HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bota pas 11 shtatorit

-- nga Edita Kuēi-Ukaj

Edita Kuēi-Ukaj Rėnia e Bllokut Sovjetik, pėr njė kohė relative u duk se e la botėn nė qetėsi. Nė tė vėrtetė, kjo “qetėsi” pėr tė cilėn aq shumė investoj Perėndimi u trondit sa qelė e mbyll sytė. Dalja nė skenė e Al- Qaides, sidomos ciklet e papara tė dhunės qė ka ndėrmarr kjo organizatė terroriste si Kullat Binjake, Londėr e Madrid, e ka hapur njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėrgjithėsisht. Kjo organizatė ka rishfaqur rrezikun permanent, duke shfrytėzuar metodat me ēmendurake. Rishfaqja e njėmbėdhjetė shtatorit 2001 shėnuar njė tė papritur, mbase as tė paimagjinuar nga bota demokratike, botė kjo e cila kishte filluar njė politikė tė mirėqenies sė gjithmbarshme- integrimeve tė pėrgjithshme.

Kjo organizatė militante, e dalė nga gjiri i besimit islam, ka ndezur konflikte tė pėrmasave botėrore nė gjithė botėn, duke u thirr nė luftė e cila pėr bazė ka religjionin- fakt ky qė kėrkon rritjen e nivelit tė koshiencės nga rreziku qė mund tė rishfaqet. Me luftėn nė Irak, po duket se terroristet islamikė e kanė gjetur njė arenė tė re ku tė fushėveprojnė, duke shfrytėzuar pretekstin se SHBA-tė intervenuan dhe e shkatėrruan regjimin Taliban nė Afganistan, menjėherė pas 11 shtatorit dhe mė tej invaduan dhe ryzuan regjimin e Sadamit nė Irak.

Aktivistė tė shumė politikė, sikundėr edhe analistėt, kanė apeluar pėr njė koshiencė pėr rrezikun e vazhdueshėm qė i kanoset sot botės nga kjo organizatė famėkeqe dhe ekstremizmi religjioz, i cili pėr fat tė keq ėshtė nė rritje. Kėshtu p.sh. analisti suedez Per Jonsson i gazetės “Dagens nyheter”, gazetė kjo mė e madhja nė Suedi, duke elaburuar kėtė konflikt, thekson faktin se Perėndimi tashmė gjendet para njė ideologjie, e cila, si e tillė, u prodhua nga qarqet ekstreme islamike. Ideologji e cila ka ndarė botėn, madje duke i rishfaqur kryqėzatat.

Nė dhjetor 2003, ekspertėt e terrorizmit nga OKB-ja theksuan se ekzistojnė 30-40 grupe terroriste, tė cilat janė tė lidhura me Al-Qaiden dhe qė paraqesin rrezik potencial pėr botėn e civilizuar. Nė tė njėjtėn kohė, shefi i antiterrorizmit tė FBI-sė, Larry Mefford, dėshmon se FBI-ja ėshtė duke pėrndjekur organizatat mbėshtetėse tė Al-Qaides, nė afro 40 shtete tė ndryshme. Nė shumė raste ėshtė pėrhapur ideja se tash organizata ėshtė shndėrruar nė njė “ideologji”, ose nė njė “lėvizje” ku vetė shpallen xhihadėt, pra lufta e shenjtė kundėr Perėndimit, ose “virusi” zinxhir i terrorit, qė nuk njeh metoda, pėr tė realizuar synimet.

Analisti i terrorizmit, Peter Bergen, thotė se organizata ka vetėm disa qindra anėtarė shumė tė lidhur, madje edhe nė lidhje gjaku, gjė qė pengon shrrėnjosjėn e kėsaj ideologjie. Ndėrsa niveli tjetėr i organizimit ka disa mijė xhihadė, tė cilėt kanė marrė shkollimin e praktikėn nė Afganistan. Madje, disa prej kėtyre veprojnė nėpėr hapėsira tė ndryshme tė botės, nė rolin e misionarit tė kėsaj ideologjie. Nė bazė tė njė sondazhi me opinionin (nė vende islame) nga instituti “PEW” thuhet se ėshtė ngritur shumė antiamerikanizmi tek myslimanėt, qė paraqet njė rrezik nė vete. Rreziku tjetėr, ndoshta mė i madhi, ekziston nė Europė, ku presupozohet se mund tė ketė shenja qė organizatat terroriste islamike mund t’i realizojnė aktet terroriste nė tė ardhmen (gjė kjo qė ėshtė argumentuar me rastin e sulmeve nė Madrid dhe Londėr).

Njė ndėr ēėshtjet kryesore qė shtrohet sot rreth terrorizmit, mbetet mendimi se ēfarė qėllimesh fshehėn prapa kėtyre terroristėve islamikė, ose organizatat tė cilat thirrėn nė emėr tė kėtij besimi. Mbetet tė analizohet fakti shumė i diskutueshėm e i rrezikshėm. Pėrderisa Al-Qaida i ka katėr kėrkesa, tė cilat kėrkon t’i pranohen nga Perėndimi (SHBA-tė dhe aleatėt perėndimor), organizatat e tjera si duket, janė duke u pėrqendruar tek njė luftė absurde ndaj Perėndimit, tė cilėn e shohin tė pafe-ide kjo qė ėshtė zhvendosur nė rrafshin e njė ideologjie shkatėrrimtare, madje edhe nė emėr tė Zotit. Instrumentalizimi i religjionit ėshtė njė parashenjė tejet e rrezikshme. Mbeten interesante proklamimet e tyre, pėrmes sė cilave Al-Qaida, madje grupet tjera terroriste, kanė synim tė shkatėrrohet shteti Izraelit dhe vendet tjera tė shenjta, ku e ka burimin krishterimi, qė ndėrlidhet me Perėndimin, tė cilin ata e luftojnė, e ndaj tė cilit zhvillojnė propagandė.

Tashmė teoritė e dijetarit amerikan Samuel Huntington, pėr tė ardhmen e konflikteve nė botė “ndeshje tė civilizimeve” mes perėndimit dhe islamit, tė paralajmėruar nė njė kohė qetėsie, tash ēdo ditė e mė shumė kanė filluar tė bėhen modele tė ndėrtimit tė politikave, ngase nė formė profetike flitet pėr shumė fakte reale. Osama bin-Laden kėshtu u shpreh para 11 shtatorit: “Tė vrasėsh amerikanė dhe aleatė tė tyre, civilė a ushtarė, ėshtė njė detyrė e ēdo myslimani”. Absurdi ėshtė kulmi i kėsaj ideologjie, ashtu siq ėshtė edhe pengesa e njė debati brenda islamit pėr tė vėrtetėn e kėsaj ideologjie dhe lidhjet e mundshme tė saj me predikimet islame. Si rezultat i kėsaj ideologjie religjioze pikėrisht sipas qėndrimeve tė proklamuara, bota duhet tė ndahet mes tradhtareve dhe besnikėve, mes islamit dhe krejt botės perėndimoree jo perėndimore.

Kjo luftė, nė njė formė, nė kontekstin e pėrgjithshėm nacional, na ka pėrfshirė edhe ne si shoqėri tė gjendur nė pikėn e vlimit tė ndeshjes sė kėtyre dy kulturave. Andaj, ėshtė e domosdoshme tė kemi njė strategji nacionale pėrballė kėsaj ideologjie. Pas ideologjisė izoluese komuniste, tashmė Islami e ka zėvendėsuar komunizmin, si antagonisti kryesor i botės perėndimore, siē del edhe nga njė raport i publikuar nga Foreign Office nė Londėr, nė lidhje me luftėn kundėr terrorizmit nė tė cilėn theksohet politika e kėsaj organizate dhe e shumė tė tjerave. Madje kjo ideologji ka shkuar mė larg.

Preh e kėtij konflikti, nė njė formė a nė njė tjetėr, jemi edhe ne si komb, nė qoftė se jo nė formė direkte, atėherė nė mėnyrė indirekte. Nė realitetin e pėrgjithshėm nacional shqiptar, mbetet tė bėhet njė analizė e problemit nė kontekst zhvillimeve nė raport me trendėt nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, duke analizuar edhe sfidat, edhe alternativat. Madje, mendoj se ėshtė imediate nė kėtė fazė tė kemi njė program nacional, me strategji tė qartė pėrballė kėsaj ideologjie, qė sipas disa paralajmėrimeve ka mundėsi tė jetė e involvuar edhe brenda kombit tonė. Shteti shqiptar unanimisht ėshtė reshtur me tė drejtė nė krah tė SHBA-sė dhe tė forcave tė koalicionit edhe mė pėrkrahje ushtarake, pėr tė dėshmuar kėshtu jo vetėm solidaritetin, por edhe humanitetin, lidhjen e natyrshme me civilizimin perėndimor, i cili ėshtė kah sulmohet sot nė mėnyrėn mė barbare nga forcat e errėta.

Shqiptarėt, ashtu si edhe popujt tjerė perėndimorja vetėm se i dėnojnė kėto sulme, por edhe janė bashkėpjesėmarrės nė luftimin e kėsaj tė keqe. Duke pėrjetuar vetė dhunėn, regjimin, ideologjinė, shqiptaret nė kėtė luftė kundėr terrorizmit nuk guxojnė tė qėndrojnė nė asnjė mėnyrė karshi interesave tė perėndimit, ngase fati e historia mund tė pėrsėritet, siē ndodhi me komunizmin. Ideja qė po mbizotėron sot nė shumė vende islame, nuk duhet tė jetė pjesė e mendėsisė sonė, qė tė shohim perėndimin si armik, sepse kjo ėshtė ideologji, dhe ideologjia pa alternativ shkatėrrohet karshi sistemit tė vlerave, nga humanizmi, tipar i demokracisė thelbėsore, tė cilėn e synon perėndimi, pėr prosperitet tė pėrgjithshėm.

Religjioni Islam, qė ėshtė pjesė jona, nuk guxon tė instrumentalizohet, tė shfaq nė asnjė formė frymė antiperėndimore, sepse kjo do tė ishte njė vetėvrasje kolektive. Pėr fat tė mirė, ēėshtja jonė kombėtare ėshtė e lidhur fuqishėm me perėndimin, jo vetėm gjeografikisht, por edhe shpirtėrisht. Dhe, pa Perėndimin, ne do tė destinohemi edhe pėr dekada tė jemi nė robėri, nė anarki, pa liri, pa mirėqenie, pa progres. Ketė e ka kuptuar edhe spektri i gjerė politik nė tė gjitha hapėsirat nacionale.

Ideja antiperėndimore, nėse ekziston nė dimensionet e ndryshme shqiptare, duhet zhdukur, nė mėnyrė qė ta ruajmė aleancėn e natyrshme nė luftė kundėr terrorizmit, kėsaj murtaje tė botės nė shek. XXI. Tė vetėdijshėm se e ardhmja jonė nacionale ėshtė nė perėndim, duhet tė zhvillojmė politikė racionale pa ngarkesa, duke analizuar thellė tė gjitha sfidat, nė mėnyrė qė tė hapim alternativat e suksesshme drejt lirisė, demokracisė, integrimeve. Kėshtu, kujtoj se e perceptojnė edhe gjithė dashamirėt e kombit, tė ideve nacionale nė baza tė shėndosha e me njė pasion tė fuqishėm racional, pėr tė parė tė ardhmen nacionale tė prosperuar nė familjen Perėndimore, aty ku kemi qenė qė dy mijė vjet dhe ku duhet tė jemi pashmangshmėrisht edhe sot e tutje.

*(Autorja ka pėrfunduar Studime pėr Paqe dhe Konflikte nė Malmo dhe ndjek marrėdhėniet ndėrkombėtare nė Malmo tė Suedisė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara