HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė 70 vjetorin e lindjes

Edhe miti Kadare duhet t'u nėnshtrohet kritereve moderne tė rivlerėsimit

-- nga Prof. Isak Ahmeti

Isak Ahmeti 1.. Ismail Kadare - mit - me vizion poetik modern

I. Kadarae (1936), i gjendur majeve tė shoqėrisė e tė letėrsisė, i pėrkėdhelur nga lart e poshtė dhe falė talentit tė tij krijues, arriti tė shndėrrohet nė njė mit. Mirėpo, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Mexhid Prenēi, ai ėshtė mit i ngritur nga vepra e tij, nga cilėsia e saj, nga mjeshtėria e lartė artistike, nga vizionet moderne, idetė dhe mesazhet universale. I pėrkthyer nė mbi 30 gjuhė tė huaja, Kadare, me tė drejtė konsiderohet ambasador i letėrsisė dhe kulturės shqiptare nė botė. Ėshtė ky njė shkrimtar-kolos i letėrsisė sė sotme shqiptare - qė mitet legjendare i ka kthyer nė realitet; shkrimtar qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikėn nė mėnyrė tė pėrkorė edhe pėr kohėn absolute (Shaban Sinani). Sado qė krijimtaria letrare e kėtij shkrimtari kapė njė lėndė tė gjerė jashtė letrare me burimin historik, mitologjik dhe aktual-jetėsor, prapėseprapė atė e karakterizon jo vetėm kompleksi i madhėshtisė pėr tė mos qenė as Promethe i lidhur as Promethe i ēliruar (Pirro Loli), por edhe njė vizion poetik modern (B. Krasniqi), gjithsesi universal. Pėr botėn dhe njerėzimin.

Ismail Kadarei Dukuritė e politizuara tė disa vepra tė tij, qė i ka vėnė re edhe studiuesi Mexhid Prenēi, e qė pėrbėjnė, natyrisht, njė antitezė, janė njė minus, por kurrsesi nuk mund tė ē'mitizojnė mitin e kolosit tė letrave shqipe, Kadare. Megjithatė, edhe ky mit, sikur edhe miti naimian, fishtian, migjenian, etj., duhet t`u nėnshtrohet kritereve moderne tė rivlerėsimit, nga studiues, kritikė, estetė tė shkallės sė lartė pėr tė saktėsuar edhe pėr tė nxjerrė nė pah ato vlera qė janė konfirmuar edhe pėr tė zbuluar njėkohėsisht edhe vlerat edhe antivlerat, tė pathėna, sepse, ē`ėshtė e vėrteta, edhe miti Kadare ėshtė njė burim i pashtershėm jo vetėm vlerash dhe antivlerash, por edhe diskutimesh. Pėr mė tepėr, letėrsia e sotme shqiptare, e konsideruar deri vonė si letėrsi margjinale, pas botimit tė pėrkthimit frėngjisht tė romanit: Le gjeneral de l`armee morte (Gjenerali i ushtrisė sė vdekur), Paris 1970, tė I. Kadaresė, ajo, me kėtė roman, siē dihet, doli nė skenėn botėrore.

Dhe kėshtu, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Ymer Jaka, iu hap rruga afirmimit tė letėrsisė sė Kadaresė, mbasi nga frėngjishtja, ky roman, siē thotė edhe Robert Elsie, u pėrkthye nė mė shumė se 20 gjuhė tė tjera (bullgarisht, serbokroatisht, turqisht, anglisht, greqisht, italisht, vietnamisht, danisht, holandisht, rusisht, etj.). Gjithashtu nė gjuhėn frėnge janė pėrkthyer edhe botuar romanet: Kėshtjella (1973), Kronikė nė gurė (1973), Dimri i madh (1978), Muzgu i perėndive tė Stepės (1981), Ura me tri harqe (1981), Prilli i thyer (1982) dhe Pashallėqet e mėdha (1984). Por edhe veprat tjera qė, siē ka vėnė re poeti dhe studiuesi Arshi Pipa, gradualisht maturon gjatė periudhės sė lėvrimit tė mjeshtėrisė poetike pėr tė shkruar romanin e tij tė parė: Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1964) qė u bė i pėlqyer edhe nė shkallė tė gjerė ndėrkombėtare.

2.. Vlerėsimet: pro et contra Kadaresė

Nė studimet tona letrare pėr Kadarenė dhe rreth Kadaresė janė dhėnė mendime dhe vlerėsime tė ndryshme, shpesh kontradiktore, me dhe pa arsye. E kjo ka ndodhur mbase edhe pėr faktin se Kadareja qė nė vitet e para tė krijimtarisė letrare ishte i pėrkrahur nga Enver Hoxha, ndonėse edhe nė romanin e tij tė parė, kishte njė shmangie nga binari tė cilin ecte realizmi socialist, sa qė, siē e ka venė re edhe Arshi Pipa, shkaktoi njė rrėmujė dhe shtangie tė vėrtetė dhe dogmatikėt e konformistėt ngritėn zėrin kundėr tij. Shkrimtari Kadare u mbrojt, por nė fund iu presionit dhe e modifikoi tekstin origjinal. Por, edhe i modifikuar, romani ishte njė punė e kryer me sukses.

Edhe Romani Dimri i madh (nė botimin e parė titullohej: Dimri i vetmisė sė madhe, 1973), kishte shkaktuar rrėmujė dhe shtangie e tė vėrtetė tek kritikėt, dogmatikėt dhe konformistėt, tė cilėt ngritė zėrin kundėr Kadaresė. Ky roman, polifonik, si njė libėr artistik dhe shkencor, politik sa dhe filozofik nė shkallė tė brendshme e globale (Shaban Sinani), ėshtė cilėsuar nga kritika e pėrgjithshme letrare (pas pėrfundimit tė fushatės sa cinike aq dhe mediokre, tė ndėrmarrė kundėr tij) si njė roman epope, ku drama dhe parodia, epopeja dhe farsa, tragjizmi dhe komizmi, shkrihen dhe aty alternohen, gjendjet emocionale nga mė tė befasishmet. Romani nė fjalė, pra Dimri i madh, qė konsiderohet prej shumė kujt si kryevepėr e Kadaresė, mbase edhe vepra e fundit mė e madhe e tij (Arshi Pipa), pėr shkak shumė vėrejtjeve qė iu bėnė pėr shtrembėrime ideologjike, autori rishikoi dhe ripunoi romanin, por kryesisht nė planin letrar-artistik, ku prapė si personazh kryesorė mbetet Enver Hoxha.

Mirėpo, pėrtej figurės artistikisht tė rikompozuar tė udhėheqėsit dhe tė betejės ideologjike ku autori na i paraqet tė angazhuar, mund tė besojmė se ai synonte ta ngrinte lartė pavarėsinė e vendit, qė ishte sovjetizuar deri nė thelb, madje edhe tė pėrvijonte tėrheqjen nga kampi lindor nė kuptimin e kthimit nga Perėndimi, Sipas traditės antike dhe mesjetare. Kėshtu Kadareja, nga ana tjetėr, siē thotė Aleksandėr Zoto, na jep njė arsye praktike: ky haraē dhėnė tiranit, ishte pėr atė njė mjet mbrojtės pėr karrierėn e tij, sepse tirani nė fjalė (sc. E. Hoxha), nuk mund ta dėnonte pa pėrmbysur vetė (para kohe) statujėn e tij.

Duke theksuar se te romani Dimri i madh, sipas vlerėsimit tė Arshi Pipės, shumė episode dhe madje kapituj tė tėrė pėrkrahin aparatin e partisė dhe operatorin e saj, ndonėse jo shtetin policorė in se (nė vete). Ky roman, i vlerėsuar ndonjėherė edhe si "roman fetar i Ismail Kadaresė" (R. Elsie), pėr shkak tė nėnkuptimit qė ikona e adhuruar ėshtė Enver Hoxha dhe jo Shqipėrisė, gjuha dhe kultura, fillimisht ėshtė kritikuar nė Shqipėri si antisocialist. Kurse mė vonė ky roman, nė shumė raste, do tė vlerėsohet dhe konsiderohet si roman qė bėn agjitacion dhe propagandė enveriste. Ndonėse dihet se romani nė fjalė, edhe sipas Rober Elsiet, ėshtė njė meditim letrar i prishjes traumatike tė Bashkimit Sovjetik, ėshtė njė roman me pėrmasa monumentale historike dhe politike.

3.. Kadare, pėrveē i akuzuar, edhe akuzues

Ėshtė mė rėndėsi tė theksohet se pėrveē i akuzuar si "shkrimtar oborrtar", apo si eksponent i regjimit (R. Elsie), I. Kadare ėshtė vlerėsuar, jo rrallė, edhe si akuzues, veēanėrisht si akuzues dhe denigrues i Gjergj Fishtės. Nė lidhje me kėtė, studiuesi Injac Zamputi, shkruan ... Ai (sc. Kadare) ėshtė mjeshtėr i penės dhe mendimit dhe e ēmoj si shkrimtar dhe artist edhe nė ato raste kur, pėr njė arsye o pėr njė tjetėr, nuk pajtohem me bindjet e tija. Veēse nuk do ta lė pa thėnė se, siē gjykoj unė, ai del jashtė sferės artistike apo kurė krijimtarisė sė e tij artistike e fut nė shtigjet e propagandės, tė insinuatave dhe tė qėllimeve tjera, jo-artistike, kur sidomos merr e hyn nė sferėn trajtesore, siē ėshtė eseja e fundit pėr Migjenin, apo siē ėshtė ajo pėr Eskilin, atėherė dalin nė shesh mangėsitė qė ka nė pėrgatitje tė njohurive dhe tė trajtimit shkencor, dhe mbizotėrojnė intuita e tij dhe fantazma. Kėshtu, prandaj, I. Kadare, duke akuzuar dhe gjykuar, ta zėmė Fishtėn, nė tė vėrtetė ai ka akuzuar dhe gjykuar vetveten (Anton. N. Berisha).

Sido qė tė jetė, nuk ka kurrfarė dyshimi se I. Kadare ka dhėnė njė kontribut tejet tė ēmueshėm pėr emancipimin e letėrsisė shqiptare, mbi tė cilėn, ndonėse akuzues dhe i akuzuar, ka mbretėruar, si monark, nė sajė tė talentit tė vet dhe pėrkrahjes sė regjimit, nė vitet e shtatėdhjeta e tetėdhjeta. Nė mjaft raste, siē dihet, gjatė diktaturės sė rėndė, ai ka shprehur edhe kritika tė hapura, shpesh me vend dhe pa vend, tė justifikueshme dhe tė pajustifikueshme, pėr nivelin nė fushėn e letėrsisė dhe tė arteve. Pėr mė tepėr, Ismail Kadare, duke shfrytėzuar lirinė relative dhe talentin e vet nėn diktaturė, nuk ka ngurruar tė bėjė sulme dhe akuza tė holla edhe kundėr regjimit nė formėn e alegorive qė i ndeshim kudo nė veprat e tija (E. Elsie).

4.. Studiues tė veprės sė Kadaresė

Me studimin e veprės sė Kadaresė janė marrė shumė studiues, shqiptarė e tė huaj. Njė bibliografi tė pėrzgjedhur nė lidhje me kėtė na e ka dhėnė Ymer Ēiraku dhe Maksim Gjini (Letėrsia shqiptare, autorė dhe vepra, Tiranė 2001). Sipas tyre, numri i studiuesve tė veprės sė Kadaresė ėshtė mjaft i gjanė dhe me rėndėsi tė jashtėzakonshme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara