Revista kulturore Jeta Katolike #3/2006,
New York
Doli numeri i ri i revistes kulturore Jeta Katolike,
qe botohet prej 40 vitėsh, nėn kujdesin e Kishės
Katolike Zoja e Shkodrės (New York), me drejtor Don
Pjetėr Popaj dhe kryeredaktor Mark K. Shkreli. Ajo,
ruan shembullin e traditės mė tė mirė nė fushėn e
publicistikės shqiptare ne diasporen e Amerikes. Ne
permbajtjen e saj do te gjeni nder te tjera:
- Degjoja nje ze te pikelluar, qe thoshte: Mos na
harroni!, ku autori i shkrimit drejtori Don Pjeter
Popaj, pershkruan emocionet e udhetimit te paharruar
mbas 34 vjetesh ne vendlindje.
- Papa Benedikti XVI, priti ne audiencen zyrtare
Ambasadorin e ri fuqiplote te Republikes se Shqiperise
ne shtetin e Vatikanit Z. Ing. Rrok Logu.
- Nje perle ne bregdet, titullohet shkrimi me nga
Ulqini, shkruar nga kryeredaktori Mark K. Shkreli, e
cila shoqerohet me foto me ngjyra.
- Publicisti veteran i diaspores shqiptaro - amerikane
Z. Tonin Mirakaj, mbas nje udhetimi qe ka pasur ne
Tirane, sjell mbresat nga Shqiperia dhe ceremonine e
shugurimit te Ipeshkvit Ndihmes te Arqipeshkevise
Metropilitane Tirane - Durres Imzot Gjergj Frendo
O.P., shoqeruar me foto origjinale.
- Gazetari Ndue Hila nga Detroiti, sjell ne reviste
raportin e organizimit te Festivalit 20-te ne Kishen
Zoja Pajtore e Shqiptareve ne Michigan, permes
shkrimit: Mes kenges e valles popullore shqiptare ne
Detroit, shoqeruar me foto me ngjyra.
- Nikolle Pashko Shkreli, ne raportin: Moti i mire
dhe organizimi i mire i karnevalit vjetor ne New
York, percjell perjetimin e kesaj feste te pervitshme
me shkrim e fotoreportazh.
- Ne gjuhen angleze i riu Gjovalin Dedaj, jep
historine e The Albanian Pope, duke sjelle fakte te
reja nga jeta e Tij.
- Me Pika Loti Nen Hijen e Rozafes, eshte
jeteshkrimi i aktivistit te palodhur te komunitetit
shqiptaro - amerikan ish te burgosurit politik ne
Shqiperi (1946-1956) Prof. Sami Repishtit (1925),
shkruar nga editori i gjuhes shqipe. Per here te pare,
jepen detajet e jetes dhe vepres se personalitetit te
shquar te ēeshtjes shqiptare ne Amerike e Kosoves ne
veēanti, ku tregohen librat e shkruar nga Dr.
Repishti, titujt e nderit te dhene nga organizata te
ndryshme e insitucione amerikane e shqiptare ne
Kosove, Shqiperi etj.
- Donika Timko (poete), serisht sjell perjetimet nga
vizita ne Kishen Katolike Zoja e Shkodres, duke i
perjetuar ne essene: Shpirti i embel i Krishtit
kontrollon jeten e nje komuniteti.
- Genc Hoti nga Australia, per here te pare risjell
kujtimet origjinale nen titullin: Ne gjurmet e nje
krimi (E verteta vonon, por nuk harron
). Ai hedh
drite me fakte te dokumentuara martirizimin e klerikut
Don Engjell Kovaci (1920 1958), permes deshmive
direkte qe ka marre edhe nga gjyqi zhvilluar ne vitin
1958. Shkrimi historik, pershkruan te kaluaren e
pergjakur te tokes shqiptare, ku Sigurimi i Shtetit
organizon nje vrasje (operativi i zones Marku) ne
Qelze te Pukes dhe per kete akuzohet meshtari qe
perfundon me denimin me vdekje, mbasi sipas Sigurimit
(thjeshte alibi), ai nder te tjera (akuza) ka
perdhunuar motren e vet!!! Vrasja e dyte e klerikut
vjen permes romanit perves: Gjurmet te ēojne ne
qele, shkruar me porosi nga nje shkrimtar sherbestar
i rregjimit. Historine e projektit te denimit me
pushkatim te klerikut, mund ta lexoni teresisht ne
numerin e ri te revistes.
- Sofra poetike, me autore: Lasgush Poradeci, Frederik
Reshpja, Kolec Traboini (Boston), Prof. Martin Camaj,
Gjeke Marikaj (Texas) Prof. Simon Pepa (Shkoder, Prof.
Alfred Ēapaliku (Shkoder), Gjergj Lacuku (Florida),
Qazim Rushaj (California), Vitore Stefa Leka (Itali),
Dhimiter Pojanaku (Tirane), Ilirjan Meēe (Florida),
Gjeto Turmalaj (Conneticut), Elinda Marku (Detroit),
Kozeta Zylo (New York) etj.
- Profil shkrimtari: Leke Gjoka (Florida) : Pak ethe
mergimi, eshte ne focus i ftuar ne revisten Jeta
Katolike, me nje cikel me poezi dhe jeta e tij si shkrimtar.
- Kritike letrare: Mhill Velaj (Conneticut), sjell nje
vetrim te shkurter rreth prozes se shkrimtarit Ramiz
Gjini, me titull: Jeta njerezore rrjedh perms
anktheve te ndryshme.
- Studiuesi Bardhyl Camaj (New York), Gjergj
Kastrioti Atlet i Krishtit Dominius Albaniae.
- Dorina Xheraj (Itali), nga kultura popullore
pershkruan veshjet tradicionale mirditore, perms
shkrimit: Simboli i Kryqit gjate propagandas kunder
Tij. (Autoria, ka mbaruar studimet e larta ne
Universitetin e Bolonjes ne Fakultetin Filozofi
Letersi, ne degen Kulture dhe Teknika e Kostumeve dhe
e Modes dhe aktualisht merret privatisht me kerkime ne
terren dhe ka nje koleksion te pasur te veshjeve
tradicionale shqiptare).
- Publicisti veteran Tonin Mirakaj (New York):
Westchester Honors its 109 Residents Lost on 9/11, e
cila shoqerohet me memorialin (foto), ku ben pjese
edhe shqiptari Simon Marash Dedvukaj, i cili, humbi
jeten ne menyre tragjike.
Afrohuni me mendimin dhe kontributin e drejtpėrdrejtė
nė faqet e revistės tuaj! Vetėm sėbashku mund tė
ruajmė, kultivojmė e mbrojmė mė tej nga asimilimi
vlerat mė tė mira tė traditės shqiptare.
Ju kujtojmė:
Tė gjithė lexuesve, brenda ShBA-sė, qė dėshirojnė tė
abonohen nė revistėn Jeta Katolike, shuma vjetore
ėshtė $30.00 (USA). Abonimi (jashtė) ShBA-sė, pėr
Canada, Europa, Australia, Asia e Africa ėshtė $50.00,
ku pėrfshihet postimi.
Tė interesuarit, mund tė dėrgojnė pagesėn nė adresėn:
Our Lady of Shkodra,
361 W. Hartsdale Ave,
Hartsdale, New York 10530.
Telefono sekretarin e Kishės Katolike "Zoja e
Shkodrės", nė numėrin (914)-761-3523 per te konfirmuar
abonimin tuaj. Abonenti duhet te shkruaj emrin dhe
mbiemrin, adresen e plote dhe numerin e telefonit te tij.
Ndėrsa, bashkėpunėtorėt e dashamirėt e artit,
kulturės, mund tė dėrgojnė shkrimet e tyre nė e-mail:
ShkreliM@aol. com simonvukel@yahoo.com
klajdkapinova@yahoo.com
Pėr reklama mund tė kontaktoni direkt me dizenjerin z.
Ismer Mjeku, pėrmes e-mail: imjeku@aol.com or tel.
(718)-584-1620.
Ne jemi nė shėrbim tė komunitetit tonė.
Faleminderit pėr bashkėpunimin!
Jepja nje miku tuaj!