HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MJERIMI I NUMĖRATORIT TELEFONIK

-- nga Prof. Dr. Emil Lafe

Prof. Dr. Emil Lafe Numėratori telefonik qė u vu nė qarkullim para njė viti, i pėrgatitur nga Publikom sh.p.k. Albania dhe i shtypur nė Bolonjė, nga paraqitja grafike dhe ndėrtimi i tij, ishte njė shenjė e tjetėr e ngritjes cilėsore tė shėrbimit telefonik te ne. Si gjuhėtar qė jam, m’u bė qejfi kur pashė titullin e tij “Numėratori zyrtar i pajtimtarėve tė Albtelecom”. Ka mėse gjysmė shekulli, qė gjuhėtarėt po pėrpiqen tė futin nė pėrdorim tė gjerė zyrtar fjalėt shqipe, pajtimtar, pajtim, pajtohem, tė cilave u kanė dalė shemra fjalėt e huaja abonent, abonim, abonohem. Dhe ja, fjala e vjetėr shqipe pajtimtar ka zėnė vend nė titullin e kėtij libri aq tė dobishėm pėr veprimtarinė zyrtare, pėr biznesin dhe pėr marrėdhėniet vetjake tė gjithkujt. Duke pėrdorur kėtė numėrator, shumėkush mund tė ketė gjetur ndonjė tė metė. Kėshtu mė ka ndodhur edhe mua. Por sipas fjalės sė urtė Gjėja e falur nuk shahet (se numėratorin e kemi marrė falas), nuk ua zura pėr tė madhe (siē thonė kosovarėt) pėrgatitėsve tė tij. Nė punė tė tilla tė vėllimshme rrėshqet edhe ndonjė pasaktėsi. Por njė mbrėmje ky numėrator ma pruri shpirtin nė majė tė hundės...

* * *

Me rastin e njė veprimtarie shkencore kishte ardhur nė Tiranė dhe qe vendosur nė hotel “Tirana International” (ose te 15-katėshi, siē quhet popullorēe) njė koleg i huaj. U morėm vesh qė t’i telefonoja nė mbrėmje vonė pėr njė problem dhe mė dha numrin e dhomės. Numrin e hotel “Tiranės”, mendova me vete, e ka numėratori, s’ka problem! Aty nga ora 22, kur kolegu duhej tė ishte kthyer nė dhomė, hapa numėratorin pėr tė gjetur numrin e hotelit mė tė lartė e mė tė madh tė kryeqytetit. Pėr ēudinė time te lista e hoteleve nė faqen 31 emri Hotel Tirana International mungonte. Nuk desha t’u besoja syve dhe e kontrollova dy-tri herė, po nuk gjeta gjė. Mė zuri syri emrin Hotel MINIRI, shkruar me shkronja mė tė mėdha se tė tjerėt, dhe mendova se meqė janė ballė pėr ballė mund ta dinin numrin e hotel Tiranės, por pėr fat tė keq nuk e dinin. As hotelet e tjera, qė i pyeta me shumė lutje, nuk e dinin.

Mendova se duhet ta dinin ata tė Hotel Rognerit, por u habita kur as kėtė nuk e kishin vėnė te lista e hoteleve. E gjeta mė nė fund te shkronja R: Rogner Europapark, po as ata nuk e dinin. Edhe Informacioni i Telekomit (14-a) m’u pėrgjigj se nuk e kishte libri! Mbeta keq, se ora po kalonte dhe kolegu mund tė binte tė flinte. Ēava e ndava nėpėr shokė e tė njohur dhe mė nė fund njėri mundi tė mė ndihmonte! A doni ta dini se ku gjendet numri i hotel Tiranės nė numėrator? Hapni faqen 29 dhe te emri D.V. ALBA SH.P.K. do tė shihni tė shkruar me shkronja tė imėta edhe emrin Hotel Tirana International! (Kjo D.V.ALBA, thonė se qenkėsh emri i shoqėrisė Di Vincenzo, ortake nė kėtė hotel. Mjerė ai qė nuk e di! Mė qafė pastė veten, se Publikomi ėshtė nė rregull, libri numrin e ka, po duhet tė dish ta gjesh!).

* * *

Ky pėsim mė bėri t’i hedh njė vėshtrim pak mė tė vėmendshėm Numėratorit telefonik dhe vura re njė mjerim profesional nė pėrgatitjen e tij. Siē thuhet shprehimisht nė faqen 279, “Nė kėtė numėrator PUBLIKOM sh.p.k. ka publikuar me rigorozitet emrat e abonentėve dhe numrat telefonikė tė furnizuar nga ALBTELECOM sh.a.”. Merret vesh se Publikomi i ka rėnė shkurt. Tė dhėnat e regjistruara nė kompjuterat e Telekomit nė kohė tė ndryshme e nga turli lloj duarsh janė dėrguar “derr nė thes” nė shtypshkronjėn e Bolonjės! Prandaj edhe pėr tė gjetur numrin e telefonit tė hotelit mė tė lartė tė Tiranės, duhet tė marrėsh thjerrėn e tė kėrkosh faqe pėr faqe! Edhe reklamat e firmave prodhuese, tregtare etj. janė ngjitur nėpėr faqet e numėratorit me ato gabime gjuhėsore qė i kanė dėrguar tė zotėt, nė mos u qofshin shtuar tė tjera. Njė numėrator telefonik, qė t’u shėrbejė sa mė mirė pėrdoruesve dhe tė pasqyrojė kohėn kur botohet, ka nevojė pėr njė pėrpunim dhe redaktim thelbėsor nė pėrmbajtje e nė formė.

Pėr tė orientuar pėrdoruesin, duhen paraqitur disa kritere e udhėzime pėrdorimi. Si duhet vepruar p.sh. pėr tė gjetur njė numėr telefoni nė Fushė-Arės? Emri i kėtij qyteti nuk figuron nė listėn e qyteteve tė numėratorit; te fletėt e qytetit Pukė nuk ka asnjė tė dhėnė pėr Fushė-Arrėsin. Po kėshtu pėr Milotin, Mamurrasin, Libohovėn, Himarėn, Kėlcyrėn, Maliqin, Vorėn. Edhe atje ka institucione e persona qė kanė numėr telefoni. Por identiteti i kėtyre qyteteve ėshtė shpėrfillur, meqė ato nuk kanė prefiks tė vetin. Po kėshtu edhe krejt rrethi i Mirditės. Te lista e qyteteve nuk gjendet asnjė nga qytetet e kėtij rrethi: Rrėsheni, Rubiku, Kurbneshi! Megjithėse atje ka institucione, organizata, biznese dhe pajtimtarė familjarė me telefona! Dhe Mirdita nuk ėshtė mė pak e rėndėsishme se Hasi, qė ka nja dy faqe nė Numėrator!

* * *

Ndėrtimi i numėratorit telefonik ėshtė kuptuar, pėr fat tė keq, si renditje alfabetike e thjeshtė, pa asnjė pėrpunim paraprak, e numrave tė pajtimtarėve. Pėr qytetin e Tiranės pajtimtarėt jo-familjarė janė renditur nė kėto ndarje: 1) Institucionet shtetėrore dhe entet publike; 2) Shoqata dhe parti; 3) Aktiviteti prodhues dhe tregtar. Faqja e Institucioneve shtetėrore fillon me ALBTELECOM SH.A., thua se ky ėshtė institucioni mė i lartė e mė i rėndėsishėm i vendit! Mė tej vijnė ambasadat dhe Trupi Diplomatik, qė fillojnė me Addetto militare (me sa duket ėshtė numri i atasheut ushtarak italian; merre me mend sikur edhe atashetė e tjerė ushtarakė tė shkruheshin nė gjuhėn e vet!).

Mė tej emėrtimet e ambasadave sipas shteteve jo vetėm nuk vijnė alfabetikisht, po nuk merret vesh se ē’ndryshim ka p.sh., ndėrmjet emėrtimeve Ambasada Italiane dhe Trupi Diplomatik, Ambasada Italiane (kjo pėrsėritet pėr disa ambasada). Mė tej, emri Ambasada e Republikės Islamike tė Iranit ėshtė shndėrruar nė Ambasada Islamike e Iranit (!). Mė tej vjen emėrtimi Pėrfaqėsia e Kosovės me dy numra dhe pak mė poshtė Zyra e Republikės sė Kosovės po me dy numra tė tjerė (!?). Pasi mbarojnė numrat e Albtelekomit e tė Ambasadave fillon shkronja A me emėrtimet e saj. D.m.th., Albtelekomi dhe ambasadat gėzojnė status tė posaēėm nė kėtė numėrator, nuk janė nė radhė alfabetikisht me institucionet e tjera.

* * *

Kush kėrkon numrin e ndonjė ministrie, do tė shohė se te nėntitulli ministritė renditet vetėm Ministria e Pushtetit Lokal! Mė tej vjen Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, Kėshilli i Ministrave (duhej tė ishin te shkronja K), dhe mė tej vijojnė ministritė e tjera me tė gjithė numrat e tyre, pa asnjė shėnim se tė cilės drejtori janė! Nė numėratorėt e mėparshėm, kur struktura e ministrive quhej sekret shtetėror (dhe nuk duhej ta merrte vesh armiku), jepej tė paktėn numri i centralit ose i nėpunėsit tė rojės dhe nevojtari mbaronte punė me ndihmėn e tyre. Tani, nėse ke punė, p.sh. me drejtorinė e arsimit tė lartė, nuk di se cilin tė zgjedhėsh nga 46 numrat e Ministrisė sė Arsimit! Mund tė tė dalė ndoshta drejtpėrdrejt ministri! Po ka edhe mė keq: te numrat e Ministrisė sė Punėve Publike ka hyrė nė mes Ministria e Ekonomisė Publike dhe Privatizimit!

Nė ndarjen e Institucioneve shtetėrore janė renditur edhe tre Universitetet e Tiranės me gjithė numrat e tyre toptan, dhe ec e gjej atė zyrė qė tė duhet! Kush kėrkon tė gjejė numrin e ndonjė fakulteti, e ka kot. Kanė pasur nderin tė renditen me emrin e tyre Fakulteti i Inxhinierisė Elektrike, i Inxhinierisė sė Ndėrtimit, i Gjeologjisė dhe i Minierave, i Inxhinierisė Mekanike dhe i Drejtėsisė. Fakultetin Histori-Filologji e kanė klasifikuar te ndarja Shoqata dhe parti (!), ndėrsa ēerdhja nr. 45 (e vetmja me numėr telefoni nė Tiranė) ėshtė renditur te Institucionet shtetėrore. Te ndarja Shoqata dhe parti tė bie nė sy se Partia Socialiste jo vetėm ėshtė renditur gabim alfabetikisht, por paska mbetur vetėm me njė numėr telefoni! Nga moria e farmacive qė ka sot Tirana, vetėm pesė farmaci janė renditur si tė tilla te shkronja F! Te telefonat e gazetave bie nė sy menjėherė se mungojnė gazeta “Shekulli” (kush e di pse?). Nė vend tė emėrtimit zyrtar tė institucionit a shoqatės, disa herė gjen emėrtime tė tilla si: Tanket (Laē), ose Feja Islamike (Pėrmet)!

* * *

Numėratori telefonik ėshtė njė libėr qė shpreh seriozitetin dhe kulturėn jo vetėm tė institucionit qė e nxjerr, po edhe tė shtetit nė tėrėsi. Duhet bėrė kujdes qė njė botim i ri i tij tė pasqyrojė emėrtimet e sotme tė institucioneve tė shtetit, tė shoqatave etj., dhe jo ato tė kohės kur ėshtė lidhur kontrata me Telekomin; kėshtu Kuvendi Popullor, Shėrbimi Informativ Kombėtar etj. sot nuk quhen mė kėshtu. Pra pėrgatitja e njė numėratori telefonik nuk qenka aspak njė punė thjesht mekanike, qė e bėn kompjuteri! Le tė shpresojmė se Publikom Sh.P.K. Albania, qė ka shpallur se po pėrgatit njė botim tė ri tė numėratorit, do ta ketė gjetur vetė se ku i pikon ēatia kėtij numėratori. Nė tė vėrtetė ēatia ėshtė vrima-vrima dhe duhet bėrė nga e para, sado qė tė kushtojė dhe kushdo qė ta paguajė.

Kėtu ėshtė fjala pėr seriozitetin e shtetit, pėr dinjitetin e kulturės, pėr respektimin e sė drejtės sė njeriut qė askush tė mos ia shtrembėrojė emrin sipas shkallės sė analfabetizmit tė vet. Dhe nė qoftė se ka zyrtarė qė nuk dėgjojnė nga ai vesh, d.m.th. nga veshi i tė qenit i pėrgjegjshėm ndaj detyrės dhe disiplinės gjuhėsore tė shtetit, atėherė do tė veprojė gjykata. Si mund tė kalojė pa zhdėmtuar ai qė dėmton vlerėn mė tė madhe kulturore kombėtare, gjuhėn shqipe? Kur nuk lejohet tė qarkullojė njė makinė qė nuk ka nė rregull ndonjė dokument, si mund tė lejohen tė qarkullojnė botime tė tilla, ku nuk zbatohet alfabeti i gjuhės shqipe dhe nuk respektohen emrat e personave dhe emėrtimet zyrtare tė institucioneve tė shtetit?

Shekulli, 05/11/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara