HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rugova ishte lider i dimensioneve tė mėdha

Kai Eide -- nga Kai Eide*

Ibrahim Rugovėn e kam njohur tash e dymbėdhjetė vjet. Pėrjetova dhembje tė thellė me tė dėgjuar tė lajmin pėr vdekjen e tij. Natyrisht, e kemi ditur se ka qenė seriozisht i sėmurė, megjithatė ishte shokuese. E kam njohur si njė person i cili ka qenė gjithmonė i hapur pėr bisedime, gjithmonė ishte i afėrt.

Edhe pse ai nganjėherė mund tė dukej si i tėrhequr, ishte i ngrohtė dhe ishte lider i fuqishėm. Ishte udhėheqės i fuqishėm edhe nė momentet kur njerėzit kanė dyshuar nė tė, prandaj edhe do tė jetė shumė vėshtirė qė tė pėrcillen hapat e tij. Gjithmonė i kam vlerėsuar lart bisedat tona tė hapura dhe pasi qė kam pasur rastin ta takoj aq shumė herė, e kam parė mė shumė se njė mik.
Presidenti Rugova Gjithmonė me endje jam takuar me tė, prandaj edhe unė e ndaj dhembjen qė tė gjithė ju kosovarėt e ndieni kėto ditė.
I dėrgoj ngushėllimet e mija familjes, dhe tė gjithė tė tjerėve tė cilėt e kanė parė Kryetarin Rugova si njė figurė babai, sepse me tė vėrtetė ishte njė i tillė-baba.

Mendoj se ėshtė shume e rėndėsishme nė kėtė kohė tė kultivohet uniteti e jo tė inspirohet ndarja. Ai do tė dėshironte qė kjo tė ndodhė. Natyrisht, sot askush nuk mund tė zėrė pozitėn e tij historike, sepse ishte unik dhe kėtė e ka dėshmuar duke qenė nė gjendje tė mbetet lider i vėrtetė pėr aq shumė vjet.

Mendoj se at do tė donte qė tash t'i shohė liderėt politikė tė Kosovės duke reflektuar dhe duke inspiruar njė lloj uniteti, pėrkundėr pikėllimit tė madh.
Pėr dikė qė ta vazhdojė trashėgiminė e tij politike, duhet tė jetė njeri me tė cilin tė gjithė mund tė ndihen krenar, sepse edhe vetė Presidenti Rugova ishte i tillė. Ai adhurohej.

Edhe pse ishte i tėrhequr dhe i qetė, ai megjithatė ishte i dashur dhe i respektuar. Mėnyra se si ai respektohej nga populli duhet tė inspirojė liderėt kosovarė qė dėshirojnė tė vazhdojnė punėn e tij. Njė lider i respektuar gjithandej ka vdekur, njė person i respektuar jo vetėm nė Europė, por edhe nė SHBA. Njė person qė, pėr neve qė e njihnim, ndjenim privilegj kur e takonim.
Ishte lider i dimensioneve tė mėdha dhe e vėrteta e hidhur ėshtė se njė gjigant ndėrroi jetė. Njė gjigant politik dhe prijės i njerėzve tė tij.

(Autori ėshtė ambasador i Norvegjisė nė NATO dhe ish i dėrguar i KB pėr Kosovėn)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara