HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHKOLLA SHQIPE NE LONDER, NJE ARRITJE DHE NJEQIND PROBLEMATIKA

-- nga Fatmir Terziu, Londėr

Fatmir Terziu Sot shkolla shqipe "Kosova" nė Londėr ka shtuar numrin e nxėnėsve dhe tė paraleleve, ajo tani numėron 11 paralele me 230 nxėnės tė cilėt kryesisht punojnė nė kuadėr tė shkollave angleze. Njėra ndėr shkollat me mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe nė diasporė ėshtė edhe shkolla shqipe "Kosova" nė Londėr. Mė 3 Tetor 1993, pas njė pune disa muajshe nė evidentimin e nxėnėsve dhe arsimtarėve dhe sigurimit tė dy lokaleve, me iniciativėn e z. Talat Pllana dhe pėrkrahjen e disa bashkėatdhetarėve filloi punėn kjo shkollė, fillimisht e themeluar me dy paralele, prej tė cilave njėra nė zonėn e parė tė Londrės, nė Gateway Primary School dhe tjetra nė zonėn e dytė nė kuadėr tė klubit shqiptar "Faik Konica" nė Camden.

Bartės i organizimit tė veprimit tė kėsaj shkolle ishte Komisioni pėr Arsim i zgjedhur nga LDK-ja i cili mė vonė u zgjerua dhe u aprovua nga Klubi shqiptar "Faik Konica". Mė vonė nga prindėrit dhe arsimtarėt u zgjodh edhe drejtoria e shkollės dhe pėr drejtor tė parė u emėrua Talat Pllana, sekretar Isa Gjerqeku dhe arkėtar Vehbi Sherifi, ndėrsa shkollės iu vu emri "Kosova". Shkolla shqipe "Kosova" nė fillim kishte 60 nxėnės dhe katėr arsimtarė, numėr ky i cili ishte i vogėl krahasuar me numrin e fėmijėve shqiptarė qė gjendeshin sė bashku me familjet e tyre nė kryeqytetin anglez.

"Pas propagandės kėmbėngulse, tė cilėn e bėnė drejtoria e shkollės me ndihmėn e gazetave "Shtojca Jonė" dhe "Albania", po ashtu edhe tė BBC tė emisionit nė gjuhėn shqipe , rezultatet nuk munguan, numri i nxėnėsve u rrit dukshėm"- sqaron pėr ne zoti Pllana. Mirėpo mirėnjohja mė e madhe pėr kėtė u takon arsimtarėve: Drita Ibishit, Azemine Pllanės, Sanije Hazirit, tė cilat pėr dy vjet me radhė punuan nė baza vullnetare dhe pa kurfarė kompensimi material. Shpėrblimi i vetėm pėr kėta arsimtarė, pėr disa subjekte shqiptare dhe individė anglezė qė ndihmuan nė mbarėvatjen e punės sė shkollės shqipe ishte dhėnia e mirėnjohjeve nga drejtoria e shkollės. Mė vonė nė kėtė shkollė kanė punuar prej 1 deri nė 2 vjet kėta arsimtarė e arsimtare: Zyrifa Koēiu, Vjollca Gjerqeku, Natasha Cerga, Arijeta Bajrami, Vitila Ujkaj, Agime Teshlica, Naim Haziri, Milikije Jahaj, Xhevat Ademi, Ajnishahe Shamolli, Sami Islami, Zarife dhe Faik Sogojeva, Bahri Nici, Myrvete Mripa, Nedime Berisha, Sebahate Abazi,Time Avdullahu,Shqipe Gollaku, Lumnije Islami dhe Elhame Hasani.

Prindėrit dhe arsimtarėt pėrherė kėrkojnė forma tė reja tė organizimit tė mėsimit plotėsues nė gjuhėn shqipe. Nė vitin shkollor 96-97 prindėrit dhe arsimtarėt formuan Kėshillin e Arsimtarėve Shqiptar dhe Kėshillin e Prindėrve, subject ky pėrmes tė cilit ndihmohet dhe organizohet sot shkolla shqipe " Kosova " nė Londėr. Sot shkolla shqipe " Kosova " nė Londėr ka shtuar numrin e nxėnėsve dhe tė paraleleve, ajo tani numėron 11 paralele me 230 nxėnės tė cilėt kryesisht punojnė nė kuadėr tė shkollave angleze. Kėto paralele janė tė organizuara nė disa zona tė Londrės ku punojnė kėto mėsuese : Azemine Pllana, Mevlude Bejta, Zarife Sogojeva, Nedime Berisha, Time Avdullahu, Sebahate Abazi dhe Elhame Hasani. Talat Pllana drejtori i Shkollės Shqipe "Kosova" pėr njėmbėdhjetėvjet pune dhe aktiviteti permanent pėrvec angazhimit nė hapjen e 21 shkollave shqipe nė Londėr, ėshtė angazhuar edhe nė hapjen e paraleleve pėr fėmijė tė ardhur nė Britani tė Madhe gjatė dhe pas luftės nė Kosovė nė kėto qytete: Leeds, Leicester, Manchester dhe Glasgow.

"Qytetet e lartpėrmendura u ndihmuan nė organizimin deri nė fillimin e punės sė shkollės shqipe nė forma tė ndryshme: duke biseduar me autoritetet e arsimit tė atyre qyteteve nė afrimin e pėrvojės, sigurimit tė Plan-Programit tė Ministrisė pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė tė Republikės sė Kosovės tė viteve 90 tė, si dhe nė sigurimin e disa teksteve shkollore pėr nxėnėsit e atyre shkollave"- vazhdon zoti Pllana.
Drejtoria e shkollės gjithashtu nė kuadėr tė aktivitetit tė saj ėshtė angazhuar pėr sigurimin e mjeteve financiare. Pėr kėtė qėllim janė zhvilluar takime tė shumta me subjekte angleze dhe janė pėrpiluar projekte tė reja, tė cilat u janė dėrguar institucioneve angleze me qėllim tė informimit pėr punėn e kėsaj shkolle. "Nė njė nga projektet, qė ka tė bėjė me disa paralele qė veprojnė nė komunėn e Kamdenit (Camden) - shton Pllana, ėshtė arritur zgjedhja nė financim, kurse pritet zgjedhja edhe pėr projektet e tjera tė cilat do tė sigurojnė finacimin e plotė pėr tė gjitha paralelet e shkollės shqipe "Kosova".

Shkolla Shqipe "Kosova" ėshtė bėrė qendėr e bashkėpunimit tė prindėrve dhe fėmijėve shqiptarė. "Kjo ka rėndėsi tė madhe pėr ruatjen e identitetit kombėtar"- thotė Pllana. Pėrveē mėsimit, nėnėsit dhe arsimtarėt organizojnė edhe programe dhe aktivitete tė tjera jashtėmėsimore, sidomos programe kulturore dhe vizita nėpėr shkolla jashtė Londrės. Nxėnėsit nė kėto programe i kėndojnė Atdheut, flamurit, heronjve dhe dėshmorėve tanė dhe gjuhės shqipe. Nxėnėsit e kėsaj shkolle patėn nderin tė prezentohen me njė recital edhe para Kryeministrit Britanik Toni Bler (Mr. Tony Blair). Me kėto organizime shkolla shqipe pėrpiqet qė sadopak tė zbusė peshėn e kurbetit dhe mallin pėr atdheun, pėr prindėrit dhe bashkatdhetarėt, por edhe tė ruajė tė pastėr gjuhėn dhe traditat shqiptare nė mesin e tė emigruarve. Me gjithė rezulltatet pozitive qė ka aritur kjo shkollė nuk duhet haruar se drejtoria e shkollės ėshtė ballafaquar me njė sėrė vėshtirėsish tė ndryshme si nė sigurimin e teksteve mėsimore ashtu dhe nė disa raste edhe tė lokalit dhe ndėrrimit tė shpeshtė tė kuadrit mėsimor.

"Bashkėpunimi nė mes Ministrisė pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė tė Republikės tė Kosovės dhe drejtorisė sė Shkollės Shqipe tė Mėsimit Plotėsue "Kosova" nė Londėr ėshtė nė nivel tė duhur"- vazhdon Talat Pllana. Nė vitin 1997 shkollėn Shqipe tė Mėsimit Plotėsues nė Londėr e vizitoi delegacioni i Ministrisė pėr Arsim dhe Shkencė tė Kosovės i udhėhequr nga Ministri I asaj kohe Z. Muhamet Bica ku tė cilėt patėn rast tė njihen mė pėr sė afėrmi me punėn e kėsaj shkolle.Ministri nė fjalė e ka paisur shkollėn me Plan Programin pėr Mėsimin Plotsues dhe ka miratuar vendimet pėr arsimtarėt tė cilėt kanė punuar nė kėtė shkollė. Drėjtoria pėr ēėshtje jo rezidente e Ministrisė pėr Kulturė tė Kosovės, falė angazhimit tė drejtorit tė saj Z. Meriman Braha ka ofruar tekstet pėrkatėse pėr nxėnėsit e paraleleve tė shkollės " Kosova " pėr tė cilat folėm mė lart.

Pas luftės sė Kosovės janė organizuar edhe disa shkolla pėr mėsim plotėsues nė disa zona tė Londrės: nė Hamersmith nė Tetor tė vitit 2001- deri nė Qershor 2003, ku dhe puna u shua shumė shpejt pėr arsye tė ndryshme ku spikasin ato tė interesit personal dhe financiar. Nė Lysham po tė njejtin vit fillon nga puna shkolla me emrin "Besa" e cila udhėhiqet nga mėsuesja Teuta Zeka, duke pėrballuar tė gjitha sfidat. Pastaj ajo me emrin Sulejman Vokshi nė Harow, " Dituria" nė Hanslow dhe disa shkolla jashtė Londre. Nė Londėr pėrvec shkollės shqipe janė organizuar edhe shkollat e muzikės nė kuadėr tė bashkėsisė shqiptare " Faik Konica "fillimisht filloi nga puna shkolla e pianos nėn udhėheqjen e arsimtares Hadije Gjinali, pastaj shkolla e kompozitorit Akil Koci. Por ndėrsa shkolla shqipe nė Londėr ėshtė pėr t'u pėrgėzuar pėr arritjet dhe sukseset, ajo ka njėmijė probleme e halle, tė cilat sė pari duhen parė nga zyrat pėrkatėse tė Arsimit Shqip nė Shqipėri, Kosovė e kudo ku ka tė tilla aty ku jetojnė shqiptarė, pė tė mos thėnė nesėr, 'tani ėshtė tepėr vonė'.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara