HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Nė pėrkujtim tė historisė 95 – vjeēare)

Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911, kryetrimi Dedė Gjon Luli nė Muzeu e pėrjetėsisė

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Malėsia, njė emėr i hershme i trevave shqiptare, qė ndėr shekuj janė larė me gjak e mbi gjak, pėr tė ruajtur tokėn e tė parėve. Ngado qė tė gėrmosh, nė gurėt e kėshtjellave tė natyrės, mėson pėr dėshmitarėt e shumė ngjarjeve historike nė trojet, ku ruhet ende gjaku i pastėr i trimave legjendarė, qė mbajtėn krenar nderin e flamurin. Edhe pse armiqtė tanė shekullorė, u munduan me vite e shekuj tė rrėmbejnė copė nga trojet, heronjtė legjendarė, duke filluar nga princat dhe deri tek fatosat e lirisė dėshmuan, se Atdheu, ėshtė mė i shtrenjtė e i shenjtė, pėr tė cilin, flijuan jetėn e mbetėn tė pavdekshėm nė histori.

Ded Gjo' Luli Krahina e Hotit, sipas arkivave tė Ballkanit, rregjistrave tė Deēanit, kadastrat e Shkodrės, pėrmendet me emrin Otto, Octi e Chioti. I pari nė malėt e Malėsisė sė Hotit, pėrmendet nė rregjistrat e vitit 1333. Ky “mal”, me kryetarin e tij Junuth mė 1434, qė njihet si Kapidani i Hotit (venedikasit e quanin cataneu montane ottorum, shėnimi im Gj.F.I.), sipas rregjistrave tė Venedikut (Grazia Etlido), ai luftonte kundėr ushtrisė serbo-malaziase, nė kėshtjellėn e ushtrisė aziatike turke nė Kalanė Rozafat (Shkodėr), pėr tė mbrojtur gjuhėn arbėrore dhe fenė e krishterė.

Po nė kėtė vit, flasin burimet historike, trimat e Hotit, luftonin sėbashku me princat e njohur tė vendit Pjetėr Kuqin e Llesh Tuzin, pėr mbrojtur Kishėn e Shenjtit Shėn Koll nė Zetėn e sotme, duke mos lejuar kthimin me dhunė tė themeleve tė lashta tė Kishės Romane Katolike, nė ritin oriental ortodos.

Papa i Romės, mė 1435, i shkroi njė letėr Imzot Giovanni Ambrozzio, ku tregonte, se njė grusht i vogėl malėsorėsh gjenden nė mesin e dy zjarreve, tė taboreve tė panumėrta tė ushtrisė mizore turke e serbo-malaziase, nė pėrmbajtjen e sė cilės thuhej: “…arbnorėt, me nji heroizėm tė madh po luftojnė me tė gjitha mjetet, pėr tė mos islamizue e sllavizue…”
Shekuj mė parė nė vitin 1410, Hoti luftonte kundėr Balshajve tė Shkodrės, qė donin ta kthenin Hotin nė besimin ortodoks, por djemtė trima me pricat e tyre, i detyruan tė tėrhiqen. Hotianėt sėrisht luftuan kundėr sulmeve tė venecianėve. Ata u larguan nė Qafėn e Diellit tė Plavės e Gucisė, ku gjenden sot fisi i Hotit (i islamizuar), qė quhet Kuji i Hotit nė Qafė tė Diellit. Anglezja shėtitėse Miss. Edith Durham, ka jetuar prej shumė vitesh nė krahinėn e Hotit.

“Poeti Kombėtar” At Gjergj Fishta, nė poemėn historike “Lahuta e Malcis”, nė pjesėn Cubat, Kanga e Parė, shkruan pėr gjendjen historike tė vitit 1858. Ai paraqet burrat e trimat e Malėsisė, bajraktarėt e vojvodat, djemtė dhe sokolat e Malėsisė me nė krye Dedė Gjon Lulin, duke luftuar si luani mbi luan nė kėshtjellėn e Rozafatit e nė kalanė e Deēiqit.
Popullsia heroike e Malėsisė, pėrfshinte gjatė historisė 12 male, si: Triepshi, Pipri, Kui, Vasojevi, Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati, Krasniqja, Gashi, Bytyēi.

Pushtimi i vendit tonė nga Perandoria Turke, do tė bėj qė Malėsia tė pėrfshihet nė Sanxhakun e Shkodrės, ndonėse nuk e njohėn sistemin e timarit, nuk iu nėnshtruan spahijve (nuk u ndanė midis tyne nė timare), por bashkarisht ishin nė zotėrimin e sanxhakbejlerėve tė Shkodrės.

Malėsia, deri nė periudhėn e Tanzimatit gėzonte tė drejtat, qė rridhnin nga vetqeverisja. Reformat xhonturke, brenda Perandorisė otomane rrjedhime nė Malėsi, mbasi krerėt e Rilindjes Kombėtare Shqiptare (lider tė sė cilės ishin edhe malėsorė), kėrkonin tė shkėputeshin me hir ose pahir nga pushtimi shumė shekullorė turk.

Malėsia nė kryengritjen antiturke

Fuqitė e Mėdha, pėrcaktuan nė mėnyrė tė padrejtė kufijtė e Shqipėrisė nė Konferencėn e Londrės tė vitit 1913. Diplomacia e huaj vendosi, qė pjesa Perėndimore e Malėsisė t’i jepet dhuratė Malit tė Zi. Pjesė tė tokės sė lashtė ilire iu dhurua ardhacakėve tė huaj, po nė tokat e lashta ilire. Absurdi arriti kulmin. Ky akt i papreēedent, vinte si dhuratė nga shtete me civilizim tė hershėm pėrparimtarė me sa duket vetėm nė formė dhe jo nė pėrmbajtje. Pėr kėtė veprim tė pėrsėritur me paramendim, popullsia shqiptare krijoj paknaqėsi tė madhe. Nga ana e tjetėr, shqiptarėt nuk kishin luftuar pandėrprerje kundėr Portės sė Lartė tė Perandorisė Turke, pėr tė mbetur nėn sundimin e ri tė Malit tė Zi.

Por edhe nė kėto rrethana shumė malėsorė nuk pranuan t’u nėnshtroheshin urdhėresave qeveritare. Grupe tė shumta luftėtarėsh vijuan qėndresėn edhe pas shtypjes sė kryengritjes sė vitit 1910. Njė pjesė e mirė e kryengritėsve u detyrua tė kalonte nė Mal tė Zi. Midis tyre qenė edhe Dedė Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Sulejman Batusha, Isa Boletini, Sokol Baci, Hasan Budakova, Mirash Ndou e tė tjerė. Sipas deklaratave tė qeverisė malazeze, nė territorin e saj ndodheshin mė 1910 rreth 800 familje shqiptare tė arratisura me afėr 3 000 veta, ndėrsa nė Serbi u strehuan vetėm disa prej tyre.

Pushtuesi turk, qysh para vitit 1909, 1910, 1911, pėrmes njė politike tė detajuar antishqiptare, kėrkonte tė asimilonte pasardhėsit etnik tė kryetrimit Gjergj Kastrioti, duke u munduar me forma e metoda indirekte dhe tė drejtpėrdrejta tė bėnte osmanizimin, islamizimin, mohimin me dhunsė tė elementit identifikues siē ishte gjuha amtare.
Nėse nuk do tė kishin sukses masat drastike, atėherė qeveria turke si gjithmonė do tė pėrdoret metoda e kėrbaēit, rritja e konsiderueshme e taksave etj. Por menjėherė Shefqet Turgut Pasha, hasi nė pengesa serioze luftarake nga forcat e Mehmet Shpendit (bajraktar i Shalės). Kur mbėrrini me vonesė nė Shkodėr, u kėrkoi banorėve tė vilajetit qė tė dorėzonin armėt, regjistrimin e popullsisė dhe rekrutimin me forcė tė tė rinjve 18 - 26 vjeē. Marrėdhėniet pushtues - shqiptarė autokton, arritėn vlimin e acarimit tė tyre, ku trimat sėrisht rrokėn armėt, pėr tė kundėrshtuar otomanizmin e shkombėtarizmin e malėsorėve. Pakėnaqsia kishte arritur kulmin. Shkėndijat e rezistencės, paralejmėronin njė furtunė tė madhe, pėr pėrleshje tė ardhshme luftarake.

Komiteti i fshehtė i Manastirit, jepte orientime shoqėrive patriotike dhe ēetave tė nacionalistėve atdhetarė, tė cilėt, po pėrgatiteshin pėr revolta me armė nė dorė. Tė tillė burra ishin: Dedė Gjon Luli i Hotit, Mehmet Shpendi e Mirash Ndou prej Shalės, u detyruan tė shkonin nė Cetinė, Podgoricė (Mali i Zi) pėr strehim tė pėrkohshėm, nga ku do tė ruanin lidhjet me emigracionin shqiptar, pėr grumbullimin e fondeve financiare, qė do tė pėrdoreshin pėr blerjen e grumbullimin e armėve pėr kryengritėsit, ndonėse gjendeshin nė njė shtet tė huaj. E rėndėsishme ishte edhe ndihma e njerėzve diturakė, si: Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi, Sokol Baci, Hil Mosi, Sali Hoxha etj., tė cilėt, mblidheshin shpesh nė hotel - restorantin e patriotit tė flaktė Risto Siliqi nė Cetinė.

Trazirat shpėrthyese antiturke, kishin filluar nė disa zona. Tė rinjtė shqiptarė refuzonin me forcė tė shkonin ushtar si “mish pėr topin turk”. Ditėt nė vijim paralejmėronin njė kryengritje tė madhe me armė. Situata politike nė sipėrfaqe duket e qetė, por nė brendėsi vlonte nė kazanin e zemėrimit popullor dhe nga ēasti nė ēast mund tė shpėrthente.

Me nismėn e Komitetit tė kryengritjes (tė Podgoricės), u mblodh nė pllajėn e Greēės, nė perėndim tė Selcės, nė Malėsinė e Madhe Kuvendi i Pėrgjithshėm i krerėve shqiptarė, i cili mė 23 qershor miratoi dokumentin mė tė rėndėsishėm tė kryengritjes, tė njohur me emrin Memorandumi i Greēės, i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi. Ai ishte nėnshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohės theksonte se, megjithėse kryengritja zhvillohej nė njė trevė tė ngushtė, tė banuar kryesisht nga katolikė, kryengritėsit dolėn me kėrkesa kombėtare. Ata nė thelb kėrkuan autonominė e Shqipėrisė. Dokumentin (“Libri i Kuq”), ia paraqiti Kuvendit tė krerėve tė kryengritjes Luigj Gurakuqi. Me kėtė akt, kryengritja e armatosur e shqiptarėve tė Veriut, kishte tani njė program kombėtar nė tė cilin aderuan tashmė tė gjithė shqiptarėt.

Shpėrthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke nė Shkodėr. Autoritetet osmane menduan tė pėrdornin si mjet pėr ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar tė nxisnin pėrēarjet e grindjet fetare ndėrmjet shqiptarėve myslimanė e katolikė. Nė tė njėjtėn kohė xhonturqit hapėn fjalė nė tė katėr anėt, se malėsorėt kryengritės ishin veglat e krajlit tė Malit tė Zi, domethėnė tė njė shteti tė krishterė.
Pėr tė nxitur konfliktin ndėrmjet shqiptarėve, autoritetet osmane u shpėrndanė myslimanėve tė qytetit dhe tė rajoneve pėrreth 4000 armė. Por popullsia myslimane e priti me shpėrfillje kėtė propagandė. Vetėm njė pjesė e vogėl e atyre qė morėn armė luftuan kundėr malėsorėve. Edhe kėta nuk i shqetėsonte pėrkatėsia fetare e Malit tė Zi, por synimet e tij tashmė tė njohura ndaj trevave shqiptare dhe vetė qytetit tė Shkodrės.

Kryengritja e Malėsisė, filloi nė fund tė marsit 1911 e pėrfundoi mbas 6 muajve nė gusht, me arritjen e marrėveshjes sė Podgoricės. Malėsia u ngrit e tėra nė kėmbė, ndėrsa luftėtarėt e saj u pėrballėn me forcat turke shumė tė mėdha, tė komanduar nga gjenerali Shqefet Durgut Pasha. Nė kampin e malėsorėve trima, forcave kryengritėse iu printe kreshniku i Malėsisė, fatosi i lirisė 70 - vjeēari Dedė Gjon Luli.

Tė flasėsh sado shkurt, pėr kryengritjen e vitit 1911, duhet patjetėr qė tė pėrmendėsh disa burra, qė ishin shtyllat e saj. Pėrveē Dedė Gjon Lulit, Mehmet Shpendit, Luigj Gurakuqit, Hilė Mosit, Risto Siliqit e Nikolla Ivanajt, qė ishin drejtues, nxitės e propaganduesit e kryengritjes, janė edhe plot burra malėsorė, qė nė beteja tė ndryshme u treguna gjeneralė tė vėrtetė. Tė tillė ishin: Kol Marash Vata, Zef Lani, Gjon Pllumbi, Nikė Gjelosh Luli, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka, Nikė Gjekė Luli, Gjon Ujk Ēeku, Gjergj Dedė Gjon Luli, Frano Zeka e shumė tė tjerė prej Hotit. Nga trimat e Grudės vlen tė pėrmendet, krahas Sokol Bacit Ivezaj, Kol Zefit, Tom Hasit, Sok Prekės, Maēa Keqit e Preloc Prekės, veēanėrisht Nikė Pretashi, i cili, kėrceu mbi bedenat e kalasė tė Shipshanikut, duke u hapur malėsorėve rrugė pėrmes plumbave, pėr t’a pushtuar me urysh atė fortesė. E kėshtu ēdo mal kishte kryeparėt e tij nė kryengritje.

Lufta e malėsorėve shqiptarė, ishte sinjal pėr pushtuesin 500 - vjeēar, fqinjet dhe ndėrkombėtarėt, se shqiptarėt duan t’a qeverisin vetėvetėn nė truallin e tyre. Revolta popullore me armė nė dorė, doli nga orientimi si lėvizje me kėrkesa lokale. Ajo pėrqafoi e parashtroi programin kombėtar tė Rilindjės Shqiptare, me kėrkesėn pėr sigurimin e Autonomisė Territoriale dhe Administrative tė Shqipėrisė. Ky program, u miratu nė Kuvendin e Krerėve tė kryengritjes mė 26 qershor 1911 dhe mori emrin Memorandumi i Greēės.

Kush ishte Dedė Gjon Lulin (1840 - 1915)?

Historia e shqiptarėve tė fillimit tė shek. XX, nuk mund tė kuptohet pa kryengritjen e Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911 dhe prijėsit tė maleve Dedė Gjon Lulit. Ai deri ne fund tė jetės sė tij iu ndejti besnik idealeve tė ēlirimit tė trojeve shqiptare dhe bashkimit tė tyre me shtetin amė Shqipėrinė.

Deda, u lind nė katundin Bardhaj, nė Traboin tė Hotit nė vitin 1840. Nė moshėn 38 vjeēare, ai pėrfaqėsoi Malėsinė nė Kuvendin e “Lidhjes e Prizrenit” (1878). Ai u zgjodh komandant i luftėtarėve tė Malėsisė e nėnkomandant i forcave tė mbarė krahinės sė Shkodrės. Kryeprijėsi, ishte ndėr tė parėt qė lėshoi kushtrimin pėr luftė nė Malėsinė tė Madhe, pėr mbrojtjen e tokave shqiptare. Familja e Dedė Gjon Lulit, ishte Derė e njohur nė Malėsi e Shqipėri pėr burrėri, trimėri, urti e autoritet, cilėsi me tė cilat pėrballoi me armė nė dorė ushtrinė pushtuese e sulmet malaziase. Ai ruajti me vendosmėri trojet arbėrore, kundėr ushtrisė sė Perandorisė Otomane.

Nė njė familje, me tradita tė hershme patriotike e historike, u lind antikomunisti Kapiten Gjelosh Luli, nė katundin Bardhaj (Traboinit nė Hot), pikėrisht nė kullat e famshme, ku u lindėn babagjyshet: Ded Gjo' Luli, Kol Ded Gjo' Luli, Gjok Luli, Gjergj Deda, Nik Gjelosh Luli, Lek Nishi etj., pėr tė vijuar mė pas me Mark Mirin, Mark Gjelosh Lula, Kol Miri, Lul Gjeloshi e Luk Gjeloshi, Deēiqi, ku valėviti Flamuri krenar i Gjergj Kastriotit dhe Dera e famshme e Ded Gjon Lulin, janė sinonim tė njėra - tjetrės dhe pjesė e historisė sė lavdishmetė malėsorėve kreshnikė.

Shtėpia muze
njė passaportė mbarkombėtarė

Shtėpia e Dedė Gjon Lulit, deri vonė, kur njė grup bashkėatdhetarėt, menduan tė ngrejnė njė muze pėrjetėsie, ka qenė e rrėnuar dhe e braktisur nė vendlindje. Ajo ka qenė brez pas brezi njė Derė e njohur, pėr patriotizėm tė zjarrtė, ku janė bashkuar malėsorėt nė kushtrimet e lirisė sė vendit, nė luftrat e parreshtuara kundėr Portės sė Lartė.
Ajo si njė vatėr e ngrohtė shpėrndau afshin e lirisė dhe pavarėsisė nė tė gjithė trojet etnike shqiptare, duke treguar me shembuj konkret, se vetėm pėrmes grykės sė pushkės shqiptarėt asokohe, mund tė fitonin tė drejtat e tyre tė nėpėrkėmbur nga otomanėt dhe shovinistėt fqinjė serbo – malazezė.

Shkodra, Malėsia, Prizreni historik, Ēamėsia e Thesalia, u bėnė vatra atdhedashurie pėr bijtė e shqipes. Mbi themelet plot tradita heroike do tė ngrihet me dinjitet shtepia muze e Dedė Gjon Lulit, si identiteti i luftrave tė njėpasnjėshme gjatė historisė sė pėrgjakur tė popullit shqiptar.
Muzeu i ri me pavionet e stendat e saj historike, me fotografi, libra, gazeta, promemorie, thirrje pėr kryengritje te kohės, faksimile dhe kopje origjinale tė dokumenteve tė kohės do tė dėshmojė edhe njė herė se historia e popullit shqiptar ėshtė e bazuar mbi fakte dhe ngjarje reale dhe jo e fabrikuar sikurse kanė bėrė e po bėjnė sėrisht fqinjėt tanė dje dhe sot.

Armėt origjinale, qė ka pėrdorur kryetrimi legjendar, veshjet karakteristike tė kostumit tradicional popullor, do tė sillen si dhuratė nga pjesėtarėt dhe tė afėrmit e familjes sė Dedė Gjon Lulit, pėrkrah fotografive tė reja tė pa ekspozuar mė parė nė muzetė e tjera.
Do tė zbardhen kėshtu nga historianėt faqe e ndritura tė historisė sė popullit shqiptar, bashkėluftėtarėt qė deri dje janė anatemuar nga historiografia nė Shqipėri, duke marrė vendin e merituar nė faqet e arta tė historisė shqiptare.

Nė anėn e djathtė tė votrės sė trimave, do tė qėndrojnė lahuta e malėsisė, qė u kėndoi trimave tė lirisė, ēiftelitė e kohės, dorėshkrime dhe kėngė tė hedhura tė letėr, pėr tė mos u harruar mė. Kjo ėshtė njė pikė referimi pėr malėsorėt, qė ishin dhe mbetėn pushkė e ngrehur pėr armikun dhe bujar e dashamirė pėr mikun vendas dhe tė huaj. Me ketė muze, krijohet mundėsia, qė historianėt bashkėkohorė, tė thellojnė studimet e tyre pėr kėtė figurė dhe Malėsinė, vlerat e zhvillimit tė kulturės dhe historisė sonė ndėr shekuj.
Shtetet Perėndimore tė Europės dhe kėtu nė ShBA, nė traditėn e respektimit tė luftrave tė popullit dhe prijėsve tė tyre, nė shenjė mirėnjohje e pavdeksie pėr fytyrat e shquara dhe pėrparimtare tė pushkės e diturisė, kanė ngritur dhe ruajnė me ligjitimitet shtėpitė e identitetit tė tyre.

Shtėpitė muze, me vlera autentike origjinale (si passaporta), tregojnė pjesė tė historisė sė shteteve, rrugėn e lavdishme tė tė parėve tė tyre, qė i nderojnė e respektojnė pėrherė me ditė e festa kombėtare. Tashma brezat shqiptare, kanė se ēfarė t’u rrėfejnė pjesė nga historia e lavdishme e shkruar me germa gjaku nga bijtė e malėve tė shqipes…
Popullli ynė i lashtė, me njė histori tė pasur sa popujt mė tė vjetėr tė botės, sėrisht ka menduar dhe po kujdeset, pėrmes bijve tė shqipes tė shpėndarė nėpėr botė dhe autoktonėt e vjetėr bashkėvendas tė Heroit, tė marrin flamurin e nderit dhe kėnaqėsisė historike, pėr tė ngritur shtėpinė muze, nė vendlindjen e Dedė Gjon Lulit nė Bardhaj tė Traboinit.

Ky projekt identiteti, parashihet se do tė pėrfundoj nė muajin prill tė vitit 2006. Shtėpia muze, me vlera tė mėdha pėr Hotin, Malėsinė e tėrė Shqipėrinė, do tė ketė tė ekspozuar relike origjinale tė Dedė Gjon Lulit, si mauzerre, veshjet tradicionale popullore, relacionet ose letėrkėmbimet me diplomatėt e huaj dhe shqiptarė, objekte e orendi tė shtėpisė, fotografi historike tė kohės, dorėshkrime, libra tė shkruar asokohe dhe sot, revista, gazeta, telegrame etj. etj.

Sėrisht nė vitin e ardhshėm, mbushėn 90 vjet nga koha e vrasjes sė dėshmorit tė lirė sė Malėsisė dhe gjithė Shqipėrisė Dedė Gjon Luli. Pėr nder tė mirėnjohjes ndaj tij nė qendėr tė Tuzit duhet tė ngrihet shtatorja e Dedė Gjo Lulit, e cila, mungon deri mė sot. Gjithashtu, sikurse veprohet nė shumė shtete Perėndimore tė Europės dhe ShBA – sė, Shqipėri dhe Kosovė, njė shkollė pranė vendlindjes tė marrė emrin e Kryetrimit legjendar, qė ėshtė ndera dhe krenaria e papėrsėritshme e gjithė Malėsisė. ([email protected])

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara