HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tiranė-Prishtinė, ose kthimi nė shtėpi!

-- nga Blendi Fevziu

Blendi Fevziu Mjaftojnė 30 minuta, mė shumė se gjysma e tė cilave pėr manovrat e uljes dhe ngritjes, qė avioni i nisur nga Rinasi tė mbėrrijė nė Prishtinė, nėn njė peizazh tė ngjashėm, dhe mbi maja malesh kėrcėnuese, pas tė cilave shfaqet befas fusha e Kosovės. Njė fushė e gjerė, me relievin e kėrcėnuar aty-kėtu nga pak kodra tė buta, por e rrethuar krejt nga male.

Mėngjesin e 15 qershorit, nė njė udhėtim tė herėt tė “Albania Airlines”, kujdesi ishte mė shumė se i veēantė. I ulur nė sedilien e parė, sė bashku me bashkėshorten, udhėtonte pėr vizitėn e tij tė parė zyrtare nė Kosovė, Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha.

Tė shoqėrosh njė Kryeministėr nė njė vizitė zyrtare jashtė, nuk ėshtė asnjėherė kėnaqėsi. Nėse nuk tė duhet tė raportosh nė kohė reale, udhėtimi bėhet mė i mėrzitshėm, pėr tė mos thėnė monoton. Rend me ngut nėpėr njė maratonė takimesh kortezie, ku thuajse nuk ka kurrė asnjė mesazh politik dhe ku mbizotėron mirėsjellja. Takimet janė identike dhe midis njėrit e tjetrit, punonjėsit e terrorizuar tė ambasadave thėrrasin me forcė pėr tė hyrė nė makina dhe kėrkojnė tė duken sa mė tė angazhuar nė sytė e shefit. Shumė syresh fillojnė tė sugjerojnė se ēfarė duhet tė shkruash ose ēfarė tė fokusojė kamera, ndėrsa nė fund, drejtuesi i delegacionit bėn njė deklaratė publike nga ato qė nuk thonė po ashtu asgjė. Ajo qė mund tė mėsosh vjen mė pas, ėshtė pjesė e bisedimeve tė stafeve dhe ėshtė kryer pėrpara se sa vizita tė marrė formė.

Por mėngjesin e 15 qershorit, padyshim qė ndryshonte diēka. Isha nisur drejt Kosovės jo nė njė vizitė tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, por tė njė lideri tė rėndėsishėm, njeriut qė kishte ditur tė dominonte ndjesitė dhe emocionet pozitive dhe negative tė dy anėve tė kufirit pėr njė kohė tė gjatė nė 16 vitet e fundit; qė kishte pasur adhurim nė Shqipėri, pikėrisht pėr atė qė kishte rezerva nė Kosovė, rrėnimin e sistemit dhe mitit tė Enver Hoxhės. Por, qė e kishin dashur nė Kosovė pikėrisht pėr atė, ndaj tė cilės kishin qenė skeptikė nė Shqipėri, dashurinė e spikatur pėr Kosovėn e nacionalizmin e afishuar.

I mbėshtjellė mė njė entuziazėm tė ēuditshėm, por edhe njė emocion evident, Berisha zbriste nė Kosovė nė njė vizitė tė vonuar, padyshim tė ėndėrruar, por qė si asgjė tjetėr kishte qenė e vėshtirė pėr tė. Njeriu qė kishte arritur tė prekte mjaft nga ėndėrrat e tij politike nė jetė, befas, kishte qenė i limituar, i paragjykuar dhe ēuditėrisht i penguar nė njė prej ėndėrrave mė tė mėdha tė jetės sė tij. Dhe jo vetėm politike! Nė fillim tė vitit ’90-tė, ndėrsa era e ndryshimeve e kishte shėnjuar si njė njeri qė do tė kishte rol nė politikėn qė vinte mė pas, e kisha ndjerė emrin e tij gjithnjė me cilėsimin “njeh mirė Kosovėn”. Nė bulevardin e Tiranės, mes studentėve tė interesuar pėr politikė, qarkullonte njė shkėmbim replikash mes tij e Ramiz Alisė pėr Kosovėn nė takimin me intelektualėt nė gusht 1990. E kisha dėgjuar tė fliste pėr Kosovėn me njė ekzaltim qė shpesh ngjante edhe jonormal, qė e nxirrte nga vetvetja.

E kisha parė nė takimet informale nė selinė e vjetėr tė PD-sė, kur citonte emra fshatrash dhe luginash, kur fliste pėr personalitete kosovare e tė tjerė dhe nuk arrija ta kuptoja kėtė pasion. E dija se e njihte Kosovėn mė mirė se kushdo tjetėr; se kishte kontakte me shumė prej personazheve kyē tė saj; se njihte prapaskenat politike, por fati e kishte sjellė qė tė ishte ndėr shqiptarėt e fundit qė do tė shkelte aty. Mė 2000, kur ishte nisur pėr njė vizitė entuziaste, UNMIK-u ishte trembur prej tij. Ishte trembur prej gjuhės, prej banderolave qė po pėrgatiteshin, prej ekuilibrit mjaft tė brishtė qė ekzistonte nė vend. Liderėt politikė tė Prishtinės kishin qenė aty, pėrballė Kushnerit, kur kishin ngritur dorėn njėri pas tjetrit pėr ta ndaluar vizitėn e ish-presidentit shqiptar, pėrfshi edhe Rugovėn.

Berisha qe kthyer, edhe pse ndodhej fare pranė, nė Morinė. Mė pas, ai vetė kishte hezituar. Kishte pritur rikthimin politik nė Shqipėri, pėr tė hyrė sėrish nė Kosovė, kėsaj here me njė kartė tė re. Kishte llogaritur njė vizitė zyrtare mė 25 Janar 2006, por ajo nuk u bė dot. Ai ishte ulur realisht nė Prishtinė po atė ditė, mė 25 janar, dhe vizita e tij ishte as mė shumė e as mė pak, njė vizitė pėr mort. Bashkė me gjithė dinjitarėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar, asistonte nė vdekjen e Rugovės, Presidentit tė Kosovės, njeriut simbol tė qėndresės paqėsore, miqėsia me tė cilin, pėr hir tė sė vėrtetės, kishte njohur jo pak oshilacione publike nė kėto 15 vjet.

Tani, gjashtė muaj mė vonė, rikthehej sėrish. Nė njė vizitė tė vėrtetė, tė parėn, nė vendin, qė padyshim kishte pasur njė dimension tė rėndėsishėm nė jetėn e tij. Dhe jo vetėm atė politike…

Mėngjesi nė Prishtinė qe i nxehtė, ndryshe nga zakonisht. Makinat e ceremonialit, bashkė me 8 motora shoqėrimi, qė prinin e mbyllnin karvanin, qenė rreshtuar nė pistė, ndėrsa makina policie kishin bllokuar qė herėt rrugėn nga Sllatina pėr nė kryeqytet. Nė dy anėt e rrugės, postera gjigantė uronin mirėseardhjen. Berisha buzėqeshte nė njė pozė tė njohur tė fotografit Fadil Berisha, nėn pėrshėndetjen: “Mirė se erdhe Prof. Dr. Sali Berisha, Qytetar Nderi i Prishtinės!”. Ishte po ajo foto e posterave tė 3 korikut dhe po ai qiell i kaltėr nga pas qė qe transferuar tashmė nė Kosovė. Hyrja nė Prishtinė qe e qetė, por mosndjekja nė kohė e karvanit mė kishte penguar tė shihja njė pamje qė mė erdhi pasdite pėrmes RTK-sė e qė dy ditėt e tjera ishte e zakonshme nė Kosovė.

Me mijėra vetė kishin dalė t’i uronin mirėseardhjen makinės sė Kryeministrit shqiptar, duke valėvitur flamuj kombėtarė dhe duke u ekzaltuar nga simboli qė valėvitej nė krah tė makinės sė Kryeministrit. Nė hotel “Grand” situata ishte po aq ekzaltuese, pėr tė mos thėnė gjysmė komike. Posterat e Berishės qenė stolisur me trėndafilė, ndėrsa qilimi i kuq, i shtruar nga dera hyrėse deri tek ashensorėt, qe mbushur me petale trėndafili. Tė dukej vetja mė shumė nė njė vizitė tė njė star-i kinemaje, se sa nė njė vizitė politike. Dhe e gjitha kjo nė njė hotel krejt tė rrėnuar, qė jeton mė shumė me lavdinė e shkuar se sa me realitetin.

Njė orė nė vonė, nė qytet flitej mė shumė pėr pritjen e Berishės se pėr gjithēka tjetėr. Disi mė e ftohtė, Prishtina lėkundej mes debatit nėse pritja mė madhėshtore i ishte rezervuar atij apo Titos gjatė vizitės sė vitit 1978. I dėgjoja me vėmendje pa kuptuar gjė, ndėrsa miq tė mij tė vjetėr, zgjateshin pėr tė treguar segmentin e rrugės ku kishte qenė shkolla e tyre atė ditė tė largėt tė vitit 1978. Ishte njė debat surreal, qė u bė befas mė i prekshėm gjatė pranisė sė Berishės nė Parlament. Me njė ceremonialitet tė spikatur, me njė qėndrim tė ngrirė, sa befas mė bėri tė kujtoj se Kosova nuk kishte model tjetėr. Pritja e Titos kishte qenė ajo mė ceremonialja, mė madhėshtorja dhe krahasimi me tė, nuk ishte njė provokim, por njė tentativė e sinqertė pėr tė treguar se kjo vizitė dallonte nga tė tjerat.

Berisha vetė ishte i emocionuar, por i kontrolluar deri nė detaje. Druante tė thoshte diēka qė dilte nga kornizat e bisedimeve, fliste shpesh, shumė shpesh pėr tolerancė dhe pėr vlerat e monumenteve fetare serbe, pėr bashkėjetesėn etnike, pėr integrimin e pėrbashkėt, por druaj se pak vetė e merrnin seriozisht. Vėshtirė qė dikush tjetėr tė ishte nacionalisht mė i paragjykuar se sa ai. Duke e ndjekur me vėmendje, duke parė qeshjen e sinqertė tė sallės nė njė moment qė ai donte, por nuk mundi ta pėrmendte emrin e Beogradit, nuk e di pse pata pėrshtypjen se prania e tij aty, ishte sinjali mė i fortė pėr atė qė po ndodh; sinjali mė i fortė pėr pavarėsinė.

Fjalėt nuk kishin mė vlerė, fjalėt qenė njė kopje e deklaratave gjithnjė tė kontrolluara tė komunitetit ndėrkombėtar, por pa njė kulm. Sfida ishte ajo, prania. Ai qe ngjitur nė tribunėn e Kuvendit tė Kosovės, qėndronte pėrballė atyre qė pėrfaqėsonin Kosovėn e lirė dhe kjo ishte gjithēka. Druaj se edhe ai vetė donte tė qeshte me fjalėt e tij, siē qeshte pa dashje, njė ditė mė pas, me titullin e madh tė gazetės “Ekspres”: “Berisha: si President i gjithė Shqiptarėve”! A beson edhe vetė nė kėto qė thotė?, - pyesja veten pak kohė mė vonė? A ėshtė ky fjalori dhe stili qė ai do tė kishte dashur tė fliste nė Kosovė?

Me atė buzėqeshje tė ėmbėl para komunitetit serb; me atė pėrshėndetje “Dobėrdan” ndaj priftit serb nė Fushė-Kosovė; me atė vėmendje ndaj kishės sė Svjeti Nikollės, me premtimin se do tė jepte lekė nga tė qeverisė shqiptare pėr tė restauruar kishėn e Fushė-Kosovės, dėmtuar kohė mė parė. Vendit ku faleshin pėrfaqėsuesit e komunitetit mė radikal serb! Druaj se jo! Po ai kishte ardhur nė njė moment tė tillė dhe me njė fuqi tė brendshme e kishte bindur veten se duhej tė fliste kėshtu; se kjo ishte mė e mirė dhe kėshtu duhej bėrė. Ai kishte ardhur nė njė moment qė Kosova kishte nevojė pėr kėto fjalė, pėr kėtė stil dhe ai besonte me gjithė zemėr se kėshtu po i bėnte asaj edhe njė shėrbim tė fundit para pavarėsisė.

Nė mbarim tė fjalės nė Parlament, qėndrova ende pak ēaste mes politikanėve kosovarė, tė njohur tė vjetėr. Shumica e tyre reflekton gjithė kontradiktat e njė vendi ku paqja dhe lufta janė parė qė tė dyja si mjete tė suksesit dhe ku ithtarėt e njėrės dhe tjetrės besojnė se kanė po atė meritė nė ēlirimin e vendit. Nuk e di pse shumė prej tyre nuk m’u dukėn tė kėnaqur nga e gjithė kjo; disa po e pėrdornin pėr fushatė, por druaj se ardhja dhe stili i Berishės kishte defaktorizuar shumė prej tyre. Pak minuta nė vonė, ndėrsa ecte 200-300 metra sė bashku me Thaēin nga selia e Parlamentit pėr nė Selinė e PDK- sė, Berisha e shndėrroi gjithēka nė njė show. Hidhej nga njėra anė e rrugės nė tjetrėn, tundte dorėn nė pėrshėndetje tė qytetarėve qė qenė mbledhur pėr ta pėrshėndetur, pėrqafonte fėmijėt dhe fotografohej me ta. Nė njė vend ku modeli i liderit kishte qenė vetėm ai i Rugovės, me njė kult tė ngritur mbi mospraninė, stili i Berishės ishte njė risi. Njė moment m’u duk se do tė tėrhiqte me vete nė selinė e Thaēit gjithė atė turmė dhe nė fund, kur doli, se do ta kishte tė vėshtirė tė shkėputej prej saj.

Nė mbrėmje, u ula sė bashku me Baton Haxhiun, Aleksandėr Frangajn dhe Andi Bushatin nė restorant “De Rada”. Njė lokal i ri, tipik, por me njė shije fine, nga ata qė mungojnė tashmė nė Shqipėri. Njė lokal i mbushur me fotot e mrekullueshme tė Marubit, me portretet e personaliteteve tė shtetit shqiptar. Ashtu si restorant “Renesansė”, ku njė ditė mė pas, nė mbrėmje, do tė dėgjoja kėngėn “Lemza” tė Agim Krajkės, njė perlė e muzikės sonė tė lehtė, por fare pak prezente nė Shqipėri. Nuk e di pse nė kėto vite qė udhėtoj nė Kosovė ka dy gjėra qė mė kanė bėrė pėrshtypje tė thellė. E para, kafenetė si model i qėndresės dhe rezistencės kosovare; dhe e dyta, dashuria e tyre pėr Shqipėrinė qė ėshtė shumė herė mė e fortė se ajo qė ne shfaqim pėr Kosovėn.

E para ėshtė e thjeshtė. Bojkotimi qė ata i bėnė gjithė institucioneve serbe dhe papunėsia e provokuar prej kėsaj, ose prej politikės serbe i detyroi shqiptarėt e Kosovės tė transferojnė jetėn e tyre publike nė kafene. Me njė filxhan makiato pėrballė, dita endej nga debatet politike, qėndresa apo ato profesionale gjithnjė nė kafene. Kafeneja ishte element grumbullimi, takimi, debati, qėndrese, ishte gjithēka. Shtatė vjet pas ēlirimit, ato kanė ende njė rol tė veēantė. Nė kafene bėhen bisedat mė tė rėndėsishme, debatet politike, bisedat e biznesit dhe gjithēka.

E dyta ėshtė mė e komplikuar, por mė e njohur. Nė Prishtinė gjen gjithnjė mė shumė vėmendje ndaj Shqipėrisė se sa kemi ne ndaj Kosovės. Njerėzit jetojnė mė shumė me debatet tona, janė mė pasionantė ndaj asaj qė ndodh te ne, personazhet e Tiranės janė mė tė njohur nė Kosovė, edhe pse shpesh janė intelektualisht dukshėm inferiorė ndaj tyre, ata e njohin historinė mė mirė se ne. Sa herė udhėtoj dhe kthehem, ndiej njė lloj keqardhjeje pėr indiferencėn refraktare tė kolegėve, pėr frazat standard tė justifikimit dhe mbi tė gjitha pėr politikėn. Pėr atė qė s’ka kuptuar asgjė, mbi tė gjitha pėr faktin se sė bashku jemi njė popull 6 milionė!

Mėngjesin e datės 16, kolona e stolisur me flamuj dhe nėn mbrojtjen e rreptė tė UNMIK-ut lėviz drejt qendrės sė KFOR-it. Njė vizitė e mėrzitshme pėr ne. Duke pėrfituar nga bujaria e eskortės hipim nė njė makinė qė na drejton pėr nė Fushė-Kosovė, stacioni i ardhshėm i Berishės dhe padyshim njė nga mė intresantėt e tij politikisht. Baton Haxhiu mė jep shpjegimet e rastit, ndėrsa mė rrėfen me dorė ballkonin, ku mesditėn e 27 Qershorit 1987 ka nisur karriera politike e Millosheviēit. Njė godinė e ulėt, me njė arkitekturė mizerabėl qė ka shėrbyer e shėrben ende si qendėr kulture. E kam ende nė sy pėrshkrimin qė njė gazetar britanik i bėn asaj. Ai foli dhe njė moment, ndėrsa dilte nėn thirrjet e serbėve tė inatosur, vuri re kameran e televizionit jugosllav. U vėrtit drejt saj dhe me njė ton tė frikshėm deklaroi: “Qė sot, askush nuk do guxojė t’ju prekė as njė qime floku”. Nė mbrėmje, u prit nė Beograd si hero. Kishte nisur ylli i tij, ylli i njeriut qė do tė shkatėrronte ish-Jugosllavinė, qė do tė regjistronte krimet e reja etnike nė Ballkan, qė do tė dėnonte me izolim e pėrēmim popullin e tij e qė sė fundi, do tė zhdukej me turp nga skena politike, pikėrisht kėtu ku nisi, nė Kosovė.

Me tė mbėrritur, njė mik i vjetėr i imi na ftoi nė sallėn e Kuvendit komunal. Njė komunė ku shqiptarėt, serbėt, ashkalitė, romėt dhe etnitė e tjera janė tė dėnuara tė jetojnė dhe tė punojnė sė bashku. Salla ishte as mė shumė e as mė pak zyra e Skėnder Zogut, njė miku tė vjetėr tė Rugovės dhe Kryetar Komune. Nė njė hapėsirė tė ngushtė janė ulur pėrfaqėsuesit e gjithė kombėsive, duke nisur nga imami i zonės dhe prifti serb. Tė gjithė flasin shqip. Atmosfera qe e nderė dhe nėse Baton Haxhiu nuk do tė kishte ndėrhyrė sa nė shqip dhe nė serbisht pėr ta normalizuar, do tė ishte mė e vėshtirė. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe.

Me 17 500 serbėt e saj, Fushė-Kosova ka qenė jo vetėm njė nga qendrat mė tė mėdha ku banonin serbė, por edhe pika e radikalizmit serb nė Kosovė. Historikisht, trupat e princit Llazar qenė nėnshtruar kėtu nga turqit e Sulltan Muratit I, nė 1389, duke i hapur rrugė pushtimit tė Ballkanit; njė pjesė e eposit dhe folklorit serb nis kėtu dhe po nga kjo zonė numėrohen kuadro tė rėndėsishėm tė ushtrisė dhe politikės serbe. Serbėt e Fushė-Kosovės kishin qenė tė parėt qė kishin nisur ēmontimin e autonomisė kosovare nė 1989, dhe tani, historia qe transformuar. Njerėzit qė kishin pritur Millosheviēin si hero, qenė ulur nė njė sallė pėr t’i uruar mirėseardhjen nė serbisht jo thjesht Kryeministrit tė Shqipėrisė, por njeriut qė kishte qenė simbol i betejės politike me Millosheviēin. Historia qe pėrbysur thellė dhe ata qėndronin tani nėn peshėn e saj. Do ta ndjenin kėtė edhe mė vonė, kur Berisha do tė ngulej pikėrisht nėn ballkonin e tyre historik, i rrethuar nga mijėra shqiptarė e serbė, por duke folur pėr tolerancė.

Gjithēka atje kishte diēka qė e bėnte surreale. Buzėqeshjet e njerėzve, duartrokitjet e serbėve, shqipja e ēalė e priftit, vizita nė kishė.

Kėta janė njerėz tė mirė dhe hallexhinj, mė tha njė kėshilltar shqiptar, emrin e tė cilit nuk e mėsova. Janė ndarė nė dy fraksione dhe tė dyja janė nė konkurrencė kush tė ketė marrėdhėnie mė tė mira me ne shqiptarėt. Ata janė pakicė dhe pa ndihmėn tonė nuk ecin dot. Por Beogradi i trazon shumė, i ngacnom dhe i pėrdor gjithnjė.

Mė 17 qershor, jemi ngritur po ashtu herėt. Gazetat e Kosovės janė hapur me tituj tė mėdhenj pėr Berishėn, por komentet mungojnė. Shumica e frazave i referohen deklaratave pėr tolerancė etnike, fetare dhe integrim.

Nė ora 8:30, autokolona e makinave lėviz nga kryeqyteti drejt qyteteve lindore dhe verilindore nė Kosovės, sipas njė turi, qė e prek pothuaj gjithė kufirin e saj. Rruga ėshtė e shtruar mirė dhe duket se zonat rurale tė Kosovės janė dukshėm mė tė zhvilluara se sa ato tė Shqipėrisė. Mė kujtohet se nė vitin 1999, pas vizitės sė tij nė Kosovė, Ambasadori amerikan Limpreht mė kishte thėnė:
Fshatarat e Kosovės ngjajnė me ata tė Evropės Qendrore. Ka shtėpi tė larta, tė ndėrtuara mirė, toka tė punuara dhe gjithsecili ka pėrpara shtėpisė njė traktor.

Por peizazhi ėshtė vetėm njėra anė. Dita e fundit do tė ishte edhe mė mbresėlėnėsja pėr ne. Pas njė vizite tė shkurtėr dhe tė rastėsishme nė Gjakovė dhe nė Prizren nė 1991, kur qėndrova vetėm 1 natė, gjithė vizitat e mia tė mėpasme, qė nga 1999, ishin pėrqendruar vetėm nė Prishtinė. Ajo qė do tė gjeja nė qytetet e tjera ishte dukshėm mė e ndryshme dhe besoj se mjaftonte pėr tė vėrtetuar njė hamendėsimin tim tė vjetėr.

Nga Prishtina pėr nė Pejė pritja ishte po ajo, por shumė herė mė entuziaste. Nė tė gjitha qendrat e banuara, pikat e tregtisė dhe fabrikat, njerėzit kishin dalė anės rrugės. Kishte nga ata qė prisnin me orė kalimin e autokolonės dhe ndalimet e saj filluan tė shpeshtohen befas. Berisha ndalonte pėr tė kėnaqur ēdo grupim, qė nga ato tė punėtorėve dhe deri tek shkollat qė kishin ndėrprerė mėsimin pėr ta takuar. Dukej tejet euforik dhe besoj se pėr herė tė parė, qė nga rrėzimi i komunizmit nė Shqipėri, kishte tė drejtė. Atėherė, ai kishte mishėruar dikur ėndrrėn e atyre njerėzve pėr njė sistem tė ri, tė drejtė, tė lirė! 15 vjet mė pas, ai po mishėronte nė Kosovė, as mė pak dhe as mė shumė ėndrrėn e bashkimit! Pa e thėnė, pa e prekur, por duke u ndjerė kudo. Vizita e tij nuk ishte njė vizitė, ishte njė sfidė!

Njė sfidė pėr atė qė mund tė quhet liria nga Serbia, por dhe bashkimi me Shqipėrinė. Nė Pejė u gjenda befas nė mes njė turme qė tentonte tė prekte Berishėn. U vėrtita si njė centrifugė pėr tė dalė pak sekonda mė pas nė trotuar. Kamerat vėrtiteshin mes njerėzve pa arritur tė filmonin gjė; kryetarėt e bashkive mbanin disa fjalime plot retorikė nacionaliste dhe me fraza demode, por tejet tė sinqerta; njerėzit flisnin pikėrisht pėr atė qė Berisha nuk donte tė fliste, pėr bashkimin. Nė Gjakovė, nė sallėn “Asim Vokshi”, dukej se nuk kishte asnjė cm katror tė lirė.

Askush nuk dėgjonte se ēfarė po thoshte njeriu qė qenė mbledhur tė prisnin. Shumė veta qanin. Pėrlotja e tyre nuk kishte lidhje me frazat, me idetė politike qė ai po elaboronte. Pėrlotja e tyre kishte lidhje me shpresėn qė ata nuk e kishin braktisur kurrė, me besimin se kjo qė po ndodhte, do tė ndodhte njė ditė. Nuk e di pse e gjitha kjo po mishėrohej te Berisha. Njė grua e pėrlotur m’u afrua me njė fėmijė nė krah:
Zoti Blendi, mė tha. Serbėt mė kanė vrarė tre djemtė. Sot, kam ardhur me nipin, pėr t’ju treguar se nipi jeton dhe se shkjatė nuk na kanė bėrė dot asgjė.

Ishte krejt e pėrlotur. Iku tė takonte Berishėn, por druaj se e pati vėshtirė ta bėnte kėtė. Gjakova numėron afro 2 500 tė zhdukur dhe jam i bindur se shumė prej atyre qė ishin nė sallė kanė humbur dikė nga tė dashurit e tyre nė atė luftė.

Nė Prizren, padyshim i gjithė qyteti ishte nė shesh. Ashtu si nė Deēan. Nė Shtėpinė e Lidhjes Shqiptare, qė ka qenė padyshim qeveria e parė serioze e shqiptarėve, edhe pse e panjohur ndėrkombėtarisht, ishte e pamundur tė kaloje mes turmės. Thirrjet: “Berisha! Berisha!”, me theks tek a-ja fundore, mbysnin muzikėn popullore tė mirėseardhjes. Nė vizitėn, nė njė kafe tė qytetit, ishe e pamundur tė afroheshe.

Nė Prizren, besova se ajo qė po ndodhte nė kėtė vizitė ishte as mė shumė e as mė pak, njė manifestim i ėndrrės pėr bashkim. Nė tė tre qytetet, njerėzit na flisnin me emėr, dinin gjithēka pėr ne, jetonin me Shqipėrinė. Siē kemi filluar tė jetojmė edhe ne, pakuptuar me Kosovėn. M’u kujtua njė shkrim i Andi Bushatit qė nėnvizonte pak a shumė kėtė. Kemi bashkuar muzikėn, konkurset e bukurisė, kemi bashkuar ekipin kombėtar, tifozėt, median, spektaklet. Kemi hyrė de fakto drejt njė bashkimi, qė siē po e shohnim tani, ata e ėndėrronin tė gjithė.

I ulur nė njė kafe tė Prizrenit, befas mendova se midis klasės politike, elitave kosovare tė Prishtinės dhe qytetarėve tė saj kishte njė hendek. Njė hendek qė Prishtina nuk po e kupton dot. Nga frika e defaktorizimit, nga njė lloj nostalgjie e holluar jugosllave apo nga ideja e pangjizur pėr identitetin kosovar, nė Prishtinė ka shumė teori, ka shumė debate dhe stėrhollime. Poshtė, gjithēka ėshtė ndryshe. Njerėzit nuk shohin asnjė alternativė tjetėr veē bashkimit dhe janė tė bindur pėr kėtė. Jo thjesht sepse jemi njė popull i ndarė mė dysh forcėrisht; jo vetėm sepse Kosova, me pėrjashtim tė njė periudhe 13 vjeēare liberalizmi (1968 – 1981) duhet konsideruar njė shekull e pushtuar, jo thjesht sepse banorėt e shumicės sė krahinės kanė refuzuar sipas mėnyrės sė tyre tė jenė pjesė e shtetit jugosllav, jo sepse kėshtu e kėrkon retorika nacionaliste.

Por, sepse pa njėri-tjetrin do ta kemi shumė tė vėshtirė tė ecim pėrpara, tė mėkėmbemi ekonomikisht dhe tė kemi atė rol qė meritojmė tė kemi nė Ballkan. Sepse pa njėri-tjetrin, edhe integrimi aq i pėrfolur evropian do tė jetė i cunguar pėr ne. Sepse bashkimi ėshtė mėnyra e vetme pėr t’i kthyer kombit dinjitetin e nėpėrkėmbur, jo vetėm politikisht. I mendoja tė gjitha kėto duke kujtuar debatet nė Prishtinė dhe i bindur se bashkimi ka nisur. Nė dhjetėra detaje qė ne nuk i vėmė dot re, por qė janė atje realisht. I vija re te njerėzit qė pėrkuleshin pėrpara makinės me targat TR 011 Z tė Kryeministrit shqiptar, tė bindur se nuk pėrkuleshin pėrpara njė njeriu, por pėrpara njė ideje. Fati e kish sjellė qė Berisha tė gjendej aty pėr tė mishėruar atė ide, pavarėsisht deklaratave tė tij. Ose, se kosovarėt kishin zgjedhur atė pėr ta kthyer nė njė simbol.

Ndėrsa hynim pėr Morinė, ndėrsa policėt e mrekullueshėm kosovarė pėrshėndesnin ushtarakisht tė rreshtuar dhe seriozė, ndėrsa policėt shqiptarė, gjysma tė paqethur dhe sehirxhi, rrinin anės rrugės nė hije, kisha bindjen se Berisha kishte lėnė pas nė Kosovė njė borxh tė madh. Pata bindjen se pas kėsaj, siē thotė Baton Haxhiu, Kosova nuk mund tė jetė mė pėr tė thjesht njė obligim politik, si pėr ēdo Kryeministėr shqiptar, por mbi tė gjitha njė obligim moral. Kosova zgjodhi ta kthente nė simbol, por ai nuk mund tė mbetet thjesht nė simbolikė.

Njė orė mė vonė, ndėrsa shihja malet e larta qė na ndajnė nuk e di pse pata pėrshtypjen, pėr herė tė parė, se gjithnjė kemi qenė bashkė. Se unė kam udhėtuar gjithė jetėn time pėr nė Prishtinė; se e kam njohur Baton Haxhiun, Veton Surroin apo Hashim Thaēin qė nė fėmijėri. Ose, se kjo nuk ishte vizita jashtė e njė Kryeministri shqiptar. Ishte njė kthim nė shtėpi. Dhe kthimi nė shtėpi ėshtė gjithnjė emocionues, sado vonė qė tė vijė…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara