HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vdekja e Ibrahim Rugovės ka bashkuar metropolet shqiptare me ato ndėrkombėtare

-- nga Elida Buēpapaj

Elida Buēpapaj Vdekja e Ibrahim Rugovės i ka unifikuar metropolet shqiptare me ato ndėrkombėtare. Ka bashkuar Tiranėn, Prishtinėn, Shkupin, me Uashingtonin, Berlinin, Vatikanin, Parisin, Brukselin, Londrėn, Romėn etj. etj. Shqiptarėt si njė metropol-pjesė e metropoleve tė Perėndimit. Shqiptarėt si njė metropol nė unison me metropolet e lirisė dhe tė demokracisė. Sipas filozofisė sė lbrahim Rugovės. Sa ishte Ibrahim Rugova gjallė pati shumė kundėrshtarė politikė, tė cilėt nuk e mundėn dot Liderin e Pavarėsisė nė asnjė kohė dhe rrethanė dhe po ashtu nuk mundėn asnjėherė qė tė prishnin ekuilibrin e madh qė Ibrahim Rugova kishte ndėrtuar me shqiptaret, tė cilėt pėr 16 vjet rresht ia dhanė votėn, duke i sfiduar dhe mposhtur kuliset, kulauret, intrigat provinciale tė rajonit mė tė trazuar qė ka prodhuar aq gjakderdhje.

Presidenti Rugova lbrahim Rugova ka pėrfaqėsuar dhe do tė vazhdojė tė pėrfaqėsejė filozofin, filozofinė qė prodhon politikėn pėr tė sendėrtuar lirinė dhe paqen e Ballkanit, e cila do tė vijė duke i dhėnė pavarėsinė Kosovės dhe duke i faktorizuar shqiptarėt, kėtė komb liridashės, qė jeton nė gjashtė njėsi shtetėrore nė Ballkan, i cili ėshtė defaktorizuar artificialisht nga politikat luftėnxitėse tė fqinjėve dhe nga konfuziteti i politikės shqiptare qė pas rrėzimit tė komunizmit nuk e mblodhi menjėherė veten pėr tė kuptuar rolin qė ka e pėr tė ndėrtuar njė strategji gjithėkombėtare paqebėrėse dhe afatgjatė.

Politika shqiptare dhe po ashtu politikanėt shqiptarė duhet tė ndiheshin fartumė, sepse ata e kishin edhe filozofin dhe filozofinė pėr tė shkuar tek liria, tė cilin mjerisht nuk e ēmuan kurrėnjiherė sa duhet dhe si duhet pėr sa kohė lbrahim Rugova ishte gjallė, duke krijuar vonesa dhe njė keqkuptim tė pafalshėm, tė cilin Ibrahim Rugova e plotėsoi shumėfish me mirėkuptimin qė gjeti midis shqiptarėve tė Kosovės dhe tė trojeve mbarė shqiptare.

Kosova dhe shqiptarėt si komb, duke e mbėshtetur Ibrahim Rugovėn, u treguan se ishin dhe janė tė pagabueshėm dhe shumė mė vizionarė se ata, sepse duke qenė vuajtėsit mė tė mėdhenj, ata janė mė tė ndjeshėm, mė intuitivė. mė inteligjentė se politikanėt, pasi ata me Rugovm lidhėn interesat e jetės, tė rrėnjėve, tė vatrave dhe kombit, tė cilat nuk mund tė ekzistojnė, apo ekzistojnė nė trajta tė pėrēudnuara pa ekzistencėn e shtetit tė pavarur, qė ad literam pėrjaqėsohet pėrmes shtetit tė sė drejtės apo shtetit ligjor, i cili na bėn tė gjithėve tė barabartė pėrballė ligjit.

Do tė vije njė ēast, ndoshta qė tani, ndoshta me kalimin e kohės, krr ata do tė zbulojnėse ata janė faktorizuar jo si rivalė politikė, por vetėm si bashkėpunėtorėt e Ibrahim Rugovės pėr sendėrtimin e pavarėsise sė Kosovės. Qėkur u pėrhap lajmi, se Ibrahim Rugova nuk frymon mė nė tokė, por nė qiellin shqiptar u duk sikur tė gjithė politikanėt shqiptare, nga tė gjitha metropolet shqiptare i thirrėn mendjes. Nė krye tė metropoleve qendronte Tirana, pastaj vinte Prishtina e Shkupi, ku e gjithė klasa politike deshi qė me njė zė tė vite nė vend njė gur tė historisė moderne shqiptare, dhe t'i shqiptonin me njė zė ato fjalė, tė cilat ngjanin sikur i kishin pasur gjithnjė brenda tyre, fjalė, tė cilat ishin si njė ligjėratė e gjatė, e shqiptuar nga zėra tė ndryshėm, nga liderė partish tė ndryshme, nga kryministra dhe ish-kryministra, kryetarė tė Parlamentit, nga liderė tė opozitės, nga ministra tė jashtėm dhe ish-minisira tė jashtėm, nga shkrimtarė, intelektualė dhe parlamentarė, qė kishin njė kontinuitet logjik, shpirtėror dhe gjithėkombėtar.

Ndėrsa tė ashtuquajturit rivali tė lbrahim Rugoves nė Pristinė, nė. prononcimet e tyre tė para, ndoshta sepse janė tė prekur dhe pikėlluar, duket se ende nuk e kanė mbledhur mendjen dhe vazhdojnė tė jėnė nėn efektet e narkozave partiake. Por, jam e bindur se sė shpejti do tė dalin nga narkoza. Kėtė e dikton filozofia e Rugovės e shtetbėrjes. Sepse Rugova ėshtė ndarė prej ne tė gjallėve tė pėrkohshėm, por filozofinė e tij e ka mbjellė tek ne. Dhe filozofia e lirisė ėshtė eternel.

Prishtinė, 23 janar 006
(Marrė nga Bota Sot)


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara