HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė gjurmėt e njė krimi

E vėrteta vonon, por nuk harron…

-- nga Genc Hoti

Genc Hoti Ekziston nji roman, mbi tė bamet e Sigurimit t'Enverit (shtetit) me titull: "Gjurmėt tė ēojnė nė qelė". Kur sot, e gjithė e kaluemja e drejtsisė shqiptare ashtu vue nė pikėpyetje tė plotė, vetvetiu lind dėshira e verifikimit nė planin e saktėsisė, kjo mė shtyu me shkrue nė Qelzėn e Pukės, qė asht vendi i ngjarjes. Pėr ēudi, pėrmbajtja e romanit pėrputhej 99.99% me rrėfimet e katundarėve (pėrveē njė pike), por me kahun e kundėrt. Atje morėm vesht, se epilogu i ngjarjes i pėrket Shkodrės, me 12 nandor 1958 dhe ishte nji prej dy ngjarjeve kryesore, qė sherben pėr dėnimin e Klerit Katolik nė Shqipni (K.K.Sh.), nė fushėn e krimit (tjetra ishte futja e armėve nė Kishėn e Fretenve (nė rrugicėn e Gjuhadolit), tė cilėn e denoncoi Pjerin Kēira, si vepėr tė bame nga ai vetė me urdhėn tė Sigurimit).

Romani, mbėshtetet nė seancat gjyqsore tė bame me 1958, veēse tepėr-tepėr larg tė vėrtetės, ku u akuzue bariu shpirtnor i banorve tė katundit Qelzė Dom Engjėll Kovaēi (1920-1958); si vrasės, imoral, hajdut e politikan dhe u dėnue me vdekje me vendimin #12 dt.13-XI-1958.
Dėshmitarėt e kohės nė burg, pohojnė, se Dom Engjėlli, pat lėshue nji brimė gjithė tmerrė, kur i komunikuen momentin e pushkatimit (ekzekutue me 10-XI-1958, simbas njoftimit tė Kampit 315 tė Shkodrės). Pikėrisht, ky fakt mė pat futė dyshimin prej kohėsh, mbasi nuk kishte asnjė arsye nga ana e Dom Engjėllit, qė ai t'i bante qejfin kriminelave nė ēastin e fundit, por atje duhet tė kishte ndodhė diēka, qė e kishte detyrue priftin, tė mbante atė qendrim nė gjyq, mbasi kur e pat pyet Prokurori, pėr marrdhanjet me tė motrėn (kjo e vetėm kjo u kujtohet tė gjithėve, sesi i akuzuemi me gjysė zani, se nuk kishte ma shumė) e pat pohue, por motra jo vetėm trimneshė, por edhe me za shumė kundėrshtoi me forcė, tue tregue sesi Kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Shkodrės (D.P.B.Sh), si linēue si kishte futė grykėn e revoles nė gojė asaj, pėr tė pranue dhe nėnshrkue kėtė ide tė ēmendun (dėshimtarėt e gjyqit me 1958, janė gjallė e tė shumtė, nė mes tė qytetit tė lashtė).

Besa e malsorit-tashma e shkatrrueme totalisht, prej politikės pėrēase tė PPSh, kuptohet, dhunimi, tortura e masakrat e kishin ba tė vetėn mbi trupin e kėtij bariu, por i premė nė besė prej vetvedit, se kishte pranue ēka as nuk i shkonte kujt nėpėr mend, kur mėrrijti pėr nji ēast me kuptue se asht para pushkatimit, krejtėsisht i pafajshėm, protestoi deri nė ēmendi. A mund tė ketė fakt ma kuptimplot, pėr ata qė dėshirojnė me dijtė tė vertetėn?

Ēfarė ka ndodhur, simbas romanit dhe si asht e vėrteta? (Padyshim, qė kjo e fundit asht e re pėr lexuesit shqiptar nė pėrgjithėsi, mbasi nė veēanti njohunitė pėr tragjedinė janė pėrafėrsisht tė plota).
Simbas auktorit tė romanit, nė afėrsi tė Kishės sė katundit Qelzė, kryhet nji vrasje, mbasi viktima nė fjalė, ishte operativi i Sigurimit tė katundit. Vrasjen e kreu prifti i katundit Dom E.Kovaēi, i cili, e tėrheq me anė tė sė motrės viktimėn nė pritė, e vret e mbasandej largohet, tue krijue alibinė, se nuk ka qenė atje kur asht krye krimi.

Pėrmbajtja e romanit, pėrshkruhet prej nji gjuhe tė besueshme pėr lexuesin, por pėr nji dėshmitarė, qė ka asistue nė gjyqin e Shkodrės me 1958, gjithēka asht e pavlefshme dhe gėnjeshtėr (e keqja e ne shqiptarėve asht se i shohim gjanat me njianshmeni dhe tė izolum prej ambjentit rrethues dhe ndihmės tė fakteve).

Dėshmitari i saktė e i plotė i prapaskenės se gjyqit tė zhvilluem me 1958, do tė ishte Kryetari i D.P.B. Gen.Hilmi Seiti (i vdekun pak ma vonė me 1961, prej hemoragjisė celebrale nė zyrėn e Sekretarit tė parė tė PPSh tė Shkodrės Sul Bahollit (gojėt e "kėqia", thonė se e zhduku vetė Sigurimi i Shtetit (S.Sh.), pėr tė humbė gjurmėt e krimeve tė pėrbindshme, qė kishte ba ai nė sigurim gjatė asaj periudhe nė Shkodėr), por pėr fatin e keq tė kriminelave, ai nuk jetoi ma, dhe detyrimisht i vetmi dėshmitar i saktė janė banorėt e katundit Qelzė, tė cilėt sot dėshmojnė pėr fakte jo vetėm tė reja, por edhe tė kundėrta.

Ne po japim vetėm materialin e mbledhun nė Qelzė, saktėsia e sė cilit asht e lidhun me gjyqin e Shkodrės tė 1958. Hamendjet e perdoruna, nuk janė krejt ashtu, mbasi ato lidhen me ngjarje konkrete, dhe pėr tė cilat ka edhe dėshmitarė, edhe pse kanė kalue plot 48 vjet.
Gjithēka, u pėrgatit nė zyrat e S.Sh. dhe pat si promotor fillestar politikėn pėrēarėse tė PKSh-PPSh; e cila, u realizue me futjen e grindjeve midis familjeve tė malcorėve me anė tė disa vrasjeve. Me kėto vrasje, Sigurimi, realizoi, jo vetėm faktin e sipėrm, por provokoi nji mosbesueshmeni ndaj bariut shpirtėror tė fshatarėve (sa mbėrrijti kjo, u provue vetėm mė 1990).

Politika e ndjekun n'atė kohė ishte krejt e panjoftun pėr popullin shqiptar, por qė malcorėt e kishin dėshifrue me kohė nė dy kandvėshtrime:
Sėpari, Malcia e ka konsiderue Enver Hoxhėn dhe komunizmin e tij pushtuesa, tė barabartė me malazezin e serbin (bile edhe sot thonė "kur kanė hi kėta");

Sėdyti, periudha qė pėrkon me propaganden e luftės kundėr diversantave (1946-1958), ka qenė periudha, qė Enveri pushtoi Shqipnin e Veriut dhe e vuni atė nėn skllavėrinė e vet. Vetėm ky fakt dhe vetėm ky, ka qenė shkaku i tragjedisė sė mavonshme dhe aspak prifti si subjekt nė vedi.
Kjo kuptohet edhe prej faktit, se Dom Engjėll Kovaēi, ka qenė i denuem edhe me 1954 (me vendim #33 dt. 16 qershor, por pėr moskallxim krimi kundėr shtetit, simbas nenit #226) me 5 vjet burg, prej tė cilave bani tre (Del pyetja: Pse u lirue para kohe!?).

Disa ditė pėrpara vrasjes, Dom Engjėlli, largohet nga Qelza pėr punėt e tia, kurse forcat e sigurimit, pikėrisht kėtė kohė kryejnė krimin n'afėrsi tė Kishės pa prift, tue vra operativin e zonės Markun. Ai ka shumė mundėsi, qė asht vra edhe nė pėrpjekje me malcorėt e malit, ndėrsa Sigurimi e shfrytėzoi kėtė rast pėr qėllimet e tija tue eliminue edhe Dom Engjėllin fizikisht. Domethanė, se nuk ishte se Dom Engjėlli, asht largue mbas vrasjes, por asht krye vrasja mbas largimit tė priftit prej katundit, gja tė cilėn e tregojnė katundarėt, pikėrisht, kjo u fsheh nė gjyq dhe u dėshmue e kundėrta, tue e ngatėrrue qėllimit kronologjinė e ngjarjes, njė diēka e njoftun ndėr gjyqet komuniste, mbasi populli i Shkodrės, asht dėshmitarė mbas 48 vjetėsh, pėr nji ngjarje analoge, ku u vra lulja e rinisė shkodrane dhe S.Sh., njofton kronologjinė si i intereson atij.

Sesi u ba puna me kufomen e viktimės dhe a u fut nė Kishė, ajo nuk ka rėndėsi, mbasi faktikisht prifti i katundit Qelzė, u arrestue pėr vrasjen e kryeme prej forcave tė Sigurimit dhe si pasojė tjerat ēėshtje qė vijnė mbas, janė plotėsisht tė kjarta, mbasi Dom Engjėlli, atėherė ishte nė hetuesi e pėr 7 muaj u realizue projekti.
Se ēfarė ka ndodh aty, kėtė nuk e dijmė. Asht fakt, se S.Sh. me K.K.Sh., ka pėrdorė tė gjithė mjetet e metodat ma shnjerėzore, pėr t'i ba me pohue gjanat ma absurde. Kjo dihet botnisht. Por dihet edhe se kush prej torturės merrte pėrsipėr faje tė paqenuna, mbas gjyqit tė "popullit" eleminohej fizikisht. Kėshtu edhe ēėshtja mbyllej si donin ata.

Nė kėtė rast gjyqi "vertetoi" edhe se Don Engjėlli ishte njė "vrasės ordiner", edhe pse nuk kishte asnji lidhje me krimin. Organizatorėt e vrasjes dhe tė gjyqit (mbasi pėrveē Gen.Hilmi Seitit, nė sallėn e gjyqit, kanė asistue edhe dy gjeneral tė Ministrisė P.B.), donin me pėrgatitė nji terren sa ma tė sa ma tė dėnueshėm prej popullit e, aq ma tepėr tė damshėm pėr priftin, gja e cila nė dukje ecte siē dėshironte S.Sh. Por kėtu i ngeci sharra nė gozhdė.

Njėna prej dy motrave tė priftit, tue mos mujtė me mbajtė mbi vedi nji turp tė tillė proteston me forcė, tue denoncue para popullit tė terrorizuem tė Shkodrės, se ai gjyq ishte nji akt mashtrimi i plotė dhe se asgja nuk ishte siē propagandohej. Tė gjitha pohimet e paqenuna ishin mbėrrijtė prej S.Sh., me tortura tė papėrshkrueme, gja e cila e detyroi trupin gjykues me mbyllė edhe seancen gjyqsore, pėr tė vazhdue mbas dreke pėr qejfin e tyne. Trimnija e kurajoja e saj, u shpėrblyen me 25 vjet burg, me vendimin #12, dt.13/XI/1958.

Nė nji farė mėnyre, ky akt i kėsaj burrneshe, solli deshtimin e suksesit tė gjyqit nė drejtim tė besueshmenisė. Atėherė S.Sh., veproi nė krahun tjetėr, mbasi e kishte pėrgatitė edhe variantin tjetėr, po tė ndodhte ajo qė ndodhi; arrestoi edhe Pader Leonard Shajakun, tue e akuzue pėr mosdenoncim krimit nė rrėfim prej Dom Engjėllit (gja qė nuk kishte si me qenė, pėrderisa nuk ishte as vrasje prej Dom Engjėllit), pėr vrasjen hipotetike e e dėnon me heqje lirie, kur ai ishte ma shumė se 70 vjeē, fati i tė cilit s'dihet as sot…

Me kėtė krim, u mbyll procesi e mbas nji muaji u ekzekutue, ku menjiherė do tė fillonte edhe propaganda e shthurun kundėr klerit katolik, deri nė mbylljen e kishave, tue i pasur me nji seri pafund gjyqesh fallco nė veēanti kundėr klerikėve katolik, tue i veshė ēka i ka ardhė pėrdoresh S.Sh.
Mbas tė gjithė kėtij informacioni, a kemi tė drejtė tė pretentojmė mbi pamjaftueshmėrinė e Vendimit tė Kuvendit Popullor (sot Parlamentit), kur realizoi pafajsinė e tė denuemve tė ndėrgjegjės? Asht nė nderen e Parlamentit me ndreq gabimet e "drejtėsisė" shqiptare, kur ata lidhen me veprimet e S.Sh.

Pėr njohuni tė dy motrat e Dom Engjėllit janė nė Shkodėr e jetojnė thjeshtėsisht. Ata nuk pranuen me ba asnji dėshmi, por kjo nuk do tė thotė, se ato nuk duen drejtėsi. Mbėrrijta me kuptue, se ato jetojnė me hijen e zezė tė Sigurimit komunist, qė i ka ndjekė pėr vite me radhė, e sigurisht shkėputja asht e vėshtirė, mbasi e kanė pague tepėr shtrenjtė. Tė friksueme deri nė palc nga politika shtypse e rregjimit tė E.Hoxhės, ato bajnė mbi vendi nji krim tė paqenun si dhe tė vėrtetėn e madhe tė ngjarjes sė Qelzės.

Bibla, thotė: "Non coronabitur nisi legitime certeverit! (Tė mos i jepet kunora, po tė mos ketė luftue simbas rregullave).
N'emen tė katundarve tė Qelzės sė martirizueme, kėrkojmė pėrsėritjen e gjyqit tė tė ndjerit Dom Engjėll Kovaēit, po jo vetėm nė Shkodėr, mbasi fileja shpirtnore, ka tė drejtė tė asistojė nė seancat e gjyqit. Katundarėt hjedhin nė gjyq "drejtėsinė" shqiptare pėr shpėrdorimet e bame dhe kėrkojnė drejtėsi pėr bariun e tyne shpirnor tė dikurshėm, qe u masakrue pa faj.

E drejta vonon, por nuk harron. "Mund tė gėnjesh nji pjesė tė popullit pėr nji farė kohe, por nuk mund tė gėnjesh tė tanė nji popull pėr tė gjithė kohėn", ka thanė ish-Presidenti i ShBA-sė Mr. Abraham Linkoln.

"Jeta Katolike" New York, Viti 40 - tė i botimit, 3/2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara