HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse universitetet private?

-- nga Ermal Hasimja, Universiteti Europian i Tiranės

Ermal Hasimja Ky shkrim ėshtė nxitur nga njė opinion i djeshėm i botuar te “Shekulli”, lidhur me arsimin e lartė, por megjithatė motivimi ka njė bazė shumė tė shtrirė kohore. Shkrimi nė fjalė nuk e fshehte pėrbuzjen ndaj universiteteve private. Nė fillim tė viteve ’90, pas gjysmė shekulli komunizėm, u shfaq njė kundėrshti interesante mes sistemit tė ri politiko-ekonomik dhe perceptimit popullor tė mekanizmave ekonomikė. Konkretisht, sipėrmarrėsi privat qė nė fakt ėshtė motori i ekonomisė sė tregut, perceptohej si dikush qė i kishte shitur shpirtin shejtanit pėr tė bėrė para. Ēdo biznes konsiderohej pak a shumė si mashtrim, “rrjepje e popullit”, padrejtėsi shoqėrore, etj. Nuk duhet shumė mend pėr tė gjetur nė kėtė perceptim tė sektorit privat mbeturinat e koncepteve komuniste tė “shfrytėzimit tė njeriut nga njeriu” apo tė “kapitalistit gjakpirės”. Kjo nuk pėrbėn ndonjė ēudi pėr vitet 90, por ėshtė e tillė sot, pas 15 vitesh ekonomie tregu.

U deshėn shumė kohė qė shteti tė bindej pėr tė hequr dorė nga monopoli i arsimit tė lartė. Tani qė kjo ndodhi, ėshtė e natyrshme qė tė jetė vetė shteti qė e kupton i pari rėndėsinė e universiteteve private, sepse kėto tė fundit i heqin atij barrėn e rėndė tė plotėsimit tė kėrkesave masive dhe tė diferencuara pėr arsim tė lartė. Pavarėsisht perceptimit pėrbuzės qė ndeshet nė shkrime si ai i djeshmi, universitetet private (jo tė gjitha natyrisht) janė shumė mė lart pėr nga oferta e tyre sesa universiteti publik. Pėr shumė arsye nga tė cilat po pėrmend vetėm disa:

• Duke qenė se e njoh prej disa vitesh universitetin publik, mund tė them nė cilėsinė e pedagogut se tė japėsh mėsim nė njė klasė me 100 vetė apo mė tepėr, siē ndodh rėndom nė Universitetin e Tiranės, ėshtė minimalisht joefikase dhe nė rastin mė tė keq tallje me studentėt dhe prindėrit e tyre. Nė njė universitet privat, klasat janė tė paktėn dy-trefish mė tė vogla.

• Njė pedagog i brendshėm i universitetit publik paguhet rreth 38 000 lekė tė reja, ndėrsa nė njė universitet privat rreth 4 herė mė shtrenjtė. Cilėsia e rrogės sė pedagogut ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me cilėsinė e mėsimit tė tij. Njė pjesė e pedagogėve angazhohen nė universitetin publik me pasion profesional dhe kjo meriton respekt, por njė rrogė e tillė e detyron pedagogun tė bėjė tė paktėn njė punė tjetėr. Pasojat: shumė pedagogė tė aftė punojnė vetėm part-time, shumė tė tjerė braktisin universitetin pėr ndonjė punė jashtė zanatit, por tė paguar mirė, ndėrsa riprodhimi i pedagogėve cilėsorė nga universiteti publik bllokohet plotėsisht. Askush nuk mund tė pretendojė sot tė jetė pedagog plotėsisht i aftė pa u detyruar tė bėjė tė paktėn njė Master jashtė shtetit. Duke pėrfshirė edhe argumentin e parė mund tė pėrmblidhet kėshtu: shteti bėn sikur paguan, pedagogėt bėjnė sikur japin mėsim (ose japin sa kanė mundėsi pėr shkak tė pasionit) dhe universiteti bėn sikur u jep diplomė studentėve. Dėshtimi vėrehet kur studenti del nė tregun e punės. Ky ekuacion ėshtė aq i qartė, sa paradoksalisht, nė konkurset e pranimit tė pedagogėve tė rinj, universiteti publik kėrkon nė shumicėn e rasteve qė kandidatėt pėr pedagog tė kenė studiuar jashtė vendit, mundėsisht me Master!!! Thėnė ndryshe, universiteti publik nuk njeh diplomat qė jep vetė!

• Pėrveē historive tė njohura tė abuzimeve me fondet pėr arsimin e lartė, njė tjetėr faktor negativ ėshtė mungesa e fleksibilitetit. Supozojmė, Universiteti Europian i Tiranės, si institucion privat, angazhon disa pedagogė shqiptarė qė japin mėsim nė universitetet perėndimore, natyrisht me pagesa qė i pėrshtaten cilėsisė sė tyre dhe rrogave qė marrin nė perėndim. Theksi vihet pra tė cilėsia e stafit pedagogjik. Pėrkundrazi, universiteti publik nuk ėshtė nė gjendje tė realizojė diēka tė tillė. Ai, jo vetėm qė ka probleme me burokracinė jofleksibilite tė pėrdorimit tė fondeve, por edhe kur i ka kėto fonde, parapėlqen t’i pėrdorė pėr tė lyer muret ēdo gjashtė muaj apo pėr tė ndėrruar pllakat e banjave. Sikur tė ishin shpenzuar pėr pagat e pedagogėve vetėm njė e dhjeta e asaj qė ėshtė shpenzuar pėr mure dhe pllaka, gjėrat do tė ishin shumė mė ndryshe. Universiteti publik nuk bėn pėrjashtim nga konstatimi i pėrgjithshėm se “shteti ėshtė shpenzuesi mė i keq i parave tė taksapaguesve”. Njė universitet privat nuk i lejon vetes eksperimente me fondet, sepse ndėshkohet menjėherė nė kushtet e konkurrencės nė treg. Kurse deri mė sot, universiteti publik nuk ėshtė shqetėsuar ndonjėherė se mbetet pa studentė.

• Ėshtė e vėrtetė se Shqipėria nuk ka mijėra pedagogė tė aftė. Ėshtė e vėrtetė edhe se ka edhe universitete private qė nuk i kushtojnė rėndėsinė e duhur cilėsisė sė pedagogėve. Por prirja e pėrgjithshme nuk ėshtė kjo. Prirja e pėrgjithshme ėshtė rrjedhja e pedagogėve tė kualifikuar nga publiku drejt universiteteve private, jo thjesht sepse paguhen mė mirė, por edhe sepse vetėm nė ato kushte merr kuptim puna e pedagogut. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė e drejtė tė akuzohen universitetet private pėr cilėsi tė ulėt pedagogėsh si nė shkrimin e djeshėm. Pėrkundrazi, fatkeqėsisht, ėshtė universiteti publik ai qė do tė vuajė pasojat e ikjes sė pedagogėve. Dhe kjo nuk vjen vetėm pėr shkak tė rrogave. Edhe brenda universiteteve private ka plot lėvizje tė pedagogėve, sepse paga nuk ėshtė kriteri i vetėm. Pedagogėt kėrkojnė vlerėsimin e punės sė tyre, studentė tė interesuar pėr dije dhe jo pėr diploma, menaxhim pjesėmarrės dhe kompetent tė burimeve njerėzore, politika profesionale kurrikulare, mundėsi karriere etj.

Procesi i regjistrimit tė sivjetshėm nė universitetin publik dėshmon ndėrgjegjėsimin serioz tė autoriteteve pėrkatėse pėr problemet dhe zgjidhjen e tyre. Ndoshta kjo do tė pasohet me masa tė tjera tė domosdoshme. Sidoqoftė, nuk ka ndonjė dyshim se universitetet private janė aktualisht pararoja cilėsore e arsimit tė lartė nė Shqipėri. Dikush mund tė thotė se kam konflikt interesi me kėtė pohim. Natyrisht qė kam. Unė po shkruaj si pedagog i njė universiteti privat, duke njohur shumė mirė edhe problemet e universitetit publik. Por pikėrisht pėr kėtė arsye mendoj se mund tė bėj dallimin e qartė cilėsor mes tė dyve. Ashtu si qindra kolegė tė mi pedagogė tė shkolluar jashtė vendit dhe me pėrvojė, qė sot kanė zgjedhur tė japin kontributin e tyre nė universitetet private. Pedagogėt qė mbajnė sot nė kėmbė universitetet private kanė “rrjedhur” shpesh prej universitetit publik. Por unė nuk njoh ndonjė pedagog qė tė ketė braktisur universitetet private pėr tė shkuar nė universitetin publik.

Dhe ēfarė ėshtė mė e keqja, nuk njoh as ndonjė student tė universiteteve private qė t’i ketė braktisur ata pėr t’u regjistruar nė universitetin publik. Nė fund tė fundit, cilėsinė e universiteteve nuk e pėrcaktojnė paragjykimet e trashėguara nga gramatika komuniste e tė menduarit, por pėrzgjedhja qė bėjnė vetė studentėt nė lidhje me universitetet. Mbi bazėn e kėtij krahasimi dhe duke pasur parasysh se kapacitetet e universiteteve private pėr tė pritur studentė janė ende nė fillimet e tyre, mund tė thuhet se problemi kryesor sot nuk ėshtė se ka shumė universitete private. Pėrkundrazi, ka shumė pak. Duhen shumė mė tepėr. Sa mė tepėr tė tillė tė ketė, aq mė tepėr studentė tė pėrgatitur pėr tregun e punės dhe aq mė pak shkrime pėrbuzėse apo paragjykuese pėr universitetet private. Pas disa vitesh do tė mund tė konstatojmė edhe dukuri shumė interesante: vetė universiteti publik do tė detyrohet tė ripėrtėrijė stafin e tij me pedagogė tė dalė nga universitetet private. Dallimi thelbėsor qė shtrohet pėrpara ēdokujt qė dėshiron tė zgjedhė mes universitetit publik dhe atyre private sot ėshtė i thjeshtė: tė marrė njė diplomė publike pėr ta varur nė mur apo tė marrė njė diplomė private pėr tė ndėrtuar njė karrierė!

Mjafton tė krahasosh dy skaje tė arsimit tė lartė: Shtetet e Bashkuara dhe Shqipėrinė. I pari ėshtė vendi me numrin mė tė madh tė shkollave private nė botė dhe paralelisht ėshtė vendi i parė pėr nga cilėsia e arsimit universitar. Dhe pėr ta plotėsuar: niveli mesatar i studentėve tė dalė nga universitet private amerikane ėshtė dy herė mė i lartė se ai i studentėve tė dalė nga universitetet publike. Pėrkundrazi, Shqipėria ėshtė nė vendet e fundit me ekonomi tregu pėr nga numri i universiteteve private dhe paralelisht me cilėsi tė mjerueshme tė arsimit tė lartė. A ka nevojė pėr koment?

Shekulli, 04/10/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara