HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Liria e shprehjes

-- nga Edita Kuēi-Ukaj

Edita Kuēi-Ukaj Veprimet e qeverisė Berisha janė tė njėjta me ato tė botės jo demokratike, dhe nė kėtė aktualitet pėrngjan nė botėn e errtė lindore. Qeveria e Berishės duhet t’i mbaje larg duart e pushtetit tė hekurt, siē dėshiron ai tė ketė nga mediat. Nė tė kundėrtėn ai jo vetėm qė bėn barbari mbi fjalėn e lirė, por e fut Shqipėrinė nė njė krizė tė quajtur, kriza e demokracisė

Liria e shprehjes vėshtruar nė kontekstin e lirisė sė mediave dhe lirisė sė botimeve nė pėrgjithėsi shėnon kulmin e demokracisė. Po ashtu, konceptet themelore tė demokracisė moderne kanė gjetur pikėnisjen nga liria e shprehjes, liria e tė menduarit. Kjo gjithnjė pėrkon me shtyllat mbi tė cilat ndėrtohet demokracia nė shoqėritė e lira perėndimore.

Sot nė botėn perėndimore diskutohet mė tė madhe pėr ēdo segment me rėndėsi. Ndėrkaq kėsaj here nė top listė tė demokracisė perėndimore ėshtė vėnė sėrish liria e mediave. Ndoshta ėshtė diskutimi mė i ashpėr nė kohen moderne mes lirisė sė shprehjes dhe e te shkruarit dhe tendencave qė shfaqėn nė tė kundėrt nga histori, regjime, kultura apo besimi tė ndryshme. Botimi i karikaturave te Muhametit nė gazetat perėndimore ėshtė liri e te shkruarit nė mentalitetin perėndimor, pėr tė cilėn janė zotuar gjithė, mbi tė cilėn vlerė janė ndėrtuar dhe nė saje tė sė cilės vlerė kanė pėrparuar. Madje nė kėtė vlerė edhe besojnė shoqėritė perėndimore pėrgjithėsisht. Sepse ėshtė emėruesi i njė vlerė tė veēantė, qė ėshtė bėrė nėpėr kohė kulturė, besim e bindje. Nė tė kundėrtėn, bota arabe e zhytur nė primitivizėm dhe tendenca tė njė ideologjie shkatėrrimtare, reagon barbarisht ndaj lirisė sublime duke justifikuar kėto publikime me nuanca religjioze. Por esenca kėtu ėshtė te fakti se kėto shtete, pa pėrjashtim nuk kanė demokraci, dhe kur nuk ka demokraci, nuk ka as liri, pra nuk ekziston as koncepti i lirisė dhe liria e shtypit, e te shkruarit ose te shprehurit nuk kuptohet aspak nga ajo popullatė gjysmė-analfabete. Kjo ēėshtje tashmė ėshtė shndėrruar nė debat dhe problem global. Pra kemi dy taborre qė “pėrplasjen” mes asaj qė konceptohet vlera universale tė lirisė dhe jolirisė. Ndoshta, mė nė fund edhe shumica e optimisteve, tash e kanė kuptuar, se nė esencė pėr ēfarė dallime tė madh bėhet fjala. Dallime qė deri me tani kanė argumentuar profecinė e Hantingtonit pėr pėrleshjen e civilizimeve nė shek. XXI. Ndeshja e botės perėndimore me atė lindore nuk duhet konceptuar thjeshtė pėrmes njė diskutimi religjioz. Kėtu kemi tė bėjmė me njė mendėsi qė jeton nė errėsirė dhe njė mendėsi qė kaluar ēdo parashikim tė makrozhvillimeve. Pra, pėr njė perėndimor liria e shprehjes ėshtė diēka esenciale dhe nė njė farė mėnyre, e shenjt ashtu siē munden nė kėtė kontekst tė jenė tė shenjta figurat ose ikonat fetare.

Kontroll i mediave nga shteti ose qeveria (regjimi) nuk guxon tė ndodh, shkaku se atėherė demokracia rrezikohet, sepse liria ėshtė kusht fundamental pėr njė jetė nė demokraci. Kjo sidomos duhet tė kuptohet nga vendet ne tranzicione politike, siē ėshtė Shqipėria dhe Kosova. Nė rrugėn e formėsimit tė mirėfilltė tė demokracisė, liria e mediave duhet tė jetė prioritet.

Nė kontekstin e debateve qė bėhen nė perėndim pėr lirinė e mediave, nė Shtetin e Shqiptar ėshtė hapur njė temė me kėto parashenja. Sipas kryeministrit Berisha, duhet tė reduktohet numri i anėtarėve tė KKRT-sė nga shtatė qė janė momentalisht, tė mbeten vetėm pesė, ku njėri prej tė cilėve emėrohet nga Presidenti i Republikės ndėrsa katėr tė tjerė nga Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Informim, pra Parlamenti. Kjo vetvetiu nėnkupton filozofi tė kontrollit tė mediave. Kėtu kryeministri Berisha dhe qeveria shihet qartė se kanė tendenca tė kontrollojnė mediat sipas parametrave tė njė pushteti tė hekurt. Kjo absolutisht bie ndesh me debatet aktuale nė botė, dhe bie ndesh me demokracinė nė fjalė, bie ndesh me atė qė ėshtė kulturė perėndimore dhe bie ndesh me ambiciet e Shqipėrisė pėr integrim nė familjen Perėndimore. Me kėtė logjikė, ky integrim vetėm zgjatet.

Kjo qė ndodh tash me debatet e hapura nė Shqipėri lidhur me relacionet pushtet-media, mund tė quhet banalitet, banalitet me plot kuptimin e fjalės, banalitet qė diktohet nga ana e qeverisė. Madje nė njė kohė tė ndjeshme pėr kėtė fushė. Kjo logjikė njėherit vė nė dyshim edhe pretendimet reale tė Shqipėrisė, pėr tė qenė vend demokratik, ku tė gjitha drejtat njerėzore respektohen. Kjo qka tash ndodh shkon nė tė kundėrtėn.

Qeveria e Shqipėrisė dhe konteksti i pėrgjithshėm pėr tė kuptuar kėtė vlerė sublime, mjafton tė ndjekin zhvillimet e fundit nė relacionet media-pushtet nė Danimarkė dhe vendet tjera perėndimore, tė cilat pėr tė ruajtur kėtė vlerė janė nė gjendje tė sakrifikojnė ēdo gjė. Mund tė krahasojmė demokracinė e njė shteti si Danimarka, ku aty qeveria e mbron deri nė fund lirin e te shkruarit dhe shprehjes, pėrkundėr presioneve, mbase edhe humbjeve ekonomike dhe rreziqeve pėr eskalim tė skajshėm tė situatės. Pra ky ėshtė shtet vėrtet demokratik, kur nė emėr tė demokracisė dhe lirisė pėrjashtohet ēdo formė e shantazheve.

Asnjė qeveri dhe asnjė parlament nuk ka tė drejt tė kontrollon mediat private, dhe nė atė moment, nėse kjo ndodh, atėherė demokracia ėshtė nė rrezik tė madh. Dhe nė atė vend nuk mund tė flitet pėr demokraci. Por ky problem si po duket ekziston ende sot nė Shqipėri nga mentaliteti komunist diktatorial, i cili po funksionon ende nė kokat e pushtetarėve.

Ky ėshtė sindrom shtetėror, mentalitet dhe politikė jodemokratike. Kėshtu vepronte edhe qeveria socialiste ose mė mire tė them Fatos Nano, kur disa gazeta tė djathta u dėnuan pėr lirinė e te shkruarit. Madje me botuesin e pavarur nė Shqipėri z. Nikollė Lesi hapi konflikt tė hapur, konflikt qė u kritikua nga shumė organizata ndėrkombėtare qė merren me mediat dhe liritė e shprehurit.

Veprimet e qeverisė Berisha janė tė njėjta me ato tė botės jo demokratike, dhe nė kėtė aktualitet pėrngjan nė botėn e errtė lindore. Qeveria e Berishės duhet t’i mbaje larg duart e pushtetit tė hekurt, siē dėshiron ai tė ketė nga mediat. Nė tė kundėrtėn ai jo vetėm qė bėn barbari mbi fjalėn e lirė, por e fut Shqipėrinė nė njė krizė tė quajtur, kriza e demokracisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara