HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pas leximit tė veprės "Nėn hijen e Rozafės"

-- nga Gjokė Vata, New York - [email protected]

Gjokė Vata Ky titull na sjell nder mend martiret e pa numert qe Shkodres iu desht flijonte anmiqve te nji pas njishem te Atdheut tone. Hordhia ma gjatakare e te gjith anmiqve te Shqipnise qe komunizmi shqiptar te cmendunit e asaje ideologjije kriminale bane cmosin me e fitue garen e dhunes te cdo pushteti komunist. Ne qytetin e Rozafes te cilin qendresa e pat shendrrue disa here ne altarin e pergjakjeve te rrezistences, komunizmi shqiptar inskenoi tragjedine ma te ngjashme me ate qe psonin bashk puntoret e tij ne sketerren e perjetshme, si te donte me marre tek shqiptaret e sidomos tek shkodranet hakun e komunistave ne ferrin e pa sosun. Fitimin e kesaje gare gjakderdhje komunizmi shqiptar e siguroi qe ne fillim te saje e fillimi i katastrofes komuniste ne Shqipni e gjet ne Shkoder edhe Sami Repishtin, njanin nga bijet e saje jo te paket qe i frymezojne krenari te ligjshme Shkodres e mbare Shqipnise.

Deshira e fitimit te lirise se shqiptarve autorin e vepres ne fjale e bani me qene pjestar i marrshimit ngadhnjimtar te shqiptarve te vuejtjeve te shkaktueme prej perbindshit te kuq masakrat e te cilit sikur ia shtuen shum e shum fish tmerrin kesaje fjale. Veprimet teper shnjerzore te komunistave shqiptar, frymezuen vepren shumė njerzore te shkrimtarit Sami Repishti. Veper me nji stil e gjuhe qe u japin cdo fraze muzikalitetin perkdheles te shqipes tone te bukur. Dhanja e deshmive te tilla asht imperativ ndergjegje synim detyre patriotike e nderi i talentit. Popujt asgja nuk vlersojne sa dhuratat e artit qe pershkruen vuejtjet e tija, e asgja nuk urren sa librat qe mundohen me hymnizue anmiqet e tij. Ndryshimi midis artistave e pseodo-artistave asht si i veprave me librat qe s'kane as gja te perbashket pervec letres e bojes. Per autoret e veprave breznite jane shkallinat e ngjitjes gjithnji e ma lart, per autoret e anti-veprave breznite jane shkallinat e zbritjes gjithnji e ma te poshte, deri ne fundin e humneres se zhdukjes, shpejtesia e fluturimi te ngjitjes me rrokollisjes asht e njejte.

Arti e besnikria e te njejtave permasa qe e nderojne autorin e lexuesat e ketije vdhim vlerash shum te cmueshme e ngrejne kete veper ne lartesine ma te lavdishmeve, e prandej e bajne te domosdoshme pranine e kesaje veper jo vetem ne cdo shtepije shqiptare, por edhe ne duert e cilitdo lexues e ne duerte te arsimuemve sa me lexue, mbasi aty ne shohin te gjith ndricimin e shpirtnave te herojve te shendrruem ne yjet e qiellit te ngadhnjimit njerzor. Pjese e atij kostelacion herojsh jane edhe te gjith ata qe dhane kontributin ma te mundshem te mundsive te tyne. Pjese e ketij kontributi asht miratimi i veprimtarive anti se keqes e sidomos vumja e talentit ne sherbim te idealit te tyne, sepse pa njohjen e vlersimin e sakrificave te asaje perjulle aq te zeze shqiptare, shqiptare nunk do te mundeshin me kuptue e me mendue cfare i nevojitet Atdheut tone.

Rrezimi i diktatures asht ngadhnjimi i trimnise se nji populli por ky hap asht vetem i pari ne rrugen e veshtire te demokracise. Hapi i dyte e ma i randsishem asht varrosja e kufomes se diktatures 1000 pash nen dhe, e meqene se per ne asht ma e randsishme ngordhja e ndikimeve te saja se sa vete diktatura, do te na duhej te punonim kryesisht per asgjasimin e ketyne mikrobeve kaq te rrezikshme.Prandej intelektualet e sotem, e sidomos intelektualet e rije, duhet me e ushqye mendjen e shpirtin me njohjen e se kaluemes qe asht mesuesja ma e mire e se tashmes dhe e se ardhmes. E vepra madhore e Sami Repishtit asht nji nga udherrefyeset ma te deja drejte se ardhmes se demokracise shqiptare.

Mohimi a po injorimi i sakrificave te atyne qe u munduen me mish e me shpirt me ia shkepute nga thojte komunizmit ate perjulle te zeze si faqja e tij do te ishte turpi i cilit do e pranon kete turp, ndersa vlersimi e nderimi i asaje qendrese, na ngrene aty ku u ka hije njerzve te qytetnuem.Per fat te mire numri i atyne qe na ushqejne krenarine kombtare, asht sa i madh, aq i lavdishem. Pergjigjja e pyetjes se disave: "A ishin edhe komunistat shqiptar? Asht, jo atdheu i komunistave asht sketerra. Asht pra numri i te sakrifikuemve tone qe cdo faqe te kesaje veper te Sami Repishtit frymezimi e mbushi me te njejten dendesi te vet.

Un jam thellsisht i bindun se vlera e shkrimit tim ne krahasim me vepren se ciles po ia kushtoj, asht si vlera e pershkrimit te nji margaritari me vleren e vete nji margaritari nga ma te ndritshmit. Jam gjithashtu i bindun se te gjith lexuesat e kesaje veper te ndikuem nga ky shkrim i imi, do te me falenderojne per kete nxitje kaq te vlefshme e sidomos ne kete perjulle rrethanash shqiptare qe e bajne kaq te domosdoshme hymjen ne rrugen e asaje vendosmenije qe na con drejte demokracise.Ja pyetja se ciles i japin shkas pjesa e pa deje e politikanve tone te sotem. Si mund te cohet ne kambe ngrehina e demokracise ne nji vend ku numri isqabotatorve te asaje ngrehine ia kalon shum numrit te atyne qe punojne ne debo te kesaje ndertesee. Prandej ngrehina e sotme e demokracise shqiptare asht e ngjashme me ate muzeumin qe na pershkruen poeti yne kombtar ne vepren e tij satirike "Gomari i Baba tasit", te cilin e rrezon dhambi i nji plake kalilmtare qe teshtitja ia nxjerre pa dasht prej goje.

E si mund te jete ngrehina e kesaje demokracije ndryshe, ne ate vend kuk nji numer i vajtueshem politikanesh ne vend me punue per at Atdhe aq i vonuem ne rrugen e demokracise, perpiqen me cdo kusht me ngjite shkallinat e nji karrjere qe u jep rast me perfitue gjithcka e turpnon ma se shumti politikanin. Ata i perqendrojne vezhgimet e veshtrimet ne gabimet e kundreshtarit partijak, e ne vend me e korrigju ne menyre vllaznore i shfrytzojne ne dobi te kapitalit politik te interesave personale. E cka asht edhe ma zij cdo gabim te kundreshtarit ia japin me e perpunue hiperbolave ma zmadhuese e ne mos qofte gabimi mundohen me e krijue prej asgjaje thue se secili prej tyne synon me qene Shqipni e jo shqiptar.

Ne keto kushte kjo veper e shkrimtarit Sami Repipshti, vec te tjerave asht nji kushtrim i thekshem i herojve anti komunist e i mbare popullit shqiptar kundra ketyne dukuruve. Nji pjese e politikanve te Shqipnis se sotme per cudi po paskan nevoje me mesue rregullat ma elementare te lojes se fitimit te drejtimit te shtetit. Votat nuk i fitojne shamjet pa vend, po kritikat me vend. Vepra e shkrimtarit Sami Repishti asht nji thirrje me te gjith fuqine e zanit te shpreses qe ne Shqipnine e sotme te kete sa ma pare e sa ma shum shqiptar e jo vec shtetas Shqipnije sepse po mbet Shqipnia ne duerte e ketyne shtetasve, fjalet ogur zeza te Bismarkut per te, do ti shkruenim ne vete me doren tone ne ballin e saje.

Ne fund te ketij shkrimi uroj me gjith zemer e besoj kesaje perzemersije i bashkohen edhe te gjith lexuesat e vepres "Nen hijen e Rozafes", qe ky krijim ta arrij sa ma pare qellimin per te cilin u krijue. Uroj qe perkthimi i kesaje veper ne gjuhet kryesore te Botes te bahet sa ma i mire e sa ma pare te jete e mundun. E un shpresoj se me njohjen e vlerave te saja akorduesat e cmimit ma prestixhoz ne Bote do te mund te nderonin sa prestixhin e fames se atij institucioni, aq sakrificat e popullit shqiptar per liri e artin qe i pershkruen ato sakrifica.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara