HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ngritja e Flamurit shqiptar nė istikamin e Deēiqit

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Flamuri Nė historinė e popullit shqiptar, trimėria, besa, dėshira e zjarrtė pėr liri e pavarėsi, flamur dhe pėrparim kanė qenė shtyllat, nė tė cilat janė mbėshtetur tė gjithė kryengritjet para vitit 1911, kundėr Portės sė Lartė tė Perandorisė Turke.
Sikurse dihet vrasja e marshallit turk Mehmet Ali Pasha, qė vepronte ushtarakisht nė krahinėn e Gjakovės, e rriti edhe mė shumė zemėrimin e Perandorisė pushtuese nė tokat shqiptare. Nga ana e tjetėr turqit, nuk ishin tė interesuar tė respektonin marrėvėshjen ose detyrimet territoriale, qė buronin nga Traktati i Berlinit. Presioni politik i diplomacisė malazias ishte shumė i madh, pėr t’i dorėzuar pjesė nga trojet shqiptare, duke i kujtuar Fuqive tė Mėdha qė Turqia tė mos harrojė t’i jap malaziasve edhe Ulqinin, Dinoshen e Bregun e Bunės, qė ende ishin nėn zotėrimin e turqve.

Nacionalistėt shqiptarė tė ndodhurt pėrballė kėtyre kėrcėnimeve tė hapura malaziase, pėrmes Lidhjes sė Prizrenit (1878) dhe vitėve tė mėvonshme mori mė seriozitet mbrojtjen e territoreve qė populloheshin nga shqiptarėt, duke mos penguar nga ana e tjetėr dorėzimin e trevave tė tilla, si: Podgoricėn, Shpuzėn dhe Zhabjakun, mbasi ata banoheshin nė pjesėn mė tė madhe nga popullsia sllave, ndėrsa do tė mbronte pėr jetė a vdekje Placėn e Gucinė, qė ishin tėrėsisht shqiptare.

Nė fshatin Vir-Pazar, mė 1879 nėnshrkuhet marrėveshja dypalėshe turko-malaziase, pėr tė dorėzuar brenda njė jave krahinat e vilajetit tė Shkodrės, nė bazė tė Traktatit tė Berlinit. Duke e parė zemėrimin dhe mundėsinė e njė kryengrtje tė armatosur, Turqia, marrėveshjes sė mėsipėrme, nuk i bashkėngjiti njėsitė gjeografike territoriale shqiptare Plavėn e Gucinė, ēėshtje tė cilat ajo mendonte ta zgjidhte mė vonė, ndėrsa Ulqini, Dinosha e Bregu i Bunės iu kalua autoritetėve malaziase.

Sėrisht diplomacia malaziase, kėrkonte me njė gur tė vriste dy zogj, duke mos e lėnė problemin qė tė ftohet dhe Plavėn e Gucinė i donte nė tabakanė e saj sa mė shpejt, sepse zgjatja e kėsaj ēėshtje ishte nė dėm tė saj. Por protestat e shqiptarėve, filluan, duke i treguar Fuqive tė Mėdha, se shqiptarėt nuk duan tė jetojnė nė zgjedhėn e njė pishtuesi tė ri malazias.
Duke e parė vendosmėrinė e shqiptarėve, Kjaz Nikolla, filloi sulm tė hapur ndaj shqiptarėve nė territorin e Plavės, tė cilėt dėshtuan para vendosmėrisė sė vendasve. Tashmė e gjithė Shqipėria, ishte ngritur nė kėmbė, pėr tė ruajtur copėtimin e trojeve tė veta.
Fitoret e shqiptarėve, kundėr ushtrive malaziase dhe jehona e tyre nė arenėn ndėrkombėtare, u shoqėruan me ndikim tė madh nė Shqipėri, duke rritur dhe zgjeruar zėrin e ndėrgjegjės nacionale, vendosmėrinė pėr tė luftuar, kundėr ēdo armiku tė ri, qė kėrkonte tė shkelte e asimilonte pjesėt e trungut tė saj.

Kushtrimi qė lėshuan banorėt e Malėsisė sė Madhe, vuri nė lėvizje popullsinė e tė gjithė krahinave tė Shqipėrisė. Gjatė asokohe, shqiptarėt katolikė, orthodoksė, protestanė, muhamendanė dhe bektashi, u lidhėn mė tepėr se kurrė me njeri tjetrin. Kudo u shpreh vendosmėria pėr tė mbrojtur Hotin dhe Grudėn pėr vdekje a liri.
Edhe nė vitet nė vijim tė shekullit XX, autorė tė huaj e vendas nė buletinet e pėrditshme informative, pėrshkruajnė qėndresėn e vendosur tė Malėsisė sė Mbishkodrės pėr terėsinė tokėsore shqiptare, ndaj synimeve gllabėruese tė shteteve fqinj e mė sėshumti ndaj serbomalaziasve. Filluan tė krijohen shtabet ushtarake vullnetare shqiptare, pėr tė qenė tė gatshėm ndaj ēdo tė papriture qė mund tė vijnė nga shtetet fqinje.

Kėshtu sipas zakonit, nga ēdo shtėpi do tė dėrgohet nė burrė, kurse nė viset e Malėsisė sė Madhe, do tė jenė nėn armė tė gjithė burrat. Epiqendra e kėsaj lėvizje si gjithėnjė do tė jetė qyteti veriperėndimor i Shqipėrisė, Shkodra e lashtė e Gentit dhe Teutės e dalluar historisht pėr frymė liridashėse dhe atdhetare ndėr shekuj. Zemėrimi dhe vendosmėria e shqiptarėve arriti kulmin.
Studiuesi Pader Angelo Buona, pėrshkruan luftrat e vilajetit tė Shkodrės nė vitet: 1906, 1907, 1908, 1911, nė librin e tij: “Drita” nė Athinė nė vitin 1918. ACIAT, 12, #16. Midis tė tjerave, autori Buona, pėrshkruan luftrat e malėsorėve dhe gjakderdhja nė kalanė e Deēiqit, kundėr ushtrisė otomane turke. Ai pėrshkruan rrethimin e kalasė nė orėn 11 e 15 minuta tė mbrėmjes. Gruda, Trieshi e Koja, ishin tė parat qė vunė gjoksin me armė nė dorė nė ballė tė frontit tė luftimit. E gjithė Malėsia ishte nė kėmbė dhe mbronte tokat e stėrgjyshėrve Ilirė. Midis shumė patriotėve asokohe, ishte edhe liberatori demokrat Luigj Gurakuqi.

Disa nga luftatarėt mė tė dalluar, kur u ngrit flamuri shqiptar nė istikamin e Deqiqit ishin: Nikė Gjelosh Luli, Dedė Nikė Bajraktari i Grudės, Zef Prelė Marashi Ivezaj, Nikė Smaka, Luc Gjeloshi i Grudės, Nik Zeka i ushtrisė sė Trieshit, Pretash Zeka i Kojės sė Kuqit me heroinėn kombėtare Tringa e Smajlit, me komandatin e ushtrisė sė Grudės Kolė Zefi Ivezaj, e shumė e shumė luftwtarė tė tjerė prej malėve tė Malėsisė. Ata me gjoksin e tyre tė zjarrtė pėr lirinė e pavarėsinė, luftuan heroikisht e trimėrisht pėr 6 orė tė plota, si luani me luanėt, deri sa i dhanė ikjen e arratinė ushtrisė turke nga istikami i Deqiqit, ku ngritėn flamurin e lirisė me kryetrimin e patriotin shqiptar tė Malėsisė Dedė Gjon Lulin e Hotit.

Nė Kryengritjen e Mėlėsisė sė Madhe, nė analet e arta tė historisė sė lavdishme tė malėsorėve kanė mbetur tė gdhendur emrat e trimave herok tė lirisė, tė cilėt e kishin “ba deken si me le”, sikurse shkruan poeti ynė kombėtar At Gjergj Fishta (1870-1940).
Pėr t’u pėrgatirur sa mė mirė pėr lėvizjen e fuqishme mbarėshqiptare nė njė bllok tė vetėm u realizua plani i luftės sesi duhet sulmuar postat turke, pėr t’i dalė pėrballė mizorisė sė pėrbindshit Turgut Pashės. Shqiptarėt, themelojnė menjėherė Komitetin e Podgoricės, me antarėt e mėposhtėshėnuar, kryetar i sėcilės u zgjodh trimi Sokol Baci Ivezaj nga Kshneva.
Pėr kėtė, u shfrytėzuan edhe marrėdhėniet miqėsore, qė ekzistonin midis trimit shqiptar dhe Krajl Nikollės, tė cilit, iu kėrkua ndihmė nė armatime. Pushkėt, qė do tė merreshin nė Mal tė Zi, u kėrkuan pėrmes ndėrmjetėsimit tė vetė Sokol Bacit Ivezaj dhe djalin e Sokolit, Nikollėn (Kolin) e zgjedhin sekretar.

Komitetit tė Podgoricės pėrbehej:

1. Sokol Baci, kryetar
2. Nikolla (Koli), sekretar
3. Dedė Gjon Luli
4. Nikė Gjelosh Luli
5. Tomė Zoli me vėlla Lekėn
6. Gjon Nikė Plluci
7. Gjekė Marash Gjeloshi
8. Kolė Marash Vata
9. Lucė Muē Elezi
10. Mehmet Shpendi

Kryengritja e Malėsisė sė Madhe

Djemtė atdhetarė e trima tė Hotit, Grudės dhe Kelmendit, ishin tė parėt qė i vunė gjoksin frontit tė pėrgjakshėm tė luftės pėr liri dhe indipendencė kombėtare, me ngritjen nė istikamin e Deēiqit tė Flamurit tė Gjergj Kastriotit. Ata me pushkė nė dorė, tė udhėhequr nga trimat Dedė Gjon Luli vojvoda i Hotit, Sokol Baci Ivezaj, Kolė Marash Vata etj., sulmuan me njė shpejtėsi tė madhe kaushat e ushtarėve turq nė Rapsh tė Hotit, duke vrarė dy nizamė turq e plagosėn disa tė tjerė. I pari i garnizonit turk u dorėzua sėbashku me 32 ushtarė tė tjerė. Ata mbasi u ēarmatosėn, u lanė tė lirė si robėr tė kthehen nė qytetin e Shkodrės.

Ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtėsi. Nė disa njesi territoriale shqiptare tė malėsisė, vendasit fillojnė nė sulmojnė me armė nė dorė forcat turke tė stacionuar nė kausha pranė qendrave tė banimit shqiptare. Kėshtu mė 25 mars tė vitit 1911, malėsorėt e Hotit sulmuan dy kaushat e Traboinit. Edhe kėtu sėrisht luftė dhe gjak. U vranė ushtarė turq dhe disa tė tjerė u zunė rob, duke i lėnė tė lirė tė kthehen sėrisht nė Shkodėr, ku ishte edhe baza ose truri i garnizoneve turke.
Duke parė humbjet e njėpasnjėshme, komabdantėt turq filluan tė dergojnė forca tė mėdha, kundėr kryengritėsve malėsorė. Forcat turke tė armatosur gjer nė dhėmbė, mbėrritėn nga Tuzi nė ndihmė tė qendrave kryengritėse shqiptare, duke i dhėnė zemėr ushtarėve tė tyre pėr rezistencė dhe shtypje tė kryengritėsve tė armatosur. Turqit, ndonėse me eksperiencė luftrash grabiqare, nuk i kishin bėrė llogaritė mirė.

Me mbėrritjen e pėrforcimeve turke, luftimetg u bėnė edhe mė tė ashpra. Qėndresa dhe lufta heroike e malėsorėve, shpejt u pėrhap nė tė gjithė krahinin e Malėsisė dhe disa qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Kishte shumė tė vrarė dhe tė plagosur nga tė dy palėt nė luftim. Ushtria turke mori humbje tė madhe, duke lėnė nė fushėn e betejės tė vrarė e plagosur, mbasi ata nuk e njihnin terrenin dhe bėnin njė luftė pushtuese e pa moral pėr rezistencė. Tė parėt qė vritėn janė 3 djemtė e katundit tė Traboinit: Kolė Marash Vata, Zef Lani e Zef Pllumi.

Kryengritėsit e zgjeruan lėvizjen e tyre kryengritėse. Njėrimbas tjetrit katundet e Malėsisė sė Madhe filluan tė hidhen nė kryengritje me armė nė dorė. Po kėtė ditė Gruda, mori kaushat e Selishtit. Sėrisht luftime tė ashpra, nga ku ra dėshmor dhe u plagos njė vendas tjetėr. Brenda tre ditėve (23-26 mars 1911), kryengritja, mori zgjerim tė ri. Malėsorėt e Grudės e Kelmendit, tė ndihmuar edhe prej disa malėsorėve tė Triepshit morėn kaushėn e Pikalės dhe tri kausha tė tjera nė Mal tė Zi, shkruan Pader Gjergj Fishta, nė veprėn “Lot gjaku”, f. 324.

Nga ana e tjetėr, nė qytetin e Shkodrės, u bė njė mbledhje publike, ku disa fanatikė muslimanė (qė ka shumė gjasa tė jenė kolonė turq tė vendosur kohė mbas kohe nė kėtė qytet, shėnimi im Gj.F.I.), tė privilegjuar nė administratėn e pushtuesve shumėshekullorė, vendosėn tė mbeshtesin forcat pushtuese turke, duke iu bashkangjit ushtrisė pushtuese. Prof. Dr. Gazmend Shpuza, nė studimin: “Kryengritja shqiptare e vitit 1911” shkruan, se: “Mė datėn 27 mars nga mbrėmja, u bė nė Shkodėr, njė mbledhje e dytė publike nė lidhje me dėrgimin e vullnetarėve kundėr malėsorėve, nė njė kohė qė kryengritėsit e Grudės dolėn nė Deēiq, ndėrsa ata tė Hotit nė Krevenicė. Autoritetet u shpėrndanė mėse 400 armė myslimanėve tė qytetit dhe tė rajoneve tė Lezhės dhe tė Kthellės. (Buletini Shkencor i Insitutit Pedagogjik 2-vjeēar tė Shkodrės, 1966/4, f.78-79).

Pėr ngjarjen historike, shkruan edhe konsulli i Austrisė nė Shkodėr Mr. Zambaur, i cili pėrshkruan situatėn kritike. Ai ndėr tė tjera pėrmed edhe ndihmėn qė u dhanė malėsorėve kryengritės 300-400 luftėtarėt vullnetarė tė ardhur nga Trieshi. Ata brenda 2-3 ditėve luftimesh tė ashpra, mundėn tė marrin nė zotėrim 8 kulla, Ėilson & Medora, 1990 mauzerrė e munion tė konsiderueshėm.
Edhe krahina e Kelmendit, me trimat e saj u pėrfshi menjėherė nė luftime, duke hapur njė zjarr tė ri luftimi. Mbi 3000 banorė nga ana a Malit tė Zi, pėrgjatė kufirit tė Triepshit, Fundinės, Orahovės etj., morėn pjesė nė luftime kundėr trupave turke. Dhe kjo ishte e natyrshme, sepse edhe ata e ndienin vetėn tė shtypur, njėsoj sikurse popullsia shqiptare e kėtyre zonave. Mbi 800 mercenarėt fanatik (qė e donin mė shumė flamurin me yll e hėnė sesa “sorrėn ose korbin e zi”, sikurse shpreheshin fanatikėt turq pėr simbolin e shqiponjės) shkodranė nga komuniteti mysliman, iu bashkuan forcave turke pushtuesve kundėr malėsorėve.

Pėr kėtė skenė aspak atdhetare, ku trathtia kishte emrin shqiptar, Mrs. Edith Durham nė veprėn e vet, do tė shkruaj nė mėnyrė negative pėr “shqiptarėt e Baba Dovletit”, kur vė nė dukje, se: “Kjo ishte shkatėrrimi i Shqipėrisė. Katolikėt (ėshtė fjala pėr trimat e Dedė Gjon Lulit, shėnimi im Gj.F.I.), i pritėn ata nė mėnyrė paqėsore, duke u kujtuar atyre premtimet qė kishin dhėnė si dhe faktin se ata, gjithashtu ishin shqiptarė.” (Edith Durham, “The struggle for Scutari”, London, 1914, f.19).
Nga luftimet e ashpra, tė zhvilluara midis malėsorėve dhe ushtrisė turke, shqiptarėt mundėn tė kapin shumė robėr turq, municione, topa, mauzerrė. Tė gjithė turqit, u lanė tė lirė tė ktheheshin nga kishin ardhur, me pėrjashtim tė disa prej tyre, tė cilėt, luftonin egėrsisht kundėr malėsorėve nga kėto tė fundit u vranė.

Mė 30 mars, kryegritėsit mundėn tė marrin nėn zotėrim qytetin e Tuzit, shtinė nė dorė kazermat turke, depot ushtarake, ndėrtesat qeveritare dhe punonjėsit e saj i detyruan tė ndrydhėn nė ndėrtesė tė ēarmatosur. Tashmė forcat malėsore zotėronin terėsisht qytetin dhe po mendonin pėr t’a shtrirė lirinė nė njėsitė e tjera territoriale shqiptare, qė prej shekujt ishin nėn zotėrimin e pushtuesve turq. Flamuri shqiptar, u valvit krenar nė Tuz, veprim patriotik qė gėzoi tė gjithė banorėt autokton.
Vendosmėria e trimave malėsorė, tregohet edhe nė ēastin historik tė ngritjes me vendosmėri tė flamurit kombėtar tė larė mė lumenj gjaku gjatė 5 shekujve kundėr robėrisė turke. Ndėrgjegja shqiptare, gjithnjė e mė shumė po merrte njė progresivitet dhe nė krye tė zgjimit tė vetėdijės kombėtare ishin venė Rilindasit, tė cilėt si mendimtarė futuristė ėndėrronin njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike pėrkrah shteteve tė zhvilluara tė Europės.

Mė 6 prill tė vitit 1911, malėsorėt e prirė nga fatosi i lirisė Dedė Gjon Luli, filluan njė kryengritje pėrmes luftimeve tė ashpra nė disa zona ku ishin pėrqendruar garnizonet turke. Shtatė ishin pikat kryesore, ku u pėrqendrua kryengritja e malėsorėve. Arenė e luftimeve tė ashpra u bėnė qendrat e tillė tė lėvizjes liridashėse, qė zėnė fill prej Vranjet pėrmbi Kastrat e deri nė Dinoshė, duke mos lejuar qė nga qyteti i Shkodrės tė vinin pėrforcime tė ushtrisė turke.
Marrja e fortesės sė Deēiqit, ka qenė ēasti vendimtar i gjithė luftės sė malėsorėve kreshnikė. Ata nuk u mposhtėn deri sa mė nė fund mundėn tė ngrinin Flamurin e Gjergj Gjon Kastriotit nė Bratile, duke i detyruar forcat e shpartalluara turke tė marrin strehim nė fortesėn e Shipshanikut. Tashmė mbi shtizėn ku valonte gjysmėhėna turke, valoi gjaku i fatosave tė lirisė tė prirė nga trimi i urtė i malėsorėve Dedė Gjon Luli.

Tė gjitha gazetat dhe revista e kohės nė gjuhėn shqipe dhe tė huaj i kushtuan njė rėndėsi tė madhe fitores sė shqiptarėve dhe tjetėrsimit qė po pėsonte Perandoria Turke, qė ishte nė kalbėzim, njė grusht vdekjeprurės tė cilėn ia dhanė shqiptarėt e pamposhtur. Mėrgimtarėt tė mallngjyer pėr kėtė fitore historike, u jepnin zemėr trimave tė lirisė, duke i pėrgėzuar e inkurajuar pėr shtrirje tė lirisė edhe nė trevat e tjera shqiptare. Fiset kryengritėse shqiptare ishin plotėsisht tė vendosur tė vazhdojnė luftėn deri sa Shqipėrisė t’i jepej autonomia e plotė.

Patriotėt shqiptarė dhe mendimtarėt idealistė atdhetarė ishin truri i ndėrgjės kombėtare. Ata asnjėherė nuk pushuan me shkrime dhe armė nė dorė tė zgjonin vetėdijėn kombėtare e cila pėr 5 shekuj kishte qenė nė gjendje tė amullt dhe kishte pranuar nėnshtrimin e pajtimin me gjendjen e mjerė, ku e la pushtimi i gjatė i kolonizatorėve turq Arbėrinė, vendin e shqiponjave me njė histori tė lashtė nė Europė.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara