HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


Mediat dhe Politika

Kush ėshtė burim i lajmit dhe informatės sė mediave nė Kosovė?

-- nga Gėzim Mekuli*, Oslo

Gėzim Mekuli Ėshtė fjala pėr pavarėsinė dhe jopavarėsinė e pėrmbajtjes mediale.

Ėshtė me rėndėsi, sepse kjo ēėshtje, nė njė shkallė tė lartė, edhe ėshtė vendimtare pėr pėrshkrimin e realitetit qė kėto media e pasqyrojnė dhe e ndėrtojnė. Perspektiva e burimive tė informacioneve dhe lajmit janė tė rendėsisė sė madhe. E kjo don tė thotė: se duhet bėrė njė analizė e tė argumentohet se: ”a janė burime tė mediave ”elita institucionale” apo ”qytetarėt e thjeshte?” Personalitetet qė na paraqiten si burime te informacioneve, janė me ndikim “tė fortė” apo “tė butė” nė shoqėrinė tonė. Kush ushqen me informacione mediat tona! Janė vėrtetė mediat tona 100% tė pavaruara dhe a arsyetohet reklama dhe retorika e RTK-se ”Made in Kosova?”

Analiza do tė ndricojė kėtė dyshim dhe tė dokumentoj se “kush janė personat qė shfaqen e intervistohen nė mediat e Kosoves? Si objekt analize kam trajtuar dy gazeta shqiptare tė Kosovės, Epokėn e Re dhe Koha Ditore, si dhe televizionin publik RTK-nė. Analiza ėshtė kryer nė nje distancė kohore prej njė jave. (Dėshirohej tė mirren ne analizė edhe tė tjera gazeta, por nė pamundėsi tė sigurimit tė tyre, kjo analize kufizohet nė vetėm 3 mediume; Mediume qė kanė opinionin dhe lexuesit e tyre me tradicional dhe mė me ndikim nė opininin shqiptar tė Kosovės.)

Dhe ja rezultatet:
Ndoshta ėshtė e pamjaftueshme qė tė mirren vetėm 2 gazeta dhe nje televizion pėr kėtė analizė dhe tė gjeneralizohet kjo problematikė; por tendecat se si ėshtė orientimi i kėtyre dy gazetave dhe RTK-sė janė tė qarta. Janė tė lehtėkuptuara edhe pėr qytetarin mė tė parsimuar ballkanik.

Sa i pėrket gazetės Koha Ditore brenda kėsaj periudhe janė shkruar mbi 106 lajme/artikuj. Me gjithsejtė 120 burime informacioni. Kjo don tė thot se vetėm nė njė nga 10 artikuj kanė shfrytėzuar mė shumė sė njė burim informacioni. Nė Epoka e Re janė botuar 99 lajme/artikuj, me gjithsesjtė 129 burime. Epoka e Re ka pėrdorur mė shumė se njė burim nė 2 nga 10 artikuj.

Sic shifet ėshtė njė afėrsi e madhe nė mes tė dy gazetave, Kohes Ditore dhe Epoka e Re. Qė tė dyja kėto shfrytėzojnė UNMIK-un, udhėheqesit politik, anėtar tė qeverise, kryetarė tė partive politke, polici, gjykata dhe organizata me fuqi e ndikim nė Kosovė si burim lajmi e informacioni.

Njė nga tre artikuj kanė personalitetet politike e partiake si burime informacioni. Ndryshimi i madh qėndron nė komentetet. Epoka e Re pėrdorė mė tepėr njė mendim tė pavarur si burim e mendim nė krahasim me Kohen Ditore. (Humbja e pavarėsisė nė pėrmbajtjen e komenteve, nė gazetėn Koha Ditore, ėshte e theksuar, vecanėrisht, tani, pas kycjes sė pronarit tė gazetės, z. Surroi nė jetėn politike). Njė dallim i madh dhe i rėndėsishėm qėndron nė atė se Epoka e Re ka si burim informacioni, jo rrallė, edhe njerėzit e rėndomt (8 perqind e informatacioneve. E kjo nė shkencat e mediave konsiderohet si pozitive, sa i pėrket pavarėsis sė gazetės nga ”elita institucionale”). Koha ditore si burim informacioni ka "njerezit e rėndomtė" nė 2 nga 100 artikuj.

Mund tė thuhet se burime tė lajmit dhe informatave janė personalitetet publike. Janė kėta personė qė kanė fuqi nė politikė dhe qė si shfrytėzues tė pozitave nė ndonjė parti politke, organizatė apo institucion, ”kanė tė drejte” dhe e kanė obligim qė tė shprehen dhe tė ”shiten” si burim lajmi e informacioni pėr mediat.

Pra, janė kėta ”elita institucionale”. Nė tė pėrditshmen Koha Ditore kjo ”elitė” pėrbėn mbi 85 % tė burimit tė lajmit, pėrderisa nė Epoka e Re mbi 50%. Nga kjo del se mediat nė Kosove, pikė sė pari janė ”arenė” pėr eliten institucionale, tė UNMIK-ut dhe tė partive politke”. Ata qė kanė poste tė fuqishme brenda jetės politke, ekonomike dhe asaj sociale kanė, po ashtu, fuqi tė madhe nė opinionin publik; Dhe nė kėtė mėnyrė edhe nė kontrollin e informacionit dhe tė mendimit e rezultatit tė pėrfundimit tė proceseve politike.
Janė tė rrallė ”njerėzit e thjeshte” qė kanė kyqje ”nė mediat tona”, e aq mė pak tė degjohet zėri i tyre si burim lajmi e informacioni.

Duke analizuar televizionin publik, RTK-nė, vėrehet se ky medium ėshtė plotėsisht i varur nga burimi i informacionit qė rrjedhė nga UNMIK-u, perfaqėsusesit politk ndėrkombėtar, KFOR-i, partitė politke (kėtu pėrjashtohen partitė e vogla politike) dhe nga organizatat qė e financojnė kėtė medium.

Burimet e organizuara tė lajmeve
Pas luftės nė Kosovė dhe pasi qė UNMIK-u ”de jure dhe de facto” mori fuqinė dhe pushtetin politko-ekonomik, kemi gjithnjė e mė shumė burime lajmesh tė organizuara. Burime lajmesh qė mė parė tė orkestruara. Kėto burime informacioni janė tė vetėdijshme nė qėllimet e tyre dhe nė pėrzgjedhjet e mediave e deklarimeve. (Ėshtė me rėndėsi tė ceket se e pėrditshmja Epoka e Re, sipas fjalėve tė kryeredaktorit z. Mavraj, jo rrallė privohet nga e drejta pėr tė siguruar lajmin dhe informacionin nga UNMIK-u dhe tjera isntiutcione. E nė anėn tjetėr ky institucion favorizon dhe perzgjedhė mediat tjera…)

Sic u cek mė sipėr, njė nga tre burime tė lajmit, nė dy gazetat e lart cekura, si burim informacioni kanė pushtetin dhe njerėzit e UNMIK-ut. Ata qė nė UNMIK kanė tė drejtėn tė kyqen dhe tė shprehen pėr mediat, sqarojnė, ”informojnė”, bindin dhe flasin nė superlativ pėr UNMIK-un. Kėta paraqiten jo vetėm si individ, por edhe flasin nė emėr tė UNMIK-ut…

Nė anėn tjetėr televizioni publik, RTK, rreth njė lajmi dhe informacioni, nė njė masė tejet tė madhe shfrytėzon vetėm njė burim. Dhe mbi 95 % tė burimeve tė lajmit dhe informacionit pėr gazetaret e kėtijė mediumi janė ”elita isntitucionale dhe UNMIK-u”. Shkurt e shqip ata qė kanė fuqinė, ata edhe kanė mė lehtė tė shfaqen me opinionet dhe mendimet e veta, duke mos u dhuruar sqarime ”palės tjetėr kundershtare”.

Analiza ėshtė argument nė dyshimin se, shumė pak artikuj janė kritik ndaj UNMIK-ut dhe politikave nė pushtet. E kjo veqanėrisht ėshtė e mbitheksuar nė RTK.

Njė lidhshmėri e tillė tregon se mediat nė Kosovė mė shumė janė ”stativė mikrofoni” dhe skllevėr tė burimit tė lajmit dhe informacionit; lajme qė rrjedhin nga UNMIK, KFOR, qeveria, partite politke dhe organizatat e ndryshme e te fuqishme nė shoqėri.

Kėtu ėshtė me rėndėsi tė nėnvizohet se burimi i informacionit dhe lajmit qė vie nga ”njerėzit e fortė” dhe nga ata qė kanė ”simbolin e tė fuqishmit”, nė masė tė madhe ka ndikuar nė imponimin e pėrdorimit dhe lancimit tė shprehjes artificiale ”Kosovar” nė vend tė atijė Shqiptar, ”populli Kosovar” nė vend tė atijė populli shqiptar…etj. Pra kontrolli i informacionit, lajmit dhe strategjia mediale e politikave te kulturės, qė imponohet dhe kontrollohet nga ”elita institucionale” dhe UNMIK-u, pėrpos ndikimt nė varėsin e madiave nga kėta, ka edhe qėllime ideologjike, politike dhe gjeostrategjike.

Habermas, filozofi dhe sociologu i madh gjerman ka studiuar nė mėnyrėn mė briliante se si ėshtė duke u shndėruar opinioni publik nė njė ”mashė tė politikave dhe institucioneve elite”. Kjo tė pėrkujton sistemin feuadal dhe Luigjin e XVI. Gjdo vendim politik mirrej nga Luigji, sepse ky ”ishte njeri i zotit”. Nuk pyetje dhe nuk dėgjohej fare mendimi i opinionit publik. Nuk kishte debate rreth vendimarjeve politke, nuk degjohej zeri i popullit... Dhe ky epizod ”rifeudal” ėshtė duke ndodhur sot, me opinioinin dhe hapesiren e mendimit tė popullit shqiptar tė Kosovės.

Pra, informacioni nga kjo ”elitė institucionale” shkon ”hygjym e kryengul” nėpėrmes mediave dhe e lancohet nė opinion. Kėtu mediat kanė mundesi pėr njė megafuqi. Por edhe kėtu, kėto, prap mashtrohen. Mediat nuk kanė ”hajr” nga kjo. Raporti i fuqisė nėmes burimit tė lajmit dhe mediave qėndron nė atė se, fuqia gati pa pėrjashtim, ėshtė tek burimi i lajmit; E jo tek mediat.

Kėtu do sjelli njė shembull ku dėshmohet se televizioni publik, RTK, ėshtė ”dorė e zgjatur e politikės”: P.sh. lajmi qė RTK lansoi mbi nominiminimet dhe largimet e minsitrave dhe lajmi i dytė mbi largimin e z. Daci nga vendi i kryeparlamentarit. Me vėtėm kėto dy shembuj tregohet, pavetėdijshėm, se nė c’shkallė pavarėsie tė lajmit ėshtė ky medium.
Kėtu nuk shtrohet pyetje: ”Pse ndodhi kjo?”. Cfarė qėndron prapa kėtyre levizjeve? C’farė ndryshime do tė sjellin kėto lėvizje tek populli …etj?

Pushtimi dhe kontrolli i mediave nėpėrmes burimeve tė lajmeve ėshtė njė faktum. Por nuk ėshtė e qartė nėse kėte gendje e ka kuptuar opinioni ynė!?

*Autori ka diplomuar ne shkencat e mediave dhe komunikimit (Mr.) ėshtė anėtar i lidhjes sė gazetarėve norvegjez me seli nė Oslo.
Kontakto autorin gezim@mekuli.com
MEKULIpress
www.mekuli.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara