistike sikur ndihet dhe pėrjetohet mė shumė gjėma dhe vuajtja, jo vetėm e tij, por e tėrė njė kombi ndėr diktaturėn komuniste e cila shkretoi dhe ngadalėsoi shumė procese, shumė zhvillime edhe kulturore por edhe letrare. Ndonėse poezitė e burgut pėrjetohen si kthim nė tė kaluarėn pėrkatėsisht janė parė si njė retrospektiv qė ka humnerizuar njė periudhė tashmė tė kaluar, pasojat e sė cilės po i heqin jo vetėm ata qė ishin nėpėr ato burgje, por njė shoqėria e tėrė e cila me vėshtirėsi po rimėkėmbet.

Gjithsesi preokupim i poetit ėshtė drama jetėsore, qoftė kjo personale apo e njė shoqėrie si tėrėsi, pėrndryshe ai ka arritur qė tė ngjizė fantazinė me realitetin, kurse nė gjithė ato udhėpėrshkrime (qofshin vetėm poetike), ai ėshtė poet qė me fjalėn artistike ka krijuar magjepsjen dhe respektin e tė gjithėve. Shkaku qė rreket pėr tė krijuar poezinė ėshtė i parėndėsishėm, madje i pa perceptuar pėr syrin dhe mendjen e njeriut tė zakonshėm, por thellėsia e interpretimit dhe mėnyra artistike mbetėt si gjėja mė magjepse mė shpirtėrore dhe mė humane qė ka njeriu, pėrkatėsisht poeti pėr tė cilin po flasim.

Libri me poezi "THESARET E FRIKĖS" ėshtė i ndarė nė tetė kapituj tė ndryshėm:
1."Zbritje nga qielli",
2."Forma tė qelqta ndjenjash",
3."Pėrplasje me mermerin e verbėr",
4."Tri net tė vjetra nė Kostandinopojė",
5."Duke ndjekur lirikat e hershme si kopenė e kuajve",
6."Nė festėn me tradhtarė",
7."Ikje tė tjera dhe (sur)realizėm i vonė" dhe
8."Pergamenat e fundit me lėkurėn time", tė cilat shpėrndahen si njė mozaik ngjyrash, pėrjetimesh dhe interpretimesh prej mė interesante.

Poeti bėhet pjesė e universit, e gjithėsisė dhe e planetit tonė, tokėsor dhe qiellor, pastaj udhėtimi i tij marramendės nėpėr plasat e tokės do tė shkoj pėrtej botės reale duke u pėrplasur nė ferrin qė ka jetuar, dhe duke u fascinuar nė parajsėn e gjetur mbi tokė, qoftė nė Kostandinopojė, nė Romė, nė Tiranė apo thjesht nė Kosovė, ku ka parė tė ardhmen me syrin e perspektivės dhe tė lumturisė e cila nuk duhet tė mungojė as pėr poetin Visar Zhiti. Ndonėse realitetet mund tė jenė tė tjera dhe dėshpėrimet mund t'i lexohen edhe nėpėr poezitė e shumta, ai prapėseprapė tė ardhmen dhe ngadhėnjimin i sheh si forma tė mundshme dhe tė arritshme, prandaj poezia e tij gjithmonė kundrohet nga prizmi pozitivė duke e shikuar jetėn nė sy.

Pėr ta shikuar tė ardhmen me objektivin zmadhues tė dashurisė, poeti krijon vargje dhe sekuenca lirike qė rrjedhin edhe nė mes tragjikes dhe absurditetit, por, poezisė i japin lirizėm kurse lexuesin e relaksojnė nga ai stres qė mund tė jetė zhytur ngase poezia pėr poetin ka qen "lavire" ajo-poezia tashmė ia ka krijuar dashurinė pėr tė cilėn ia vlen tė jetohet mė shumė se sa tė flijohet, ngase flijimin pėr poezitė e ka hequr nė lėkurėn e tij nėpėr burgjet e famėkėqija te sistemit, prandaj ai jetėn e shikon nė sy ngase ia vlen pėr tė jetuar qoftė edhe pėr ta shkruar edhe njė varg mė shumė, edhe njė dashuri pėr fund. Vetėm njė poet i madh qė ka pasur privilegjin e njė jete pėrplot privime prej atyre mė elementare deri te gjėrat ekzotike mund tė krijoj njė poezi artistike, me vlera tė mirėfillta letrare e cila ka tėrhequr vėmendjen e lexuesit dhe tė kritikės letrare, qoftė asaj nė shkallė kombėtare apo edhe me pėrmasa botėrore.

Poezia e Visar Zhitit ėshtė poezi transparente, pa elekuizem dhe sforcime tė sofistikuara, pa zymtėsi dhe bubullima qė vijnė si njė tronditje shpirtėrore. Bubullimat e poezisė vijnė si gjėmė nga thellėsitė e mesjetės tashmė tė lėnė pas, pėr tė dalė nė dritėn e njė dite pėrplot shpresė, pėrplot perspektiv dhe ngadhėnjim. Vetėm ai e ka pėrballur vetmin, izolimin dhe nėnēmimin tė cilat i ka sfiduar falė poezisė, prandaj sharmi i poezisė sė Zhitit ėshtė i motivuar nė jetėn e tij pėrplot sakrifica e zhgėnjime pėr t'iu kthyer besimi te njeriu te shoqėria, kurse kombin e shikon si njė tėrėsi territoriale qė shtrihet jo vetėm nė hapėsirėn ballkanike, por sipas hapėsirės poetike nė tėrė universin, si njė qasje e tėrėsishme, unifikuese, pėrplot dritė dhe ngadhėnjim, mbase njė afinitet krijues, synime kėto qė i dalin herė mė tė hapėta, herė mė artistike por gjithsesi parė nėn prizmin e progresit dhe perspektivės.

Visar Zhiti ėshtė poeti qė sfidoi tė gjitha marrėzitė e sistemit totalitar, jeta aq sa dhe vepra e tij, janė bėrė pikėsynim qė pasqyron tė gjitha zhvillimet politike dhe historike tė atdheut dhe kombit nė pėrgjithėsi. Ai me vetėmohim ka mbijetuar nė aspektin fizik, dhe duke mbijetuar fizikisht ka shpėtuar poezinė e tij kaq tė mrekullueshme e cila jo qė e nderon poetin por i jep famė kombit dhe atdheut qė aq shumė e persekutoi.

Ai ėshtė njė fenomen i rrallė i cili kurdoherė ka sjell larushi motivesh e idesh nė poezinė shqipe, dhe padyshim pa veprėn e Zhitit poezia shqipe do tė ishte mė e pakt nė sasi dhe shumė mė e paktė nė cilėsi. Ai ėshtė njė fenomen qė i erdh letėrsisė nė ēastet e duhura pėr t'i zgjeruar kufijtė e admirimit dhe mbase edhe tė ndikimit tė poezisė shqipe edhe mė larg, duke paralajmėruar ekzistencėn letrare e cila edhe nė kėto kriza tė njė shoqėrie nė ndryshim ka sjell vlera tė pranueshme dhe tė admirueshme duke e bėrė poezinė shqipe njė realitet qė duhet dhe meriton me u respektuar.

Janė kėto imazhe qė dalin nė takimin e parė me poezinė e Zhitit, nė secilin rilexim kėto imazhe japin porosi tė reja ku mund tė nxirren interpretime tė vazhdueshme dhe tė pafundme qė pasqyrojnė realitetin, tejkalojnė atė, dhe vazhdojnė fluturimin drejt universit pėr tė dhėnė mesazhin e bukur artistik, tė njė poezie, tė njė gjuhe dhe tė njė kombi fisnik.

Krijimtaria poetike e Visar Zhitit ėshtė njė dramė e jetuar, ėshtė njė realitet qė pėrshkruan tė tashmen dhe ėshtė njė rrėfyes pėr tė ardhmen pėrplot ide e mesazhe qė pėrjetohen si asonanca ekzotike tė cilat si njė mit kanė mitizuar edhe qenien e poetit nė ekzistencėn e tij tė pėrtej varrit, nė amshimin e pėrjetshėm sepse poezia e Zhitit ėshtė njė kodifikim i sė tashmes qė do tė interpretohet edhe nė tė ardhmen, ngase tė gjitha parametrat e poezisė sė Zhitit flasin pėr njė poezi tė qėndrueshme e cila do t'i sfidoj kohėrat pėr t'i shėrbyer njerėzimit. Ajo ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me njeriun, shoqėrinė dhe universin letrar, me pėrmasa tė jashtėzakonshme ndikimi, e ēiltėr dhe kodifikuese pėr koncepte dhe sisteme tė caktuara, qofshin kėto koncepte e sisteme letrare apo thjesht politike.

"Thesaret e frikės" simbolizon metaforėn e njeriut, krijuesit, jetėn e tij, sakrificėn dhe ngadhėnjimin, nė luftė tė pėrhershme me padrejtėsinė, me tė keqen dhe vandalizmin e sistemit qė pėrshkruhet pak a shumė si njė dramė tragjikomike, madje e brishtėt sepse e brishtė ishte jeta e poetit, kurse titulli kaq sugjestiv "Thesaret" jo tė pasurive por tė "frikės" del si njė akuzė pėr mėkatet dhe mėkatarėt e shumtė. Poeti kurdoherė i sfidon duke inkurajuar njeriun pėr jetė e gjallėri pėr njė vazhdimėsi ashtu siē ka vazhduar jeta e njeriut e cila e bėnė poetin si njėrin nga poetėt mė tė dalluar tė tashmes krijuese, si njė pasqyrim real, se arti i mirė mund tė shkruhet edhe nė kohė tė vėshtira, qofshin kėto vėshtirėsi tė natyrės politike, kulturore apo thjesht tė natyrės sociale. Gjithsesi libri "Thesaret e frikės" shėnon arritjet me tė larta tė poezisė shqipe qė krijohet nė ditėt e sotme jo vetėm pėrbrenda Shqipėrisė por nė kuadrin e hapėsirės shqiptare nė pėrgjithėsi.

Korrik 2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara