HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


Shkrimtari i njohur shprehet se hapja e arkivave dhe dosjeve tė ish-Sigurimit ėshtė e dosmosdsohme

Kadare: Qosja e Lubonja kanė zili ndaj meje

Ismail Kadare -- intervistė me Ismail Kadare,
  nga Blendi Fevziu, Tv Klan

TIRANĖ - “Rexhep Qosja dhe Fatos Lubonja kanė zili njerėzore ndaj meje” - tha dje Ismail Kadare nė njė intervistė tė gjatė pėr “Opinion”, nė TV Klan. Kadare zbuloi dje edhe njėherė qėndrimin e tij pėr hapjen e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, iu pėrgjij akuzave tė Rexhep Qoses, Kristo Frashėrit dhe Fatos Lubonjės dhe foli pėr herė tė parė pėr ngjarjen e konfliktin me familjen Rrapi. Shkrimtari preku nė kėtė bisedė dhe raportet me Dritėro Agollin dhe idenė e tij rreth identitetit evropian tė shqiptarėve. Mė poshtė po japim tė plotė intervistėn e tij.

Zoti Kadare, u bė pothuajse njė muaj qė mediat shqiptare kanė patur nė qendėr tė vėmendjes njė debat qė lidhet me ju dhe qė ka nisur fillimisht me qėndrimin ndaj hapjes sė dosjeve, figurės sė Enver Hoxhės dhe mė pas me njė problem qė familja juaj ka patur nė fillim tė viteve ’80 me njė familje tjetėr nė Tiranė, familjen Rapi. Si e keni pėrcjellė kėtė fushatė?

Unė mendoj se nuk ka shkrimtar normal nė botė qė do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr gjėra tė tilla. Shkrimtarėt, po, mund tė jenė nė qendėr tė vėmendjes kur botojnė njė libėr, kur ka diskutim pėr tė, qoftė mendime tė ndryshme qoftė dhe kur atij nuk i pėlqejnė, por qė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr marrėzira, pėr fantazira, pėr pėrralla, pėr shpifje, pėr deformime, sigurisht qė nuk i pėlqen askujt. Megjithatė, unė nuk jam i imunizuar nga kjo, herė pas herė kam qenė objekt i sulmeve, fushatave, gjysėm-fushatave, gjysėm tė hapura, gjysėm tė fshehta kėshtu qė e kam pėrcjellė dhe kėtė herė. Kjo ka qenė mė e forta nga tė gjitha…

Mė e forta nga tė gjithė fushatat?

Mė e ulėta do tė thosha, mė e pamoralshmja nga tė gjitha, dhe e kam pėrcjellė, nuk mund tė them me shpėrfillje, kurrsesi, por jo dhe nė mėnyrė tragjike, siē mund ta mendojė ndokush, sepse nė thelbin e saj, kishte njė mashtrim tė madh, dhe asgjė tjetėr. Kur njeriu e di si ėshtė e vėrteta, dhe e ka ndėrgjegjen e qetė, trazimi ėshtė i sipėrfaqshėm.

Shpresoj qė nė vijim tė intervistės t’ju pyes me hollėsi pėr tė gjitha kėto…

Patjetėr. Shkrimtari ėshtė njeri publik, dhe e ka detyrė, kur lexuesit e tij, kur publiku, do tė dijė, ta sqarojė. Unė jam kundėr asaj qė thonė se: “po ē’merresh me kėto gjėra, me kėto poshtėrsi, me kėto meskinitete”. Njeriu duhet tė sqarojė, derisa je njeri publik ke disa detyrime publike.

Doja t’ju bėja njė pyetje qė nuk ka lidhje me thelbin. A ėshtė e mundur realisht qė tė sqarohen probleme tė tilla?

Ėshtė e mundur. Ėshtė e mundur kur nuk ka imoralitet, kur nuk ka dinakėri, dhe kur ka njė nivel qytetar tė shtypit dhe tė opinionit qė qėndron mbi mesataren. Kurse nė njė atmosferė tė ndotur moralisht, duken tė vėshtira, por dhe nė kėtė rast, kjo gjė duket e mundur.

Si shpjegohet atėherė qė nė Shqipėri nuk arrihet tė sqarohen probleme thelbėsore prej kohėsh?

Sepse Shqipėria nuk ka traditė demokratike. Nuk ka traditėn e tė folurit shoqėror. Shqiptarėt nuk dallohen pėr kurajo civile. Trimėria shqiptare ėshtė njė trimėri e vecantė ballkanase dhe shqiptare, me pak traditė civile. Dmth ėshtė shprehur trimėria shqiptare, e pranojmė se populli ynė nuk ėshtė popull frikacak, se ka disa popuj qė nuk i pėrballojnė dot ndeshjet me vėshtirėsitė, ka popuj qė kanė ulur kokėn, qė ulin kokėn...

Pse thoni qė nuk kemi kurajo civile?

Pėrsa i pėrket kurajos civile, Shqipėria ka traditė shumė tė pakėt, se nėqoftėse kemi jetuar pesė shekujt nė njė shtet totalitar, pushtues, koncepti i trimėrisė ėshtė grumbulluar tek koncepti i lirisė. Lirisė si tė thuash nė kuptimin kombėtar, patriotik, por duke bėrė njė jetė tė pakėt civile, qytetėruese, ende ajo nuk ėshtė pėrpunuar me mekanizmat e jetės shoqėrore dhe institucionale, ne kemi pasur njė periudhė tė shkurtėr, ajo qė quhet republika e parė, pastaj mbretėria, dhe pastaj erdhi diktatura komuniste, dhe liritė civile, jeta civile u zhduk pėrsėri, pėr arsye tė tjera, nuk ėshtė mė pushtimi otoman, por ėshtė njė gjė ndoshta dhe mė e rrezikshme pėr jetėn civile..

Qė ishte?

Ishte regjimi komunist. U shuan tė gjitha institucionet civile.

Si vjen jehona e shtypit dhe debatit tė shoqėrisė shqiptare, deri tek ju, nė Paris?

Ėshtė shumė e lehtė. Pėrpara ndoshta nuk do tė vinte, por...

Jo thjesht si kanale, por a vjen e pėrthyer, e shumėfishuar, mė alarmante sesa ėshtė?

Cdo shkrimtar ka njė mekanizėm pėr tė kapur atė gjė qė ėshtė mė thelbėsore, hyn nė mjeshtėrinė e tij, hyn nė teknologjinė e krijimit, tė dijė tė kapė atė cka ėshtė thelbėsore, dhe atė qė ėshtė e dorės sė dytė, tė tretė dhe cka ėshtė krejt kot, kashtė. Unė besoj se herė pas herė, ky mekanizėm funksionon. Edhe nė kėtė rast.

Zoti Kadare, do doja, pėrpara se t’ju pyes pėr atė qė quhet ēėshtja e Janulla Rrapit, dhe qė ka patur shumė debat nė shtyp, tė shkoja njė hap mė pėrpara, aty ku nisi debati. Nė njė intervistė qė i keni dhėnė VOA, shėrbimit shqiptar, ju u shprehėt, pa ekuivok, pėr hapjen e dosjeve tė ish-sigurimit tė shtetit. A mund tė ma riformuloni pėr shikuesit tanė, idenė qė keni dhe qė keni pasur pėr hapjen e dosjeve. Ē’konceptoni ju me hapje dosjesh, dhe ē’domethėnė tė hapen dosjet e ish-sigurimit?

Vetė fjala dosje dhe hapje dosjesh nė Shqipėri ka filluar tė deformohet, kuptohet nė mėnyra tė ndryshme. Pak a shumė ideja ime ka qenė kjo, ėshtė njė ide e vjetėr, kam thėnė, duhet tė hapen arkivat e fshehta; e kam formuluar kėshtu, tė dalė e vėrteta. Njė shtet, njė vend, njė komb, njė ndėrgjegje kombėtare nuk mund tė funksionojė normalisht nė qoftė se mban xhepa tė errėt brenda saj. Unė e kam thėnė nė disa esse tė miat, se nė qoftė se kemi qytetėrim grek, kyci ku ai filloi ishte se Greqia hapi njė xhep pėr njė krim qė kishte bėrė, dmth asnjė popull s’mund tė fshehė, asnjė shtet, asnjė administratė nėse ėshtė e pėrlyer nė krim.

Dhe shoqėria shqiptare e tė gjithė shoqėritė qė kanė qenė komuniste duhet ta bėjnė kėtė process dhe pėr cudi erdhi tashi vonė, u pėrtėrit kjo gjė nga Kėshilli i Europės. Ai ia kėrkoi vendeve ish-komuniste ta bėjnė kėtė process, ose ta kryejnė gjer nė fund. Procesi nuk ėshtė kryer, Shqipėria ėshtė e fundit. Unė nuk kam dashur as tė marr flamurin, as tė dallohem, as tė spekulloj me kėtė, unė nuk kam kohė, unė jam shkrimtar, e kam mendjen kryesisht tek vepra ime. Kur mė ėshtė kėrkuar njė mendim e kam dhėnė, kur nuk mė ėshtė kėrkuar nuk kam marrė iniciativė. Kjo ka qenė njė intervistė e Zėrit tė Amerikės, qė ndoshta nuk do tė hapej fare me emrin tim, nėse njė ditė nuk do mė merrnin nė telefon dhe tė mė kėrkonin mendim.

Gjithsesi, pse ju keni kėrkuar vazhdimisht qė hapja e dosjeve tė jetė njė lloj katarsisi?

Unė nuk mund ta konceptoj njė shoqėri demokratike, njė shoqėri qė del nga njė gjendje post-diktatoriale, tė mos e bėjė kėtė. Gjermania nuk mund tė ishte kurrsesi ajo qė ėshtė sot nė qoftė se nuk do ta bėnte kėtė proces. Asnjė shtet, asnjė popull, asnjė komb, nuk mund t’i shpėtojė kėsaj, ėshtė qėndrimi normal, si tė thuash, shėndeti normal, nuk ėshtė luks kjo gjė, kjo ėshtė e detyrueshme qė tė bėhet.

A do ta ndyjė nė rast hapjeje shoqėrinė shqiptare kjo gjė?

Pikėrisht, mė lejoni t’u pėrgjigjem pėr kėtė. Pėr kėtė arsye nuk kam dashur tė marr kurrsesi asnjė flamur nė kėtė proces. E kam quajtur, nė Zėrin e Amerikės, po marr tė fundit, proces jo i gėzueshėm, kam theksuar qė ėshtė i vėshtirė, kam theksuar qė nuk duhet abuzuar me tė, kam theksuar qė ushtria, armata, e atyre qė quhen denoncues, ose spiuna, informatorė ėshtė njė armatė e pikėllueshme, njė pjesė e sė cilės kanė njė tragjedi tė madhe brenda saj, dhe ne nuk mundet nė mėnyrė ēnjerėzore…

Ē’tragjedi?

Tragjedia ėshtė sepse rekrutimi i tyre ka qenė njė dramė mė vete. Midis tyre ka fatkėqinj, midis tyre ka njerėz qė kanė rėnė nė kurth nė mėnyrat mė djallėzore qė pėrdoreshin nė diktaturė, midis tyre madje ka kundėrshtarė tė shtetit, qė janė kapur si kundėrshtarė dhe u kanė dhėnė kėtė alternativė, ose tė na informosh ose tė bėra gjėmėn, me fėmijėt, me vajzėn, me djalin, me gruan. Nė burgje janė bėrė rekrutime, nė torturė disa herė. Dmth si mundet ne t’i vėmė kėta, prandaj unė kam propozuar kėtė pėr kėtė arsye…

Hapja e dosjeve a mund tė bėjė qė ata tė ridėnohen moralisht?

Jo. Prandaj unė kam propozuar qė njerėzit e thjeshtė qė janė 90 pėrqind e kėsaj armate, tė mos preken. Unė e kam pėrcaktuar, mendimi im, tė mos preken kurrsesi, sepse popullit shqiptar do ti shkaktohet kjo vuajtje e re, shpesh herė krejt e padrejtė. Sepse, mė falni, tė hap parantezėn, kam theksuar se janė fajtorė dyfish se kėta rekrutuesit, janė fajtorė tė gjithė nomenklatura qė nuk janė spiunė, por ata mund tė fėrkojė duart tani: “hė ua hodhėm kėtyre”. Ėshtė fajtore kupola e lartė komuniste, kryekriminelėt. Ata duhet tė pėrgjigjen nė radhė tė parė dhe jo kėta.
Tani mendimi im se ku duhet tė hapeshin dosjet. Tė hapeshin dosjet e atyre njerėzve qė me grykėsi, pasi kanė bėrė kėtė gjė, duan prapė tė bėjnė karrierė politike, duan tė futen nė Kuvend, tė futen nė qeveri, duan tė drejtojnė mediat, duan tė drejtojnė opinionin publik. Kėta tahmaqarė, kėta grykės nuk meritojnė mė mėshirėn tonė, dhe kėta janė disa qindra, nuk e di sa mund tė bėhen, maksimumi njė mijė, dy mijė, s’ka mė tepėr. Tė kufizohet vetėm tek kėta kam thėnė, gjithmonė.

Pėrsėri arrijmė nė njė lloj kontradikte zoti Kadare, sepse ndėrkohė qė nga parlamenti, nga institucionet largohen kėta persona, ose persona publike qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė sigurimit, mund tė mbeten nė kėto institucione, pavarėsisht se cilat do tė jenė institucionet, persekutorė tė tyre, punonjės tė sigurimit, shefa qė i kanė bėrė kėta bashkėpunėtorė…

Prandaj thashė qė kjo ėshtė njė fazė, njė proces, njė operacion kirurgjikal nga njėra anė, qė ka dhe anėn tjetėr. Kjo duhet tė shoqėrohet me njė spastrim, jashtė atyre qė quhen dosje. Nė vendet ish komuniste kemi njė pėrvojė, nuk ka pse tė hiqemi sikur jemi pėrpara njė problemi tė pazgjidhshėm, pėrpara njė enigme, jo. Ka pėrvojė gjermane, hungareze, ēeke, e kanė bėrė, s’ka ndonjė ēudi tė madhe kėtu, nuk e ka bėrė Rusia fare, por e kanė bėrė tė tjerė. Nuk ka patur tragjedi fare. Janė hequr nė Gjermani, kujtoj, brenda njė dite, njė pastrimi tė dytė, 13 mijė mėsues. U duk sikur u pėrmbys bota, jo, aspak. Unė s’jam qė tė hiqen mėsuesit, por Gjermani e gjykoi kėshtu, sepse ishte shumė e keqe, siē duket e kaluara e tyre me nazizmin. Nuk bėhet hataja. Unė jam kundėr kėsaj, kundėr kėtij revanshi, nuk ka nevojė pėr tė, kurse pėr nivele tė tjera, drejtora tė rėndėsishėm, zv/ministra, pėrfaqėsues tė jetės publike, nuk kanė nevojė tė jenė, nuk ka nevojė populli shqiptar pėr ta.

Ju po flisni pėr njė lloj dosjesh, pėr ato qė lidhen me bashkėpunėtorėt e sigurimit tė shtetit…

Jo, unė fola tani jashtė...

Dakort, por sistemi komunist ka patur njė sistem tė shumėfishuar tė dosjeve, kanė qenė dosjet e kuadrit, kanė qenė dosjet e lagjeve dhe tė fronteve, kanė qenė dosjet e qendrave tė punės, ju keni qenė nė Lidhjen e Shkrimtarėve, padyshim qė ka patur dosje tė denoncimeve tė shkrimtarėve?

Po, dhe ėshtė zhdukur komplet.

Si ėshtė zhdukur?

Arkivi i Lidhjes sė Shkrimtarėve ėshtė zhdukur. Ėshtė djegur.

Ka qenė i rėndėsishėm si arkiv?

Mendoj se po, sepse atje janė tė arshivuara tė gjitha mbledhjet e kryesisė ku ka pasė shpesh herė debate, dėnime dhe atje ka qenė e vėrteta se c’qėndrim kanė mbajtur...

A jeni i sigurtė se ėshtė zhdukur ky arkiv?

Deri tashi s’gjendet asgjėkundi, asgjė. Kėshtu thonė tė gjithė, unė e kam besuar. E kam lexuar nė shtyp. Arkivi ėshtė djegur.

Gjithsesi, si do veproni me kėto dosje tė tjera qė duket se nuk janė aq tė rėndėsishme, por qė shprehin mėnyrėn e funksionimit tė njė diktature?

Jo, kėto janė tė rėndėsishme shumė. Prandaj e kam thėnė gjithmonė, nė kupolėn mė tė lartė, dėnimi duhet tė jetė mė i ashpėr, duke zbritur sipas pėrgjegjėsisė. Nuk ėshtė e pamundur, se disa thonė, nuk gjejmė dot emrat e spiunėve, nuk gjejmė ato, nuk gjejmė kėto. Po tjerat mor zotėri, ti ke emrat e gjithė anėtarėve tė komitetit qėndror, byrosė politike, karrierės sė tyre, tė shefave tė kuadrit, qė kanė qenė tmerri i Shqipėrisė. Nuk i nget njeri, fėrkojnė duart tani, se shefat e kuadrit kanė qenė ndėr rekrutuesit kryesorė disa herė.
Thonė se ka patur njė polici tė fshehtė, krejt speciale, qė ėshtė e pazbuluar ende qė drejtohej nga pjesa mė e lartė e kupolės sė komitetit qėndror, nuk e di sa ėshtė e vėrtetė. Por unė e besoj.

Zoti Kadare, nė rast hapjesh, nė rast se shoqėria shqiptare do tė merrte njė vendim pėr t’i hapur kėto dosje, ju personalisht do tė kishit frikė nga kjo hapje?

Absolutisht jo. Unė po ju them, sepse ra fjala tashi nė qendėr tė kėsaj fushate, qė u hap tani kundėr meje dhe kundėr vajzės sime. Unė nuk dua tani tė abuzoj me sentimentet prindėrore…

E kam fjalėn nė njė tjetėr lloj sikleti. Disa ditė mė parė, Rexhep Qosja, njė kolegu juaj nė Kosovė ėshtė shprehur se tani vonė ka mėsuar se ju keni denoncuar disa drejtues komunistė tė kohės, sic ishin Todi Lubonja, Fadil Pacrami etj. Pra a jeni marrė me denigrimin e shkrimtarėve tė tjerė, pa pėrmendur rastin e Bilal Xhaferrit etj?

Absolutisht jo. Pėrkundrazi, hapja e tyre do tė heqė kėtė mjegull mashtruese. Dhe unė kur kam ngulur kėmbė, ka qenė dhe arsye private veē tė tjerash, se kėto thashetheme qarkullojnė kudo. Ēdo sistem komunist ka patur njė drejtori tė veēantė pėr diskretitimin e personaliteteve. Nė Shqipėri, kjo mesa duket vazhdon. Nuk ėshtė e organizuar dhe e strukturuar, po degėt e saj vazhdojnė kudo tė diskretitojnė. Rusia sovjetike arriti kaq larg, sa arriti tė diskretitojė shkrimtarė perėndimorė, arriti deri nė Amerikė, pėr shembull Dos Pasos pėrmendet si shembull se si KGB-ja i organizoi njė diskretitim edhe nė Amerikė. Arriti me njerėzit e saj.

Po e mbyll parantezėn. Unė jo vetėm qė nuk kam frikė, por ėshtė e kundėrta, sepse e kam thėnė dhe herė tjetėr nė njė intervistė, qė nė ka gjė pėr tė cilėn jam krenar nė jetėn time, ėshtė qė nė njė mijė vjet tė kėrkohet, nė njė mijė arkiva, nuk do tė gjenden kurrė dy rreshta tė miat ku tė kėrkohet dėnimi i dikujt, kurrė. Dhe kanė kėrkuar mos kujtoni, kėto 15 vjet, si minj janė shpėrndarė kudo, kjo strukturė qė punon kundėr meje. Por nuk kanė pėr tė gjetur.
Tani po kthehem tek deklarata e Qoses. Deklarata ėshtė mė e shėmtuar se sa thatė ju.

Nuk gjendet asnjė letėr ku tė keni shprehur qoftė dhe njė konsideratė negative ndaj njė shkrimtari tė caktuar?

Konsideratat negative i kam shprehur nė shtyp ose...

Flas nė dokumenta konfidencialė?

Mund tė kem kujtuar nė ndonjė letėr, qė zotėrinj, juve mua mė bėni po ato kritika qė vetė ia keni bėrė njė shkrimtari qė tani ndodhet nė burg, dhe quhet armik i partisė, ose qė mi ka bėrė ai mua. Ja kaq. T’ju them dhe dicka. Lidhur me kėtė deklaratėn e Qoses qė thatė ju. Ajo ėshtė mė e keqe nga ajo qė thatė ju. Ai thotė: kam lexuar nė shtypin shqiptar letrėn qė Ismail Kadare i ka dėrguar shefit tė sigurimit shqiptar pėr dėnimin e Fadil Pacramit dhe Todi Lubonjės. Mor zotėri, ku e paske parė ti kėtė letėr?

Ekziston?

Absolutisht s’ekziston. Ėshtė njė mashtrim nga mė tė ndyrėt. Dmth, unė jam mėsuar tashmė me mashtrime, por deri kėtu nuk kisha parė mashtrim tė tillė. E keni parė ju nė shtypin shqiptar tė botohet ndonjė letėr e tillė? Si mund tė ekzistojė? E keni parė ju? Ju jeni dhe gazetar i njohur. Ku e keni parė, se ai thotė qė e kam parė nė shtypin shqiptar. Mor, ku e pe mor mashtrues, t’i thuash, ku? Dhe “Gazeta Shqiptare” qė e boton intervistėn nuk ka verifikim pėr njė gjė tė tillė, “more keni parė gjėkundi ndonjė vepėr tė tillė?”, ose ai televizioni qė e jep si scoop gjithė ditėn. Ku e paskan parė kėtė? Ku ekziston kjo? Hajde tė thotė se e di unė nga burime sekrete, do dalė. Po ai thotė e pashė nė shtypin shqiptar. Todi Lubonja ka shkruar dy libra mė pas pėr dėnimin e tij, ku denoncon me dhjetėra njerėz, dhe Todi ka qenė natyrė e ashpėr, nuk ėshtė nga ata qė falin kollaj dhe ka faqet mė tė admirueshme pėr mua atje.

Ē’raporte keni pasė me tė pas dėnimit?

Raporte krejtėsisht miqėsore, si mė pėrpara.

A keni marrė pjesė direkt, ose indirekt, ndoshta dhe pa dashje nė persekutimin e ndonjė shkrimtari?

Asnjė. Bllofi i Bilal Xhaferrit ėshtė mashtrim e gjitha. Bilal Xhaferri nė njė mbledhje ėshtė ngritur me dy fjalė dhe mė ka kritikuar mua, se unė nxij realitetin socialist, nxij gruan shqiptare dhe klasėn punėtore shqiptare, mė ka akuzuar se po sjell metoda dekadente, revizioniste nė letėrsinė shqiptare dhe e ka ndėrprerė Fadil Paērami, duke i thėnė mos je ti qė do na mėsosh neve si tė jemi komunistė. Tani thonė tė tjerėt, ne nuk e dėgjuam mirė ēfarė tha, se ėshtė e turpshme kritika qė mė bėri ky, gjoja i djathtė, dhe thonė, nuk dėgjuam mirė, po rėndėsi ka qė u kritikua Kadareja.

More qen bir qeni, pse paska rėndėsi qė kritikohem unė, ēfarė jam unė, Hitler jam unė. Po unė jam kritikuar, kjo kritikė u bė, ‘67 ose ’68 ka ndodhur kjo, dy vjet mė para unė kam botuar “Pėrbindėshin”, jam quajtur dekadent, ē’nuk jam quajtur, mė ėshtė ndaluar libri. Tė mė kritikojė mua, ėshtė gjėja me e lehtė nė Shqipėri. Unė jam kritikuar, kam pesė-gjashtė vepra tė ndaluara, me sulme, kritika disa herė, menjėherė kam bėrė autokritikė, po kam bėrė vepėr tė gabuar, dekadente, anti-parti bile kam thėnė, jam detyruar tė them. Tani si qenka, tė kritikojė Ismail Kadarenė, kėtė e ka bėrė vetė Bilal Xhaferri shėni, ishte si tė kritikoje Enver Hoxhėn. Kujt ia hedhin kėta, kėto gjėra, kujt ia mbushin mendjen, popullit shqiptar? Sporti kombėtar nė Shqipėri ishte kritika ndaj meje. “Dimri i vetmisė sė madhe”, qė ma pėrmendin si njė vepėr konformiste, tre muaj vazhdoi, jo kritikė nė shtyp, c’nuk thanė pėr tė.

Ndėrkohė shtypi shqiptar ka botuar njė autokritikė tuajėn pėr poemėn “Pashallarėt e kuq". Pėrse e bėtė kėtė autokritikė? Mundet edhe mos ta kishit bėrė duke i qėndruar besnik idesė tuaj.

Jo! Isha i detyruar ta bėja. Ēfarė tė keqeje ka ajo autokritikė, se tė tėrė ngatėrrohen pėr punėn e kėsaj autokritike? Ē’farė tė keqe ka pra? Eshtė botuar tani nė disa gjuhė dhe, nė thelb, ajo ėshtė njė gjė kurajoze. Unė them zhurie qė mė gjykon se kam bėrė njė vepėr armiqėsore: Po kam shkruar njė vepėr armiqėsore. Unė deklaroj pėrpara tyre qė unė kam shkruar njė vepėr antiparti. Unė deklaroj pėrpara tyre qė kam shkruar njė vepėr kundėr diktaturės sė proletariatit dhe shtetit shqiptar. Ēfarė tė keqe ka? E vetmja mbrojtje qė bėj, unė them (do t'i shpjegoj unė pse e bėra) qė unė doja tė shkaktoja trazira. Kjo ishte e vėrtetė. Unė s’e kisha bėrė me atė qėllim.

Ajo vjershė nuk i ka kėto, por ata ashtu e kritikuan dhe unė thashė: Po ashtu ėshtė. E ēfarė tė keqe ka? Ēfarė tė keqe ka qė unė them se ktheva armėt dhe godita partinė? A keni menduar ndonjėherė qė kjo ka qenė dėshira e ēdo shkrimtari nė botėn komuniste? Qė tė vinte njė ditė qė tė mund ta thoshte kėtė. Mua mu dha njė rast i ēuditshėm dhe e thashė. Ēfarė tė keqe ka? Mė thoni! Trimėri absolute do tė ishte qė tė thoja qė, unė e kam bėrė kėtė sepse unė jam antikomunist, antiparti dhe qė unė tė shkoja nė pushkatim. Duhet tė shtoja edhe kėto fjalė. Unė thashė: E kam bėrė jo me kėtė qėllim. Dhe nė tė vėrtetė unė nuk e kam bėrė me qėllim qė tė shkaktoj ndonjė pėrmbysje. Eshtė qesharake qė njė vjershė tė shkaktojė...

A keni tentuar ndonjėherė, zoti Kadare qė pas viti 90 tė ta quani veten disident ose...

Jo, mė falni. Se janė bėrė spekullime shumė me kėtė poemė, nga mė tė shėmtuarat. Ēfarė thuhet. U botua vjersha. Po s’ishte ndonjė gjė ajo vjershė! Dakort, kjo vjershė nuk ishte ndonjė gjė. Por ama kėto kritika kundėr meje u bėnė. Ore ti bėj pyetjen njėherė, po ē’ėshtė ky tėrbim i shtetit kundėr njė vjershe tė kotė? Tė kotė! Quaje edhe realiste socialiste po deshe. Ti mendo, ėshtė njėlloj sikur tė themi tani, se e ka pėrmendur dikush nė shtyp... U pushkatuan dy poetė: Vilson Blloshmi, Genc Leka. Nė shtatėdhjetė e shtatėn. Tmerr. Dy vjet pas kėsaj historie. Le tė themi tashti tė hapim vjershat e tyre... mo po kėto vjersha sikur s’kanė ndonjė gjė, fare.

Vjeshta po vjen, oxhaku, zjarri, kjo ... kanė diēka, po kaq. Dhe tė themi tashti: kėta poetė, na paskan qenė hileqarė? Mo po ata u vranė pėr atė. U vranė pėr atė paranojė tė kėsaj diktature qė shikonte armikun kudo. Mund t’i bėjnė fajtorė tashti ata? Ata u vranė vėrtetė. Vjershat s’kishin ndonjė gjė. Po ata u vranė ama. A mund tė themi tani qė kjo vjershė nuk ka ndonjė gjė tė madhe, prandaj qenka fajtor autori? Unė jam fajtor? Si qenkam unė...? Nuk ėshtė fajtor shteti qė mė godet mua kot? Zgjohet nė mėngjes edhe...?

Megjithatė, unė doja t’ju pyesja, se dua tė rikthehem edhe njėherė tek problemi i Qoses, a keni qenė ju disitent zoti Kadare, nė kėndvėshtrimin tuaj?

Ky ėshtė njė nga spekulimet mė tė poshtėra qė bėhet kundėr meje. E ēfarė bėhet?

Ē’do me thėnė kjo?

Ja si e shpjegoj. Thuhet qė Kadareja ėshtė shkrimtar shumė i mirė, e pranojnė gjoja kėta hileqarė tė mėdhenj, por ama nuk durohet qė tė thotė: “Jam disident”. More zotėri, ku e ke parė ti qė unė kam thėnė qė jam disident? Po ju them, kėrkoni nga tė gjitha anėt. Nuk do tė gjeni kurrė njė deklaratė timen. Pėrkundrazi, kam thėnė: “Nuk kam qenė disident“. Nuk mė ka interesuar kjo gjė. Mė ka mjaftuar letėrsia. Dhe kam thėnė…

Nuk ju ka interesuar, apo nuk keni mundur tė bėheni...

Ja t’ua shpjegoj juve. Kam thėnė: “unė jam shkrimtar (njė formulė qė ėshtė paraqitur…), qė jam pėrpjekur dhe kam bėrė letėrsi normale nė njė vend anormal”. Kam thėnė: “nuk kam qenė i persekutuar”. S’ėshtė e vėrtetė se kam thėnė… E shpikin vetė... Eshtė metodė e ndyrė shqiptare. Shpik njė gjė qė... Tani kjo ėshtė pasuruar, kjo meny ėshtė... “Ismail Kadareja ka thėnė qė refugjatėt janė jashtėqitje e kombit“. Eshtė njė nga shpifjet mė tė shėmtuara qė ka zėnė vend kudo. Pse? Atje u duk. Atje unė kuptova se sa thellė ėshtė futur sigurimi nė popullin shqiptar. Ju ka dhėnė urdhėr agjentėve tė tij nė nėntėdhjetėn: tė hapni kėtė shpifje pėr Kadarenė.

Nuk ėshtė e vėrtetė kjo deklaratė?

Absolutisht kurrė. Kam thėnė tė kundėrtėn. Eshtė botuar e kundėrta, teksti. Eshtė botuar dhjetė herė nė shtyp. Ju vetė e keni botuar njėherė nė gazetėn tuaj. Nuk pi ujė pėrgėnjeshtrimi sepse spiunėt janė ende aktivė ose njerėzit naivė qė u besojnė spiunėve. Prandaj... Ku e kishim fjalėn?

Tek Disidenca.

A, tek disidenca. Unė nuk kam thėnė kurrė. Tani...

Po a keni tentuar ndonjėherė, zoti Kadare, qė ta paraqisni veten, pėrmes tė tjerėve, si njė disident?

Absolutisht jo. Kanė thėnė tė tjerėt, ēfarė t’i bėj unė gazetarit tė huaj qė thotė: “Shkrimtari disident Ismal Kadare...”. Cfarė t’i bėj unė. Ti bėj telegram zotėrisė, ti them s’jam disident? Kur mė pyet mua: “S’ėshtė e vėrtetė, nuk kam qenė…”. Tani, pyetja shtrohet nė mėnyrė shumė tė papranueshme. Njėherė dikur, e pyetėn njė shkrimtar: “Pse s’u bėre ti disident“. E para, or zotėri, nga ana parimore, ti do tė mėsosh mua? S’dua tė bėhem disident! S’kam dashur! More mund tė them: “kam qenė komunist“. Pse paskam qenė i detyruar unė tė bėhem disident? A, nė qoftė se unė them, Po, ti ke tė drejtė tė mė thuash: “S’ke qenė disident“. Nė qoftė se unė them... Pra pyetja ...

A ėshtė ky njė lloj faji, qė s’jeni bėrė disident?

Asnjė faj s’ėshtė qė s’kam qenė disident. Unė nuk jap shpjegime, sepse ėshtė e shėmtuar dhe meskine tė thuash se... kushtet nuk ishin, gjė qė ėshtė krejt e vėrtetė, po unė parimisht e them: “S’kam dashur tė bėhem”. Jo. Ta marrim nga ana parimore, njerėzore.

Nėse do tė kishit mundėsi, do tė mund tė bėheshit disident?

Po sigurisht do tė bėhesha, po kjo ėshtė njė punė qė unė s’e vėrtetoj dot. Por unė them tė parėn: Nuk kam dashur tė bėhem. Ta zėmė... Ti s’ke tė drejtė, askush, tė mė bėjė mua pyetjen. Unė mund t’i them: “Ore zotėri, po ti pse s’je bėrė disident?“ Eshtė bėrė njėherė njė dialog, e kam pėrmendur nė njė nga librat e mi, ėshtė ngjarje e vėrtetė: Njė njeri i thjeshtė i thotė njė intelektuali: “Ja juve intelektualėt, neve popullin na latė nė errėsirė...
-Po mirė... si, - thotė ai?
-Po ja, pse s’u bėre disident?
-Po mirė, pse tė bėhesha unė, - i thotė ai.
-Po se ti je me shkollė, edhe di tė bėhesh disident
-More, mė fal. Ti je njeri i thjeshtė?
-Po
-Dy litra vajguri kushtojnė dhjetė lekė tė vjetra. Merri, spėrkatu me tė pėrpara kryemisnistrisė, tė bėsh bujė, Kupton ti? - Dhe tė bėhesh edhe i famshėm, se vuan nga kjo, qė je i thjeshtė. Dhe tė bėhesh Jan Palahu, - si heroi i Ēekosllovakisė, - hero i vendit. Pse s’e bėn, - i tha. Pse mė jep mėsime morali mua? I them unė kėtyre, kėshtu: lubonjėria me shokė qė thonė: “Mė mirė tė ishe vrarė se sa ashtu...”. E para njėherė, s’kam dashur. Nuk mund t’ia bėsh asnjė qenieje njerėzore kėtė pyetje: “Pse s’u vrave ti, qė tė bėj sehir unė”. “Po pse s’u bėre ti”, - ti them unė. Ishe njėzetė vjeē, ishe i lirė. Pse s’u bėre ti? Tė merrje njė bezinė ose atje.. tė merrje tė hidhje njė bombė po deshe..., meqenėse ishe kaq trim, atje pranė bllokut, meqenėse jetoje rrotull, hyje e dilje, e tė bėheshe i famshėm. Pse s’u bėre ti? Ē’tė pengoi? E pse ma kėrkon ti mua? Ku kam bėrė unė kėtė pakt me popullin shqiptar, qė do bėhem disident, qė tė bėhem dėshmor.

Problemi qėndron qė pas vitit nėntėdhjetė, ju keni tentuar apo jo ta hiqni veten si disident?

Absolutisht jo. Unė s’kam thėnė... Ku e keni fjalėn disident? Unė kam thėnė...

A e keni quajtur veten i persekutuar Zoti Kadare?

Unė nuk e kam quajtur veten. Unė kam treguar kujtime tė ndryshme, siē kanė ndodhur gjėrat, shpesh duke mė pyetur... Ato janė... merri si tė duash. Tuaj: “nė kujtimet e tij, teprohet kjo ana e zymtė”. Unė nuk e kam fshehur asnjėherė atė jetė qė kam jetuar. Nuk kam thėnė ndonjėherė qė unė nuk kam udhėtuar jashtė, s’kam qenė nė Francė, s’kam qenė ashtu... Po unė i kam thėnė tė gjitha. Kur mė kanė pyetur arsyet, po. Unė jam i vetmi shkrimtar qė ėshtė ftuar nga botuesit e tij perėndimorė. Unė kam patur mbi njėqind ftesa. Kam vajtur disa herė.

Pėrse?

Se jam botuar, i vetmi. Tė tjerėt nuk janė botuar nė perėndim nė atė kohė. E ēfarė do? Kjo ėshtė shumė e thjeshtė. Unė merrja, minimumi dhjetė ftesa nė vit. Shteti me ashtu... do tė pranonte njė nė njė vit e gjysėm... do tė pranohej njė ftesė sė s’bėn. Sepse presioni ndėrkombėtar ėshtė kaq i fortė saqė nuk..., si duket, bėnte llogari qė: “po i ndalojmė njėmbėdhjetė, po i japim dymbėdhjetėn”. Ja kjo ėshtė. Shumė histori e thjeshtė. Nuk merrnin shkrimtarė tė tjerė shqiptarė ftesa. Unė merrja, jo vetėm qė merrja ftesa, por shpalleshin nė shtyp: Kemi ftuar Kadarenė... nuk vjen, cfarė ka, cfarė po ndodh”? Bėnin edhe kėshtu... provokime sigurisht. Provokime... do ti quaja... pozitive! Ēfarė ka kėtu? Unė isha botuar, mė falni...

Nė 1970-tėn, kur Shqipėria ishte nė zi, e izoluar, unė arrita, pėr rastėsi, qėlloi... letėrsia shqipe u fut pa pritur nė klubin e letėrsisė evropiane. Doli nga njė izolim absolut, librat e mija u bėnė brenda njė viti tė njohura, u pėrkthyen nė tė gjithė Evropėn, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Tani, sigurisht qė unė isha nė qendėr tė vėmendjes. Sigurisht qė unė do tė bėja njė udhėtim nė Francė, ose edhe njė tjetėr, mė vonė. Pse ju duket kaq ēudi e madhe? Pse harroni kėtė fakt? Kjo letėrsi, doli pra, nga njė errėsirė e plotė mosnjohjeje, dhe papritur, librat e mija filluan tė lexohen nė Paris, njė vit mė pas, gjashtė muaj mė pas nė Nju York, nė Berlin, kudo. Po mirė, nuk e mendoni juve, si shpjegohet qė letėrsia e njė vendi qė ish njė burg i madh, papritur e lexon njė lexues i huaj. Kush e detyron lexuesin francez tė lėrė shkrimtarėt e vet e tė mė lexojė mua. Pse? Kush e detyron lexuesin Londinez? Se ka patur edhe zėra qė i manipulonte Tirana, - marrėzira te pafundme!

Atėherė, zotėri, unė tė bėra ty letėrsi nė... Dhe unė nga kjo, nga njė anė... Ishte dyfishe kjo, nga njė anė mua mė ndihmonte, se mė mbronte, kjo njohje ndėrkombėtare, por dhe mė krijoi probleme, sepse unė u bėra i dyshimtė: “Ē’ėshtė ky shkrimtar qė po na del, qė po e pėlqeka borgjezia?” Se elozhet pėr mua ishin tė pafundme, ju i keni parė besoj nėpėr shtyp. Domethėnė tėrė epitetet qė mund tė thuhen, qė mund tė ėndėrrojė ēdo shkrimtar, janė thėnė pėr mua. Dhe unė isha nė atė burg atje nė Shqipėri. Kjo ėshtė ajo gjėja mė paradoksale qė ka ndodhur nė ashtu... Qė librat e mija shiteshin nėpėr kryeqytetet perėndimore. Pse bliheshin? Se ishte propagandė komuniste? Vėretetė kishte nevoja Evropa tė merrte propagandė komuniste nga Shqipėria? Vėrtetė kishte nevojė Parisi dhe Londra tė merrnin?

Zoti Kadare, cilat kanė qenė dhe janė problemet tuaja me Rexhep Qosen? Pėrveē debatit pėr identitetin evropian tė shqiptarėve ose jo ka edhe njė goditje shumė tė fortė qė ai ju ka dhėnė disa ditė mė parė, nė njė intervistė qė ka dhėnė pėr shtypin e Kosovės.

Ēfarė? Qė ka gėnjyer? Pse thoni: “Goditje”. Ka thėnė njė mashtrim qė ka turpėruar veten. Ka dhėnė pra, atė qė thashė, qė Ismail Kadareja ka futur nė burg Todi Lubonjėn dhe dhe Fadfil Pacramin.

Ju ka quajtur persekutor tė shkrimtarėve shqiptarė.

Po ėshtė njė mashtrim, fare, i gradės mė tė ulėt.

Ēfarė probleme keni ju me tė?

Nuk kam... asnjė problem s’kam patur, nė kuptimin, ky ka qenė, herė pas here kundėr meje. Se pse ka qenė, ai mund ta shpjegojė.

Qė kur ...

Qė nė shtatėdhjetėn. Dilte kundėr meje. Ky ka bėrė njė polemikė tė madhe, me njė grup shkrimtarėsh kosovarė, pėr shkakun tim dhe tė Eqerem Ēabejit. Ju nuk e dini. Jeni tė rinj. Po tė hapni ato libra sepse ai ka botuar edhe njė libėr... e ka pėrshkruar edhe njė njė libėr atė! Njė libėr i turpshėm do tė thosha unė, ky i ka pasur kundra tė gjithė shkrimtarėt e rinj tė Kosovės pėr kėtė gjė, sepse ka qenė kundėr meje.

Cili ka qenė shkaku?

Nuk e di. Unė mendoj, nuk dua tė bėj spekullime, unė mendoj se kėtu ėshtė zilia njerėzore. Zilia njerėzore ėshtė shkaku bazė nė fushėn e letrave. Nuk ka shkak mė tė fuqishėm se ky. Qoftė ky, qoftė Lubonja, se kėta tė dy kanė marrė flamurin e kėsaj Janullės tashti, kėta kanė zili njerėzore. Unė mund tė thosha dhe pėr Lubonjėn, qė ėshtė pjesė e nomenklaturės, por nuk bėj spekullime tė tilla.
Tė hap njė parantezė, unė nuk kam asgjė kundėr shkrimtarėve mediokėr, shkrimtari mediokėr ėshtė pjesė e peizashit botėror kulturor, shumė i rėndėsishėm. Madje nė njė mbledhje, njė takim, kam thėnė qė unė kam admirimin mė tė madh pėr shkrimtarėt mediokėr, filluan tė qeshnin, kujtuan se po tallesha. E kam thėnė nė Itali, dhe u kam thėnė mos qeshni, sepse kėta janė njė ushtri e madhe e artit, e flijuar pėr artin, sepse kėta e dinė qė do vdesin, kėta janė qė sigurojnė miliona lexues tė letėrsisė, qė arti i madh nuk i siguron dot. Kėta janė mediokrit.

Ju po thoni qė Rexhep Qosja ėshtė njė shkrimtar mediokėr?

Po, ėshtė shkrimtar mediokėr. Me kėtė e tregon. Unė mund ta ēmoja mė tepėr, me kėtė e tregon qė ėshtė njė ziliqar.

Kėtė mendim keni pasur dhe pėrpara se ai t’ju godiste?

Shikoni, i kemi ngritur disa figura, mė tepėr se c’duhet. Shumė njerėz mendojnė qė ai ėshtė njė shkrimtar i rėndėsishėm. Dhe ai ka qenė publicist i rėndėsishėm, historian i rėndėsishėm. Po me kėtė qė bėri, kėtė sulm tė shfrenuar, mendja mė shkon qė do ėshtė i tillė, se nuk gjej dot arsye. Shkrimtari mediokėr, unė s’kam gjė kundėr tyre, por kur shkrimtari mediokėr bėhet agresiv dhe sulmon shkrimtarin tjetėr qė ėshtė mbi tė, ėshtė bisha mė e egėr qė mund tė mendohet nė botė, nuk ndalet pėrpara asgjėje. Kėtu qėndron tmerri i mediokritetit. Dhe kjo ėshtė histori e pėrjetshme e njerėzimit, nuk ndryshon. Do thoni ju, mediokriteti dhe zilia, cmira, nuk janė vetėm tek shqiptarėt. Tek shqiptarėt janė shumė tė theksuara, ato janė kudo nė botė, por kultura i pakėson, i zbeh ato.

Shekulli, 03/11/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara