HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Busti i Berishės shitet 1 mijė lekė si suvenir

-- nga Elsa Demo

Elsa Demo Nėse do t’i dhuronit njė Enver suvenir nga Shqipėria njė miku qė nuk e njeh kėtė vend, siē ka nisur tė ndodhė, bėni kujdes: kur tė zgjidhni, vėshtrojeni mirė, sepse ai mund tė jetė njė Berishė, model nė allēi i portretit tė kryeministrit aktual tė Shqipėrisė, ish- president dhe kryetar i Partisė Demokratike. Figurina tė kėtij potreti, nė pėrmasat 20 deri nė 30 centimetėr e lartė, ka dy javė qė janė hedhur nė qarkullim nė dyqanet e suvenireve qė shesin pėr remineshenca simbolike objekte qė tė kujtojnė detyrimisht diēka nga Shqipėria: flamuj me shqiponjė, bluza pėr tifozė po me shqiponjė tė zezė, llulla, ēifteli, ibrikė, torba leshi dhe dekoracione nė hekur tė rrahur me motive popullore si ato tė ish-ndėrmarrjes artistike “Migjeni” etj.

Busti i Berishės Portreti, bust nė miniaturė i Sali Berishės ngjan siē ngjajnė dy pika uji me portretin e Enver Hoxhės. Dimensioni, bardhėsia e allēisė, poza, flokėt me pak dallgė, balli pak i pėrvjelė, qeskat poshtė syve, dhe ē’ėshtė mė e pabesueshmja, u ngjan shumė ai profil qė e kanė aq tė ndryshėm. Duke tentuar ta japin me tipare tė pėrsosura modelit i ėshtė hequr ajo qė e ka mė shprehėse tė karakterit dhe temperamentit sanguin portreti i gjallė i Berishės: hundėn fajkua. Por me sa duket, “duararti” qė duhet tė jetė ndonjė artist diletant ose ndonjė formator, ka thurur me apo dashje njė Te deum laudamus nė allēi. Duke e parė pėrballė, kemi njė Berishė po ashtu si shfaqet nė publik, buzėhollė e buzagaz, sypetrit e picėrrues, mjekra e mprehtė e protagoniste e plastikės dhe mollėzat thuajse majuce shumė afėr syve. Nė bust kravata dhe jakat e kėmishės mbyllur nė xhaketė janė po njėlloj si nė miniaturėn e bustit tė Enverit.

Ėshtė sa kurioze pėr syrin nėse ju rastis t’i gjeni pranė e pranė. Ndonjė mendje qė tenton tė bėjė njė pėrqasje mes personaliteteve tė tė dyve mund t’i ketė vendosur ashtu enkas. Njė kokė si kjo e Berishės kushton po aq sa e Enverit, 1 mijė lekė tė reja. Ka dy javė qė ato shiten nė dy dyqane suveniresh nė Bulevardin “Zogu I” dhe diku buzė Rrugės sė Durrėsit. Shitėsja e njėrit prej dyqaneve thotė se kokat janė realizuar me shumicė nga njė person qė e ka zanat kėtė punė. Fillimisht po testohet tregu sa mund tė shiten dhe si mund tė pritet ngritja e njė busti nė miniaturė pėr njė njeri nė gjallje tė tij.

Kjo ka ndodhur vetėm me Enver Hoxhėn. Nė kongreset e Partisė dhe nė mbledhjet e Byrosė Enveri kishte pas shpine, veten e tij nė derdhur nė bronz, allēi a pluhur mermeri. Njė pjesė e mirė e tyre me rėnien e regjimit, kudo qė ishin shpėrndarė, nė ndėrmarrje, vatra kulture, kinema qė shpėrbenin dhe si salla gjyqi, u thyen, u hoqėn zvarrė, u pėgėrėn. Kėto vitet e fundit janė hedhur sėrish nė qarkullim bustet nė miniaturė tė Enverit.

Kjo “kėngė” e popullit pėr kryeministrin Berisha (mbase ėshtė koincidencė ky qarkullimi nė dyqane i miniaturės me ngjarjen e shėnuar, firmosjen nga Berisha tė marrėveshjes sė Asociimit), nuk ka asgjė pėr t’u habitur nė njė kėndvėshtrim. Klimėn kur ajo ngrihet. Qeveritė qė Sali Berisha dhe forca e djathtė politike kanė pėrfaqėsuar kanė qenė iniciatore pėr ngritjen e shumė monumenteve tė heronjve tė demokracisė, historisė, dhe ndonjė qytetėrimi nė zanafillė nė Shqipėri.

Shekulli, 15/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara