HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PERSE GJITHE ATO SHPIFJE KUNDER AT GJERGJ FISHTES?

-- nga Gjekė Gjonlekaj, New York

Librat e Shenjte thone se shpifja eshte veper e shemtuar, madje Kurani thote se eshte me e keqe se vrasja. Teologet e fese islame thone se jeta e njeriut eshte e perkohshme, ndersa shpifja mund te jete e perjetshme, prandaj ata qe shpifin jane te ulet dhe barbare. Shpifjet kane pasoja te medha dhe teper te demshme ne shoqerine njerezore.

Gjergj Fishta Edhe Ungjilli e cileson shpifjen si veper teper te mbrapshte, bile "mos deshmo ne rrene" eshte nje prej 10 urdherimeve te Zotit. Shpifjet kane shkaktuar luftera dhe rrenime. Kane vene ne dyshim nderin dhe karakterin e personaliteteve me te medha te historise. Eshte pranuar boterisht se shpifja eshte arma kryesore e djallit.

Per pothuajse 60 vjet degjohet nje shpifje e cila kurdo qe perseritet shkakton shqetesime tek njeriu me ndergjegje te paster. Kjo shpifje eshte trilluar nga intelektualet komuniste ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore dhe prej andej eshte perhapur ne Kosove dhe ne viset e tjera shqiptare.

Poetet kombetare jane njerezit me te nderuar te ēdo populli. Kurdo jane bere anketa publike ne Rusi ne lidhje me ēeshtjen kush eshte njeriu me i nderuar i atij kombi, Alexander Pushkini zinte vendin e pare, ashtu sic ndodh ne France me Viktor Hugon ose ne Shtetet e Bashkuara me poetin Robert Frost. Para Luftes se Dyte Boterore, Shqiperia e nderonte At Gjergj Fishten si poetin me te madh kombetar.

Elita politike dhe intelektuale komuniste e ndryshoi kete gjendje dhe perveēse u perjashtua nga letersia shqipe kunder Gjergj Fishtes ata trilluan shpifje me te ndryshme dhe poeti kombetar u be lugati me i madh i Shqiperise. Diktatori shqiptar e quante tradhtar dhe anti-shqiptar. Keshtu kishin vepruar edhe me Pjeter Bogdanin dhe shume prelate te tjere te kombit tone.

Pushtuesit nga Veriu dhe Lindja kishin alergji te madhe kunder shqiptareve te krishtere, sidomos te krishtereve katolike. Ata kishin vene ne sherbim dhe veprim pjellen me te keqe te races shqiptare per te shfarosur nga toka arberore shqiptaret katolike dhe klerin e tyre. Gjenocidi anti-katolik filloi me dyndjet sllave e otomane, vazhdoi ne kohen e lidhjeve te Shqiperise me Jugosllavine e Bashkimin Sovjetik, por kulmi i barbarise anti-katolike arriti gjate marredhenive me Kinen e Mao Ce Dunit.

Nuk e kishim besuar kurre se ruset dhe kinezet jane aq anti-katolike. Por kjo u vertetua gjate vdekjes se Pape Gjon Palit te Dyte sepse keto dy vende nuk kishin treguar asnje lloj respekti per vdekjen e Atit te Shenjte dhe bile nuk kishin derguar asnje perfaqesues ne Vatikan per kete ceremoni mortore, e pakrahasueshme ne historine e njerezimit.

Revolucioni kulturor i Shqiperise ishte anti-katolik, sepse perveē rrenimeve te ndryshme ata ndertuan ne Shkoder Muzeun Ateist, qe ishte nje muze anti-katolik. Sikur te kishte per qellim ateizmin e vertete, muze te tilla mund te ndertoheshin edhe ne qytetet e tjera te Shqiperise. Pse Diktatori nuk hapi nje muze te tille ne qytetin e tij te lindjes ne Gjirokaster?

E gjithe kjo behej per te shemtuar Gjergj Fishten dhe Klerin Katolik te Shqiperise. Fatkeqesisht ne kete veper anti-shqiptare dhe anti-njerezore moren pjese intelektualet me te shquar te asaj kohe. Duke share Fishten ata krijuan besimin e Partise per te vazhduar veprimtarine e tyre. Sot e kesaj dite degjon ose lexon shpifje te intelektualeve shqiptare se gjoja poeti yne kombetar Gjergj Fishta ka thene "Ta marre vesh bota mbare se Gjergj Fishta s'asht shqiptar".

Ata qe e citojne kete varg jane sot shkrimtaret dhe poetet me te shquar te kombit. Jane bile anetare te dy akademive kombetare. Kete shpifje te trilluar nga intelektualet komuniste e perserisin edhe shqiptaret qe nuk jane te arsimuar. Kjo shpifje eshte perhapur ne popull. Per popujt e qyteteruar poeti kombetar eshte ndergjegjia e kombit.

Nuk ka njeri me te ngritur moralisht dhe kombetarisht se poetet kombetare. Ata nderohen si njerez te shenjte. Per ta ka me shume monumente e sheshe se per kedo tjeter. Ne varrimin e Viktor Hugose ne Paris, ne vitin 1885, kishin marre pjese 2 milione franceze. Emri i pagezimit i Gjergj Fishtes ishte Zef. Por kur u be meshtar e ndryshoi emrin e pagezimit dhe mori emrin Gjergj per dashurine e heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderebeut.

Kush eshte ai poet, shkrimtar ose intelektual shqiptar qe ka hequr emrin e pagezimit dhe ka marre emrin e Gjergj Kastriotit? Asnje shqiptar nuk e ka bere nje gje te tille. Te gjithe e dime se Gjergj Fishta eshte satiriku me i madh shqiptar. Satira e tij ka vlera te veēanta per te gjitha shoqerite njerezore, sidomos per sistemet demokratike perendimore.

Gjergj Fishta shkroi duke u tallur me te gjithe ata shqiptare qe nuk e donin dhe nuk e nderonin Shqiperine. Pater Gjergji ven ne thumb te kritikes tregtaret shkodrane te cilet mohojne atdheun per t'u pasuruar. Personazhet e tij Paloke Cuca e Jaho Begu per pasuri mohojne fe e atdhe. Ne kengen Metamorphosis ne "Anzat e Parnasit" Fishta thote:

"Sot per mue Leka e Skenderbegu,
Jane Paloke Cuca e Jaho Begu.
T'a dije Shqypnija
Pra, sheklli mbare
Se ma mbas sodit
Une s'jam Shqyptar
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sa here t'due fisin
Keshtu, kam me ra
Un n'mbrame Grek,
Kam me ndjehe n'nesret
Shkja ja Zejbek.
Luftet e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hinit"

Edhe njeriu me i paarsimuar mund t'i kuptoje keto vargje satirike. Gjergj Fishta e kishte fjalen per Jaho Begat e Paloke Cucat e Shqiperise. Titulli i kenges tregon se si shqiptaret ndryshonin qendrimet e tyre kombetare per t'u pasuruar. Poeti yne kombetar ne menyre absolute nuk e ka thene kete per veten e tij.

Ne asnje ēast nuk e ka menduar nje gje te tille. Nuk ka qene aq i dobet moralisht. Deklarata te tilla mund te benin vetem tregtaret matrapaze e jo poeti me i madh i Shqiperise. Ai ishte intelektuali me i nderuar i kombit dhe gezonte respekt brenda e jashte atdheut. Nga ana tjeter kleriket katolike te Shqiperise, bile edhe ata qe nuk kane qene ne nivelin kulturor te Gjergj Fishtes nuk e kane mohuar fene e atdheun as para denimeve me vdekje. Kleri Katolik Martir i Shqiperise eshte i njohur per qendrese.

Kujtojme ne kete rast Mikel Koliqin. At Gjergj Fishta nuk ishte aq i dobet nga karakteri qe ta mohonte atdheun siē pohojne komunistet bile sot e kesaj dite. Me keto shpifje dhe sharje shume prej tyre u ngriten lart, dhe ne vend se tani t'i kerkojne falje ende vazhdojne kete avaz. Mbahen per te ditur por jane te dobet ne shpirt, pjelle e diktatures me ēnjerezore. Gjergj Fishta ishte gjithmone gati per flijim, siē tregojne vargjet:

"E ne kjofte se lypet prej s'hyjnueshmes Mri,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'keni, me merrni e m'bani fli
Per Shqyptari me shue ēdo meni mizore!"

Para Luftes se Dyte Boterore shqiptaret e Shqiperise i mesonin permendesh veprat letrare te Gjergj Fishtes. Kemi takuar dhjetra te tille ne Shtetet e Bashkuara, bile shumica ishin nga viset jugore te Shqiperise. Periudha komuniste shqiptare rrenoi shume vepra te medha, por rrenimin me te madh e beri kunder Gjergj Fishtes.

Sjelljet e tyre barbare do te kene pasoja per nje kohe te gjate. Ai eshte perjashtuar nga universi shqiptar dhe eshte teper veshtire per ta kthyer perseri ne kete univers. Propaganda komuniste ka bere efektin e duhur. As periudha postkomuniste nuk ka qene e suksesshme te rivendose At Gjergj Fishten atje ku meriton. Nje veper e tille kerkon perkushtim serioz. Perderisa poeti yne kombetar Gjergj Fishta te mos vendoset atje ku meriton, ardhmeria jone vihet ne dyshim.

* Autori eshte publicist, ish gazetar i "Zerit te Amerikes"
    Koha Jone, 14 Maj 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara