HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Autogol gjuhėsor

-- nga Gjokė Vata, [email protected]

Gjokė Vata Nder keto dite ndermjet shkrimeve te gazetes Shkodra ne internet, pava se korit te vogel te thirrjes se madhe, per me e vendose te drejten gjuhesore te shqipes ne vendin ku meriton, iu shtue edhe nji za. Ashte zani i i Znj. Klarenca Toma, ne shkrimin e saje te titulluem Politika gjuhesore. Kete za e pershendete e drejta e burgosun nga kongresi komunist gjuhesore i 1972 dhe shpreson shtimin e ketyne zaneve ne unison e cka asht ma e dobishme shpreson edhe shtimin e shkrimeve ne gjuhen ma shprehse te vlerave letrare, mbasi vetem e vetem shkrimet ne kete gjuhe do ti detyronin perkrahsat e te ashtuquejtunit standart me e psue vete ata ate deshtim per te cilin sot jane ende te bindun se do te jemi ne mbrojtsat e se drejtes viktimat e atij deshtimi qe fabrika komuniste e prodhoi enkas per ne.

Un mendoj se ka ardhe koha e ka kalue shum kohe nga dita kur do te ishte dashte te fillonim me i tregue qytetnimit se dje kemi dite e s'kemi mujte e sot dime e mundemi me shporre soje padrejtesine gjuhesore te se djeshmes komuniste. Mos respektimi i kesaje detyre, humbe respektin e qytetnimit ndaj nesh mbasi nunk asht as kush ne kete Bote qe nuk perpiqet me mish e me shpirt me nxjerre sa ma ne pah vlerat ma te dobishme te gjuhes se tij.

Per fat te keq tek ne jane pikrisht vlerat ma te larta gjuhesore qe ua bajne krejtsisht te pa mundun mbrojtasave te ketij te ashtu quejtun standart me i rishikue vendimet e kongresit te tyne te 1972. Atyne autokritika u duket ma e rande se vetvrasja.Prandej fati i gjuhes se vlerave ma te medhaja te shqipes, ka mbete ne duert e atyne qe duhet ta perdorin si te vetmin mjet per me arrite ne piken e ngadhnjimit te se drejtes, shejin e qellon plumbi, jo krizma. Te kerkosh standartizimin vertete profesional me gjuhen e ketij te ashtu quejtun standart.

Ky kor i thirrjes per vendosjen e te drejtes gjuhesore, do ti ngjiste nji skuadre futbolli qe ne vend me shenue ne porten e kundershtarit, shenon ne porten e tij. Prandej cdo shkrim i nji shkrimtari gege, i shkruem ne gjuhen e sotme standarte, nuk asht tjeter vec se nji autogol gjuhesor.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara