HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


- Shkrime pėr Havzi Nelėn -

Doli nga shtypi dhe u vu nė qarkullim libri: "FJALA NĖ LITAR"

-- nga Zef Lleshi & Petrit PALUSHI

Havzi Nela Shtėpia botuese "Onufri" nxori nė qarkullim librin "Fjala nė litar" (shkrime pėr Havzi Nelėn).
Ky libėr ėshtė njė pėrmbledhje shkrimesh pėr martirin Havzi Nela, i cili u ndėshkua mizorisht me varje nė Kukės, mė 10 gusht 1988, dy vjet para se tė pėrmbysej regjimi mesjetar komunist nė Shqipėri. Nė kėtė libėr janė pėrmbledhur shkrime tė 43 autorėve:

Agim Morina, Agim Spahiu, Ahmet Selmani, Astrit Patozi, Bardhyl Londo, Besim Muhadri, Besnik Mustafaj, Bilbil Hereni, Fejzulla Gjabri, Granit Zela, Gjergj Leka, Gjovalin Kola, Halil Haxhosaj, Halit Shamata, Islam Dogjani, Kujtim Allaraj, Kujtim Morina, Lazėr Stani, Maks Velo, Myftar Gjana, Nazif Dokle, Ndue Ukcama, Nermin Spahiu, Nimon Muēaj, Pal Doēi, Petrit Palushi, Prend Buzhala, Ragip Sylaj, Ramadan Musliu, Ramiz Gjini, Sabajeta Peposhi, Safet Sula, Shefqet Gjana, Shefqet Hoxha, Teodor Laēo, Uran Kalakula, Vath Koreshi, Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Yrjet Berisha, Zaide Noka, Zekeria Cana, Zyhdi Morava.

Nė shkrimet e autorėve tė sipėrcituar portretizohet mė sė miri jeta e martirit tė njohur Havzi Nela, refuzimi dhe reagimi i tij ndaj diktaturės komuniste, ndjeshmėria ndaj lirisė, jokonformizmi dhe njėkohėsisht rebelimi ndaj njė bote dhe kohe me mungesėn totale tė lirisė.

Nė kėtė libėr janė pėrfshirė shkrime rreth figurės sė Havzi Nelės tė botuara kohė mbas kohe nė shtypin shqiptar; veē kėsaj, pėrfshihen edhe disa shkrime tė pėrgatitura enkas pėr kėtė botim.

Ky libėr, pėrsėpari ėshtė njė dėshmi, ėshtė njė pėrkujtesė, ėshtė shenjė nderimi ndaj jetės dhe veprės sė martirit Havzi Nela; njėkohshėm ėshtė edhe shenjė reflektimi mu nė kohėn ku ende ndihet mungesa e plotė e refleksionit politik, historik dhe kulturor mbi tė shkuarėn. Ky libėr, veē tė tjerash, pėrveēse ėshtė njė pėrpjekje pėr tė shmangur harresėn, ėshtė gjithashtu sadopak edhe njė trazim i ndėrgjegjes. Libri ėshtė pėrgatitur pėr botim nga shkrimtari dhe studiuesi Petrit Palushi; me kėtė rast po botojmė edhe parathėnien e shkruar prej tij.


Libri i pėrkujtesės dhe reflektimit

-- nga Petrit PALUSHI

Poeti nobelist Pablo Neruda kur rrėfente pėr vdekjen e Frederiko Garsia Lorkės, ndėrmjet tė tjerave shėnonte se, "Vrasja e Frederikos qe pėr mua ngjarja mė e dhimbshme e gjithė kėsaj lufte tė gjatė dhe tė tmerrshme. Spanja paskėsh qenė gjithmonė njė arenė gladiatorėsh, njė tokė e larė me gjak. Por vrasja e Frederikos e bėri atė edhe mė tė zezė, sterrė. Dhe, sa herė qė e kujtoja kėtė arenė vdekjeje, mė ngjallej edhe kujtimi pėr luftėn vdekjeprurėse, tė vjetėr disa shekuj, mes dritės dhe hijes". Vdekja tragjike e Lorkės kish ndodhur nė vitin 1936.

Mbytja e tė panėnshtrueshmit Havzi Nela
Gjithsesi, historia vjen e gjallė, por me nota shumė tė ashpra.
Mė 10 gusht 1988, nė Kukės u ekspozua njė prej pamjeve mė tė mizorta dhe mė tė shėmtuara tė pushtetarisė komuniste, njė "arenė vdekjeje", siē qe shprehur dikur Neruda: kėputja e frymės sė Havzi Nelės, sfidantit tė gjithkohshėm, njeriut me guxim tė madh civil dhe i pajisur me frymėn mė tė epėrme tė qytetarisė, me mbindjesinė e revoltės ndaj moralit tė amoralshėm, ndaj normave tė shformėsuara tė diktaturės. Pikėrisht, mbytja e tė panėnshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ėndėrrimtarit dhe luftėtarit tė madh tė lirisė, njeriut tė profilizuar ndjeshėm tashmė si luftėtar antidiktaturė, mė saktė, marrja e frymės sė tij, qe njė prej akteve mė cinike tė pushtetarisė komuniste, njė primitivizėm dhe humbje e ndjeshmėrisė deri nė fijen mė tė imėt.
Pėr fat tė keq, n'ato vite, bashkėjetesa me tė keqen, njė lloj konformizmi i ēuditshėm, qe kthyer pothuajse nė njė pėrditshmėri, qe shndėrruar nė psikikė, nė njė bashkėjetesė patologjike dhe liria, qe kthyer thjesht nė njė iluzion.

Krimi ndaj njeriut me shpirt tė ndjeshėm
Krimi ndaj Havzi Nelės, ndaj njeriut me shpirt tė ndjeshėm lirik, mėsuesit, poetit, veprimi i mizortė i diktaturės ndaj tij m'u nė prag tė shpėrbėrjes dhe dekompozimit tė saj, ėshtė pa dyshim, njė nga dėshmitė mė tronditėse se si mund tė vepronte diktatura mbi njeriun qė kėrkonte liri dhe integritet, ndėrsa, nė tjetrėn anė, ėshtė paraqitja e pėrnjėmendtė e fytyrės sė terrtė tė saj dhe njė nga aktakuzat mė tė ashpra ndaj njė regjimi primitiv nga mė tė egrit n'Evropė.

I njėjti prokuror qė do tė dėnonte poetin Visar Zhiti
Ndėrkaq, si pėr ironi, i njėjti prokuror qė e dėnoi atė mė 1967, nė dėnimin e parė tė tij, do dėnonte edhe poetin Visar Zhiti mė 1980. Visar Zhiti do tė dėnohej mu nė atė ndėrtesė tė gjykatės ku Havzi Nela do tė merrte dėnimin e katėrt dhe njėkohėsisht mė tė mbramė nė qershor tė 1988-ės (pra, nė qytetin e ndėrtuar rishtaz pėr shkak tė pėrmbytjes sė atij qyteti qė u bė zakon tė quhej Kukėsi i vjetėr, qytet ku qe dėnuar Havzi Nela pėr herė tė parė nė vitin 1967).
Mbasi qe dėnuar pėr tė parėn herė me 15 vjet heqje lirie dhe pėr tė dytėn herė me 8 vjet, nė dėnimin e tij tė tretė (internimi), nė vendimin pėrkatės shėnohej se internimi i fillonte me datėn 26.9.1987 dhe i mbaronte me datėn 26.9.1992. Kėsisoj, pushtetaria komuniste ende e mendonte pėrjetėsinė e vet, pra, e kish kthjelltuar mendjen tė vazhdonte tė ushtronte njė mizori tė pėrhershme, njė lloj tiranie tė tejmizortė nė tė gjitha stinėt.

Mbytja e Havzi Nelės, dy vjet para se tė shembej regjimi komunist
Por duhej tė vinte dėnimi i katėrt, dėnimi i mbramė dhe fatal pėr Havzi Nelėn, njė vit mbasi kish nisur odisejadėn e internimit dhe ē'prej verės pėrvėluese tė 1988-ės, ai do gjendej nėn dhé, si pėr tė shpėtuar gjithsaherė nga bota e mjegullt, e mbrapshtė dhe trazuese e tė gjallėve, ndėrsa, nė tjetrėn anė, nė dhjetor tė 1990-ės, lėvizja historike studentore shėnoi fillimin e ndarjes sė madhe me atė tė kaluar tė terrtė tė mesjetės shtetėrore, pothuajse mė mizorja ndėr regjimet e mbasluftės sė Dytė Botėrore nė Evropė.
Ėshtė folur shpesh pėr Havzi Nelėn se edhe pėr dy vjet dhe s'e mbėrriti lirinė, por pakkush mund ta merrte me mend nė atė gusht tė pėrvėlimtė tė 1988-ės, ose mė saktė, nė ditėn e kėputjes sė frymės sė tij, se liria kish qenė aq pranė. Aq pranė pėr tė tjerėt, por jo pėr tė. Kur flitet kėsisoj, duket se ēdo fjalė pėr tė tani sikur ėshtė njė lloj shfajėsimi ose plotėsimi pėr humbjen e tij, nė radhė tė parė pėr humbjen fizike tė parakohshme pas njė jete tė stėrmundimshme, por njėkohėsisht edhe pėr njė humbje tjetėr: ai s'arriti ta shihte lirinė, atė gjė pėr tė cilėn kish sakrifikuar sė tepėrmi.

Ekipi i krimit ndaj Havzi Nelės
Nė anėn tjetėr, ndėrkaq nė kėtė nėntor tė vitit 2005, kur po pėrgatitet pėr botim ky libėr, ekipi qė realizoi shtatėmbėdhjetė vjet mė parė krimin ndaj Havzi Nelės, ose, me fjalė tė tjera, ekipi i krimit, ose ekipi entuziast i dėnimit mė tė mbramė tė tij, ėshtė pothuajse nė tė njėjtėn lartėsi detyre shtetėrore si shtatėmbėdhjetė vite mė parė, pavarėsisht se ėshtė pėrmbysur regjimi i diktaturės. Afėrmendsh, krejt natyrshėm tė duket gjithashtu se nė kėtė Shqipėri tė sotme, ka ndodhur prej kohėsh pėrmbytja e moralit, qė i mban njerėzit e kėtij vendi ende tė stresuar, sa ia vlen tė besosh se ata ende ndihen fatkeqė nė vendin e tyre.

Mungesa e pendesės
Pėr fat tė keq, nė rastin e Havzi Nelės, s'mund tė flitet kurrsesi pėr pendesė ose, ēėshtja mund tė shtrohej pak si mė ndryshe: pėrpjekja e jashtėzakonshme e atyre qė projektuan dhe realizuan krimin ndaj tij pėr tė shmangur me ēdo kusht pendesėn, si shenja mė e parė dhe mė e dallueshme pėr tė fshehur krimin. Kjo gjė, pra mund tė jetė e barazvlefshme me pėrpjekjen pėr tė mbuluar pėrsėri krimin, si shenjė tjetėr se ky lloj krimi kish ndodhur nė tjetėr planet dhe jo nė njė nga udhėkryqet e rrugėve tė Kukėsit, sikur ky krim tė kish ndodhur nė njė kohė tjetėr, ndoshta dhe para lashtėsisė, por jo dy vite mė parė se tė rrėzohej diktatura dhe mbi shtatėmbėdhjetė vite mė parė prej ditės sė sotme kur po pėrgatitet pėr botim ky libėr.
Kjo do tė thotė kthjelltas se njė pėrpjekje e nėnzėshme pėr t'u justifikuar, e bėn ende mė absurde dhe cinike luftėn e pėrhershme ndaj martirit Havzi Nela.
Kjo do tė thotė gjithashtu se ekipi i krimit ndaj Havzi Nelės, thėnė pak mė ndryshe, ekipi i marrjes sė frymės, duke mos shfaqur as shenjėn mė tė vogėl tė pendesės, pa dyshim qė fitoi mėvetėsinė e plotė tė njė ekipi, qė jo vetėm i kish kapėrcyer edhe vetė ligjet mė drastike tė diktaturės, por edhe theu rekordin e mosvrasjes sė ndėrgjegjes dhe tė mosreflektimit edhe nė vitet e pasdiktaturės.

Havzi Nela nuk arriti tė bėhej 55 vjeē.
Ai gjithashtu nuk pati mundėsi t'i jepte kujt lamtumirėn, as nuk i dha kush lamtumirė, nė orėn 2 tė pasmesnatės tė 10 gushtit 1988, por, edhe me mungesėn e njė lamtumire tė dyanshme, pėr tė nuk erdhi harresa; sakrifica atė vetėm sa e lartėsoi, e vendosi aty ku mund tė zėnė vend vetėm martirėt. Ai nuk mundi t'i shpėtonte mbytjes, por mundi t'i ikte humnerės mortore tė harresės; me njė qetėsi dhe krenari gati-gati sublime, mundi tė ikte nga libri i tė vdekurve tė gjithmonshėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara