HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Identiteti evropian i shqiptarėve

Ismail Kadare -- nga Ismail Kadare

Sprovė

1
Nė shkurt tė vitit 2006, kryekomisioneri i Kėshillit tė Evropės, Baroso, fluturoi me avion pėr nė Tiranė, pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Shqipėrisė sė vogėl me kontinentin e madh evropian.
Disa vite mė parė fjala “marrėveshje” e pėrdorur pėr Evropėn, do tė ishte fatale nė Shqipėri, madje aq fort, saqė do tė ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra “mosmarrėveshja”. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.

Ky ishte urdhri numėr njė i kohės. Programi i pandryshueshėm komunist. Thėnė ndryshe: verdikti kundėr Shqipėrisė. Nė dhjetor tė vitit 1990, ky verdikt u shkel me kėmbė e u thye. Fjalėt “e duam Shqipėrinė si Evropa”, ishin tė parat qė gjėmuan nė trajtėn e njė himni, e njė programi tė ri. E bashkė me to, disa javė mė pas, shtatorja e njeriut mė antievropian qė kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.
Qė nga ajo kohė Evropa, mė saktė Evropa atlantike nuk pushoi sė qeni xanxa kryesore pėr shqiptarėt.

Mė 1997, kur pėr turpin tonė, shteti shqiptar ra, ishte Evropa qė na u gjend nė fatkeqėsi. S’na erdhi ashtu siē e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di ēfarė, por me armė dhe topa, pėr tė na pajtuar me njėri-tjetrin. Pėrpara se Evropa me NATO-n tė merrnin kėtė vendim tė madh, disa herė u ngrit dyshimi se mos shqiptarėt e ndėrkryer, ashtu tė armatosur siē ishin, tė qėllonin trupat ndėrhyrėse.
Pėr fat tė mirė, kjo nuk ndodhi. Midis marrėzisė, populli shqiptar e bėri sė paku njė gjė tė menēur. Nė vendin ku mosprekja e kufirit prej ēizmes sė ushtarit tė huaj, ishte kthyer nė mit, asnjė armė, qoftė edhe pėr zakon, nuk u shkreh kundėr ushtrisė euroatlantike. Ishte hera e parė qė nė historinė shqiptare ndodhte njė gjė e tillė. Ajo ishte njė dėshmi e madhe: dėshmi prekėse, se atė ushtri qė po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarėt e quajtėn si tė tyren.

Vetvetishėm midis kaosit, pa retorikė integruese, pa u shtyrė prej askujt, shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė. Ata nėnshkruan kėshtu njė akt monumental: rigjetjen e Evropės sė humbur.
Dy vite mė pas, si njė pėrgjigje e mirėkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njėjta ushtri euroatlantike, me avionė, raketa e bombardime, ndėrhyri pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė jashtme, Kosovės.
U duk sikur kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, po kujtohej mė nė fund pėr popullin e braktisur.

2
Nėse marrėdhėniet e Evropės me mė trillanin e tre gadishujve tė saj jugorė, Ballkanin, mund tė thuhej se ishin kundėrthėnėse, ato me shtetin e vogėl shqiptar, e kapėrcenin ēdo pėrfytyrim.
Pėrpara se tė kujtojmė tepėr shkurt kronikėn historike, le tė sjellim ndėr mend vitet e tranzicionit, ato qė i mbajnė mend tė gjithė. Fill pas dehjes sė parė pėr Evropėn, madje mu midis dalldisjes pėr tė, nuk u bė e qartė asnjėherė se ēfarė e shtyu qeverinė e parė demokratike tė bėnte njė lėvizje kundėrthėnėse. Krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal, fluturim pas tė cilit Shqipėria u gdhi nė Ligėn Islamike.

Opozita e majtė bėri njėfarė zhurme, kundėrshtuese, qė u quajt me tė drejtė e pasinqertė, ngaqė kur ajo vetė erdhi nė pushtet, nuk bėri asgjė pėr ta rishqyrtuar anėtarėsimin ende tė paratifikuar nė Parlament. Kjo u shpjegua dymėnyrash. E para, se opozitės, sė akuzuar, pėr shkak tė liderėve tė saj, si grekofile, i interesonte njė ngjyrim i tejshquar islamik pėr t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta tė Dubait, tė shoqėruar, ndoshta, nga dhurata tė shtrenjta, ishin mjaft joshėse gjithashtu pėr tė majtėn.

Kur u duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė, qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt, kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.

Ishin ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianė. Tė jemi a tė mos jemi tė tillė. Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. S’ėshtė as ashtu, as kėshtu etj., etj.
U dukėn si pėrēartje komike nė fillim. Ndėrkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi mė mirė haptas atė qė kemi fshehur. Pėrse tė hiqemi ata qė s’jemi? Pėrse, hiqemi si evropianė, kur dihet qė s’jemi tė tillė? Shkurt, pėrse tė na vijė turp nga identiteti ynė joevropian?

Sa mė shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn.

S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit tė tij “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, ėshtė pėrpjekje pėr tė treguar se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin qytetėrimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarėt s’kanė pse tė shtiren si evropianė, ngaqė ata “i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė”.

I turbullt, i cekėt dhe i pasaktė, akademiku bie nė kundėrshtim me veten dhe shkrimet e tij tė mėparshme ku ai me tė drejtė, ka qenė ithtar i vendosur i tezės se atdheu ėshtė njė, e fetė janė tri, pra, nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin por tjetėr gjė. E megjithatė, kur vjen puna pėr tė vėrtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja pėrdor pikėrisht fjalėt “islamik” dhe “i krishterė” thua se njė shqiptar i krishterė mund tė jetė evropian, por njė shqiptar mysliman, kurrsesi!

Por keqkuptimet nė shkrimin e Qosjes nuk janė vetėm kėto. Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.
Muzika ngjan si e njohur.

Askush nuk mund tė jetė aq naiv sa tė mos e kuptojė se njė identitet i ndarė ėshtė njė komb i ndarė. Askush s’mund tė jetė aq i ngathėt nga mendja qė tė mos e kuptojė se pėrjashtimi i gjysmės ose shumicės sė kombit shqiptar nga identiteti evropian, do tė thotė pėrjashtim nga Evropa. Dhe pėrjashtimi nga Evropa nuk ėshtė larg dėbimit nga Evropa.
Ky nuk ėshtė as pėrfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mishin e tij kėtė lemeri. Shpėrnguljet me dhunė kanė hyrė nė vetėdijen e traumatizuar tė disa brezave shqiptarė.

Kėto shpėrngulje nuk ranė si rrufe nė qiell tė pastėr. Ato ishin pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė nga zyra kriminelėsh, nga ushtarakė sadistė, nga akademikė tė zinj si Vasa Ēubrulloviēi, nga mendėsia e njė popullsie tė tėrė tė dehur prej etheve shoviniste. Nė kėtė pėrgatitje, po ta hulumtosh tani do tė gjesh paradigmat e vjetra: Njėra prej tyre ėshtė identiteti joevropian i shqiptarėve. Shqiptarėt, turq tė ardhur nga Anadolli. Shqiptarėt, myslimanė, mish i huaj pėr Evropėn e krishtere. Shqiptarėt, rrezik pėr qytetėrimin evropian. Shqiptarėt duhen mbajtur tė tkurrur, tė thyer nė mes. Na lini ne ta bėjmė kėtė punė.

Gjithė strategjia e Millosheviēit pėr tė marrė dritėn jeshile nga Evropa pėr zhbėrjen e sė paku gjysmės sė kombit shqiptar, atij “qė s’kishte identitet evropian”, domethėnė tė shqiptarėve mė besim mysliman, bazohej nė besimin e tij tė verbėr se Evropa do tė binte nė kėtė kurth gjenocidar.
Ne e dimė ē’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranė nė kurth dhe kjo ėshtė njė nga aktet mė tė ndritshme tė qytetėrimit perėndimor.

3
Pėrpara se t’i kthehemi tezave pėr identitetin e pėrgjysmuar shqiptar, le tė hamendėsojmė njė ēast se ndoshta mbrojtėsit e tyre kanė tė drejtė. Me fjalė tė tjera tė shtrojmė pyetjen se mos vallė gjithė kėto vite, madje disa shekuj me radhė nuk e paskėshim ditur ē’kemi qenė? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanė gėnjyer poetėt, nga De Rada te Naim Frashėri, qė tė kujtojmė se jemi ata qė s’jemi? Dhe prapė mund tė vazhdonim. Mos vallė mė 1990, kemi lėshuar britmėn e gabuar “E duam Shqipėrinė si Evropa?” Mos vallė ajo duhej tė ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiē mė pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata qė s’jemi?

E gjithė kjo nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike. Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s’ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese.
Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta.

Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė.
Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”.

Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve. Historia e Shqipėrisė, ashtu si e gjithė gadishullit, gjer nė pushtimin otoman, ėshtė pjesė e kronikės mesdhetare evropiane. Sė paku tri qytete kryesore tė saj, me jetė tė pandėrprerė, Durrėsi, Shkodra dhe Berati, kanė afėrsisht njė moshė me Romėn. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, tė rrugėve e porteve detarė janė tė njė natyre me ato tė kontinentit. Gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetės shqiptare sipas veprės monumentale tė Milan Shuflait, jepet nė njė tablo tė plotė me principatat, kryezotėt, aleancat, krushqitė e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e tė cilave ka mbėrritur e pazbehur aspak gjer nė ditėt tona.
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, heroi kombėtar shqiptar, pėrmendja e tė cilit ishte e ndaluar nė Shqipėri pėr pesė shekuj, pėr shkak tė sundimit otoman, u bė sė pari njė mit evropian, (mbi njė mijė vepra historike e artistike, tė shkruara pėr tė), pėrpara se Evropa t’ia rikthente Shqipėrisė nė shekullin XX.

Letėrsia e hershme shqipe, letėrsi dygjuhėshe, shqip e latinisht, si nė shumicėn e vendeve evropiane, u zhvillua nė tė njėjtin nivel pėr gati tre shekuj. Emra tė mėdhenj tė saj si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhėshe nė kryeqendrat kulturore evropiane, pėr t’i sjellė fshehtazi nė Shqipėri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin tė ndaluara. Nė kushtet dramatike tė ndalimit, mė 1908, njė komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashėri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar tė shqiptarėve, dhanė njė kumt tė qartė tė evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte nė prag tė agut, pas njė nate tė gjatė pesėshekullore, kur mendjet ishin ende tė turbullta, dhe alfabeti latin nė Ballkan ishte tepėr i rrallė.
Me kėtė mall tragjik pėr Evropėn e humbur, Shqipėria mbėrriti nė vitin 1912, vit i lirisė sė saj. Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moēėm mbretėror me shkabė dykrenore, njė nga emblemat e mėdha, e cila, prej botės romako-bizantine i kishte kaluar Evropės e kishte zėnė vend nė qendėr tė heraldikės sė saj. Kontinenti nėnė, nė njė vrull fisnikėrie ua njohu atė shenjė shqiptarėve. Por gjestet e Evropės do tė ishin mė pas tepėr tė kursyera pėr ta.

4
Ishte e natyrshme qė krahas kėsaj historie filoevropiane, e kundėrta e saj do tė rrugėtonte paralelisht me tė: kundėrevropianizmi. Ai ishte i pashmangshėm sidomos gjatė pushtimit pesėshekullor osman. Programi kryesor i perandorisė, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatėrrimi i Evropės mbarė. Merrej me mend se sa e egėr do tė ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara tė kontinentit armik.
Dhe egėrsia nuk vonoi. Pas nėnshtrimit fizik nisi ai shpirtėror. U lanė nė kėmbė kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atėherė u kuptua se kishat, duke qenė dyllojėshe, katolike dhe ortodokse, ishin mė pak tė rrezikshme se gjuha, e cila ishte njė. Shumė shpejt njė besim i ri, do t’u shtohej tė parėve, feja myslimane me xhamitė e saj. Por gjuha do tė ishte prapė njė, ashtu siē ishte identiteti i popullit.

Ky i fundit, qysh atėherė, natyrshėm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore tė shqiptarėve. Qėllonte qė brenda njė familjeje tė gjėllinin pėrbri besimi katolik dhe mysliman, tė ndarė midis vėllezėrve. Nisur nga kjo, s’duhej ndonjė filozofi pėr tė kuptuar se fetė mund tė ishin tė ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonė njė. Kishim pasur njė atdhe pėr tė tre besimet dhe kjo s’do tė ndryshonte, dhe kjo s’mund tė ndryshonte kurrė.
Nostalgjikėt e sotėm tė perandorisė otomane duket se e kanė harruar ē’ka ndodhur nė atė kohė. Edhe sikur shtypje e plojė tė tmerrshme tė mos kishte pasur, do tė mjaftonte tragjedia e ndalimit tė shkollave pėr disa shekuj rresht, pėr tė kapur pėrmasat e sė keqes.
Shqipėria, ashtu si gjithė vendet e gadishullit, u dėmtua rėndė. U dėmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishėm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatė i padijes. E veē kėsaj ndėrprerjeje ogurzezė do tė mjaftonte tė kujtonim nxėnėsit dhe mėsuesit e masakruar, kur kapeshin duke mėsuar shkrim e kėndim, nė bodrumet e fshehta, pėr tė kuptuar se pėrse gjuha shqipe u ngrit mė pas nė statusin e martirit dhe pėrse zuri vendin e njė tempulli.

Lufta pėr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zėvendėsimi me atė otoman, ishte e lodhshme dhe e pėrditshme. Perandoria, ashtu si kudo nė Ballkan, u pėrpoq tė krijonte tė tjera zakone, stil, vese, arkitekturė, veshje, muzikė dhe letėrsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letėrsia e bejtexhinjve, pėr shembull, njėfarė brumi i pėrzier shqiptaro-turk, u thye pėrfundimisht, si njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine.
Gjatė kohės sė komunizmit u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rehabilituar kėtė letėrsi, me qėllimin meskin pėr t’ia kundėrvėnė letėrsisė tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qė regjimit nuk i pėlqente kurrsesi. Mirėpo kur studiuesit e morėn nėpėr duar, e panė se pėrveē qė ishte qesharake pėr nga niveli, ajo ishte thellėsisht e pamoralshme.

E paraqitur kinse si letėrsi me probleme shoqėrore-klasore e erotike (me gjasme tepėr e guximshme pėr kohėn), u pa se si ana shoqėrore, si ajo erotike, ishin tepėr tė dyshimta. Kjo e fundit, pėr shembull, s’ishte aspak erotizėm normal, por i mbushur me motive ashikėsh e dylberėsh. Gjer kėtu edhe mund tė pranohej, madje mund tė quhej tepėr e pėrparuar, pėr tė mos thėnė qė Shqipėria mund ta paraqiste sot si dėshmi tė habitshme tė vizionit tė saj tė emancipuar pėr homoseksualizmin, dy shekuj pėrpara Evropės sė sotme!
Por kjo punė ishte mė e ndėrlikuar. E ashtuquajtura letėrsi erotike, nė njė pjesė tė madhe tė saj s’ishte gjė tjetėr veēse bejte dhe lavde pėr pedofilinė. Ne i dėgjojmė kėto kėngė ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ē’thonė. Ato gjėmojnė disa herė nėpėr lokalet e natės, madje, nė programet televizive, e ne prapė shtiremi se nuk i kuptojmė.

Mjafton njėfarė pėrqendrimi nė kėto tekste e kėto melodi, mjaftojnė dėshmitė e shkruara tė kohės, pėr tė kuptuar se cili ėshtė thelbi i kėsaj nėnkulture, tė futur kontrabandė, nėn pasaportėn e artit popullor. “Ēunat e vegjėl”, adoleshentėt, dylberė me shallvare mėndafshi e vetulla tė hequra, nga njėra anė dhe ashikėt e moshuar, “lalėt” me mustaqe, qė psherėtinin tė dergjur pėr ta, nga ana tjetėr, ishin personazhet kryesore tė kėtyre idileve tė neveritshme.
Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundėrkulturė, qė jo vetėm me shqiptarėt, por me asnjė popull ballkanas s’kishte lidhje. Nė thelb ajo bartte brenda saj njė program tė fshehur zhburrėrimi e zvetėnimi moral tė pashembullt. Nuk duheshin veē disa breza “ēunash” e “lalėsh” tė tillė qė jo liria, por vetė ideja e lirisė tė perėndonte pėrgjithmonė.

Kundėr kėsaj lyre qė s’dije ē’emėr t’i vije, u ngrit Rilindja Kombėtare Shqiptare. Me programin e saj tė qartė evropianist, me kthjelltėsinė e mendimit, strategjinė burrėrore dhe idetė iluministe, ajo e mėnjanoi si njė rreckė atė kinse kulturė qė po rrihte t’i zinte frymėn Shqipėrisė.
Pas tėrheqjes sė shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit tė lodhur shqiptar dhe kėtij kinse identiteti lėngaraq, u duk se do tė pėrfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte mė pėrkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si njė luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund tė fshinte ēdo pengesė qė do t’i dilte pėrpara.
Por nuk ndodhi ashtu.

Fill pas ardhjes sė mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dėrguari protestant i Evropės, nė vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte njė ogur i keq. I nisur si mllef kundėrevropian ai pėrfundoi nė tėrbim antishqiptar. Nėn daullet dhe klithmat “Dum Babėn!”, qė do tė thoshte, as mė pak as mė shumė: “Duam robėrinė!” hordhitė e haxhiqamilistėve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxėnės e mėsues, si dikur.
Ky rebelim egėrshan u shfaq kėshtu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje tė pėrgjumur shallvaresh e psherėtimash, qė shqiptarėt nuk e kishin marrė seriozisht.

5
Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte njė ndėr ata qė mė sė shumti u shqetėsua nga njė pėrsėritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Pėrpjekjet e tij, shpeshherė tė dėshpėruara, pėr njė shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrėn reale tė Shqipėrisė. Shqipėria ishte e vonuar. E pėrveē vonesės, ajo kishte njė pengesė tjetėr. Ndėrsa nė vendet e tjera feja zotėruese e krishtere ndihmonte pėr ndarjen nga tradita otomane, nė Shqipėri, ajo traditė mund tė strehohej pikėrisht pas fesė zotėruese, myslimanizmit. (Parazitė tė shumtė do t’i ngjiteshin kėsaj feje, sidomos nė shekullin e njėzetė, duke pėrfshirė edhe tė fundit, atė mė tė rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende nė fillim tė shekullit.
Faik Konica, qysh pa u pėrmbysur perandoria, u drejtoi njė thirrje “muhamedanėve shqiptarė”. Thirrja ishte profetike: otomanėt po rrėzoheshin, ē’do tė bėnin myslimanėt shqiptarė?

Konica dhe gjithė mendjet e ndritura tė kohės e kuptonin se ēėshtja e myslimanizmit shqiptar, ishte nė tė vėrtetė ēėshtja e ekzistencės sė Shqipėrisė. Vetėm me tė krishterėt Shqipėria nuk mund tė bėhej. Ndaj programi i njė Shqipėrie evropiane, ishte i pandarė nga ai i njė myslimanizmi kombėtar e njėherėsh evropian.
Shqiptarėt ishin familjarizuar ndėrkaq me idenė se identiteti shqiptar, duke qenė njė, qėndronte vetvetiu mbi tė tre besimet e tyre. Tė tre ata ishin njėlloj tė ligjshėm dhe ēdo fryrje e njėrit nė dėmtim tė tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do tė kishte tre pėrbėrės tė njė identiteti dhe jo njė identitet i ndarė mė tresh.

Natyrisht qė kjo ēėshtje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatė kohės kur ende Shqipėria nuk ekzistonte si shtet mė vete, paraqitej mė e ndėrlikuar nė kushtet e pavarėsisė. Mbreti Zog, i cili u ndesh me tė, do ta kuptonte se njė shtet shqiptar nė Evropė nuk mund tė mbahej nė kėmbė jashtė zakoneve tė kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisė, me fjalė tė tjera, jashtė kushtėzimit evropian. Pėr ta pėrshtatur vendin me kėto zakone tė reja, ai e quajti tė ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve qė rregullonin marrėdhėniet e tė tre besimeve me shtetin. Merrej me mend qė njė vend tė rėndėsishėm do tė zinin ēėshtjet e besimit mysliman. Ndėr to, kryesorja ishte ndarja e tij me ēmėrsin e shtetit tė perėnduar osman. Kėshtu ai nxori dekrete qė disa herė u dukėn tejet tė guximshme e tė parakohshme, si ai pėr ndalimin e qylafit turk pėr burrat, ose tė ferexhesė pėr gratė. Dekreti i tij mė befasues ishte ai i ndryshimit tė lutjes nė gjunjė. Duke u nisur nga njė nyje e Kanunit tė moēėm, qė ndalonte rreptėsisht rėnien nė gjunjė tė burrave, e qė njė burrė tė gjunjėzuar e quante tė vdekur moralisht, mbreti, nėpėrmjet Bashkėsisė Islame, urdhėroi myslimanėt shqiptarė tė faleshin kėndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethėnė nė kėmbė!

Dhe ashtu u bė. Mund tė dukej se mbreti Zog, nė pėrpjekje pėr krijimin e “myslimanit evropian”, po kryente ca bėma qė mund tė dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Nė tė njėjtėn kohė afėrsisht, sado e habitshme tė dukej, nė Turqi, nė bėrthamėn e ish-perandorisė sė rroposur, po pėrparonte ideja e njė “Turqie evropiane”.
Po vėrtetohej ideja e rilindėsve se myslimanizmi shqiptar nuk do tė ishte pengesė pėr rrugėtimin e Shqipėrisė drejt Evropės. Ndėrkaq, nė hapėsirėn shqiptare, qė kishte mbetur jashtė kufijve shtetėrorė, po ndodhte njė zhdrivillim i kundėrt. Rrethet shoviniste nė vendet fqinje, kryesisht nė Jugosllavi, e kuptuan shumė shpejt se mund ta shfrytėzonin myslimanizmin kundėr identitetit shqiptar. Si vende tė krishtera qė ishin, do tė ngjante e logjikshme qė ato tė pėrpiqeshin tė dobėsonin myslimanizmin te shqiptarėt. Por, pėr njė paradoks tė madh, ato bėnė tė kundėrtėn. Dukej qartė se ajo qė i shqetėsonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj nė mėnyrė tė ethshme shpresonin qė me anė tė fesė t’i merrnin frymėn identitetit.

Strategjia e tyre ishte afatgjatė. Sa mė shumė qė shqiptarėt tė ngjanin jo si shqiptarė me besime tė ndryshme, por thjesht si myslimanė pa komb, aq mė tė huaj do tė dukeshin nė sytė e Evropės. Dhe kėshtu, Evropa, e mėsuar me zakonin e mbrapshtė qė popujt myslimanė t’i pėrftonte mė lehtė si koloni, se sa si popuj sovranė, tė tillė do t’i pėrftonte dhe shqiptarėt, gjersa t’i harronte. Shqipėria zyrtare ndėrkaq ishte pengesė pėr kėtė harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente tė keqen, vazhdonte me dėshpėrim evropianizmin e ngutshėm tė vendit. Por njė ngjarje e beftė do tė ndėrlikonte gjithēka: pushtimi italian.
Nga dėshpėrimi dhe zia si njė ngushėllim i papritur do tė ishte bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Por hareja pėr kėtė s’do tė vazhdonte gjatė. Pushtimin fashist do ta zėvendėsonte diktatura komuniste, mė saktė njė diktaturė dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin amė, e dyta mbi Kosovėn.

Procesi i evropianizimit jo vetėm u ndėrpre, por urrejtja kundėr Evropės, u bė baza e strategjisė komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata mė e ēmuar qė komunizmi shqiptar u bėri jugosllavėve. Shqipėria u nda pėrsėri nga Evropa, kėtė herė edhe mė tragjikisht. Mė 1947-ėn, Enver Hoxha, tė vetmen “sprovė historike” qė shkroi ia kushtoi himnizimit tė Haxhi Qamilit. Urrejtja kundėrevropiane u shkri me atė kundėrshqiptare si trupi me hijen e vet.
Ėndrra jugosllave po njėmendėsohej nėpėrmjet Enver Hoxhės. Dhe ndodhi ajo qė pritej, Evropa e harroi Shqipėrinė.
Me duar tė lira tashmė, jugosllavėt iu turrėn identitetit shqiptar.

6
Rretheve shoviniste nė Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqėsimi i Shqipėrisė komuniste me Evropėn ishte argumenti mė i mirė pėr ta, pėr t’i paraqitur edhe shqiptarėt e Jugosllavisė si kundėrevropianė.
Thelbi i strategjisė jugosllave mbetej i pandryshuar: tė tkurrej, tė shkonte drejt tretjes shtati i kėtij populli, qė edhe pa kėtė, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapėrcente dot shifrėn fatale, njė milion, nė kohėn qė popujt e tjerė ishin katėrfishuar e disa herė tetėfishuar.

Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipėrisė. Njėfarė gjenocidi i ftohtė, i vazhdueshėm. Pyetja, a ka shqiptarė normalė, thėnė ndryshe shqiptarė qė ishin vėrtet shqiptarė, kishte pėrgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtė se ortodoksėt nė Ballkan, pėrveē sllavėve, ishin tė gjithė grekė, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund tė kishte shqiptarė ortodoksė. Ata qė hiqeshin tė tillė, nuk ishin veē grekė, qė rastėsisht kishin mbetur brenda kufijve tė Shqipėrisė dhe qė flisnin gjuhėn shqipe, natyrisht pėrkohėsisht!
Tė dehur nga kjo ide, jugosllavėt po josheshin nga njė neps edhe mė i madh: t’i shkėputnin kombit tė vjetėr, njė copė mė tė madhe: myslimanėt. Ndryshe nga mėnyra greke, qė kujtonin se marrėzinė e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavėt e kuptonin se procesi do tė ishte i gjatė dhe i mundimshėm. Meqenėse s’dukej asnjė shpresė se shqiptarėt do ta zėvendėsonin identitetin e tyre me atė sllav, e vetmja mėnyrė mbetej ajo e tėrthorta, pėrdorimi i njė identiteti tė tretė.

Pas heqjes sė ortodoksėve dhe myslimanėve, trupit skeletik tė kombit, nuk do t’i mbetej veēse pakica katolike, e vetmja pėr tė cilėn ndonjė fqinj tjetėr, ta zėmė Italia, nuk po tregonte ndonjė padurim gllabėrimi. Por pakicės, sado rrėnjėse tė ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkė me tė do tė pėrfundonte kėshtu problemi shqiptar.
Pėr tė njėmendėsuar ėndrrėn e tyre makabre, jugosllavėt kishin nevojė pėr pėrvojėn otomane. Kėshtu qysh nė vitet ’50, ata filluan programin e shpėrnguljes me dhunė tė shqiptarėve drejt Turqisė. E bėnė kėtė si njė test nė sytė e Evropės dhe tė kampit socialist, pa u shqetėsuar prej askujt, madje as prej atij qė hiqej si miku i shqiptarėve e qė nė tė vėrtetė ishte armiku i tyre mė i madh, Stalinit.

Zėvendėsimi i gjuhės shqipe prej turqishtes po nxitej edhe mė fort, e bashkė me tė, pakėsimi i shkollave pėr shqiptarėt. Politika e vjetėr osmane: mjaft i keni xhamitė, s’ju duhen shkollat, po pėrparonte si nė ethe. Krahas gjuhės, i gjithė ngjyrimi kombėtar po zbehej me shpejtėsi. Muzika po orientalizohej mė fort se mė parė, veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeve tė kohės si kudo, por me petka arabe qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend.
Jugosllavia, kjo primadonė e “botės sė tretė”, po i ofronte kėsaj bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė. Kėshtu, kur tė vinte ēasti fatal, qė ajo e pėrgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropės, se ajo nuk po zhbėnte njė popull normal tė kėtij kontinenti, por njė nėnpopull.

E gjithė kjo ethe shkombėtarizimi shoqėrohej nga propaganda pėr rrezikun e krijimit tė njė pyke tė myslimanizmit nė brinjėt e Evropės. Parashikoheshin skenarė ogurzinj me trekėndėsha islamikė, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithė kjo nė pritje tė ēastit fatal, kur rebelimi shqiptar do tė shpėrthente. Ai rebelim do tė paraqitej si luftė pėr islamin, e jo si luftė pėr liri. Si luftė kundėr krishterimit serb e jo kundėr krimit serb. Shkurt, si luftė kundėr qytetėrimit evropian, nė emėr tė njė tjetėr qytetėrimi.
Nuk ishte e lehtė pėr shqiptarėt e Kosovės t’u shmangeshin kėtyre kurtheve. Por ata ia dolėn dhe kjo ishte njė meritė e tyre e jashtėzakonshme. Ata i treguan gjithė botės se luftonin nė radhė tė parė pėr liri. Dhe prapė pėr liri. Ata i treguan Evropės se s’kishin asgjė kundėr krishterimit serb, e aq mė pak atij evropian, ngaqė krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vėllam i vjetėr i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte mė i moēėm se ai sllav.

Nė ēaste tė vėshtira, popujve u ndriēohet mendja nė mėnyrė tė ethshme. Njė shekull mė parė, nė ag tė shkėputjes nga osmanėt, Rilindja Shqiptare e flakėroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenė e harmonisė fetare nė interes tė lirisė e tė kombit. Njė shekull mė pas, kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte t’i jepte shqiptarėt si turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra-mijėra tė rinj myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991-shin, kėrkuan rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por thjesht pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve.

Gjėmimi i bombave sipėr Jugosllavisė ishte njėkohėsisht njė lajm i madh. Njė lajm nga ata qė i vinin Shqipėrisė njė herė nė njė mijė vite, e Evropės vetė, njė herė nė shekull. Ishte lufta e parė e Aleancės Atlantike, e njėkohėsisht e para luftė pėr shkaqe morale, nė kontinent. Dhe s’ishte vetėm kaq. Ishte hera e parė qė koalicioni i madh euroatlantik, qė identifikohej sė shumti si krahu i armatosur i qytetėrimit tė krishterė perėndimor, kishte hyrė nė luftė pėr mbrojtjen e njė populli me shumicė myslimane, kundėr njė tjetri qė kėrkonte tė pėrligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kėrkuan popullit shqiptar as ndėrrim feje dhe asgjė tjetėr tė kėsaj natyre. E mbrojtėn ashtu siē ishte, shqiptar nė radhė tė parė, trefetarėsh pastaj. Me kėtė luftė, qė ndiqej ditė pas dite e orė pas ore nga mbarė planeti tokėsor, Evropa atlantike po emanciponte, veē tė tjerash, vetveten.
Tė gjendur befas nė qendėr tė historisė evropiane, a mund tė thuhet se shqiptarėt i kapėn pėrmasat e asaj qė po ndodhte? Vėshtirė tė thuash “jo”, por po aq vėshtirė tė thuash “po”.

7
Nė kohėn e tanishme, viti 2006, ēėshtja e raporteve tė shqiptarėve me kontinentin nėnė, ėshtė ende nė zhvillim e sipėr. Tė ndėrgjegjshėm pėr njė pjesė tė gjėrave, shqiptarėt paraqiten po aq tė pandėrgjegjshėm pėr tė tjerat.
S’ėshtė fjala vetėm pėr mosmirėnjohjen qė shfaqet aty-kėtu. Pėr qirinjtė e shuar fill pas kapėrcimit tė tmerrit dhe pėr nervozizmin kundėr katedrales, qė askush nuk ua kėrkoi si shpėrblim pėr asgjė. E bashkė me katedralen, murmurima e panjerėzishme kundėr Rugovės tė porsaikur, qė me funeralin e tij i bėri njė shėrbim tė fundit Kosovės. (Ka gjasė qė prania e fuqishme evropiane nė kėtė mort tė ketė rizgjuar ca demonė tė vjetėr.)

Ėshtė folur shpesh pėr atė pjesė tė Shqipėrisė qė, ndonėse s’guxon tė dalė haptas, ėshtė kundėr Evropės. Ėshtė folur pėr mafien dhe krimin e organizuar, qė duke mos njohur komb e atdhe, s’kanė si tė ēajnė kryet pėr to. Ėshtė folur pėr politikanė tė korruptuar, qė ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisė e nga standardet e Ballkanit evropian. Ėshtė folur pėr fjalimet antiamerikane nė parlamentin shqiptar mė 1997-ėn, qė kanė shkaktuar, me siguri, lot nostalgjikė, nė sytė e stalinistėve shqiptarė. Janė tė njohura udhėtimet gjysmė tė fshehta tė politikanėve shqiptarė tė tė dy krahėve, nė vende, disa herė tė cilėsuara si terroriste, me qeveri tė dyshimta, qė s’i duan as popujt e vet, e me tė cilat s’na lidh asgjė.

Tė gjitha kėto dihen. E keqja ėshtė se kujtesa e politikės shqiptare ėshtė e shkurtėr dhe, veē kėsaj, disa nga politikanėt tanė, dinakėrinė e tyre e kujtojnė pėr zgjuarsi.
Ėshtė e kuptueshme qė dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do tė linin pas vetes njė frymė tė sėmurė kundėrevropiane. Ėshtė e kuptueshme qė shumė njerėz do tė ndihen keq nė familjen e sotme tė popujve.
Problemi i mirėkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, ėshtė nė thelb mirėkuptimi ose moskuptimi me vetveten. Raportet me Evropėn s’mund tė jenė veēse tė qarta e pa dyfytyrėsi. Mesazhi i Evropės mė 1997-ėn dhe 1999-ėn, ishte i qartė. Ajo na quante tė vetėt ashtu siē ishim, me atė identitet qė kishim. E vetmja kėrkesė e saj ishte ajo qė iu bė gjithė popujve tė tjerė tė ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.

Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janė pa njė burim. Njė pjesė vijnė nga keqkuptimet tona tė vjetra, njė pjesė nga dredhitė e sotme. Ende disa vite mė parė ishin tė kuptueshme. Por nė pranverė tė kėtij viti, ato janė tė tepėrta.
Pengesat qė s’na lėnė, ose na duket se s’na lėnė, t’i afrohemi Evropės, pėrpara se t’i kėrkojmė jashtė, duhet t’i kėrkojmė brenda nesh. Nuk ėshtė pengesė asnjėra nga fetė, e sidomos nuk ėshtė myslimanizmi ndaj tė cilit dyshimi ngjan mė i lehtė.

Ėshtė thėnė me tė drejtė se tė tri besimet janė tė barasligjshėm nė Shqipėri. Duke mos qenė pengesė asnjėri, po aq mund tė thuhet se asnjėri s’ėshtė lokomotivė qė na tėrheq drejt Evropės. Nė pengojnė, ata pengojnė tė tre bashkė, e, nė tėrheqin, kėtė e bėjnė tė tre njėlloj.
Njė shqiptar mysliman, ėshtė po aq i natyrshėm si shqiptar dhe si evropian, sa njė katolik, e po aq sa njė ortodoks.
Nė acarimet e shpesh nė pėrpjekjet me turqit osmanė, shqiptarėt myslimanė ishin nė vijėn e parė. Feja e njėjtė me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenė e lirisė. Bilbilenjtė, ata qė nė mėnyrė aq tė padenjė u pėrgojuan nė Kuvendin shqiptar mė 2006-ėn, ishin njė nga familjet martire, 13 djem oficerė tė sė cilės u varėn brenda ditės nga pushtuesi me tė njėjtėn fé.

E njėjta gjė ka ndodhur me shqiptarėt ortodoksė. Martirėt e vijės sė parė kundėr trysnisė mizore tė shovinizmit fqinj, ishin pikėrisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janė vetėm disa nga emrat e mėdhenj qė feja e njėjtė me kundėrshtarin nuk ua zbehu pėr asnjė ēast idenė e lirisė.
Rexhep Qosja ka tė drejtė kur thotė se nėse shqiptarėt do tė kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre nė Evropė do tė kishte qenė mė i lehtė. Por kjo keqardhje e tij, nėse mund ta quanim kėshtu, bie ndesh me kėmbėnguljen se gjysma jonė i pėrket ndėrkaq qytetėrimit lindor. Me kėtė pranohet ngadhėnjimi i vonuar i shtetit osman. Me kėtė pranohet se nė gjithė gadishullin ballkanik i vetmi popull qė u thye, qoftė edhe pėrgjysmė, ishim ne.

Nė qoftė se kjo do tė ishte e vėrtetė, ne do tė ishim tė detyruar ta pranonim. Por kjo, pėr fat, nuk ėshtė kurrsesi ashtu. Siē u tha mė lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.
Nostalgjia e tėrthortė qė po shfaqet sot tek ne pėr otomanizmin nuk ėshtė vetėm e habitshme. Ajo ėshtė nė radhė tė parė poshtėruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, qė pėrherė e mė shpesh shfaqet nė trojet shqiptare. Shtatorja qė iu ngrit nė qendėr tė Tiranės, mė 2001, njė shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenė fyerja mė e madhe pėr kryeqytetin e shtetit, pėr historinė dhe ndėrgjegjen shqiptare. Vetėm njė popull qė nuk e meriton lirinė mund t’i ngrejė shtatore pushtuesit tė vet.

Bashkia e Tiranės, e drejtuar nė atė kohė “nga haxhi qamilėt”, siē i cilėsoi me tė drejtė arkitekti Maks Velo, e ngriti atė shtatore natėn dhe pa lajmėruar askėnd, si keqbėrėsit. Banorėt e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnė mend njeriun qė printe vallen rrotull shtatores atė natė. Ky njeri mban njė nga postet mė tė rėndėsishme nė qeverinė e sotme.
Kjo shtatore ėshtė mishėrimi i korrupsionit politik dhe moral tė shkallės mė tė errėt. Historianėt e kanė shpallur tė rremė kėtė kinse themelues. Emri i Tiranės si vend vendbanimi, ėshtė shumė mė i vjetėr se koha e kėtij pashai.

Klisheja krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu, thėnė ndryshe njė “vend i as-as-it”, s’na bėn kurrfarė nderi. Sė pari, sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh “gjysmak”, qė nė shqip midis tė tjerash do tė thotė “tarrallak”. Ideja e pėrhapur andej-kėndej, dhe fatkeqėsisht e pėrkrahur nga Qosja, se “fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit”, tė kujton njė nga njollat historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit.

Ide tė tilla delirante, ato me tė cilat, Shqipėria, pėr njė kohė tė gjatė, u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve. Por jo politikanėve tanė. Me sa duket, reflekset e vjetra tė zyrave tė Enver dhe Nexhmije Hoxhės, iu vijnė nė mendjet e tyre prej mitomanėsh.
Janė kėto, me sa duket, qė shkaktojnė ēoroditjen kryesore nė politikėn shqiptare. Njė pjesė e madhe e politikanėve flasin gjithė ditėn pėr Evropėn dhe Perėndimin, por mendjen, me sa duket, e kanė nga Lindja. Nga Lindja nė tė gjithė gamėn qė ajo ngėrthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po tė mos mjaftojė kjo, edhe ajo kineze maoiste. Janė kėto reflekse, qė i shtyjnė kėta politikanė, qė, nė vend qė tė pėrqendrohen nė ēėshtjet e ngutshme madhore pėrpara tė cilave ndodhet kombi shqiptar: mirėqenia, hyrja nė Evropė dhe statusi i Kosovės, fillojnė e joshen nga fantazira pa kuptim, pėr tė cilat nuk kanė as mundėsi, as shtat e as tagėr moral nga populli i vet. Tė brengosesh se si do tė pajtohet Perėndimi me Lindjen, tė kinse ndėrhysh, pėr shembull, nė kinse rolin e ndėrmjetėsit, nė mosmarrėveshjet SHBA - Iran, pėr energjinė bėrthamore, kjo, nė rastin mė tė thjeshtė quhet ėndėrr nė diell, kurse nė rastin mė tė keq, e ka emrin korrupsion politik.

Misioni i shqiptarėve nė kėtė planet, fati apo e thėnia e tyre, ėshtė njė dhe i pandryshueshėm: mbrojtja e interesave tė vendit tė tyre, qė quhet Shqipėri dhe i popullit tė tyre qė mban emrin shqiptar.
Programi i ēdo populli tė qytetėruar ėshtė ky dhe vetėm ky. Miqėsitė, aleancat, strategjitė, kanė lidhje me tė dhe vetėm me tė. Ky nuk ėshtė etnoegoizėm. Kur ēdo popull nė mėnyrė tė natyrshme, njerėzore e demokratike e kryen kėtė mision ndaj vetes, ai e ka kryer atė ndaj gjithė njerėzimit.

Ky ėshtė thelbi i idesė evropiane, fundaja mbi tė cilėn ngrihet Bashkimi Evropian, ai qė ndryshe quhet Evropa e Kombeve.
Ne nuk e kemi shpikur Shqipėrinė, ashtu siē kanė dashur tė na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj nė Evropė, siē kanė dashur tė na mbushin mendjen ca tė tjerė. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nėnė, nuk tė bėn mė pak evropian se tė tjerėt. Pėrkundrazi, ajo tė bėn mė shumė.
Nė mbyllje tė kėsaj sprove, le tė pėrpiqemi ta shohim atė qė ka ndodhur, nga njė kamera e largėt, nga ato qė tė japin mundėsi t’i skajosh gjėrat nė njė tablo sa mė tė pėrgjithshme.

Ėshtė njė kontinent qė shekuj mė parė ėshtė quajtur Evropė. Ėshtė njė gadishull jugor i saj, ai mė i ndritshmi dikur, dhe mė i errėti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte njė perandori qė u shfaq pėrbri, perandoria osmane, me njė program e njė ėndėrr tė mbrapshtė: tė zhdukė nga faqja e dheut Evropėn. Ndodh kacafytja e madhe midis tė dyve. Gjatė saj, perandoria e re i shkul sė vjetrės gadishullin ballkanik, djepin e qytetėrimit tė saj. Pesė shekuj mė pas, gadishulli nė fjalė, nė mes tė tė cilit ndodhet Shqipėria, shpėton nga kthetrat e osmanėve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nėnė ėshtė i gjatė, i mundimshėm.

Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janė vėnė nė radhė pėrpara Portave tė Evropės. Pėrbri, ėshtė Turqia, bėrthama e dikurshme e perandorisė sė tmerrshme. Pėr pesė shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evropės, po i ēon si trofe, drejt kontinentit tė vet. Por ē’po na shohin sytė? Njė gjė tejet tė pabesueshme. Ka vėrtet njė trofe, por jo ashtu siē ėshtė kujtuar. S’janė popujt ballkanas qė Turqia po i ēon si robėr drejt Azisė, por pėrkundrazi, janė ata, qė po sjellin si trofe njė hanėme tė vjetėr: Turqinė.

Natyrisht qė Turqia nuk ėshtė robinė, nė kuptimin e mirėfilltė. Natyrisht qė ajo po e kėrkon vetė, madje me kėmbėngulje tė pranohet nė Evropė. Natyrisht qė ajo, ndėrsa lėshonte kėrcėnime e mallkime kundėr Evropės, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenė ngadhėnjimi i madh i Evropės.
Ana e fshehtė e historisė, shfaqet kėtu nė formėn mė tronditėse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithė peshėn e saj. Dy rrjedha tė historisė kanė ecur paralelisht. Nė atė tė jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robėronte. Por nė njė rrjedhė tė brendshme, tė fshehtė, ajo goditej, humbte, robėrohej.

Popujt e Ballkanit bashkėrisht ishin aktorėt e kėsaj lufte. Ishin ata qė, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkė me energjinė e tyre, bashkė me zyrtarėt e lartė, gjeneralėt, guvernatorėt dhe aventurierėt, qė ia dhanė pa kursim, i ngjitėn perandorisė joshjen evropiane. Historia e pushtuesit tė pushtuar, si nė rastin e Romės me Greqinė, nė njėfarė mėnyre u pėrsėrit.
Rrjedhimisht, asnjė nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq mė pak shqiptarėt. Nėse ka pasur pėr ta njė fat historik tė paracaktuar, ai ėshtė i ndryshėm nga ai i ndėrmjetėsit.

Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarėve, pa e ditur as ata vetė, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi tė jenė komando tė Evropės, mu nė qendėr tė botės osmane. Si tė tillė ata kanė qenė pėrherė, ndonėse me dhembje, nė rrėnjėt e Evropės. E qenia me dhembje nuk ėshtė kurrė njė mungesė, pėrkundrazi.

Shekulli, 28/03/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara