HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nostalgji Bashkėkohore pėr kulte pagane

-- nga Don Fatmir KOLIQI

(Dan BROWN, Kodi i Da Vinēit, roman, Botimet Dudaj, Tiranė 2004.)

Kodi i Da Vinēit Posa doli romani i shkrimtarit amerikan Dan Brown "The Da Vinici Code" pėrnjėherė mori namin nė mbarė dhénė, sa qė gazetat ditore dhe nė mjetet tjera tė informinit bėnė senzacionin e tyre duke e shpallur, pa vlerėsimin e kritikės letrare, njė bestseller bashkėkohor. Shumė shpejt romani u pėrkthye nė disa gjuhė tė botės me tirazh astronomik disamilonėsh. Mbas njė viti romani erdhi edhe tek ne, i shqipėruar bukur nga Amik Kasoruho dhe i botuar nga shtėpia botuese Dudaj e Tiranės. Si nė botėn e perėndimit, ashtu edhe tek ne pėr njė kohė tė gjatė i priu toplistave tė romaneve mė tė shitur dhe mė tė lexuar. Lėnda e tij kontraverze dhe zhanri tėrheqės ngacmoi shumė shpirtra, sa qė tejkaloi edhe qarqet e njė vepre letrare. Ngacmimi i shkaktuar vlerėsohet tė jetė jo nė letėrsi, por tek ndjenja e besimit, sepse bota e letrave estetike dhe kritika letrare do ta konsiderojė roman trivial e kontraverz, qė implikon gėnjeshtra dhe shpėrfill tė vėrtetėn...

Ai qė e ka lexuar "Kodin e Da Vinēit" ka pėrjetuar njė breshėri emocionesh, dilemash e konfuzionesh. Mbarimi i leximit receptuesin e lė tė shqetėsuar, sepse aty pėrmes njė zhanri eksperimental postmodern kiminalistik, takohet me njė mal risish, tė padėgjuara deri mė tash(?): apo, sespe e vėrteta e njerėzimit shumėshekullore shtresėzohet si krim. Diabolizmi i krimit mėtohet tė endėzohet si e vėrtetė e shtypur me shekuj, madje e ngulitur nė sistem e institucion me pėrmasa botėrore. Autori ėshtė i ushtruar mirė nė zhanrin e kriminalistikės, lehtė lundron nė narrativen e saj dhe shkėlqyeshėm zbėrthen kodet e trilluara (vetė)autoriale.

Trilli i tij depėrton nė traditėn e besimit dhe artit, jo tė ēfarėdollojshėm, por tė atij tė rrėnjosur thellė nė mendėsinė e botės sė gjithėmbarshme, madje-madje edhe nė atė elitare e nė botėn e letrave me renome akademike. Ky lloj rrėfimi i pėrdorur nė gjithė romanet e tij, s'mund tė perceptohet i shkėputur nga konteksti sociokulturor. Dhe sepse romani "Kodi i Da Vinēit", ka pėrmbledhur shumė elemente aktuale nga bota e kulturės moderne e postmoderne, gjendjen e njeriut dhe spiritualen e tij patologjike; thyerjet e tija religjioze dhe rizgjimin pagan - neopaganizmin. Njė shtysė jo tė vogėl do tė japin edhe zhvillimet mė tė reja nė botėn e letėrsisė, pėrkatėsisht romanit tė ashtquajtur modern dhe postmodern.

1. Konteksti sociokulturor

Konteksti i sotėm letrar, kulturor e sociologjik nė raport me artin sakral dhe nė pėrgjithėsi me fenė, religjionin, pėrkatėsisht krishterimin ėshtė pasojė, - pajtim ky i pėrgjithshėm gjithandej nė botė - e ndėrrimeve radikale nė shek. XVII, me deizmin dhe iluminizmin dhe me sekularizmin e revolucionit francez (1789). Kjo epokė do tė mbahet mend si pėrleshje mes letėrsisė dhe artit. Do tė ndodhė njė re-voluim i pėrgjithshėm kulturor, njė pėrmbysje e vlerave tradicionale dhe fillim i njė epoke tjetėr - epokė qė vetėm arsyen do ta njohė pėr hyjni. Religjioni do tė konsiderohet si njė armike e arsyes, iluminizmit e do shpallet lufta pėr ta pėrmbysur e pėr ta varrosur thellė nė nėntokė, qė tė mund tė ēlirohet njeriu njėherė e pėrgjithmonė prej saj. Nga ajo kohė e deri sot do tė lindin rryma filozofike e letrare antireligjoze qė shtrihen deri nė botėn tonė aktuale, krejt kėto nė emėr tė lirisė sė shprehjes dhe pėr drejtėsi, si: marksizimi, frojdizmi, ekzistencializmi nihilist, satanizmi letrar francez (shek. 20) ... mandej, do tė shfaqen si kėpurdhat mbas shiut sekte e lėvizje religjioze moderne, lloje tė ndryshme tė kabalės hebraike, forma magjike, sipiritizma, satanistėt, luciferianėt, rosenkroicerėt, okultistėt, teozofėt, martinisėt dhe deri te idhėtarėt e konfesioneve lindore (Lindja e Largėt) ndėr to mė e pėrhapura New Age plotė konfuzitete.

Njė kohė kjo e harresės, madje e braktisjes sė transcendencės pėr tė krijuar njė botė krejtėsisht antropologjike pa metafizikė, pa teologji, pa Zot. Kultura e njeriut, e paraqitur pėrmes veprave letrare dhe tė artit ishte e do tė mbetet e ndikuar prej kėtyre rrymave. Prandaj, nė lėmin e artit tė fjalės - nė literaturėn moderne, nė art, nė muzikė, nė pikturė, nė skulpturė, film e teatėr, pėrkundėr krijimeve tė mėdha tė zhanreve e llojeve, qė quan nė kaualitete estetike, do tė pėrjetojė njė rėnie pėrmbajtėsore, rėnie tė kuptimit. Me tė drejtė do tė shprehet Henri-Pierre Jeudy se nė kėtė shekull "kuptimi po vdes" , "... kuptimi po bie viktimė e strategjisė sė fshehur! Tė asaj strategjie, e cila si parim qendror ka degjenerimin e fjalėve nė kuadėr tė koordinatave tė qėllimeve jashtė natyrės sė kuptimit, pėr tė nxjerrė kuptime tė rrejshme, konvenuese pėr qarqe tė caktuara tė shoqėrisė, e qė nė krahasim me tė vėrtetėn e kuptimit, tė jenė sa mė larg, tė mos funksionojnė nė kontribut tė sė vėrtetės [...] kėtė kurdisje me domethėnie sociale, tė organizimit tė fshehur e tė hapur social, e cila bėhet me qėllime, de facto tė shkurdisjes, tė taktizimit do ta quanim strategji negative. .. kjo ėshtė njė tjetėrsim i strategjisė ... dhe nga kėndej pėrhapet epidemia e tjetėrsimit."

1. 1. Romani postmodern

Shekulli XX dhe fillimi i shek. XXI konsiderohet si koha e kthesės kopernikane nė zhanrin e romanit. Romani postmodern europian e botėror merr kahje jokonvencionale, ngritet kundėr tij dhe si i tillė mėton progresin sfidues pėrballė modernes dhe konvencionales. Nė romanin postmodern (filimi i shek. XX) tejkalohet kontinuiteti rrėfimor dhe personazhi linaer rrėfyes, dominon reflektimi i realitetit shoqėror dhe psikologjia e personazhit. Dialogu tradicional-konvencional shndėrrohet nė monolog; ndėrfuten tekste e pasazhe mendimesh nga vepra tjera si komunikim me tė kaluarėn. Koha nė romanin postmodern nuk ėsthė njė, aty gėrshetohen shumė kohė - pluralitet kohėsh. Kjo lojė ka emrin intertekstualitet. Harmoninė kallėzimore e zėvendėson kaosi dhe vendin e empirisė, tė prekshmes e tė pashmes e merr abstrakcioni. Mimesis-i si reflektim tradicional i tė njėmendtės shpesh shkrihet.

Romani postmodern e ngacmon reseptuesin, do ta ēuditė, ta mahnitė, ta mbajė nė tendosje edhe mbas leximit tė veprės, do ta lė gojhapur; e gjithė kjo ndėrtohet nė mėnyrė strategjike duke inkorporuar rryma e zhanre estetike letrare tė ndryshme. Po ashtu, postmoderniteti romanor ka tendencėn e pėrhershme pėr tė treguar mitiken, magjiken, intuiten, gėrshėtimin mes reales dhe fantastikės; kėrkimin e ndjenjėsisė sė re (psikologjizimi e parapsikologjizimi) pėr ta ngritur nė vlerėn e shkencės. Si paralajmėruesit mė me zė tė postmodernes do tė mirren James Joyce dhe argjentinasi Jorge Luisa Borges (intertekstualiteti borgesian shfaqet te tregimi i tij "Bibloteka e Babilonit" 1944). Mbas viteve '50-ta do tė kemi emra tė njohur nė mbarė Europėn dhe SHBA qė do tė vazhdojnė kėtė rrymė, si: Bothoa Strauss, Peter Handke, Christoph Ransmayer (Gjermani), Wiliam Burroughs, Kurt Vonnegut, Robert Lowell Coover, John Fowles dhe Paul Auster (SHBA), Julio Cortazar dhe Mario Vagas Llosa (Amerika Latine), Alian Robbe - Grillet (Franca). Po ashtu edhe Umberto Eco nė romanin e tij "Emri i Trėndofilit", i cilėsuar si roman detektiv do tė ndėrfut shumė elemente tė postmodernes dhe semantikės.

Si rezultat i gjithė kėsaj, romani postmodern do tė lė hapsirė alternacioni e shpėrfytyrimi nė intencėn e tij. Edhe pse arti i romanit s'ėshtė vetėm didaktikė gjuhėsore - letrare, artisktitke, estetike, morale a fetare, ai kėtij misioni s'guxon t'i shmanget. S'ėshtė anakronizėm tė thuhet se edhe prozės postmoderne i duhet morali. Sepse sado tė theksohet artistikja, e bukura; mungesa apo shkėputja e tė mirės, tė fismes, tė vlefshmes nė veprat e prozės do ta shėmtojė tė bukurėn, estetikėn e ligjėrimit e tė rrėfimit... Leximi letrar - pohon U. Eco - ndikon edhe nė krijimin e mendėsisė, identitetit individual dhe kolektiv, madje edhe kombėtar. Kjo nxjerr konkluzionin se shkrimtari, prozatori, ka misionin me pėrgjegjėsi para receptuesit.

2. Zhanri kriminalistik

Nė babiloninė univerasale tė postmodernes zhanri kriminalistik ka marrė njė zhvillim tė hovshėm. Romani kriminalistik, i quajtuar edhe triller, detektiv apo policesk si diskurs letrar, kryesisht ėshtė i kohės moderne dhe asaj postmoderne. Edhe pse i konsideruar nga kritikėt si zhanėr me karaktesistika triviale, i nėnēmuar nė krahasim me tė ēmuarėn letrare, ky zhanėr tani ka shkrimtarėt e njohur: Arthur Canon Doly, Dashiell Hammett, Raymond Chandler, Agatha Christie, Patricia Cornwell dhe kohėt e fundit Dan Brown. Popullariteti i romanit kriminalistik po rritet fal ekranizimi tė tij, filmimit tė tij dhe rritjes sė shikueshmėrisė sė madhe kinematografike. Ky lloj letėrsie - i quajtur edhe "letėrsi masive", qė i pėrkasin edhe zhanre tjera: uestern, science-fiction, fantasy, romani rozė - ėshtė i orientuar kryesisht tek receptuesit pa shije artistike dhe grupeve anonime lexuesh.

Ky model i prozės lexohet lirshėm, pa mund e pa parapėrgatitje estetike letrare, rirrėfehet lirshėm tek tė tjerėt, ngjashėm me informatat ditore gazetarske. Narracioni i kėtyre romaneve ndėrtohet mbi substratin real, personazhet marrin cilėsi sociale nė vende tė njohura pėr lexuesin. Me gjuhė shpesh alegorike narracioni merr formė solidariteti sublim, veēse syzheu i kėsaj proze, kryesisht, ngėrthen krimin, korrupsionin, margjinalizimin dhe shtresat mė tė ulta tė shoqėrisė. Para lexuesit shfaqen vende konkrete, b.fj. rrugė, sheshe, peisazhe, institucione, organizata etj., pėr tė krijuar ndjenjė te lexuesi se rrėfimi ngjan nė afėrsi. Pėrkundėr angazhimit social pėrherė mungon qartėsia rrėfimore pėr tė dalluar pozitiven a negativen, tė vlefshmen a tė pavleshmen.

Romani i Dan Brown "Kodi i Da Vinēit" i pėrket kryekrejet kėtij zhanri kriminalistik, por nė strukturėn e tij narrative, duke e pėrdorur intertekstualitetin postmodern (ndėrhyrjet e teksteve tė vjetra gnostike etj.) e me elemente tė romanit tradicional (prania e rrėfimit linear) arrin tė ngacmojė edhe kritikėn letrare edhe teologjinė e krishterė. Loja e gėrshetit postmodern kriminalistik dhe konvencionales nė "Kodi i Da Vinēit" e karakterizon atė si roman kriminalistik tė veēantė.

3. Kompozicioni narrativ - krim dhe ankth njėzetekatėr orėsh

Kompozicioni narrativ te "Kodi i Da Vinēit" i Dan Brown-it ndėrtohet sipas kompozicionit Joysian qė e gjejmė te romani i tij Uliksi. Krejt kallėzimi i romanit, qė pėrfshin 105 kapituj dhe 565 faqe, zgjat 24 orė, ndėrdhuret me njė dendėsi dhe ankth, qė kohė pas kohe shndėrrohet nė monotoni. Sikur autori reflekton tendencėn pėr tė treguar ankthin e njeriut tė sotėm, kozmologjinė e pėrditshme nėnvetėdijėsore dhe tė fshehtėn e saj. Bota e shpirtit shkoklohet si arrė, prej sė cilės nxirret thelbi. Ky thelb i fshehur zbulohet pėr kohė tė shkurtėr me hulumtim policor-kriminal. Ndėrfutet ironia dhe parodia rrėfimore postmoderne, stėrkeqet e kaluara e njohur botėrisht, tėhuajsohet hulumtimi policesk e fiton gjurmim epokal senzacionizues pėr tė fshehtėn e madhe qė e mban bota bashkėkohore. Vetė autori Brown, madje qėllimisht, do tė krijojė lexues skeptik; kallėzimin e thur ashtu, pėr t'ia krijuar mundėsinė lexuesit tė bėjė interpretim alternativ. S'ka si mos tė venerohet tendenca autoriale e (vetė)argėtimit dhe lojės me tė vėrtetėn.

Rrėfimi nis nė Muzeun e Luvrit, nė Paris. Mbarėshtuesi i famshėm Zhak Sonieri - mjeshtėr i madhė i Parėsisė sė Sionit - kah ora 22:46 nė Galerinė e Madhe tė kėtij muzeu qėllohet me revole nga Silasi, murg i Opus Dei-it. Para se tė ndėrrojė jetė, ia arrin tė shkruajė me gjakun e tij njė porosi emblematike-misterioze nė trupin lakuriq tė shtrirė nė formė tė njeriut vitruvian. Porosia qė kishte lėnė mbarėshtuesi i muzeut ishte ylli pesėcepėsh, numrat e Fibonaccit, njė tekst nė anglisht dhe p. s. tako Robert Lagdonin. Rastin e vdekjes sė mistershme e marrin pėr hulumtim Drejtoria Qendrore e Policisė Gjyqėsore e Parisit. I dyshuari pėr vrasje ėshtė Robert Langdon, profesor i simbologjisė fetare nė Universitetin e Harvardit, i ndodhur ato ditė nė Paris, i cili kishte pasė planifikuar njė takim me tė vrarin po atė natė para se ai tė vritej.

Pikėrisht i dyshuari kryesor ftohet pėr tė deshifruar kodin e Sonierit. Nė hulumtim futet edhe Sofi Nėvė (mbiemėr qė nė frėngjisht dmth. mbesė), kriptologe e specializuar pėr deshifrimin e kėso lloj kodesh. Pėr ēudi, Sofi ėshtė mbesa e Sonierit. Sofi kupton se Langdoni ėshtė futur nė grackė dhe se porosia e koduar e gjyshit i drejtohet asaj. Nė vrasjen e Sonierit Brown trillon njė kod marramendės si substrat pėr tė zhvilluar rrėfimin e mėtutjeshėm. Prandaj, kodi i parė hap shtegun pėr njė zingjir kodesh, qė jo rastėsisht romani mban emrin kyē Kodi. Mjeshtri i madh shkėqyeshėm udhėzon Lagdonin dhe Sofinė pėr tė zbuluar vrasėsin. Deshifrimi i kodeve do tė ēojė nė njohjen e njė tė fshehte tė madhe qė e mbante bota, pėrkatėsisht Parėsia e Sionit. Mjeshtri i madh, Sonieri, kishte kryer njė mision fisnik; tė transmetojė pėrmes kodit kėtė tė fshehtė nė ēastet e fundit tė jetės.

E fshehta e madhe ėshtė Graali i shenjtė, qė e ruante me shekuj Parėsia e Sionit, qė nė fakt konsiston tė jetė, jo sipas gojėdhėnės, se Graali ėshtė kupa (kelku) tė cilėn Jezusi kishte pėrdorur nė Darkėn e Mbrame dhe nė tė cilėn Josefi prej Arimateje kishte mbledhur gjakun e Krishtit tė kryqėzuar, por nė tė vėrtetė ėshtė njė Person, pėrkatėsisht Maria Magdalenė. Kjo e vėrtetė ėshtė ruajtur deri tash nga njė organizatė apo vėllazėri e ashtuquajtur Parėsia e Sionit, qė - simbas autorit - ngjan tė jetė themeluar nė vitin 1099. Mos mendoni se kjo ėshtė e tėra. Mashtroheni! Kėtu zė fill ndėrlishmėnia e kodeve dhe dekodimeve e mbėshtjellė me rrėfim avanturesk detektiv qė do zgjasė njėzetekatėr orė. Rrėfimi fillon nė Paris, fluturon nė Londėr e Skoci dhe kthehet prapė nė Paris, pėrkatėsisht nė Museun e Luvrit.

Lexuesi do tė priste njė hulumtim thjesht detektiv, plotė tė papritura nė kėrkim tė vrasėsit, posaqėrisht kur mendohej nga policia se Langdoni ishte i dyshuar. Imagjinata na fut nė ngjarje tė ankthshme. Porse, rrėfimi kėtu merr kahje tjetėr; ndėrfuten tekste historike, romani hėpėrhė shndėrrohet nė doracak didaktik tė historisė, simbologjisė, teologjisė, religjioneve, kulteve...

4. Substrati trillues dhe intenca narrative

Nuk do t'i nevojiten lexuesit me sens tė mprehtė kritik (lexuesit model) as kalimi disa faqeve tė Kodit tė Da Vinēit pėr tė kuptuar se romani ėshtė i kompozicionuar nė atė mėnyrė qė mėton pėr tė futur lexuesin nė lojė tė kodeve misterioze. Kodi i parė ėshtė tėhuajėsim i retorikės konvencionale. P. S. s'ėshtė mė post scriptum, por nistoret e vėllazėrisė Parėsia e Sionit. Sendėrtimi i kodeve browniane ka substrat kontraverz, trillues, jo logjik e aspak artistik; retorika konvencionale dhe tradita disashekullore e deshifrimeve tė kodeve a simboleve primitive pagane dhe mitologjike-relogjioze, sikur edhe simbolizmi kristian, shtresėzohet pėrēudnushėm dhe ėshtė tejmase i panatyrshėm; imagjinatė e papėrpunuar estetikisht as letrarisht. Si njė intencė kjo vetė autoriale e tėhuajsimit, si kontinuitet, pėr romansierin s'ēon peshė si e krijon personazhin, gjendjen e tij nė agoni (Sonierin), intencėn e tij, ka apo jo potencė mendore pėr tė lėnė mesazh (meta)historik; ėshtė e nevojshme intenca autoriale pėr tė transmetuar mesazhe, sepse ai ka ndėrtuar njė fabul krejt koncize, qė do tė ketė pėr pėrfundim idenė e tij personale.

Qė nė nismė autori e shtrin imagjinatėn e vet tė pafré nė botėn e trillimeve disashekullore. Ky trill do tė jetė substrati autorial mbi tė cilin do shtresėzohet subjekti i romanit. Vrasja e Sonierit ka qėllimin e nisjes, hulumtimi policesk tėhuajsohet nė proces gjurmimi tė tė vėrtetės sė historisė sė krishterimit, pėrkatėsisht Kishės Katolike si njė institucion qė jeton pėrmes tė fshehtave dhe vrasjeve, institucion qė e mbanė botėn me gėnjeshtra. Dan Brown nė mėnyrė krejt tė qartė ka shtruar qėllimin e tij narrativ: pėrmes zhanrit kriminalistik, me objektin e tij ēfarė e karakterizon, do ta kriminalizojė Kishėn dhe shėrbėtorėt e saj. Porse brenda pėr brenda romanit manifestohet krejt itinerari qė konsiderohet tė jetė mbulesė dhe zbulesė e krejt njė bote patologjike bashkėkohore tė ndarė nė dysh; tendencėn e saj pėr tė jetuar e pavarur, ashtu si i thotė mendja, asryeja e tij - e shkėputur parevokueshem nga transcendenca kinse e imponuar nga krishterimi - dhe njėmendėsia e saj e pashlyeshme dhe krejt natyrore, se religjioni a spiritualja e kėsaj bote (lex. e njeriut) ėshtė po ashtu natyrore dhe e pandashme e jetės.

Njeriu s'mund tė jetojė jetėn e majmunit - religjioni ėshtė pashmangshėm transcendenca e tij e vetvetishme, jo akcidentale por substanciale. Tė mohosh kėtė njėmendėsi ėshtė sukur tė mohosh vetė qenėsinė e njeriut. Dymijė vjet krishterim dhe qytetėrim kristian, ndėrtuese kjo e qytetėrimit tė dashurisė, e rikthimit tė shėndetshėm tė transcendencės, kėtij individi bashkėkohor tė bėrė dysh, i paraqitet si perde e zezė, si tis i zi, frymzėnėse e shpirtit njerėzor, konvencionalizėm primitiv e traditė sterile qė tashmė i ka dal boja, pamundėsi pėr tė krijuar raporte Zot - Njeri dhe Njeri - Zot. Krishterimi ėshtė i padurueshėm pėr kėtė njeri.

Njeriu ėshtė animal - i privuar prej ratio-os, mendon ai, qė duhet tė gjėjė kėnaqėsi aty ku ai mendon se do ta ketė (i udhėhequr nga instinktet), tė krijojė religjon atje ku ai pėrhumbet mendėsisht e shpirtėrisht dhe sh'njerėzohet pėr nga kodi moral tradicional e i vlefshmėrisė njerėzore. Brown kėtė njėmendėsi do ta shfaqė nė shumė vende nė roman, pėrmes personazheve dhe trillimeve qė i ka ndėrtuar jashtėzakonisht mirė e qė janė inkorporuar nė zhanrin e tij kriminalistik. Se Kisha Katolike, pėrkatėsisht Jezu Krishti ėshtė "shenjė kundėrshtuese" nė botė, tanimė ėshtė e njohur qe dy mijėvjet. Personi i Krishtit ėshtė sfidė pėr ēdo njeri dhe letėrsia si e tillė pashmangshėm i kthehet Atij - pėr ta lartėsuar apo pėr ta pėrultėsuar, ēvleftėsuar - siē e bėn Brown nė romanin e tij Kodi i Da Vinēit.

5. Imagjinata qė mėton tė bėhet e vėrtetė

Romani Kodi i Da Vinēit ėshtė imagjinatė letrare, roman me fiksion/vetėtrillim autorial postmodern. Asgjė e re pėr sa i pėrket vetė natyrės sė romanit. Asgjė e re nė letrat artistike. Madje pėlqehet imagjinata si mjet pėr tė krijuar vepėr artistike. Nuk do tė ishte asgjė pėrēundunese tė mbetej imagjinata autoriale thjeshtė imagjiantė, porse kur ajo mėton tė ngritet nė njė tė vėrtetė mbarė njerėzore, e humb efektin e vet edhe nė letėrsi edhe nė jetėn e reale, si njė mjet i (vetė)kėnaqėsisė apo ikjes prej fakticitetit. Ky kthim dhe mėtim i imagjinatės pėr t'u marr si e vėrtetė, ėshtė i pranishėm nė romanin Kodi i Da Vinēit. Nė fillim tė romanit vetė autori pohon, se pėrveē personazheve, gjithēka ėshtė e vėrtetė. Sa guxim i madh letrar tė pohosh njė gjė tė kėtillė!

Ėshtė madje tejet intersante fakti se lexuesit janė bėrė pre e kėtij pohimi, qė do kuptuar si reflektim i sotėm sociokulturor dhe opinion i pranishėm gjithandej nė botė. A mund tė na mėsojė tė vėrtetėn imagjinata letėrare? Romani si imagjinatė, ēfarėdo zhanri qoftė, ai ėshtė vetėm imagjinatė, ėshtė nevojė e shpirtit tė njeriut pėr tė krijuar njė botė nė vete, njė utopi ku autori gjen prehje, por autori e pėrdor imagjinaten e vet edhe pėr ta kėnaqur lexuesin, qoftė ajo e shtirė pėrmes intrigės, parodisė, tėhuajėsimit, lojės etj. etj. Kjo do mbetet pathos/dėshirė e njeriut pėr kėnaqėsinė e tė shkruarit dhe tė lexuarit e jo dikaktikė ekzistenciale, normė e jetės sė pėrgjithme e as ethos riatdhesimi nė tė njėmendtėn, realitetin.

Ashtu si ėshtė nė natyrėn e romanit postmodern, edhe Kodi i Da Vinēit, me mėtimin e tij tė flakėt pėr tė mėsuar risi(?) apo pėr ta zbuluar tė vėrtetėn, e konteston tėrėsisht krishterimin dymijėvjeēar pėr tė ngrehė religjion tė ri pėr njeriun e sotėm.

6. Falsifikimet e shtresėzuara

6. 1. Personazhet - biografi autoriale

Edhe kur Brown krijon personazhet edhe kur ata marrin rolin e ligjėrimit, shtresėzohet falsifikimi i sė vėrtetės. Personazhi kryesor Robert Langdon, me profesionin e tij qė nuk ekziston nė realitet (simbiozė e vetėtrilluar) , autori atė e ngrit nė autoritet universitar. Jeta e tij ėshtė mision i kushtuar krejtėsisht pėr tė gjetur simbolet fetare paganike, parakristiane nė artin fetar kristian, sepse aty fshihet e vėrteta e shtypur me shekuj qė Kisha Katolike me mjeshtėri e mban nė gjirin e vet. Edhe personazhi i dytė, Li Tibingu, njė anglez multimilioner i pasionuar ndaj Graalit tė shenjtė, ka tė njėjtat epitete. Qė tė dy D. Brown i krijon si dy misonarė tė mbarė njerėzimit qė janė nė shėrbim tė gjetjes tė sė vėrtetės. Ata kanė pėrgatitje tė lartė akademike dhe, si tė tillė, kompetentė pėr kėso detyra tė mėdha mbarėbotore. Ėshtė intersesante se kėta personazhe janė miq qė i ka lidhur detyra e tyre profesionale. Nė roman ata takohen si rastėsisht, sepse misionit tė tyre po i shkėlqen fati. Gjinden para zbulimit historik dhe pėrfundimit tė misionit tė tyre. Janė krejt nė vrullin e qenėsisė sė tyre misionarike.

Si nė pasqyrė, krejt qartė shohim nė kėta personazhe fytyrėn dhe misionin e vetė autorit. S'ka si mos tė hetohet natyra autoriale e vetėshpallur misonar i tė vėrtetės sė fshehtė. Prandaj, autori nuk hy thellė nė natyrėn e personazheve pėr tė na treguar gjendjen e tyre psikologjike, sepse do ta mbajė tė koduar intimitetin e tij. Pėrkundėr kėsaj nuk ka mundur ta fsheha qėllimin e vet patologjik, tė pėrhumbur nė rrjetin e ideve tė grumbulluara nėpėr libra e studime pseudohistorike. Personazhet e tij janė tė ngashėnjyer prej pėrrallave tė stėrfolura disa shekuj. Por pėrrallat, mjerisht, koha jonė i shndėrron nė tė vėrteta historike dhe personazhet e Brown-it janė akademikė tė kėtij shndėrrimi, jo nė studimin e tyre, por nė besimin e tyre. Apo siē thotė njė fjalė e urtė: shpif, shpif se diēka do tė mbetet. Porse, thotė edhe njė fjalė tjetėr e urtė: Rrena i ka kėmbtė e shkurtra.

Kėta dy personazhe janė njė venerim i qenieve disamilonėshe qė frymojnė nėpėr glob, nė fqinėsinė tonė, nė universitete tona, nė institucione e shoqata humanitare e pseudohumanitare. Ėshtė kjo njė botė qė nuk po duron mė vlerat tradicionale, moralin tradicional e as fenė e krishterė.

6. 2. Dėlirėsia e ē'virgjėruar

Personazhi i tretė nė roman ėshtė Sofi Nėvė, njė vajzė e re, e bukur dhe tėrheqėse, specialiste nė kriptologji. Ky personazh dallon shumė prej dy personazheve tė parė edhe pėr nga natyra e brendshme edhe pėr nga profesioni. Sofi ėshtė njė vajzė e edukuar mirė, me shpirt tė pastėr fėmijėror, me shpirt tė pafajshėm, qė bie grackė e falsifikimeve tė dy personazheve meshkuj (Langdonit dhe Tibingut). Personaliteti i virtytshėm i Sofisė do tė shpaloset nė momentin e takimit me kultin seksual (hieros gamos) tė gjyshit tė saj Sonierit. Reagimi i saj:

"Jam nė ėndėrr - tha me vete Sofia - Jam nė ėndėrr. Ē'mund tė jetė tjetėr?".

Pasi pau krejt atė perversitet ajo

"po zbrapsej e mnerruar, ajo shėmbėlltyrė iu ngul pėrgjithmonė nė kujtesė. Iu pėrzie, u kthye mbrapsht dhe duke mbajtur mbas faqeve tė murit, u ngjit pėrsėri lart. [...] Nė Paris mbrriti e shastisur dhe e pėrlotur. Po atė natė - tashti qė jetėn ia kishte vrarė zhgėnjimi dhe tradhėtia - i mblodhi tė gjitha sendet e veta dhe iku nga shtėpia. Mbi tryezė la njė copė letėr: Isha aty. Mos mė kėrko mė" (fq. 183).

Edhe pse Brown ka dashur ta paraqesė Sofinė si njė vajzė naive, tė mashtrurar nga tradita, ai nė anėn tjetėr pashmangshmėrisht ka treguar natyrėn e njeriut tė tmerruar nga kultet pagane perverse seksuale, e qė autori ka pėr qėllim shtrirjen e kėtyre kulteve nė jetėn normale dhe ngritjen nė normė sjelljeje, normė tė etikės bashkėkohore, madje-madje edhe nė religjion tė ri. Sofi nė fund do ta humbė virgjinitetin e shpirtit. Peronazhi i Sofisė pasqyron njė fakt tė kudondodhur nėpėr hapsirat e perėndimit; shkatėrrimin e shpirtrave tė dėlirė nga idhtarėt e neopaganizmit modern, idhtarėve tė kulteve mitike, satanike...

7. Doktrina e romanit

Dan Brown pėrmes romanit tė tij dėshiron, jo tė ofrojė, por tė imponojė njė doktrinė sinkretike parakristiane, me elemente paganike dhe shumė kulteve qė tanimė janė mbeturinė (para)historike. Pėr tė imponuar doktrinėn e vet, autorit i duhet zhdukur Kishėn Katolike nga faqja e dheut dhe nga historia e religjioneve. Pėr kėtė qėllim nė roman Kisha paraqitet si komploti mė i madh njerzor, institucion vrastar.

Tė shqyrtosh me D. Brown pėr natyrėn e Jezu Krishtit dhe Kishėn, historinė e saj qė nga ditėt e para e deri sot, e shoh absurde, sepse doktrina e tij ėshtė fiksion i kulluar dhe mashtrim i vetės sė tij. Kėtė absurditet, ndėr tė tjera, e dėshmojnė gabimet flagrante tė koncepteve tė pėrdorura filozofiko-teologjike tė krishtera, nga lėmi i biblicistikės, historisė sė Kishės Katolike dhe lėvizjeve shpirtėrore (karizmave) brenda saj, madje edhe tė artit tė pėrgjithshėm. Por ajo qė duhet tė mirret si intenca e tij, e qė gjendet brendapėrbrenda romanit, ajo vlenė tė ngritet nė sipėrfaqe. Pikėrisht prapavija romanore ėshtė edhe qėllimi kryesor i veprės sė tij. Kemi tė bėjmė me njė ide, njė frymė nostalgjie e shumė sekteve sinkretike moderne tė shfaqura kohėt e fundit nė hapsirat europiane e matanė oqenait, - qė nė Kodin e Da Vinēit paraqiten sikur tė ishin tė goditura.

7. 1. Gjakim pėr pėrjetimin e hyjnores!?

D. Brown qė nė kapitujt e parė (kap. 4) tė romanit tė tij, shtron me dinakėri sugjestionin e vet narrativ, pėrkatėsisht doktrinėn, e cila endėzohet fundekrye nėpėr roman. Pėrdorimi i njė bagazhi kodesh e simbolesh, kulteve ezoterike dhe hyjnive pagane - njė amalgam i vėrtetė, - tė kallėzuara me ligjėrim alternativ krijohet komploti historik dhe shpaloset gjoja e vėrteta kruciale njerėzore e kosmologjike, teologjike e filozofike-religjioze.

Qė nga kohėt e lashta njeriu gjakon pėr ta pėrjetuar Qenien Absolute, Hyjin. Rrugėt e shumta tė njeriut tė trasuara, prej kur s'mbahet mend, janė njė dėshmi e nostalgjisė sė tij pėr humbjen e Parajsės Tokėsore, shenjtėninė e parė dhe shijimin e hyjnores. Ky gjakim i pashlyeshėm e krejt natyror i njeriut, ka ngritur kulte e rite nga mė tė ndryshmet, jo krejt e pėrherė tė dobishme, qė do ishin ndihmnesė rikthimi nė qenėsinė zanafillore. Ato jo vetėm se nuk ia 'dhuruan' Hyjin, por mbetėn kodėr e pamposhtur e ēorientim shekullor. U deshėn mijėra e mijrėra vjet tė ecurisė sė njeriut pėr t'u vetėdijėsuar pėr kėtė verbėri magjike, - pėr kėtė vorbull shpirti.

Sė fundi kur iu mundėsua shikimi, prekja dhe shijimi, pėrjetimi i hyjnores dhe pėrmbysja e kodrave dhe riorientimi shpėtimprurės pėrmes Logosit tė Inkarnuar/Mishėruar, njeriu e gjeti prehjen e qeniesisė sė vet. Fatkeqėsisht, kjo njėmendėsi nuk do tė mbetet gjithmonė estetikė e pėrhershme e lidhjes sė tij me hyjnoren. Njeriu do tė ngritet pėrsėri kundėr limanit tė qetėsisė sė vet pėr tė pėrvetėsuar shpirtin e qoftėlargut, diabolizmin. Do shfaqen gjithandej nė glob qoftėlargtėsi rrėmuese, ithėtarė luēiferianė, me qėllimin e sistemimit tė estetikės sė tij, pėr tė qenė metodologji e prekjes sė tanscendensės, pėrkatėsisht shkėpujte e saj dhe mbetja e qenies si njeri perversisht i pėrdheshėm.

7. 2. Kulti ndaj hyjnisė femėrore

E pamohueshme do tė mbetet prania e kulteve ndaj hyjnive femėrore nė kohėn primitive, si njė pjesėz e gjakimit tė njerėzve pėr harmoni e reciprocitet njerėzor e hyjnor. Porse kjo periudhė primitive i pėrket kohės mitologjike, antike e semitike (kryesisht e popujve tė lindjes sė afėrt dhe tė largėt, besimtarė tė religjioneve primitive tė quajtur religjione natyrore), e asaj kohe kur qenia njerėzore ende s'kishte arritur tė prek Logosin, Hyjin e vėrtetė - kohė kjo e politeizmit, madje politeizėm magjik - materialist.

Kulti ndaj hyjnisė femėrore apo femrores sė shenjtė, ėshtė njė hipotezė imagjinare moderne qė Brown e shndėrron nė tė vėrtetė historike. Sepse autori ka nostalgji pėr dėfrim (seksual) pa norma, nostalgji ridefinimi tė religjionit, mbase tė kuptuarit e tij ėshtė shkėputje e dhimbshme me realitetin, me arsyen dhe ndėrgjegjen njerėzore. Sipas kėtij pseudokuptimi, - nė kohėn e sotme tė arrirė nė kulmin e zhvillimit racional e nuk di ēfarė, - religjioni si kult i njeriut duhet rikthyer nė primitivitet, nė shpellat e njeriut primitiv a mitologjik. Vendi, i konsideruar tempull i kultit pervers e orgjik seksual, ku kryhej kulti i fermėrores sė shenjtė, ėshtė i shkėputur prej banesave tė sotme; tempulli duhet jetė jashtė arkitekturės bashkėkohore:

"Dhoma ishte njėfarė shpelle, njė kthinė me mure tė palėmuara qė dukej sikur ishte sajuar duke rrėmuar granitin e kodrės. E vetmja dritė vinte nga pishtarėt e ngecur nėpėr unaza tė ngulura nė mure." (fq. 182).

Sikur autorit i duken tė shestuara edhe veprat arkitekturore moderne me religjionin e krishterė, as drita elektrike s'ka vend nė tempullin e tij. Aspak e pakuptimtė pėr njė rikthim nė paganizėm! Nga kjo logjikė diskursive browniane, s'ėshtė e rastit edhe pikėvėshtrimi i autorit edhe Piramidės moderne tė Luvrit. Numri 666 sipas librit tė Zbulesės do mirret si emėr i Pėrbindshit nėntokėsor, Qoftėlargut, Djallit. Ndėrtimi i Piramidės moderne i shkon pėr shtati dhe ėshtė nė ujdi me simbolet e Brownit dhe logjikės sė tij narrative.

7. 3. Hieros gamos - jo shijim, por shkėputje e hyjnores!

Autori pėr mrekulli e udhėheq lexusin nė kultin e femrores sė shenjtė, jep recetė - ritin hieros gamos, kombinim i dy fjalėve greke me kuptimin e martesės sė shenjtė. Ky rit nė roman paraqitet si i vetmi qė sendėrton harmoni mes gjinive, mes mashkullit dhe femrės; i vetmi rit qė ia mundėson njeriut gnosis (shq. njohjen) e hyjnores, Hyjit.

"Hieros gamos ėshtė dymijėvjeēar. Priftėrinjtė dhe Priftėreshat e Egjiptit tė lashtė e praktikonin rregullisht pėr tė kremtuar aftėsinė riprodhuese tė gruas. [...] Ishte akt shpirtėror. Nė lashtėsi marrėdhėniet seksuale ishin akti me anė tė tė cilit burri dhe gruaja pėrjetonin pėrvojėn e Zotit. Nė kohė tė lashta njerėzit kujtonin se mashkulli ishte shpirtėrisht i paplotė derisa njihte epshin e "femrorės sė shenjtė". Bashkimi fizik me femrėn mbetej mjeti i vetėm me anė tė tė cilit mashkulli mund tė bėhej shpirtėrisht i plotė dhe tė arrinte mė nė fund gnosis-in, njohjen hyjnore. Qysh nga koha e Isidės, ritet seksuale janė quajtur si uara e vetme pėr tė shkuar nga toka nė qiell." (fq. 387-388)

Pėrveē anakronizmave kardinalė qė bėn autori, kur thotė se hieros gamos praktikohet qe 2000 vjet, e pak mė poshtė jep kryehyjneshėn e kėtij kulti-riti, se i njėjti rit praktikohet nga koha e Isidės egjiptase, e cila fillesėn e saj e hasim nė njėzet shekuj para Krishtit. Vėrtet, gjė e pabesueshme! Gjithsesi autori ėshtė krejt naiv nė paraqitjet e tija kontradiktore, jo vetėm kėtu, por nė krejt faqet e romanit vėrehen gjėra tė kėtilla. Sikur Brownit i humbet kujtesa ēfarė ka shkruar mė parė - mbase ndoshta ka praktikuar edhe ky njė hiros gamos nė kohėn kur ka shkruar romanin. Personazhi i Brownit, Robert Langdon, i shpjegon Sofisė se ky rit qė e kishte tmerruar, nuk ėshtė aspak erotizėm as diē e ngjashme me tė, por akt shpirtėror. Kurse fill mė poshtė nė tekst pohon tė kundėrtėn, se ėshtė rit seksual.

Tė pohosh sot se njeriu pėrmes marrėdhėnieve seksuale e arrin Zotin, do konsideruar injorancė, tjetėrsim dhe mohim flagrant i natyrės sė njeriut. Praktikimi i prostitucionit nėpėr tempuj paganė, i pranishėm nė kohėt e lashta, ishte dhe do tė mbesė atje si njėmendėsi e patenzonė dhe devijim trashanik i tė kuptuarit tė seksit, tė dashurisė dhe tė religjionit.

Brown pėrmes romanit tė tij e ngreh hyjninė egjiptase nė transcendencė absolute, pėrkatėsisht nė urėlidhėse me Absolutin. Diskursi i autorit ėshtė krejt transparent; diskurs iracional religjioz, sikur ndodh nė ritin e tij hieros gamos. Mbėshtetja e tij kinse nė Besėlidhjen e Vjetėr (BV) dhe nė hebraizmin, e ka vetėm njė kuptim; se krishterimi ėshtė njėmendėsi imponuese dhe dhunuese e hyjnores, shkėputje e traditės parakrishterore. Mbase autori ėshtė injorant pėr sa i pėrketė teologjisė biblike, s'ka se si mos tė mbėshtesė imagjinatėn e vet kaotike. Se njė rit i kėsifarėlloji nuk ka ekzistuar nė popullin e Izraelit, mjafton shfletimi i Biblės, pėrkatėsisht i BV. Shekiah, fjalė kjo e cila nuk gjendet aspak as nė versionin hebraik tė BV, ėshtė pjellė e Kabalės, apo tė rabinėve edhe interpretimeve krejt anėsore tė teksteve biblike.

Autori pėrherė vrapon pas literaturės anėsore, madje literaturės fiktive. Ja edhe kėtu Brown mbetet ithtar i fasifikimeve e hamendėsimeve. Tempulli i Salomonit nuk ka njohur asnjėherė praninė e priftėreshave prostituta me dėrgimin e tyre pėr tė mundėsuar shijimin e hyjnores. Njė rit i kėtillė ishte i pranishėm nė religjionet pėrreth Popullit tė Izraelit, tek popujt qė kufizoheshin me Izraelin. Ky popull e ka luftuar nė kontinuitet kėtė perversitet, kėtė degradim tė religjionit. Mjafton tė lexohen librat e profetėve tė BV pėr tė kuptuar tė vėrtetėn mbi ritet hebraike, tempullin dhe rregullimin e tij, lutjen e pėrditshme dhe pėrshpirtėrinė e dėlirė tė tyre.

7. 4. Boshatisja e trurit/arsyes - kusht pėr ta parė/shijuar Hyjin!

Njeriu ėshtė i krijuar me arsye. Arsyeja e tij ėshtė element krejtėsisht dhe vetėm antropologjik qė shėmbėllen me natyrėn e Hyjit. Veēansia e njeriut tė arsyeshėm e dallon atė nga gjallorėt tjerė dhe e ngrit nė krijesėn mė tė lartė tė Hyjit; i krijuar nė pėrgjasimin e Hyjit, ai me arsye ngritet nė lartėsitė e hyjnores. Kurse Brwon nė romanin e tij na servon njė rit, i cili njeriun e privon nga arsyeja.

"Duke u bashkuar me femrėn, burri mund tė mbėrrinte ēastin kulmor kur i boshatisej plotėsisht truri dhe ai mund tė shihte Zotin." (fq. 388).

Njeriu me arsye s'ka si ta shohė Zotin. Po s'arrite tė mbetėsh pa mend, s'ke pėr ta parė Zotin kurrė!... Tė pohosh se boshatisja e mendjes ėshtė kusht pėr ta shijuar hyjnoren, ėshtė vėrtetė pakuptimėsi e pakufi. Njė Zot, i cili do tė kėrkonte nga njerėzit boshatisjen e trurit, do tė ishte njė Zot mizor, makabėr. Zoti nuk kėrkon nga njeriu pamendėsinė, tjetėrtėrsimin e krijesės sė vet. Pėr ta shijuar prezencėn e Tij, pėr ta shijuar hyjnoren, ėshtė e mundshme vetėm dhe vetėm me krejt qenien e njeriut: me arsye, duke e njohur, me ndjenja dhe me dashuri, duke e dashur ... Bashkimi i burrit dhe femrės nuk do tė thotė kėtu se ėshtė akt djallėzor dhe akt mėkatar (fq. 390), porse ky bashkim ka kuptimin tjetėr dhe krejt tė veēantė. Tė pohosh se bashkimi i burrit me gruan ėshtė akt pėr ta shijuar Zotin, ėshtė absurde aq sa tė thuash se tė ushqyerit mirė ėshtė akt pėr ta parė Zotin.

Mbase Brown kėtu ka menduar se njeriu vetėm kur e pėrjeton njė ekstazė, njė dalje nga gjendja e vetėdijshme e tij, ai ėshtė nė gjendje jo njerėzore dhe hic et nunc ėshtė nė sferėn e hyjnores. Ekstazė apo tė qenurit jashtė vetes - jashtvetėsia e njeriut mė sė paku arrihet me bashkimin seksual. Qė nė kohė e lashta, prapė po e them kohė pagane, janė pėrdorur substanca halucinative pėr t'ia ērregulluar trurin/mendjen njeriut, duke menduar nė primitivitetin e tyre se ashtu do ta shijojnė Zotin e vėrtetė.

Mandej, tė droguarit dhe pijanecėt nė ēaste tė pėrdorimit tė substancave tė tepėruara, nuk janė nė gjendje normale dhe se ata mendojnė se e shijojnė njė botė tė posaēme, nga e cila, ne njerėzit mendėsisht tė kthjelluar, qenkemi tė privuar. Kush do tė pohonte se ata e shijojnė Zotin!? Mė pastaj, mos tė harrojmė mentalitetin hedonist (tė tepruar) tė pėrhapur sot gjithandej nė botė, industrinė e hatashme tė erotizmit. Ēfarė do tė mendonte romansieri Brwon!? Se ėshtė kjo njė mentalitet shpirtėror a hyjnor apo mentalitet i njė morali nė dekadencė!

Autori, s'do mend, ka imagjiantė tejet tė erotizuar, imagjinatė kjo qė e shtrin nė sferėn shpirtėrore. Sepse s'mbahet mend tė ketė ekzistuar nė historinė e njerėzimit njė rit i kėtill i femėrores sė shenjtė, qė pėrmes bashkimit tė burrit me gruan tė konsiderohet akt pėrmes tė cilit shijohet Zoti. Praktika e priftėreshave prostituta tė pranishme tek popujt paganė, para krishterimit, si tek kanaanėt, grekėt nė antikitet, tek romakėt (orgjitė), tek pitagorianėt, stoikėt e disa tjerė, konsiderohej si kėnaqėsi e epsheve fizike dhe nuk kanė synuar tė jenė pėrsosmėri shpirtėrore. Pse ata kėto rite janė munduar t'i fysin si pjesė e religjionit, kjo dėshmon degradimin moral tė atyre popujve nė atė kohė dhe tjetėrsim tė religjionit.

7. 5. Gruaja e degraduar nė objekt

Se Brown ka dashur tė tejtheksojė feminizmin modern dhe tė jetė nė mbrojtjen e tij, ėshtė mbase evidente. Pėr kėtė qėllim imagjianta e tij ka krijuar femėroren e shenjtė. Autori do ta bėjė femrėn hyjneshė, sepse ajo nė primitivitet, po edhe sot mashkullin e le tė pamend, ia mundėson boshatisjen e trurit si njė ekstazė apo dehje hyjnore; ajo ėshtė e aftė tė lindė dhe lindja konsiderohet mrekulli qė mund ta bėjė vetė Zoti, Hyji.

Por fakteqėsisht ai me tė e ka degraduar dinjitetin e femrės/gruas nė objekt, nė mjet tė mashkullit pėr t'ia kėnaqur epshet e tija. Femra - simbas Brownit - herė herė ėshtė vetė hyjneshė e herė herė ajo ėshtė vetėm mjet dhe kurrė nuk e shijon hyjnoren. Derisa ajo ia mundėson mashkullit shijimin e hyjnores, ajo mbetet e pėrdheshme, e privuar nga hyjnorja. Krejt simbas karakterisitikave tė zhanrit kriminalistik, edhe kėtu mungon qartėsia narrative qė do tė ēonte nė pohimin a mohimin e plotėsishėm tė heroit nė fjalė.

Femra/gruaja ėshtė dhe do tė mbetet e njė natyre me mashkullin/burrin, me dinjitet dhe tė drejta tė barabarta, pėrkundėr pėrdhosjes dhe degradimit modern. Femra nuk ėshtė hyjneshė po as prostitutė, ajo ėshtė vajzė e dėlirė, ėshtė grua, nėnė, loke, gjyshe... Nė tė gjitha kėto faza tė jetės e respektueshme dhe e lartėsuar nė piedestalin e njeriut.

8. Epilog - Estetika e takimit

Tė parėt tanė me urtinė e tyre na kanė mėsuar. "Rrena i ka kambėt e shkurta". Ata deshėn t'na thonė se rrena si e tillė ėshtė e prirė tė mos jetojė gjatė, tė rrėnohet, tė ketė jetė tė shkurtėr, edhe kur ajo pėrmes zhanreve letrare tėrheqėse ofrohet e imponohet. Romani "Kodi i Da Vinēit" ėshtė kryekput njė rrenė e trilluar mirė qė ka pasur jehonė tė madhe, por qė pėr fatin ēlirues tė lexuesve po i shkruhet rėnia. Takimi me romanin Kodi i Da Vinēit ka njė kuptim: ta lexosh pėr ta refuzuar, tė komunikosh me romanin pėr tė dialoguar me autorin e pėr t'ia bėrė tė ditur lexuesit intencėn e tij, dhe, sė fundi, pėr tė kuptuar mirė se ēfarė ėshtė e Vėrteta.

S'ka vepėr artistike qė do tė jetė e imponuar pa dėshirėn tonė. Takimi ynė me njė vepėr artistike, tė ēfadolloji qoftė, do tė varet prej qėndrimit tonė personal, prej formimit tonė letrar, kulturor, fetar... Mbas kėsaj, receptuesi i veprės artistike ngritet pėr tė pranuar apo pėr tė refuzuar, nė heshtje apo nė mėnyrė aktive - pėrmes kritikės letrare si aparat i vetėdijėsimit dhe tė veneruarit nga lart. Kjo do tė quhet edhe refuzim estetik , e unė do ta quaja me modesti estetikė e refuzimit.

Nė jetėn e vet njeriu gjithmonė do tė ketė nevojė tė pohojė madje edhe tė dėshmojė tė vėrtetėn e tij, edhe kur atė ia mohojnė tė tjerėt me vepra letrare, me estetikė tė tė shėmtuares apo edhe drejtpėrdrejt nga ana e njerėzve diabolikė. Sepse, e konsideroj tejet tė rėndėsishmėm faktin se njeriu nė jetė lufton ose pėr ta gjetur ose pėr ta mbrojtur tė Vėrtetėn nga njeriu - siē thotė Trebeshina, "qė i ka humbur pėrfundimisht pikat e horizontit, pėrsėrit nga dita nė ditė tri fjalė tė mėsuara nga ndonjė papagall!... I ngjashmi me tė kujton se tė gjithė tė keqėn e kanė sjellė Profetėt me moralin e tyre dhe, pėr tė shpėtuar nga "Dhjetė Porositė" (Urdhėrimet, vėr. ime), mundohen tė kthehen nė origjinėn e egėrsisė njerėzore dhe pikėrisht aty fillon incesti!... Dhe nuk ngurron tė dhunojė seksualisht edhe nėnėn, apo motrėn e tij!..."

Ky tejkalim i njeriut pėr tė dalė, do tė thosha, nė paganizmin parakrishteror, mund tė vihet nė jetė. "Por a e pranojmė ne, se njeriu ėshtė njė qenie me njė kujtesė tė qartė dhe me njė arsye tė saktė, gjėra qė e shtyjnė pėrtej "Pėrmasave" tė panjohura?!... Atėherė si mundet kjo qenie tė kthehet nė veprime qė i takojnė fazės mė tė hershme (paganike, vėr. ime) tė zhvillimit tė saj?!..." Liria e njeriut ėshtė aq e madhe sa qė s'ka kush t'ia ndalojė kthimin e tij mbrapsht, sepse qeniet njerėzore e kanė tė "drejtėn ta flakin kujtesėn kur tė duan, tė flakin arsyen pėrfundimisht dhe, pėr kėnaqėsinė e tyre, tė kthehen nė egėrsinė mė tė hershme!...

E kanė tė drejtėn tė jenė pedofilė dhe diēka tjetėr akoma mė pėrtej!... Por njė tė drejtė edhe mė tė mirė e kanė edhe ata qė dėmtohen dhe qė duan tė mbrohen prej tyre (nėnvizim i im)!... Ecuria e njeriut nė shekuj e paraqitur nė fjalėn e shkruar e tė kėnduar na e shpalojė natyrėn e njeriut tė brishtė, qė si duket lodhet e nė epoka tė ndryshme futet nė shtigje tė errėta ku ai bie poshtė, mė poshtė se kafsha, se e flak arsyen e fituar nga lart e s'ka mė dritė pėr tė parė mė larg se hunda e vet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara