HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Kodi i Da Vinēit" - libėr, qė kapėrcen pėrvojėn letrare dhe estetike

BRAUN - AUTOR I LAVDĖRUAR DHE I KRITIKUAR

-- nga Prof. Isak AHMETI

Isak Ahmeti Dan Braun (DAN BROWN) ėshtė autor i romanit "THE DA VINCI CODE" (Kodi i Da Vinēit), qė ka tronditur njė pjesė tė botės. Veēanėrisht opinionin evropian. Romani nė fjalė sot ka marrė vulėn e bestsellerit dhe deri mė tash miliona kopje janė shitur nė Amerikė dhe nė Evropė. Janė dhėnė vlerėsime nga mė tė ndryshmet, lavdėrime dhe kritika nga mė tė ashprat. Ky roman ėshtė pėrkthyer edhe nė shqip nga Amik Kasoruho. Njė pėrkthim i mrekullueshėm. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se miliona lexues tė romanit "KODI I DA VINĒIT", mes tyre edhe shqiptarė, kanė mbetur pa frymė, tė ēmeritur, tė ēuditur, entuziastė ose thellėsisht tė inatosur pėr atė qė, nė disa raste, parashtron, sugjeron ose pohon ky autor amerikan nė lidhje me ēėshtje tejet tė rėndėsishme dhe tė ndjeshme, qė kanė tė bėjnė nė lidhje me: historinė e Jezu Krishtit, tė Marie Magdalenės, me historinė e Kishės Katolike, me Parėsinė e Sionit, me pikturat e famshme tė Leonardo da Vinēit etj. etj.

Dan Brown - Kodi i Da Vinēit Ėshtė ky njė autor, qė kėmbėngul se i ka kuptuar tė gjitha sekretet, qė lidhen edhe me veprat e Leonardo da Vinēit. Ėshtė ky autori, qė nė intervistėn e dhėnė ( mė 9 korrik 2003) kanalit televiziv amerikan NBC (Shih: www.danbrown. com), ka pohuar se ka studiuar me themel prodhimin artistik dhe teoritė e Leonardo da Vinēit. Mirėpo, pavarėsisht nga pohimet e tij se ka studiuar me themel histori arti nė Sevilje, se edhe gruan e ka historiane arti (qė I ka ndihmuar pėr t'i mbledhur informacionet) del se ai, megjithėkėtė, ka njohje shumė konfuze pėr gjėrat qė shkruan, madje edhe pėr Leonardo da Vinēin. "Kjo njohje konfuze e tij zbulohet madje edhe vetėm me njė tė dhėnė tė thjeshtė", shkruan Ullate FABO (autor i librit "CONTRO IL CODICE DA VINCI" (Kundėr Kodit tė Da Vinēit), ku njė pėr njė ka zbuluar falsitet dhe mistifikimet, qė gjenden nė bestsellerin e Dan Braunit.

Kėshtu, pėr shembull, nė variantin origjinal tė romanit, Brauni e quan piktorin - artistin (DA VINĒI), nė vend tė LEONARDO ose LEONARDO DA VINĒI. "Ky ėshtė njė gabim trashanik, qė pėrkthyesi i kujdesshėm e ka zėvendėsuar me LEONARDO pėrveēse nė titull, qė zbulon aty pėr aty njohjen e keqe tė Braunit pėr Leonardon, me gjithė vitet e gjata tė studimit dhe informacionet e gėrmuara nė njė nga shkollat jo shumė mirė tė identifikuara tė artit nė Sevilje", shkruan U. Fabo. Le tė theksojmė me kėtė rast se DA VINĒI nuk ėshtė mbiemri i autorit, por njė shtojcė nė emrin e tij duke imituar Piero da Vinēin nga qyteti i Toskanės afėr Pratos, bir i paligjshėm i tė cilit ishte.
Kodi-libėr, qė kapėrcen njė pėrvojė tė thjeshtė letrare dhe estetike. "KODI I DA VINĒIT" i Dan Braunit nuk ėshtė vetėm njė roman. Ai ėshtė njė libėr, qė shėrben pėr tė pėrcjellė njė mendim tė pėrcaktuar nė lėmin e fesė dhe njė mėnyrė sjelljeje ndaj jetės.
Ndikimi, qė ka shkaktuar ky libėr, e kapėrcen njė pėrvojė tė thjeshtė letrare dhe estetike (U.Fabo). Gjatė leximit tė kėtij romani njeriu (lexuesi) provon pėrjetime rrėqethėse. Aty hasen gjėra tronditėse, qė zgjojnė dyshimin e lexuesit pėr fakte religjioze dhe historike deri tash tė mbyllura.

Nė harkun e 24 orėve janė zhvilluar ngjarje tė stuhishme. Njė mal me ide, me gėnjeshtra, me falsitete e me mistifikime, me pėrplasje, me ēėshtje tė mbetura pezull, nė pritje tė hulumtimeve e tė pėrqasjeve tė ardhshme.
Kemi aty njė furi marramendėse ku pėrzihen, sipas U. Fabos, tundimi e frika e ku mashtrimet, jo rrallė, janė veshur me erudicion e dituri. "KODI I DA VINĒIT", siē e kanė vėnė re edhe shumė studiues e kritikė profesionistė, mes tyre edhe Ullata Fabo, ėshtė nė tė vėrtetė njė triler me shumė pėrbėrės: njė masė e mirė dashurie, plot persekutime, me krime dhe surpriza me bollėk.

Njė pėrbėrės pikant i kėsaj recete tė suksesshme janė pohimet e shpeshta kryekėput tjetėrsoj nga idetė e provuara dhe tė pranuara njėzėri prej mė tė shumtėve, qė lidhen me historinė e Jezu Krishtit, tė Marie Magdalenės, tė Kishės Katolike, tė Merovingėve dhe tė njė organizate tė quajtur "Parėsia e Sionit". "KODI I DA VINĒIT", qė ka pėrmasa mė shumė se njė roman, autori Dan Braum, me tezat dhe me konceptet e tij tė gabuara, jo rrallė tė tipit tė Kishės Protestante, ėshtė pėrpjekur tė mbjellė te lexuesit enigma dhe dyshime, qė mund tė kenė pasoja dhe dėme serioze, tė rrezikshme.

Kjo duket qartė si drita e diellit, po t'i dėgjosh ata, qė e kanė lexuar librin. Me idetė dhe me gėnjeshtrat e shumta qė parashtron, romani nė fjalė ka ndryshuar dhe do tė ndryshojė gjykimin e njerėzve pėr Biblėn dhe pėr Kishėn Katolike. Ndėrsa, pozicioni filozofik-teologjik i autorit nuk pėrputhet me mėsimin dhe me besimin katolik, ndonėse ai (Dan Braun) rrėfen qė ndihet "i krishterė", duke i dhėnė kėsaj fjale njė kuptim tė ndryshėm nga ai i zakonshmi. Sipas mendimit tė autorit, Jezu Krishti nuk ishte tjetėr veēse njė nga dėshmitarėt e kultit fillestar tė hyjneshės dhe vetėm nė kėtė kuptim ai ėshtė ithtar i tij.

Kėshtu, qėllimi kryesor i sulmeve verbale tė personazheve, qė mishėrojnė vizionin e Braunit pėr botėn, siē ėshtė prof. Langdoni, ėshtė vetėm njė: ta bėjnė tė njohur "komplotin mė tė madh tė historisė", Kishėn Katolike.
Prandaj, jo rastėsisht skema mė e pėrsėritur, sipas U. Fabos, ėshtė kjo: Langdoni (profesori) e Tibingu (milioneri ekscentrik i trembur pėr vdekje nga Graali), qė pėrfaqėsojnė zėrin e autorit, rreken ta bindin Sofinė ose mė saktė lexuesin pėr faktin qė varianti i ngjarjeve i ofruar nga historiografia zyrtare, pra nga Kisha Katolike, pėrbėn "komplotin mė tė madh tė historisė, pėr ta maskuar tė vėrtetėn". Nė zanafillė tė ngjarjeve Sofia lėkundet, ėshtė e pavendosur, por mė pas nis t'i gėlltisė njė nga njė shpjegimet e miqve tė vet, pa reaguar mė tej.

Pėr doktrinėn e romanit "Kodi Da Vinēi"

Fakti qė "KODI I DA VINĒIT" ėshtė roman artistik (polices) nuk i imunizon dhe as nuk i bėn tė paprekshme idetė dhe doktrinat, qė parashtron. Sepse nė rastin konkret nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė vepėr artistike, me njė roman (polices), qė nuk ėshtė vetėm roman, por me njė vepėr qė parashtron dhe pėrcjell jo vetėm ide, por edhe doktrinė dhe jo ēfarėdo doktrine.

Kėshtu, prandaj, sipas njė vlerėsimi tė pėrgjithshėm, romani nė fjalė ėshtė madje edhe maja e heshtės sė njė lėvizjeje tė tėrė shpirtėrore bashkėkohore me pėrmasa tė konsiderueshme. Ndėrsa, doktrina e romanit, e pėrmbledhur shkurt, sipas Ullate Fabos, duket kėshtu: Dan Braun nuk beson qė Zoti ėshtė manifestuar te Jezu Krishti, as qė ungjilli ka origjinė hyjnore. Nuk beson nė njė Zot tė vetėm, tė aftė tė hyjė nė komunikim me krijesat e veta. Sipas mendimit tė tij, religjioziteti fillestar dhe primitive i qenies njerėzore ėshtė kulti i hyjneshės.

Ai shpjegon se qė nė krye tė herės tė gjitha qeniet njerėzore adhuronin njė fillesė femėrore dhe vetėm mė pas kanė vėrshuar hyjnitė mashkullore, qė duke e lartėsuar dhunėn, kanė provokuar shuarjen, fikjen progresive tė feve paqėsore femėrore. Brauni mbėshtet idenė qė besimet e tipit mashkullor ngrenė nė qiell asketizmin, sakrificėn, represionin, ndėrsa kultet femėrore ushqejnė harmoninė midis sekseve, kėnaqėsinė-veēanėrisht atė seksuale-dhe tolerancėn.

Duke u nisur nga kėto parakushte, Dan Brauni (Tibingu dhe Langdoni) arrin nė pėrfundimin qė Jezusi ishte njė njeri, adhurues i Hyjneshės, qė u bashkua trupėrisht me Marie Magdalenėn. Tė dy i pėrkisnin njė race mbretėrore, prandaj edhe fryti i hamendėsuar i bashkimit tė tyre (Sara) do tė ishte pėrfaqėsuesi I ligjshėm i monarkisė izraelite. Marie Magdalena nuk na qenkėsh vetėm nusja e Jezusit, por, kur ai nuk ishte mė, ajo u vu edhe nė krye tė grupit.
Mirėpo Pjetri, pas vdekjes sė Jezusit, nė ankthin e paragjykimeve atavike mashkullore na u bė xheloz pėr Marie Magdalenėn dhe i dha udhė komplotit pėr ta maskuar mesazhin e vėrtetė tė Jezusit, duke e paraqitur si Zot dhe duke e lartėsuar mashkullorsinė nė dėm tė feminilitetit. Pjetri ka hedhur bazat e njė kishe ku gratė do t'u nėnshtroheshin burrave; njė entitet qė do tė ngarkohej edhe me detyrėn t'i persekutonte dhe t'i shfaroste dėshmitarėt e mėsimit parėsor.

Sipas Braunit, pjesa mė e madhe e tė krishterėve shihnin te Jezusi vetėm njė burrė si gjithė tė tjerėt deri nė Koncilin e Nikesė, nė vitin 325. Nė atė koncil perandori Kostandin, qė kishte parė nė krishterimin e Pjetrit njė mjet tė mrekullueshėm pėr ta bėrė njė tė vetme perandorinė, paskėsh miratuar variantin katolik tė krishterimit dhe kishte ngarkuar tė pėrgatitnin njė bibėl ad hoc, ndėrsa urdhėronte tė shkatėrronin ēdo lloj gjurme tė variantit "njerėzor" tė krishterimit. Sipas fjalėve tė Braunit, nė Nike Jezusi pa "tė lartėsohej gjendja e tij shoqėrore", sepse u konsiderua si zot, gjė qė as nuk i kishte shkuar nėpėr mend mė parė. Qė prej asaj kohe, ithtarėt e zotit femėr jetojnė tė fshehur, nga epoka nė epokė, tė kėrcėnuar nga pasuesit e kishės, qė synojnė t'i shkatėrrojnė.

Me gjithė pėrndjekjet, raca e prejardhur nga Jezusi dhe nga Marie Magdalena do tė vijonte nė Gali, ku gruaja do tė vendosej pas vdekjes sė Jezusit. Atje, fisi i shtėpisė mbretėrore tė Davidit dhe tė Jezusit e tė Magdalenės vazhdoi dhe, nė njė moment tė caktuar, tė cilin nuk e identifikojmė dot mirė, u lidh me shumė fije farefisnore me shtėpinė mbretėrore tė Merovingėve, qė nuk qe nė gjendje t'I shpėtonte komplotit tė pushtetit kishtar dhe ambicies sė mjeshtėrve tė pallatit. Kėsisoj, Dragberti II u vra nga Pipini i Heristalit, duke ēuar nė vend urdhrat e Vatikanit. Pipini ishte i bindur se i kishte ēuar nė atė jetė tė gjithė pasardhėsit e Dragobertit dhe se e kish prerė degėn e atij fisi pėrfundimisht, por mrekullisht njė bir i Dragobertit, Sigisbert, kishte mbijetuar dhe, megjithėse nuk mund tė bėhej mė zot I fronit, arriti ta mbante tė gjallė origjinėn e tij dhe tė fshehtėn.

Nė fakt, njė trashėgimtar i Sigisbertit, konti Godfrua i Buolinit, nė 1099 themeloi nė Jerusalem njė organizatė sekrete, qė synonte ta mbante dhe ta pėrhapte tė vėrtetėn pėr kultin e Hyjneshės dhe pėr trashėgimtarėt e Jezusit: Parėsinė e Sionit.
Qė kur ėshtė themeluar, nė mėnyrė tė rezervuar dhe duke iu pėrmbajtur njė disipline tė hekurt, parėsia ka ruajtur nė shekuj tė shekujve dokumentet e fshehta, qė provonin tė vėrtetėn pėr Jezusin. Dokumente, qė u gjeten nga tempullarėt, duke gėrmuar nė themelet e Tempullit tė Solomonit.

Parėsia pret njė ēast tė pėrshtatshėm pėr t'i bėrė tė njohura dokumentet nė gjithė botėn, duke i dhėnė kėshtu njė goditje pėr vdekje "komplotit katolik" dhe duke i kthyer Hyjneshės nderin e saj tė humbur. Nė krye tė parėsisė kanė qenė personalitete tė shquara tė artit dhe tė kulturės, si Leonardo da Vinēi, Botiēeli, Gėte, Viktor Hygo, etj. Mjeshtri i madh, Leonardoja, sipas Braunit, ka dhėnė prova tė forta tė bindjeve tė veta nė shumė nga pikturat e tij tė famshme dhe ēdolloj syri "i mėsuar" mundet pra t'i perceptojė ēelėsat e fshehtė tė pikturave tė tij dhe mesazhin, qė transmeton perms shekujve: kultin e Hyjneshės dhe pozicionin e privilegjuar tė Shėn Marie Magdalenės.

Kur jemi te doktrina e Braunit, le tė theksojmė se ai, duke ndjekur njė procedurė tė thjeshtė krijuese, duke e mbushur sė pari romanin e tij me akuza tė hapura dhe me aluzione tė maskuara, duke shqyrtuar kultin e Hyjneshės, figurėn e Jezu Krishtit, tė Marie Magdalenės, tė Leonardo Da Vinēit, tė Kostandinit, natyrėn e kishės, tė Parėsisė sė Sionit dhe teorinė e komplotit botėror, ka bėrė pėrpjekje pėr tė mbuluar me pluhurin e harresės tė vėrtetėn rreth Krishtit dhe rreth shenjtores Marie Magdalena.

Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se kėsaj sfide, asnjė nga ata, qė e nderojnė tė vėrtetėn, nuk mund t'i kalojė anash. Sepse libri bie poshtė qė nė sulmin e parė, meqė pėrmban shumė tė pavėrteta, gėnjeshtra e mashtrime, ndonėse ato, jo rrallė, autori i ka veshur me erudicion e me dituri (Filip G. Devis). Kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė, prandaj, gjendemi pėrpara njė situate ku gjėrat janė kthyer pėrmbys: gėnjeshtra bėhet e vėrtetė dhe e vėrteta pėrflitet si gėnjeshtėr. Pėr mė tepėr, nė rastin konkret, nė rastin e Braunit, gėnjeshtra ėshtė sajim i pėrcaktuar, pėrfytyrim ose fantazi. (U.Fabo). Madje edhe atėherė kur ky autor, pra Dan Braun, shkruan pėr kryqin, pėr Parėsinė e Sionit, pėr hyjninė e Jezu Krishtit dhe pėr Koncilin e Nikesė, pėr pikturat e Leonardo da Vinēit, pėr emrin e "ndaluar" tė Marie Magdalenės, etj.

Spekulime dhe shpjegime tė pasakta edhe rreth kryqit

Brauni, pėrkatėsisht personazhi i tij, Langdoni, bėn spekulime dhe shpjegime tė pasakta edhe rreth kryqit. Kjo duket qartė si drita e diellit te dy paragrafėt e romanit nė fjalė, te kapitulli 40, fq. 215. Mendimet e Langdonit nė lidhje me kryqin e krishterimit nuk sjellin asnjė tė dhėnė reale. Edhe nė kėtė rast, ai shpreh insinuata, qė kontribuojnė pėr ta mbjellė edhe njėherė intrigėn dhe misterin, aty ku ato nuk ekzistojnė. Pėr mė tepėr, siē ka vlerėsuar Ullate Fabo, profesorit ekspert tė Harvardit (Langdonit) i mungojnė vazhdimisht tė dhėnat. Sipas opinionit tė Langdonit (sc. Braunit-I. Ahmeti), pėr shembull, del se romakėt e kanė shpikur kryqin si mjet torture, kurse ata, pra romakėt, nė fakt vetėm kanė adoptuar njė teknikė tė pranishme nė shoqėrinė e Lindjes sė Afėrme dhe tė Largėt.

Ekzekutimet nė kryq, siē dihet tashmė, ishin tė zakonshme midis grekėve, egjiptianėve dhe persianėve shumė mė parė sesa tė mbėrrinin te romakėt. Edhe prejardhja e fjalės kryq nga Langdoni shpjegohet gabimisht, sikundėr edhe simboli i kryqit, ndonėse paraqitet si "ekspert i simboleve". Nė kokėn e Langdonit vėrehet njė rrėmujė, kur deklaron se vijat vertikale dhe ato horizontale, me ekuilibrin e tyre (ėshtė fjala kėtu pėr kryqin), simbolizojnė "bashkimin e natyrshėm tė njė burri dhe tė njė gruaje, nė pėrputhje me filozofinė e parėsisė" (Kapitulli 40, fq. 215). Ja pra, edhe kėtu, njė shembull i pėrsosur i manipulimit tipik tė kėtij libri. Ē'ėshtė e vėrteta, pėrsiatjet e Braunit, pėrkatėsisht tė Langdonit rreth kryqit dhe rreth simbolikės sė tij janė nga mė tė pabesueshmet. Shkurt, qartė e shqip:

simboli i kryqit ėshtė universal dhe ėshtė adoptuar nga kultura kaq tė ndryshme sa qė mund tė pohohet se ai pėrfaqėson plotėsimin e elementeve tė kundėrta: qielli dhe toka, pozitivja dhe negativja, jeta dhe vdekja. Pėr kėtė janė tė gjithė tė njė mendjeje. Kuptohet se tė gjitha shpjegimet e tjera janė vepra tė sharlatanėve (U.Fabo). Shenja e kryqit, siē dihet tashmė, ėshtė nga mė tė thjeshtat qė ekzistojnė dhe i pėrket trashėgimisė sė shumė kulturave tė parakrishtera.

Tė krishterėt e adoptuan pėr tė treguar trekėmbėshin, nė tė cilin vdiq Krishti. Nuk dihet se pėr ēfarė arsyeje misterioze, Langdoni pohon qė kryqi latin ėshtė karakteristik i krishterimit, ndryshe nga kryqi grek.
Gabohet, sepse vetė epiteti "grek" nuk vjen nga popujt e vjetėr antikė helenė, paganė (sipas mendjes sė tij), por nga grekėt bizantinė, qė janė tė krishterė. Qofshin tė krishterėt latinė, qofshin ata grekė, kanė pėrdorur dhe pėrdorin tė dyja format e kryqit.

"DARKA E FUNDIT"- njė e veēantė e "Kodit"

"Darka e fundit", pėrkatėsisht "Darka e shenjtė", titulli tjetėr me tė cilin ėshtė e njohur kjo pikturė e Leonardo da Vinēit, ėshtė njė e veēantė e romanit "Kodi i Da Vinēit" (tė D. Braunit).
Kjo pikturė pėr Braunin, pėrkatėsisht pėr personazhet e tij ėshtė njė provė, por jo e fortė, e marrėdhėnies sentimentale midis Jezu Krishtit dhe Marie Magdalenės. Ėshtė me rėndėsi tė jashtėzakonshme tė theksohet se edhe nė interpretimin e kėsaj pikture, autori D. Braun ēalon. Ēalon madje pėr shumė arsye: Njė, sepse "Darkės sė fundit" ai gjithmonė i referohet me termin "afresk", gjė qė nuk i pėrgjigjet tė vėrtetės edhe pėr faktin se Leonardoja e ka pikturuar kėtė vepėr me temperė. Ndėrsa, Braun nuk di ta dallojė njė teknikė nga tjetra, qė tregon se nuk e njeh mirė kėtė fushė.

Dy, "Darka e fundit", pėrkatėsisht skena qė paraqitet aty, nuk pasqyron, siē thotė Braun, pėrkatėsisht personazhet e tij, ceremoninė e themelit tė Eukaristisė, nuk ėshtė kjo skena e shugurimit tė bukės dhe tė verės.
Tre, skena nė fjalė, sipas vlerėsimeve dhe interpretimeve tė pėrgjithshme, gjithsesi profesionale dhe autentike, ndodh pasi Jezu Krishti u ka larė kėmbėt apostujve, por para fillimit tė Eukaristisė.

Katėr, skena nė fjalė e pikturės nė tė vėrtetė pasqyron ēastin mė tė ngarkuar me tension, kur Jezu Krishti zbulon faktin qė ai ėshtė i bindur pėr fundin e tij tragjik dhe qė e di se njėri prej apostujve tė tij (sc. Juda Iskarioti) do t'ia bėjė varrin: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, njėri prej jush do tė mė tradhtojė. Atėherė, dishepujt (apostujt) u panė sy me sy me njėritjetrin, ata nuk mund ta merrnin me mend se pėr kė e kishte fjalėn", (Gjn.13).
Pesė, nė skenėn nė fjalė nuk ėshtė pasqyruar figura e Marie Magdalenės, siē mendon mendja e mjegulluar (me paragjykime) e D. Braunit, por Gjoni (tė cilin, sipas tė dhėnave biblike dhe sipas traditės, Jezusi e kishte shumė pėr zemėr), qė ishte pak a shumė njė adoleshent nė ēastin e vdekjes sė Jezusit.

Gjashtė, nė pikturėn nė fjalė, Leonardo da Vinēi e ka paraqitur Gjonin duke iu pėrmbajtur kanuneve tradicionale dhe atyre tė epokės sė tij. Kėto janė vetėm disa nga tė vėrtetat, tė cilat autori Braun ėshtė pėrpjekur t'i kthejė pėrmbys. Pėr mė tepėr, Leonardoja nuk ka mundur kurrė t'i lejojė vetes, si njė artist i madh qė ishte, ta transformojė njė adoleshent, siē ishte Gjoni, nė njė grua. Kėtė ka mund ta bėjė vetėm fantazia dhe mendja e mjegulluar e Braunit (U.Fabo).

Te "Kodi i Da Vinēit" gjenden edhe shumė interpretime dhe trillime nga mė tė ndryshmet, por janė tė gjitha pa bazė. Pa bazė ėshtė edhe pohimi i Braunit, pėrkatėsisht i Tibingut kur i thotė Sofisė se emri i Marie Magdalenės, meqė ishte i ndaluar nga kisha, u njoh me pseudonime tė ndryshme: Kupa, Graali i Shenjtė dhe Trėndafili (Kapitulli 60, fq. 300).

Edhe kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e kulluar e autorit nė fjalė. Sepse, siē dihet, kurrė emri i Marie Magdalenės nuk ka qenė i ndaluar nga kisha. Pėrkundrazi. Kisha latine e feston gjithmonė ditėn nė pėrkujtim tė saj. Kulti i saj ėshtė i pėrhapur nė tė gjithė Evropėn, sidomos gjatė mesjetės. Tė thuash qė kisha e ka ndaluar emrin e saj ėshtė njė gjė absurde, kur kihet parasysh edhe fakti se, sipas njė zakoni shumė tė lashtė, emri i Marie Magdalenės ėshtė dhėnė dhe jepet nė pagėzim. Shumė fetare e zgjidhnin kėtė emėr kur hynin nė kuvend dhe janė tė paktėn 14 shenjtore, qė mbajnė emrin Magdalena nė kujtim tė kėsaj shenjtoreje pendestare.

Vepėr, qė po pėrballet edhe me gjyqin

Krejt nė fund tė kėtij shkrimi, le tė theksojmė se romani "KODI I DA VINĒIT", pėr shkak tė gėnjeshtrave, tė falsiteteve dhe mashtrimeve tė shumta, pėrveē me kritika nga mė tė ashprat, kohėt e fundit u pėrballet edhe me gjyqin rreth akuzave pėr vjedhje (plagiat), pėr fyerje tė ndjenjave religjioze, etj. etj. Akuza tė ashpra madje ka edhe pėr filmin me po tė njėjtin emėr. Nė rastin konkret, gjendemi pėrpara njė situate ku gjėrat janė kthyer pėrmbys: gėnjeshtra bėhet e vėrtetė dhe e vėrteta pėrflitet si gėnjeshtėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara