HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A ka liri shtypi nė Shqipėri?

-- nga Blendi Fevziu

Blendi Fevziu Liria e Shtypit e kėrcėnuar! Shteti shtyp mediat! Mediat, qė sot nėn kontroll! Rradha e mediave! Lamtumirė liri e shtypit! Mazhoranca dhunon mediat! Mediat, kjo nuk do tė ndodhė!

Kam renditur nė paragrafin e parė, pa u bėrė asnjė korrigjim, njė seri titujsh, nga ato qė kanė zėnė rėndom ditėt e fundit faqet e para tė gazetave dhe qė mė pas, lexohen me njė ton tė rėndė e herė herė solemn, qė pa gdhirė ende mirė nė ekranet e televizioneve! I kam renditur, i bindur se pikėrisht kėta tituj reflektojnė mė shumė se sa gjithēka tjetėr mjerimin e kėtij dimensioni qė quhet informim dhe ku fatkeqėsisht bėj pjesė edhe unė. Po mundohem tė rendis disa argumente, pa pretenduar njė analizė tė thellė, po duke tentuar qė tė bėjnė tė mendojnė tė gjithė ata qė nė kėto vite kanė pasur tė bėjnė direkt apo indirekt me mediat dhe lirinė e tyre nė Shqipėri.

Kam vėnė re se sipari i betejės ka qenė vendimi i pėr shkrirjen e KKRRT – sė dhe tė Kėshillit Drejtues tė RTSH, tė cilat janė konsideruar si njė sfidė e madhe apo si prologu i njė beteje titanike mes mediave dhe pushtetit, qė tenton ta kufizojė atė. Personalisht e kam parė pa asnjė interes dhe pa asnjė emocion gjithė kėtė operacion. E kam ndjekur kėshtu, sė pari, sepse besoj se bordet nė Shqipėri kanė qenė rėndom njė praktikė e dėshtuar! Se partitė, shoqatat, individėt, kanė parė nė formimin e tyre, mė shumė njė detyrim se sa njė mendėsi; se funksionimi i tyre ka qenė gjysmak, thjesht sepse duhet tė jetė, por jo se duhet tė rregullojė gjė. Se nė formimin e tyre janė dėrguar ata njerėz, qė nuk janė parė mė tė vlefshėm pėr asgjė tjetėr dhe qė iu ėshtė gjendur kėshtu njė vend pėr tė shtyrė ca kohė.

Kėshtu, as ky Kėshill Drejtues dhe as ndonjė i mėparshėm nuk ka rregulluar asgjė nė cilėsinė e RTSH. Kam bindjen e plotė qė as njė Kėshill i ri, nuk do tė prodhojė diēka mė cilėsore. Ndėrrimi i njerėzve jo gjithnjė prodhon zhvillim, ashtu siē huazimi i formulave nga jashtė, me produktin shqiptar jo gjithnjė prodhon njė gjellė tė shijshme. Po ashtu, kam pasur bindjen se krijimi i njė seri organizmash tė pavarur qė kontrollojnė njė veprimtari apo tjetrėn, ka qenė po kėshtu njė mundėsi pėr tė hequr qafe ish deputetė apo militantė tė dėshtuar njė force politike, pėr t’u gjetur njė rrogė njerėzve qė ke detyrime, se sa pėr tė rregulluar siē duhet dhe ligjėrisht veprimtarinė qė ata kontrollojnė. Nuk ka njeri nė Shqipėri tė besojė se Halil Lalaj paska qenė garant i lirisė sė mediave nė Shqipėri, sikurse nuk ka asnjė njeri qė mund tė garantojė se ai qė do tė zėvendėsojė Halil Lalajn, do tė jetė mė cilėsor dhe mė i vendosur.

Kjo histori ėshtė banale si edhe ngatėrrimi i TV dhe mediave tė tjera nė tė. Top Channel ėshtė njė televizion i madh dhe i lirė, jo se do Halil Lalaj dhe se do tė dojė, ose nuk do tė dojė ai qė do vijė pas tij; Klan do tė ketė pjesėn e tij tė influencės dhe politikat e tij editoriale, do apo s’do KKRRT e Lalajt apo ajo e atij qė do t’i pasojė. E gjitha kjo ėshtė komike dhe pa sens. Dje, Majko, njė djalė i mirė, por qė i kupton gjėrat me ngadalė, ngatėrronte njė vendim me njė problem mes televizioneve. Nė fakt, pyetja qė unė mund t’i bėja atij ėshtė se pse qeverisja e majtė nuk i dha Topit liēensėn e TV kombėtar qė realisht i takon? Dhe pse ai paragjykon qė njė gjė tė tillė nuk do ta bėjė Kėshilli i ri? Historia ėshtė e kotė dhe padyshim pa sens.

Por nėse pjesa e bordeve dhe kėshillave ėshtė fare pa sens e pa llogjikė, ideja se po shkelet liria e shtypit ėshtė fare komike. Dua tė pyes, se cilit gazetar tė ri, siē ndodh rėndom nė gjithė botėn, i ėshtė kthyer mbrapsht njė shkrim pėr arsye cilėsie!? E pra, shkrime tė dobėta ka me kuintal nėpėr gazetat tona? Cili personazh ėshtė ulur pėr tė shkruar ēdo gjė qė i vjen nėpėr mend dhe analizėn apo shkrimin e tij ia kanė refuzuar, ose nuk e ka botuar dot!? Pėr numrin e popullsisė jemi jo vetėm vendi me numrin mė tė madh tė mediave pėr frymė, por edhe me numrin mė tė madh tė analistėve dhe publicistėve! Cila gazetė ka kėrkuar falje, qoftė edhe njė herė tė vetme, pėr njė shkrim apo lajm qė ka dhėnė gabim, pavarėsisht kostos qė i ka shkaktuar njė personi apo familjeje pėr kėtė?!

Cili njeri ka trokitur nė derėn e gjykatės pėr tė bėrė njė padi personale ndaj medias dhe nuk ka gjetur shikimin e llahtarisur tė gjykatėsit?! Nėse media ėshtė e mbrojtur, kush i mbron personazhet qė nėpėrkėmben prej saj me apo pa tė drejtė? Cili politikan apo person publik nuk ka mbetur i llahtarisur nga deformimi i deklaratave tė tij, jo si pasojė e lirisė sė shtypit, por mungesės absolute tė profesionalizmit. E si mund tė cenohet liria e shtypit nė njė vend me 86 televizione dhe me 43 tė pėrditshme! Nė njė vend ku ka mė shumė media se sa gazetarė qė duhet tė punojnė nė to. Deri tre vjet mė parė, qėllonte shpesh qė gazetarėt e rinj i kėrkonim nė vitet e para tė universitetit; sot, jemi dėshmitarė qė kemi filluar tė fusim nė gazeta maturantė apo edhe mė tė rinj!

Kjo histori ngjan qesharake, sepse liria e medias nuk kufizohet me dekrete, por fatkeqėsisht, atė po e shpėrdorojmė ne vetė me produktin qė hedhim ēdo ditė nė treg. Beteja pėr lirinė e medias nė Shqipėri ka ekzistuar njė herė. Ajo ka pasur shumė protagonistė nga ata qė janė sėrish sot: Nikollė Lesin, Aleksandėr Frangajn, Karlo Bolinon, Mero Bazen, Ylli Rakipin, Andi Bushatin, Armand Shkullakun, Andi Bejten, Fatos Baxhakun e sa emra tė tjerė qė nuk mė vijnė ndėr mend. Ajo ka ekzistuar nė fillim tė viteve ’90–tė, kur nė pėrplasjen e parė shteti e kuptoi se njė gazetė e vetme si ‘Koha Jonė’ arriti tė mbijetojė dhe tė japė njė leksion lirie dhe respekti ndaj medias dhe informimit. Por tė pretendosh 10 vjet pasi e ke fituar njė tė drejtė, se po e humbet atė, kjo ngjan mė shumė se sa shaka…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara