HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Minatori nga Danimarka...

-- nga Enver Robelli

Enver Robelli Nėse do tė bėnim njė pėrshkrim tė shkurtėr tė shefave tė deritanishėm tė UNIMK-ut dhe njė listė mbi sukseset e tyre, atėherė diplomati danez Sören Jessen-Petersen, pa dyshim do tė ishte i pari. Pas tij sigurisht kosovarėt do ta rendisnin Bernard Kouchner-in, administratorin e parė, i cili kishte ardhur nė Kosovė pėr tė shėruar plagėt e pasluftės me vrullin e njė majtisti jodogmatik. Francezi simpatik mė tepėr ishte shquar me fjalė se sa me aksione, sepse pas luftės - si nė kokat e shqiptarėve, ashtu edhe nė ato tė serbėve - kishte pak vend pėr arsyeshmėri. I treti me radhė nė listė do tė ishte diplomati gjerman Michael Steiner, i cili do tė mbahet mend pėr gjetjen e formulės “standardet para statusit”. Synim i tij ishte qė Kosova, sė pari, tė plotėsonte disa kushte bazė tė njė shoqėrie demokratike, nė mėnyrė qė, pastaj, tė diskutohej pėr statusin. Vendin e parafundit nė listė e zė plaku i akullt nga Finlanda, Harri Holkeri, i cili, pėrveē qėllimit tė mirė, asgjė tjetėr nuk solli nė Kosovė.

Pak ditė pasi ishte emėruar nga miku i tij Kofi Anan nė postin e shefit tė UNMIK-ut, Hokleri, nė njė intervistė me “Kohėn Ditore”, kishte pranuar se nuk merrte vesh pothuaj asgjė nga punėt politike nė Ballkan. Pas ngjarjeve tė marsit 2004 ai u largua heshturazi. Dėshtaku mė i madh nė mesin e administratorėve ndėrkombėtarė tė Kosovės ėshtė Hans Haekerup, ish-ministėr i Mbrojtjes i Danimarkės. S’ka mbetur asgjė pozitive pėr t’u mbajtur mend nga sundimi i tij. Haekerup rrallė kthehej nė Prishtinė. Marrėveshja e tij me tė ngarkuarin serb pėr Kosovėn Nebojsha Ēoviq, qė Jugosllavisė sė atėhershme t’i riafirmohej integriteti territorial mbi Kosovė, ėshtė njėri ndėr kapitujt mė tė dėmshėm pėr procesin politik nė protektoratin e OKB-sė. Derisa Haekerup ishte larguar nga Kosova me njė strajcė nė krah, si tė ishte njė vjedhės i zėnė nė vepėr, bashkėkombėsi i tij, Sören Jessen-Petersen, po ia lė shėndenė popullit tė Kosovės si njė mik i sinqertė.

Fjala qė fillon me “P”

Sören Jessen-Petersen erdhi nė Kosovė pas trazirave tė marsit 2004, njė periudhė dėshtimi, turpi dhe krimi, tė shkaktuar nga ekstremistė shqiptarė, kur administrata ndėrkombėtare bėhej pėrgjegjėse pėr ēdo dėshtim dhe kur politikanėt e Kosovės e fusnin kokėn si zall. Jessen-Petersen qė para emėrimit ia kishte bėrė tė qartė kushtet Kofi Annanit: nė Kosovė duhej ndėrtuar strategjia e largimit tė UNMIK-ut dhe hapja e njė perspektive tė qartė pėr popullin e Kosovės. Duke pasur njė pėrvojė tė gjatė nė Ballkan dhe duke njohur aparatin burokratik tė OKB-sė nga brenda, ku njėra dorė nuk e di ēfarė bėn tjetra, danezi fjalėpakė dhe rigoroz luftoi kaosin dhe krijoi sadopak rend nė selinė e UNMIK-ut, ku - pėr ironi - kishte qenė komanda e ushtrisė serbe.

Pėr dallim nga paraardhėsit e tij, tė cilėt prodhonin mjegull pėr tė ardhmen dhe nuk brengoseshin pėr hamendjet dhe pasigurinė qė krijonin nė opinionin gjithnjė e mė tė padurueshėm, Jessen-Petersen foli relativisht qartė mbi rrugėn e Kosovės. Natyrisht, ai kurrė nuk e pėrmendi drejtpėrdrejt atė fjalėn e famshme qė fillon me “P”, por kur thoshte se “fati i Kosovės ėshtė vendosur”, nuk duhej fantazi e madhe tė dihej se ēfarė mendonte: pavarėsi. Gjatė drejtimit tė punėve tė Kosovės, Jessen-Petersen kaloi disa sfida. Ai nuk ndėrhyri kur Kuvendi i Kosovės zgjodhi Ramush Haradinajn kryeministėr, ndonėse dihej se ish-komandanti i UĒK-sė do tė akuzohej nga Tribunali i Hagės pėr krime kundėr civilėve nė rajonin e Dukagjinit. “Kjo ėshtė demokracia”, thoshte Jessen-Petersen: “Derisa dikush nuk ėshtė i dėnuar, ėshtė i pafajshėm”.

Pas dorėzimit tė Haradinajt nė Hagė, danezi, me ndjenjė tė hollė realizmi, bėri gjithēka qė ish-kryeministri me stazh tė shkurtėr politik tė lirohej nga burgu, tė kthehej nė shtėpi nė Prishtinė dhe tė merrej madje edhe me politikė. Pėrfitimi ishte i dyanshėm: Haradinaj ishte i lirė, ndėrsa Jessen-Petersen s’kishte arsye pėr frikė se mbėshtetėsit e njėrit prej komandantėve tė UĒK-sė do tė dilnin nė rrugė. Njė sfidė tjetėr qė Jessen-Petersen e kaloi, ishte periudha pas vdekjes sė kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, i cili, pėrveē ndėrtimit tė disa shtėpive tė larta nė Velani, viteve tė fundit s’kishte bėrė ndonjė punė pėr tė rregulluar ēėshtjen e pasardhėsit. Nuk dolėn tė vėrteta paralajmėrimet nė mediat ndėrkombėtare mbi kaosin politik qė do tė shkaktonte vdekja e Rugovės. Natyrisht qė nė tė gjithė kėtė proces pati edhe “dėme kolaterale”, siē ishte rasti me primadonėn politike, Nexhat Daci. Komunikimi i danezit me Beogradin ishte i ftohtė; duket qė ai ishte i pari nga administratorėt ndėrkombėtarė qė e kuptoi se dallimi mes Vojislav Koshtunicės dhe Slobodan Milosheviqit ėshtė aq i madh sa mes Coca-Colės dhe Pepsi-t.

Tė metat dhe zbukurimet

Jo gjithēka ėshtė pėr t’u lavdėruar nė qeverisjen e Jessen-Petersen-it. Qėllimi i tij parėsor ishte tė ruajė qetėsinė, tė punojė si minator drejt hapjes sė tunelit qė ēonte drejt zgjidhjes sė statusit. Rrjedhimisht, danezi pėrherė e zbukuronte gjendjen nė Kosovė, sidomos nė raportet e tij para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė New York. Ai me lehtėsi tė padurueshme injoroi njė problem tė madh nė institucionet e Kosovės: korrupsionin endemik, nga i cili ekziston rreziku tė burojė njė shtet i dėshtuar me politikanė grabitqarė. Faji pėr kėto zhvillime destruktive, ndėrkaq, nuk bie vetėm mbi njė njėri, mbi Jessen-Petersen-in, por ėshtė pasojė e sistemit tė UNMIK-ut dhe kleptokracisė sė re kosovare. I mbetet popullit tė Kosovės qė zhgėnjimet t’i korrigjojė nė zgjedhje.

Shekulli, 14/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara