HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


AT DONAT KURTI O.F.M.

At Donat Kurti Ka lé nė Shkodėr mė 3 shtator 1903. Nė vitin 1937 nga Universiteti "San'Antonio" i Romės, i jepėt titulli "Doktor i Shkencave". Asht i njoftun ndėr franēeskanėt ma tė ditun dhe rreshtohėt ndėr shkenctarėt qė kanė dalė prej asaj vatre tė pashterrėshme tė kulturės sone shqiptare. Thėmelet e vueme prej At Gjeēovit u ngritėn nalt nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, At Benedikt Dema etj. me veprat e mėdha qė i lanė trashigim Atdheut, tue i pėrjetėsue ato nė "Visaret e Kombit".

Prof. Dr. Norbert Jokli e cilėson At Donat Kurtin: "Njė ndėr prozatorėt ma tė mėdhaj shqiptarė". Nė vitin 1946, At Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit tė Fretėnve "Illyricum" tė Shkodrės. Asht drejtor i atij Gjimnazi, qė asht cilėsue vatra prej ku pėrhapeshin shkėndijat e atij atdhetarizmi dhe tė asaj kulture shqiptare, mbi tė cilat u ndėrtue pėrjetėsisht binomi "Fé e Atdhé".

Prof. Simon Pepa, shkruen: "Dhe tani, nė 55 vjetorin e botimit tė "Iliadės" shqiptare tė gjithė ata qė e mblodhėn dhe e botuan nuk janė mė. Edhe Kuvendi Franēeskan ku punuan, ėshtė kėthyer nė gėrmadhė." (Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30). Asht pragu i ngjarjėve tė zeza qė dukej se po vinin. At Donati, shkon nė Tiranė aty nga gjysma e tetorit tė vitit 1946, pėr me takue Nako Spiron, dhe me bisedue nė lidhje me problemet financiare tė shkollės. Jo vetėm qė nuk takohet me té, por edhe mėrrin me kuptue se jo vetėm shkollės por edhe mėsuesve po u vinte fundi. Me tė ardhun nė Shkodėr At Donati, kryen aktin burrnor tue thye vulėn e ftohėt tė shkollės, pėr mos me u ra nė dorė komunistėve kėshtu, qė, i pret mundėsinė me falsifikue dokumenta tė atij Gjimnazi.

Dhe nuk asht larg 11 nandori 1946, kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futė armėt dhe akuzon Fretnit pėr kėtė akt tė ultė qė u krye nė Kishėn Katolike Shqiptare, nė tė gdhimė tė datės 17 nandor 1946, nga vetė ata. Me datėn 12 nandor asht ndėr tė parėt qė arrestohet At Donat Kurti, me akuzėn e formimit tė Partisė Demokristjane, tė futjes sė armėve nė Kishė, edukator i rinisė me frymėn fashiste, njė ndėr bashkėpuntorėt e "Hyllit tė Dritės", qė ka lavdėruar fashizmin etj. Akuzat e rreshtojnė ndėr ata klerikė qė nuk pritej prej askujt shpėtimi i kokės sė tij. Ai ishte i sėmurė me njė ulēėra kronike, nga e cila ka vuejt gjithė jetėn. Ndoshta, gjendja shėndetėsore e randė nė birucat e Sigurimit, u ka krijue pėrshtypjen xhelatėve se "nuk e ka tė gjatė", prandej po e lamė tė vdesin ndėr burgjet e mnershme qė ka vuejt dėnimin e pėrjetėshėm, mbas pretencės sė prokurorit qė kėrkoi pushkatimin e tij.

Hetohet nga kriminelėt Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi, Hysni Ndoja etj. Qėndron kokfortė, ashtusi kishte edhe natyrėn e tij para armiqve, nuk thehet as nga frika, as nga torturat por asht ballhapėt dhe trim para tė gjithė presioneve. Asht i vetėdijshėm se e pret plumbi.

At Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i pėrbamė nga: Kryetar, Misto Bllaci, antarė, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror, Namik Qemali: "Nuk kam punue pėr fashizmin asnjėherė... tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin pėr me kėrkue lirimin e kuvendit qė na kishte zanė ushtria gjermane... herėt tjera At Matia ka shkue vetėm tek gjermanėt, mbasi dinte vetė gjermanishten e merresh vesht direkt... Me zbritjen e partizanėve nė Shkodėr, kemi mbajtė qėndrim tė ftoftė pėr 4-5 muej mbas vėndosjes sė Pushtetit, unė pėr vehten teme e kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahej rrezik pėr Fenė... Monsinjor Gjini, me t'u emnuem Delegat vitin e kaluem i ka drejtue njė memorandum delegatit franēeskan, ku kėrkohej tė respektohen tė drejtat e katolikėve nga qeveria, mbasi ato tė drejta qė i takojnė po shkeleshin ēdo ditė... Pėr armėt nė Kishė nuk dij gja... Me rastin e 2 dhetorit 1945, unė kam dalė pėr votime, por votėn e kam hjedhė nė arkėn boshe.

Natyrisht, kėtė e kam ba si kundėrshtar i rregjimit komunist... njė mikroskop, njė aparat fotografik, 20 filma, njė makinė shkrimi, njė gramafon dhe njė arkė me libra e dorėshkrime i kam mėshef nė njė odė e cila asht nalt pa shkallė, dhe po tė mos tė tė ēojė kush, nuk e gjenė dot... Pėr né, e quej ma tė rrezikėshėm qenjen e kėtij Pushteti kėtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrėn e Padėr Gjon Shllakut me pseudonim "Forca Atomike", e kam ruejt pėr dokument, mbasi ajo tregon qėndrimin e Padėr Gjon Shllakut, nė burg... Nuk e ndiej vedin fajtor..." (Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranė)

Kėshtu edhe At Donati, me kėtė grup ku bante pjesė Don Anton Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikatė qėndrimi i Anės Daja dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Ēela njėditė para gjyqit, e vazhdon skenarin e filmit jugosllav "Dosja 1302/2-A", dhe kjo asht e kuptueshme edhe nga vazhdimi i numrit "Dosja 1303 At Donat Kurti...".

Ai edhe pse ishte nė burg vazhdoi punėn shkencore, nga e cila e ndau vetėm vdekja. Atje ai njihej me tė burgosun tė krahinave tė ndryshme tė Shqipnisė, dhe mblidhte fraza gjuhėsore qė pėrdornin ndėr ato krahina. I shkruante ndėr fletore dhe pregatiste "Fjalorin Frazeologjik tė Gjuhės Shqipe". Ky fjalor kishte 45000 (katėrdhet e pesėmijė) fraza. Asht kenė i shkruem nė dy kopje me dorė, njė pėr Universitetin, dhe njė do ta merrte me vedi kur tė lirohej. Kjo punė nuk ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut tė Burrelit. Ditėn qė asht lirue, komandanti i burgut ia ka mbajtė nė zyrėn e tij edhe kopjen qė kishte tė veten At Donati, tue i thanė: "Me qė janė shumė fletore dhe nuk i lexojmė dot tani, kėto do ti merrni pasi tė kontrollohėn nga ana e jonė. Do tė ua dėrgojmė nė Degėn e Punėve tė Mbrendshme tė Shkodrės, nuk ua humbim, por, ėshtė njė formalitet qė do tė bėhet, mbasi kėshtu kemi urdhėr nga lart."

Kėto fjalė mi ka tregue vetė At Donati, kur ishte pėr drekė nė shtėpinė tonė mė 13 qershor 1964, ditėn e Shna Ndout, bashkė me Don Mark Hasin, Prof. Gaspėr Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atė ditė ai erdhi ma vonė se tė tjerėt. Kur hyni mbrend na kėrkoi tė falun pėr vonesėn. Mbasi u ul nė krye tė vendit nė sofėr tregoi sesi e kishte pritė tek dera e Kuvendit Jup Kastrati, tė cilin deri atė ditė nuk e njihte fare, as pėr fėtyrė... Ndėrsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. qė kanė pasė nė dorė fjalorin e tij nuk dij nėse e kanė takue ndonjėherė, mbasi pėr vite tė tana ata kanė vjelė frutin e punės sė tij.

At Donati, ishte njoftue nga njė fratel i kuvendit se pritej nga Jupi dhe i kishte nxjerrė fjalė se nuk mund tė takohemi, se, sot jam i zanė, por Jupi kishte vazhdue me qėndrue, tue zanė rrugėn e kalimit. Jupi, aty, i dinte mirė skutat, mbasi gati ka kenė ba edhe ky "fratel" dikur. At Donati, pėr mos me na lanė me pritė né nė sofėr kishte dalė dhe, ka gjetė Jupin aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokė tė pėrulun dhe tue fėrkue duert me zgėrdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalė pak pėrpara At Donatit tue i tregue emnin.

Me qė, At Donati ishte tue dalė e nuk kishte mundėsi me e pritė, Jupi i kishte kėrkue njė takim nė njė ditė tjetėr, kur tė kishte kohė tė lirė ky. At Donati, me natyrėn e tij autoritare si para njė nxanėsi rrugaē, i kishte pėrgjigjė: "Sot ke ardhė dhe tė fola, pėr mue kėtu mos u duk ma mbasi nuk due me tė takue. E dij mirė kush jé, ke marrė ēka ke marrė nga At Justin Rrota, ajo asht kenė puna e tij. Tek unė nuk merr gja, prandej mos u duk ma nė kėtė Kuvend, se ia ke pa hajrin boll kėtij vendi!" dhe kishte kalue pa i dhanė edhe dorėn... Nuk dij nėse Jupi e ka shkrue kėtė takim nė kujtimet e tija!... Por, unė atė ditė kam pij me gėzim tė madh kur ndigjova nga goja e At Donatit, pėrgjigjėn qė i kishte dhanė kusarit tė Fretėnve.

At Donat Kurti bani ma shumė se 17 vjet burg dhe u kthye nė vendlindje tue u mbledhė nė sofrėn e tė vobegtėve tė Asizit, qė kishin mbetė nė Kuvendin e Arrės sė Madhe. Aty nuk shkoi gjatė, mbasi 1967-ta e shkatrroi edhe "kėtė qendėr me themel", por kėtė herė jo nga rusėt, po me porosi nga kinezėt.

Populli i Shkodrės nuk e pau asnjėherė qė nga viti 1946 tue thanė meshė ose me ndigjue fjalėn e tij nė ndonjė predikatore, mbasi ai nuk ishte dakord asnjėherė me Statutin e Kishės sė vitit 1951. Kėtė Statut ai e kishte kundėrshtue qė nė Burrel, por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u pajtue me qėndrimin e klerit "tė lirė" nė atė kohė. At Donati, nuk ishte i vetėm nė kėtė qėndrim, me té ishte At Meshkalla, At Gjolaj, Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mos aktivizimi legal i tyne ishte fatkeqėsi kryesisht pėr edukimin e rinisė.

Koha bani tė veten.
At Donat Kurti, njėditė u gjet nė njė barakė me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, vetėm me pak libra, mbasi pjesėn ma tė madhe i kishte tė mėshefun si shumė shokė tė tij, me njė dyshek pėr vedi e njė pėr motrėn, murgeshėn e nderueme ... tė spitalit tė Tiranės, e cila nuk e la vetėm deri atėditė, mė 10 nandor 1983, qė u bashkue me shokėt e vet, eshtnat e tė cilėve i kishte nėn brinjė.

At Donat Kurti O.F.M. ruejti me dinjitet deri nė vdekje tė gjitha cilėsitė qė i pėrkisnin Urdhnit tė tij tue jetue fukara, tue vuajtė me fukara, tue punue me edukue fukaratė dhe tue vdekė si fukara, i nderuem prej fukarave tė mbarė Shqipnisė, tė cilėve, nė kėtė jetė tė mjerueme, u la trashigim njė thesar shumė tė ēmueshėm nga mendja e Tij e ndritun: "VISARĖT E KOMBIT".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara