HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ligjėrimi i Anton Pashkut

-- nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Gjovalin Shkurtaj Nė Akademinė e Shkencave, tryeza e rrumbullakėt “Anton Pashku dhe vepra e tij" Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė (Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė ) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, organizuan tė premten nė Tiranė, tryezėn e rrumbullakėt “Anton Pashku dhe vepra e tij“, me pjesėmarrjen e gjuhėtareve, shkrimtarėve, njerėzve tė njohur tė letrave tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Jorgo Bulo, nė fjalėn e ēeljes, duke evidentuar emrin dhe veprėn e Anton Pashkut, cilėsoi ndėr tė tjera se ai ishte njė nga emrat qė e futėn letėrsinė shqipe nė rrugėn e sigurt tė letėrsisė moderne shqiptare.

Gjatė kėsaj tryeze tė rrumbullakėt folėn pėr veprėn e Pashkut Sabri Hamiti (referati), Floresha Dado, Gjovalin Shkurtaj, Shaban Sinani, Klara Kodra, Kristaq Jorgo, Mehmet Kraja, Eldon Gjika, Kujtim Shala etj.

Anton Pashku ėshtė autor i disa vėllimeve me tregime: Tregime (1961), Njė pjesė e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrėmjes (1978). Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971), roman pėr tė cilin nė kėtė tryezė tė rrumbullakėt kumtoi kritikja e njohur e letrave shqipe.

Vlera dhe prurje gjuhėsore nė ligjėrimin e Anton Pashkut

Anton Pashku, qysh nė fillesat e shkrimtarisė sė tij u shfaq si njė zė i ri, si krijues i veēantė, me mėtime dhe teknika shkrimore qė dalloheshin nga tė tjerėt. Romani i tij “Oh”, tė cilin autori e kreu sė shkruari nė janar tė vitit 1971, pikėrisht se qe njė roman ndryshe, ka qenė nga ata libra qė do tė bėnte ferk e do tė lakmohej nga lexuesit dhe studiuesit shqiptarė, paēka se deri vonė shumėkush dinte pak ose aspak pėr autorin.

Veēmas ėshtė pėr t’u theksuar kahu i tij i mbarė gjuhėpėrimtues, gjuhėpastrues dhe, sa herė ėshtė rasti, edhe gjuhėpasurues e, mbi tė gjitha, gjuhėfisnikėrues (duke iu qasur me zotėsi leksemave popullore tė vlefshme, qofshin ato edhe krahinore).
Ato qė do tė them mė poshtė, nuk janė gjithēka qė nden e meriton shkrimtaria e Anton Pashkut nė aspektin stilistik e gjuhėsor.Do tė flasim kryesisht rreth prurjeve gjuhėsore nė ligjėrimin e kėtij shkrimtari, duke mėtuar t’i kundrojmė ato nė dritėn e synimeve dhe mbėrritjeve me vlerė nė shkrimtarinė e kėtij autori.

1.Anton Pashku ėshtė autor, shkrimtaria e tė cilit tė shtie nė mendime. Ai ėshtė krijues qė nuk zbėrthehet me lehtėsi, sepse shkrimtaria e tij ėshtė disi e ngjashme me bimėt boshtore, qė i shtrijnė rrėnjėt shumė thellė dhe gati nė shpėrpjesėtim me shtatin gati gjithmonė tė hajthėm e tė brishtė Ai ėshtė autori qė, ndoshta, mė shumė se kushdo tjetėr nė letrat shqiptare tė jep ndiesinė se proza e tij, posaēėrisht romani “Oh”, ka si shtrat parashtrimin e tillė ku ndjenjat fshihen enkas, a thua se krijuesi ka frikė e drojė e nuk dėshiron tė lexohen nga ai qė i vret, prandaj shuhen, dhunohen, veniten.

Jo mė kot, kritika e kohės, qysh herėt, ėshtė shprehur se “Oh” ėshtė roman i mendimit. Le tė pėrmendim, ndėr tė tjerė, vlerėsimin e Sabri Hamitit, i cili ndoshta ka qenė nga mė tė parėt qė ka prekur pikėrisht thellėsinė e mendimit tė romanit “Oh”, kur thotė: “Oh” nuk ėshtė tekst letrar hermetik, qė jeton nė erėsi, por ėshtė tekst letrar i mbėshtetur nė njė mendim tė thellė pėr jetėn.Leximi i tij kėrkon pėrkushtimin, qė e kėrkon leximi dhe kuptimi i thellėsive tė jetės”.

2.Anton Pashku nuk do tė rreshtej asnjėherė nga qėmtimi dhe ndjekja e fjalės sė bukur shqipe pėr ta pasuruar e begatuar shkrimtarinė e tij me aso prurjesh qė i shkonin pėrshtat jo vetėm zanafillės sė tij prej viseve anėsore dhe tė njohura pėr larmi e hijeshi shprehėse, si anėt e Prizrenit, po edhe njomėshtisė e freskisė qė kėrkon shkrimtaria e njė krijuesi me mėtime dhe figurshmėri tė vetvetishme dhe me veēantėsi tė spikatur tė formėsimit artistik tė veprave tė veta.

3.Pėrzgjedhja e fjalėve nė prozėn e Anton Pashkut shkon kurdoherė krahas mė mėtmet stilstike dhe morfosintaksėn e pėrpunuar hijshėm dhe qė, qysh nė faqet e para tė “Oh” na e rrėmbejnė pėlqimin e na mbeten pėr shumė kohė si shija e kėndshme e njė likeri tė pakundshoq. Po citojmė ndonjė tjetėr fragment qė flet vetė:
“…Dielli e qielli krokolliteshin nė faqen e atij liqeni artificial, nė faqen e zhubravitun tė tij ku ēdo gja pėrflakej; uji kallej e bahej prush (pata ndezė nji cigare nė nji gacė, tė cilėn e pata marrė nga ai prush i ujit). Mirėpo, nuk kallej vetėm uji; kallej dhe ajri. Ajri kallej dhe bahej hi (gacėn, me tė ciln e pata ndezė cigaren, e pata futė nė atė hi).Ai hi, qė mue nuk mė bante kurrfarė pėrshtypje, derdhej mbi liqenin e vogėl artificial, mbi bjeshkėt, mbi majat e bjeshkėve. Derdhej. Ai hi. Ai ajr qė bahej hi, derdhej. Madje.

Madje edhe ajo, ulun pranė meje, zu me murmurit`:
-Eu, hi!...Eu, hi!...” (f.32)
4.Anton Pashku, nė pėrputhje tė plotė me mėtimin e tij qė ta fshehė kuptimin e thėnies, ta mbulojė atė enkas e pėr ta intriguar e pėr ta befasuar lexuesin, shpesh u drejtohet lojės fonologjike dhe tėhollimeve mirėfilli tingullore, duke dhėnė ndiesinė e njė loje a xhonglimi me fjalė, lojė qė e realizon mjaft hijshėm atė qė synohet prej autorit.
P.sh.: “…Po unė moj boboreshė kam kujtue se je pak ma burrneshė.

-Ndoshta s’jam burrneshė, por diē prej meje po reshė!
-Bre!
-Dre!
-Eh, moj bobla e mjerė!
-Eh, or bobol i gjorė!
-Po ti nuk je as shi as borė!
-Jam ajo qė mbaj, sė paku, ranė nė dorė!
-Ti, shkurt, ndoshta nuk je gjizė.
-As qė due me qenė gjizė, due me qenė kizė.
-Kurrė s’kam dashtė me qenė kizė.
-Po bizė?
-Unė?...Bizė!...” (f.39)

Kėsaj loje a xhonglimi me forma fonike e me fjalė qė kanė dallime kuptimore tė dallueshme vetėm nga njė fonemė e vetme (bre-dre, bore-dorė, gjizė-kizė), A. Pashku i qaset kushedi sa herė te “Oh” dhe nė tregime tė tjera tė tij.
Ja, edhe disa syresh:
“Poshtė genofobia!...Poshtė genofobėt!” brohoritėn disa nė sallėn e madhe vezake plot me balona, ndėrsa ai me flokė tė krehun mirė, qė nuk lėvizte as djathtas as majtas, tha:
“Besa, po do me dalė ēoē!”
“Hajt ti, hajt, ky asht ēuē!”
“S’asht.”
“Asht.”
“Unė po them se asht ēoē!.”
“Po thue, por ky asht ēuē!” tha ai me flokė tė shprishun, qė dlirte hundėn me majėn e gishtit tė vogėl tė dorės sė majtė, ndėrsa ai qė nuk lėvizte as djathtas as majtas ia priti:
“Nuk po ta pret tutka: ky po do me dalė ēoē!”
“Ty nuk po ta pret tutka: nuk po sheh se ky asht ēuē!”
“Jo ēuē, po ēoē.”
“Jo ēoē, po ēuē.” (dhe vijon kėshtu nja gjashtė a shtatė herė radhazi). (f.105)

Kėshtu do tė bėjė autori edhe me sihomoniminė e fjalėve tutla-tutra (f.109); brisk e trisk (f.119-120) e shumė tė tjera.Ai i ka shumė pėr zemėr prurjet e pleksura me lojėn e fjalėve tė natyrės popullore, si: “Kush po na vjen, kush s’po na vjen? Aha, po ulluk e suxhuk!” Ose: “Polli pula e Lleshit nė kaēile tė leshit!”.

Po ashtu, ai ėshtė gjithmonė nė gjah tė lojės fonike me emrat e personazheve, me foninė dhe tingėllimin e tė cilėve ai luan dhe xhonglon aq kėndshėm, si p.sh.: Uli, Luli, Lula, Lulaci, Luleci dhe Lulaku (f. 78). Nė “Sinkopa” (botuar mė 1969) ndeshim, po ashtu, kėtė lojė fonologjike, ndėrmjet lumnia dhe lumtunia “Lumtunia asht ma e mirė dhe ma e butė se lumnia, por lumnia asht shumė ma e rahatshme se lumtunia, sepse lumtunia asht gjylpana qė nuk tė le rehat” (f.118).

5. Njė nga pikat e forta tė ligjėrimit tė A. Pashkut janė prurjet prej qėmtimeve nė trevat anėsore, tė cilat ruajnė gjithė freskinė e viseve verilindore dhe, ndėrkaq, janė tė pėlqyeshme e tė atilla qė mund, jo vetėm tė kuptohen, po edhe tė lakmohen pėr hijeshinė e shijen e kėndshme qė kanė.

Mund tė pėrmendim lojėn e bukur fonike qė pėrftohet nė ligjėrim nga fjalėt onomatopeike, si: ēuēlemi i kroit, preftimi i ndonjė zogu tė rrallė, vizllima, vizlluese, na cakllonin dhėmbėt nga tė ftohtit; hukamat e heqanės, fėrfėrima e krahėve tė njė shpendi, krekllima e rrembave, kėrratje, ciat, pingrimė, zhabllimė, rrėnkllimė, brafullojnė shkėndijat, shungullojnė grykat, rrapllon me kambė, vizllonin nė diell, pufllojshin etj.

Fjalėt onomatopeike, tė ngjizura bukur me fjalė tė tjera tė pėrzgjedhura me sqimė e mjeshtėri tė rrallė, na japin kumbime vėrtet mahnitėse, si kėto qė po lejohemi tė citojmė pėr ilustrim: “Mandej dėgjohen hukamat e heqamės dhe ulurima e njė ujku, por hukamat e heqamės bėhen mė tė fuqishme”. “Njimend, mė bahej se i ndėgjojsha flatrat, mė bahej se e ndėgjojsha fėrfėrimėn e flatrave tė atij zogu, por ai farė zogu nuk shihej askund”.

“Nė tė vėrtetė, isha shumė i sigurtė se ai zog nuk ishte zog i bukur, sepse pingrima qė tė trishton, e ajo pingrimė mė trishtoi pamasė, nuk mund tė jetė pingrimė e ndonji zogu tė bukur”. “Asgja nuk pipėtin. Ndėgjohet vetėm zhabllima e hapave tė hijeve, qė shkojnė kryeulun”.

Sė fundi, meriton tė theksohet se A. Pashku shtie nė ligjėrimin e veprave tė tij deri edhe fjalė tė harruara, tė cilat ai i lėshon nė pėrdorim dhe, me hijeshinė dhe bukurinė qė prodhon me to, jep shtysė e ndjell mbarė qė ato tė shtrihen edhe mė gjerė nė letėrsinė e shkruar.

Tė tilla, ndėr tė tjera, janė: duqi i cigares, lėbyr sytė, vrushkulli i ujit, kahmos, dikah, njimend, atypari, tekembramja, marr nė thue, dejt e mufatun, shkretinė e paskajshme, cimboj, paloj kryet, kaltėria e qiellit, gaca e zjarrit, ajgtoj, pėrpushem, pėrthekoj, thadroj, grrithem, njehi pikat e vesės, praptohet, nji rriskė qiell. Kėtu duhen pėrfshirė edhe njė varg fjalėsh me prapashtesėn -(n)isht, si: gjallnisht, dreqnisht, tinzisht; me -shėm: ngutshėm, mallėngjyeshėm etj.

Nuk mund tė mos pėrmendim, gjithashtu, metaforat dhe perifrazat e njė bukurie pėrrallore qė nden proza e A. Pashkut, si p.sh.: “gėrshetat e rrezeve tė diellit vizllojshin si vistra xherdanėsh”(Oh, f.33), u fshehėn nė shpinėn e malit (Oh, f.52), nji rriskė qiell dhe nji vetull mali (Oh, f.36), u rrokullis qerrja e diellit (Oh, f.53) etj.

Pėrfundim: Shkrimtarėt e njė kombi, pavarėsisht nga veēoritė dhe stilet e larmishme qė pėrfaqėsojnė, tė kundruar nga pikėpamja e prurjeve ligjėrimore qė ata sjellin me shkrimtarinė e tyre, pėrbėjnė gurra tė pasqyrimit dhe tė shtimit tė begatisė shprehėse, fjalėsore dhe ligjėrimore tė gjuhės sė pėrbashkėt kombėtare.

Ashtu si uji i lumenjve, qė nisen prej vendburimeve tė largėta dhe, duke u shtuar e shtrirė pėrgjatė luginave, ia mėsyn detit pėr t’u derdhur e shkrirė brenda tij, ashtu edhe fjalėt, frazeologjizmat dhe krejt ligjėrimi letrar qė ngėrthen shkrimtaria e krijuesve me mėtime e sqimė tė spikatur, nėpėrmjet veprave tė shkruara prej tyre, vjen dhe i shtohet gjuhės sė shkrimit tė njė epoke tė caktuar.
Gjuha e njė kombi e ndien peshėn e fjalės sė thėnė bukur dhe tė prurjeve dorėmbara tė shkrimtarėve tė mėdhenj qė dalin prej gjirit tė tij.

Njė prej atyre burrave (nė daēi gurrave) qe edhe Anton Pashku, krijimtaria e tė cilit mbetet edhe pėr shumė kohė e atillė qė nden shumėēka tė vyer e tė efektshme edhe nė lėmin e pasurisė e tė larmisė ligjėrimore.

Koha Jone/E Shtune: 16 dhjetor 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara