HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]



Dy lutjet e Fishtės krerėve tė fashizmit

-- nga Elsa Demo

Elsa Demo At Gjergj Fishta i drejtohet me dy letra Benito Mussolinit dhe mė pas tė quajturit Duēe nė vitet 1934 dhe 1940. Nė tė parėn ai lutet qė vepra e tij nė shtatė vėllime tė botohet e plotė nė Itali dhe nė tė dytėn qė qeveria italiane tė mbėshtetė studimet albanologjike. Nė letrėn e tretė, e vitit 1939, Fishta i shkruan mėkėmbėsit tė mbretit Viktor Emanueli III, Franceco Jacomonit: Shpėtoni Norbert Joklin. Jepini njė vėnd nė Shqipėri.

Duke kėrkuar nė dosjet e gjysmės sė parė tė shekullit tė XX dokumente arkivorė nė Arkivit Qendror tė Shtetit pėr njė figurė qė kishte patur rol tė rėndėsishėm si intelektual dhe diplomat kėsaj kohe, emri i tij ndeshej dhe brenda kapakėve ku ruhet korrespondenca e At Gjergj Fishtės nga viti 1931 deri nė fund tė jetės. Zarfi i kreut mban brenda dy letra qė kleriku franēeskan ia pat dėrguar Benito Mussolinit dhe mė vonė po tė njėjtit, njeri tė pushtetshėm, kreut tė fashizmit tė vetėquajtur Duēe. Letra e parė niset nga Livorno nė vitin 1934. Ėshtė e shkruar italisht, herė-herė me fjalė jo tė italishtes sė sotme tė cilėn po e botojmė pėr herė tė parė tė pėrkthyer duke u munduar ta sjellim nė njė variant geg. Fakti qė e bėn me interes botimin e kėsaj letre ėshtė kėrkesa e Fishtės (1871-1940), nisur nga pozitat e shkrimtarit dhe klerikut.

Gjergj Fishta Duke ndjerė se nuk i mbetej shumė pėr tė jetuar, ai i kėrkon Mussolinit qė vepra e tij tė botohet e plotė dhe “e paraqitshme”, gjė qė nuk mund ta bėjė Urdhri Franēeskan, as Provinca e Fishtės. Dhe tė ardhurat nga shitja e veprės t’i kalojnė kėsaj province.

Deri nė atė kohė dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithė krijimtarisė sė tij, pavarėsisht rishikimeve tė mėvonshme. Lutja konsiston nė botimin e tė shtatė vėllimeve tė veprės ku pėrfshihen poezia ajo epike me “Lahutėn e Malcisė”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, pėrkthimet nga Iliada, Molieri etj.

Benito Mussolini, njeriu qė shpalli i pari idetė fashiste, do tė angazhonte qysh me bėrjen publike tė kėtyre ideve, intelektualė, artistė e shkrimtarė tė njohur italianė. Ishte e njohur lakmia e tij si shkrimtar dhe gazetar. Nė fillimet kishte punuar si redaktor i gazetės socialiste milaneze “Avanti” dhe 1915 krijoi gazetėn e tij “Populli i Italisė”. Pra kishte njė karrierė si gazetar dhe nisi tė zhvillojė idetė qė u bėnė njohura si Fashizėm deri nė mars 1919 kur krijoi Partinė Kombėtare Fashiste. Mesi i viteve ’30 ėshtė i begatė pėr popullaritetin qė fiton mes italianėve. E para gjė qė e bėri hero italian Mussolinin duke i dhėnė jehonė emrit dhe rolit tė tij nė arenėn ndėrkombėtare ishte konflikti nė zonėn kufitare ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė. Ai nisi nė kėtė zonė pėrfaqėsinė e tij nė Komisionin Ndėrkombėtar dhe nė gusht 1923, tė gjithė italianėt u gjetėn tė vrarė nė territorin grek.

Kujtojmė se nė kėtė hark kohor tė viteve ’30, At Gjergj Fishta ndodhej nė Itali, pasi pėrndiqej nga regjimi i mbretit Zog.

Nė letrėn e 27 prillit tė vitit 1940 e cila ashtu si e pra mban edhe vitin pėrkatės fashist, viti XVIII, ai i drejtohet nga Roma tashmė Udhėheqėsit – Duēe. Nė kėtė letėr tė shkurtėr i shkruan pėr prof. Gino Bottiglioni-n i Universitetit tė Bolonjės qė nė atė kohė ishte thirrur nga Akademia Italiane – anėtar i kėsaj Akademie Gjergj Fishta u bė nė 1939 – e ngarkuar me misionin pėr tė promovuar studime nė tė gjitha fushat e dijes dhe pėr tė drejtuar tė rinjtė studentė. “Qendra jonė e Studimeve Shqiptare do donte njė impuls tė dukshėm nga profesori i Universitetit tė Bolonjės ku me iniciativėn e tij, po organizohet njė grup tė rinjsh veēanėrisht i pėrkushtuar ndaj albanologjisė”. Pėr kėtė Fishta “guxon” t’i drejtohet Duēes dhe “gjykimit tė tij tė ndritur” pėr t’u gjetur njė mėnyrė qė ta shtyjė mė tej kėtė nismė. Dosja e korrespondencės sė Fishtės pėrmban vetėm letrat qė ai ka dėrguar dhe nuk mund tė thuhet nėse kėto dy kėrkesa-lutje morėn ndonjėherė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė nga kreu i fashizmit.

Letra e tretė ėshtė ndoshta mė me interes se dy tė parat, pasi arsye pėr lutje drejtuar Franēesko Jakomonit, mėkėmbėsit tė mbretit italian tė shqiptarėve, Viktor Emanuelit, ėshtė shpėtimi nga vala e holokaustit nė prag, albanologun Norbert Jokl. Ky themelues i albanologjisė moderne, profesor nė Universitetin e Vjenės kishte botuar tashmė “Studime mbi etimologjinė dhe fjalėformimin e shqipes” dhe “Kėrkime gjuhėsore - kulturohistorike nga fusha e shqipes”. Kishte lidhje tė ngushta me intelektualė shqiptarė tė asaj kohe Faik Konicėn, Aleksandėr Xhuvanin, Ernest Koliqin dhe Gjergj Fishtėn. Thuhet se nė vitin 1937 kishte vizituar njė herė tė vetme Shqipėrinė ku me rastin e 25-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, u nderua me ēmimin “Urdhni i Skėnderbeut”. Dhe tani nėn terrorin e Hitlerit Shqipėria shihej si vend i shpėtimit tė tij pėr shkak tė origjinės hebreje. Pėr kėtė dihet qė intelektualėt shqiptarė bėnė tė pamundurėn ta ndihmonin.

Nė tetor 1941 Ernest Koliqi i ishte drejtuar me njė letėr konsullit shqiptar Nikollė Rrota nė Vjenė ku e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator tė bibliotekave tė Shqipėrisė me njė rrogė mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte tė shkonte nė Shqipėri e tė merrte me vete edhe bibliotekėn e tij personale. Nga letra e Fishtės mėsojmė se Shqipėria ishte vėrtet vendi qė u tregua i gatshėm ta strehonte, por Jokl-i kėrkonte tė nisej drejt Amerikės. Letra drejtuar Jakomonit, e nisur nga Shkodra, ėshtė e datės 23 shtator 1939. Shqipėria ishte pushtuar nė 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Nė 12 prill Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipėrisė dhe shqiptarėve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisė nė Shqipėri) u bė mėkėmbės i tij me tė cilin qeveria e re shqiptare nėn drejtimin e Shefqet bej Vėrlacit, nėnshkroi njė sėrė marrėveshjesh. Kjo ishte situata nė vend kur kėrkohej shpėtimi i Jokl-it. Fundi ėshtė tragjik. Ky njeri u arrestua nga Gestapo nė 4 mars 1942 nė banesėn e tij Vjenė. Po ky vit shėnohet si vit i vdekjes sė albanologut.


Letra e Fishtės pėr Benito Mussolinin
Livorno 10 korrik 1934
12 Via delle Galera

Shkėlqesisė sė tij
Benito Musolini,
kryetar i sė Ndritmes qeveri mbretnore t’Italisė, Romė

Shkėlqesi,

nė periudhėn e gjatė prej dyzet vjetsh veprimtariet fetare e kulturale nė Shqipni kush ju shkruen ka prodhue njė vepėr letrare nė gjuhėn shqipe, qi e ndame simas natyrės tė formės e tė llojeve tė ndryshme tė argumenteve tė trajtueme do t’pėrfshihej nė shtatė volume nė format gjashtėmbėdhjetsh - gjashtė nė vargje e nji nė prozė - me nji mesatare prej 300 faqesh sejcila. I shkuem nė moshė siē jam, due me gjithė zemėr, me e pa tė rishtypme kėt vepėr nė nji botim homogjen e t’paraqitshėm. As Urdhni Franēeskan, as Provinca jeme nuk i kanė tash pėr tash mjetet pėr kėt qėllim.

Me besim pra, i drejtohem Shkėlqesisė tuej duke iu lutun qė kjo e Ndritme Qeveri Mbretnore e Italisė me bujarinė e saj tė naltė, mirėsisht t’mė akordojė t’ardhunat e nevojshme pėr rishtypjen e kėsaj vepre teme letrare. Vepra do t’shtypej n’Itali e mund tė dorėzohet brenda tetė muajsh. Meqenėse nė kėt mėnyrė ēmimi i veprės mund tė ulej ajo do tė mund tė shpėrndahej ma gjanėsisht ndėr popullin shqiptar. T’gjitha tė ardhurat materiale qė mund tė rrjedhin nga ky botim do t’i derdheshin ekskluzivisht provincės franēeskane t’Shqypnisė, qi kaq nevojė ka pėr ndihmė.

Si franēeskanėt ashtu edhe intelektualėt e Shqypnisė do tė ruanin nė kujtim tė pėrjetshėm kėt bujari kaq tė naltė qė me besim unė ia lus tė ndritmes qeveri mbretnore t’Italisė.

Ndėrsa ju shkruej,
Shkėlqesisė Tuej

Ju falenderoj
At Gjergj Fishta

Lettore Giubilato e definitore della Provincia d’Albania


Letra drejtuar Francesco Jacomonit

Shkodėr, 23 shtator 1939
XVII

Shkėlqesisė sė tij
Franēesko Jakomonit
Mėkėmbėsit
Tiranė

Shkėlqesi,
Duke marrė parasysh se mė i miri filolog i gjallė i gjuhės shqipe nė Evropė, ėshtė profesor Norbert Jokl me kombėsi hebreje, i cili para Aushvicit ishte bibliotekan i Universitetit tė Vjenės dhe profesor i Filologjisė nė tė njėjtin universitet, tani mė shkruajnė nga Vjena se autoritetet lokale kanė njoftuar pėr kėtė albanolog tė shquar, tė largohet brenda 30 ditėve nga territori i Rajhut.
Ai ėshtė tashmė i pamartuar dhe me njė fat tė pėrulur. Pėr kėtė, natyrisht, duhet bėrė mė e mira, pėr t’i gjetur njė vėnd, kudo qoftė, sa pėr tė jetuar. Duket se dėshiron tė transferohet nė Amerikė.

Shkėlqesi, pa dyshim qė do tė ishte njė fatkeqėsi e rėndė pėr gjuhėn kombėtare shqiptare qė ky dijetar, me famė evropiane – tė cilin unė e njoh mirė dhe qė me autoritetin e padiskutueshėm ka mbajtur ngjall interesin e mė tė shquarve filologė pėr gjuhėn shqipe – qė ta lėrė Evropėn nga zori.

Gjithė kombi shqiptar do t’ju ishte borxhli pamasė nėse V. E do mundej tė gjente shtegun, pėr ta sjellė nė Shqipėri, pėr t’i atribuar, njė detyrė, megjithėse jo fort tė shpėrblyer, nė krahasim me famėn e tij si shkencėtar dhe filolog fisnik.
Me bindje tė plotė se do ta gjykoni me interesim tė njerėzishėm kėtė propozim timin – qė unė e ndiej pėr ta ēuar pėrpara, nė emėr tė gjithė intelektualėve shqiptarė, gjej kėtė rast pėr t’Ju lutur tė pranoni ndjenjat e stimės sime mė tė vėrtetė dhe mirėnjohjes sė thellė.

Besimtar i devotshėm
At Gjergj Fishta

Shekulli, 28/08/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara