HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lule dhe Gjak e Gjak pėr Lule

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Vėshtrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” tė Don Gjergj Simonit

Kėtej kalohet nė qytet t’mjerimit
Kėtej kalohet n’dhimbjen pa kufi
Kėtej kalohet n’shpitrat e humbun shqimit

Dante ALIGERI,
fragment nga Komedia Hyjnore “FERRI”

Dhe atėherė kur gjak pikonte, zemra e shqiptarit kėndonte. Kur njeriu njihet me heroit e nacionit e me madhėshtinė e veprės sė tyne mahnitet, shtanget. Nė shkėlqimin e fėtyrave tė pastėrta tė kėtyne dijetarve i jepet nje vlerė tjetėr ma e madhe, ma e naltė, ma e shejtė kuptimit t’Atdheut, gjakut, gjuhės, historisė. Tė qenurit, jeta, shoqnia, puna e deri vdekja vetė marrin njė qėllim sublim, njė bukuri ideale. Shtanget po, por nuk ngurroset. Zemra tue rrah, fillon e nxjerr ndiesi e hove dashunijet, ndaj herojve tė nacionit, kundrejt tė cilėvet kohėt nuk kanė mujt tė na i shkėpusin, sado qė u rrukullisen nė mes nesh e tyne nder vite, dekada e shekujve. “Me kėtė tubė tė vogėl poezish, desha tė shpreh ndiesit e hovet e zemrės, kushtue etenve tė nacionit si nevojė e ēfaqjes sė mirėnjohjes, qė kam pėr ta, pa marrė parasysh, se kritika e ashpėr mund t’i flakė o t’i pėrbuzė. Me fjalen time derdha dashuninė, pėr themeluesit e idesė s’onė nacionale, simbas mundėsisė kreva nji detyrė ndaj kėtyne tė pavdekshmve.” Gjergj Simoni, Kampi i tė Burgosunve, Ballash, tetor-nėntor 1982.

Vjersha me frymėzim
tė pastėr atdhetar e kristian

Pėrherė e mė tė pranishme nė ditėt tona, po bėhen botimet e mbetura nė dorėshkrim gjatė kohės sė diktaturės komuniste. Prania e vėllimit poetik modest “Lule dhe Gjak” (Shkodėr, 2006), me autor meshtarin Don Gjergj Simonin, me tematikėn e dashur atdhetare, pėr lexuesit ėshtė e mirėpritur nė sferėn e komunikimit dhe qarkullimit tė vlerave patriotike letrare.
Nė mėnyrė tė veēantė, njė lexim tė tillė e kėrkojnė veprat e sė kaluarės, qė nuk janė konsideruar deri vonė si vepra me vlera letrare, pėr tė cilat, jo se kanė munguar leximet, por ato kanė qenė tė kufizuara. Pėr to ka mbizotėruar leximi gjuhėsor apo historiko - kulturor dhe ėshtė menjanuar esenca e leximit estetik tė tyre.
Frymėzimi apo fryma, qė pėrshkon anė e tej vjershat dhe poezitė e Don Gjergjit, ėshtė sa e padukshme dhe aq e pranishme njėherėsh, duke u pėrfshi natyrisht nė letėrsinė e traditės sė shkrimtarėve klerikė katolikė gegė, treve tė plleshme, qė lėvruan me sukses nė shumė gjini artistike shkrimore. Ata kanė pėrdorur natyrshėm lėndėn historike, si: mitin, autoktoninė, ngjarjet e pasura tė historisė sė nacionit tonė, bashkėkohėsinė apo tė ardhmen, duke e pėrdorur gamėn e saj me saktėsi nė shėrbim tė sė vėrtetės. Tema heroike, me referenca gjurmlėnėse historike, ėshtė edhe bėrthama esenciale e poezive dhe vjershave tė poetit tonė modest Simoni, qė gjithsesi ėshtė filiz i traditės, qė gjeneron atė hulli, ku shkelėn me dinjitet prelatėt pararendės diturak shqiptarė shekull mbas shekulli, duke e pėrshkruar librin nga njė frymėzim i ngrohtė e i pastėr kristian.
Gjatė kohės qė vuante nė burgjet komuniste, sikurse ishte ferri me emrin famkeq Spaē, autori Simoni, krijonte e meditonte nė heshtje tė thellė vargje poetike. Falė kėtij shpirti, kėsaj vetėdije tė kristaltė, nisi tė ravijojė tiparet origjinale pėr temat e dashura atdhetare, pėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit martir shqiptar dhe figurave, qė e bėnė lavdinė e historisė sė saj. Ai, pėrmes vargjeve, pėrshkruan pėrjetimet e shpirtit artistik, pėr Kryengritjen e trimave tė Malėsisė sė Madhe, mė 6 Prill 1911, nė majėn e istikamit tė Deēiēit, tė udhėhequr nga trimi kreshnik i maleve Dedė Gjon Luli, duke mbajtur e ngritur flamurin e Gjergj Gjon Kastrioti.
Temė pas teme e varg mbas vargu, shihet njė kėndvėshtrim i ri poetik, ku shquhet prania e kulteve tė reja, si ai i Atdheut, i gjuhės amtare, krahas kulteve universale, si ai i fesė, i dashunisė sė njeriut pėr vetveten e tė tjerėt, i dijes pėrparimtare, ēka pėrfaqson atė realitet tė ri, tė vetėdijės sė nacionalitetit, qė afirmonte dukshėm pėrsonalitetin e vet.
Poezi, autori, i ka kushtuar demokratit tė shquar liberator Luigj Gurakuqit, Imzot Nikollė Kaēorrit, asokohe n/Kryetar i Qeverisė sė Vlorės, pėrkrah plakut tė urtė mjekėrbardh Ismail Bej Qemali, poetit tė shquar Don Ndre Mjedjes, etj. Rėndėsi e respekt shpreh vjershėtori, pėr dy figurat brilante: poetin e atdhetarin Naim Bej Frashėrin dhe patriotin e flaktė Papa Kristo Negovanin, ndėr mė tė shquarit nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut.
Kėtu burojnė mesazhe, me ndjesi tė ngrohtė krenarie e besimin nė mendimin poetik, origjinalitetin e tij, duke ruajtur muzikalitetin e gjuhės sė pasur gegė, tė cilėn, poeti e shpreh nė forma tė larmishme vargėzimi, por sidomos duke lėvruar vjershėrimin, shumė e parapėlqyer prej tij teksa ndiente pjekurinė poetike. Nė vargje, ai ka derdhur mbresa e persiatje, qė u flasin pėrherė shqiptarėve pėr shpirtin e pastėr, tė cilit, i ndejti besnik edhe nė ditėt tona. Ai ka shumė dorėshkrime tė pabotuara, tė cilat, ruajnė vijimėsinė e trinomit “Fe – Atdhe - Pėrparim”.
Sikurse tė gjithė poetėt e tjerė shqiptarė, qoftė tė traditės gojore, qoftė tė traditės sė shkruar edhe Simoni, pėrveē dukurive tė shumtė tė jetės sė pėrditshme, tė natyrės, tė botės sė mbrendshme, bėn objekt trajtimi artistik Zotin e Mbretėrinė Hyjnore, qė shpreh nė qenėsinė, dashurinė, mirėsinė, mirėkuptimin e pasuninė shpirtėrore, duke e ndjerė, nderuar dhe ēmuar praninė e Hyjit. Tek i lexon poezitė, futėsh natyrshėm nė botėn e pasur tė vargėtorit, nė shpirtin e lirė dhe tė hapur, nga njė formė e trajtė e tė shkruarit nė mėnyrė transparente dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja me njė gjuhė tė latuar gegė me taban tė thellė shqiptar, pa huazime e hermetizėm, qė shpesh e shohim nė krijimet e autorėve tė tjerė.
Nė shpirtin e dlirė tė autorit, do tė ngulitet thellė dashuria pėr Shkodrėn, njerėzit e saj, pėr Kishėn Kathedrale, duke e njohur me hollėsi dhe frekuentuar edhe atėherė, kur rregullisht u survejonte nga kasnecėt vullnetarė tė Sigurimit komunist. Ai atėherė e sot dėshmohet si liberal e pėrparimtar, shpirtbutė prej kristiani tė devotshėm, nga e cila i buron gjerėsia e impulsitetet, me njė natyrė gazmore e i shėndeshėm nė kulturė, duke mos pasur asnjė gjurmė fanatizmi apo ngurtėsimi pėr frymėn bashkėkohore. E parė nė njė kėndvėshtrim tė ri, vėllimi “Lule dhe Gjak”, mendoj se vargjet pėrshkohen nga njė bosht orientues, qė i pėrshkon filli i desė sė pastėr patriotike, qė i jep kjartėsi mendimit e ndjeshmėri krijimit.
Sėfundi, poezitė e vjershat e reja nė botim, por jo nė moshė janė njė pėrjetim i pėrvojės leximore historike, njė pėrjetim i butė, i ėmbėl, siē ėshtė edhe vetė peisazhi poetik qė ai sendėrton, ku lėvizin ndjenjat, dėshirat e malli i patriotit tė fillimit tė shekullit XXI.

Letra e Luēiferrit, drejtuar popullit shqiptar

Don Gjergj Simoni (1933), ka lindur nė Shkodėr, nė njė familje qytetare tė mesme. Ai ėshtė rritur nė njė mjedis katolik e me prindėr tė devotshėm fetar. Qė nė moshė tė vogėl, ka pasur thirrje tė brendshme, pėr t’iu kushtuar Zotit, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u shtuar, pa pasur asnjė oportunizėm e lėkundje. Duke qenė, se Kisha Katolike nė Shqipėri pėsoi pėrsekutime, qė nė ditėt e para tė ardhjes sė komunizmit, me mbylljen e seminarit (1946) nxjerrjen e motrave katolike prej kuvendeve (1946), arrestimin e pothuajse tė gjithė meshtarėve e pushkatimit tė shumė prej tyre (1944-1990), ai bėri studimet pėr meshtarė nė mėnyrė tė fshehtė.
Gjatė viteve tė mėvonshme, ka punuar nė punė tė ndryshme dhe si nėpunės, por nė tė shumtėn e viteve si punėtor krahu, deri nė gusht tė vitit 1976, kur u arrestua nga forcat e Sigurimit. Natėn e Pashkėve tė vitit 1977, doli nė gjyq dhe u dėnua me akuzėn e tė ashtėquajtur “agjitacion i mbyllur” dhe nė pretencė Prokurori e dėnoi me 10 vjet burg. Arsyeja e dėnimit ishte, se nė oborrin e shtėpisė sė tij, kishte groposur pėr tė ruajtur nė fshehtėsi librat mė tė zgjedhura tė Arqipeshkėvisė Metropolitane tė Shkodrės dhe sa e sa objekte Shejte, marrė fshehtas para se tė mbylleshin kishat.
Po ashtu, nė dhe, ka futur edhe shkrimet e vėllaut tė tij prozatorit Imzot Zef Simonit (1928) Ipeshkėv. Gjithashtu, ka fshehur nėn dhe edhe dorėshkrimet e Padėr Mark Harapit S.J. (Societta Jesus), tė Padėr Benedikt Demės, si dhe qindra vjersha dhe poezi tė shkruar gjatė viteve prej tij. Midis tyre dallohet poema satirike: “Letra e Luēiferrit drejtuar popullit shqiptar”, ku nė fund, ka vendosur shėnimin: Luēiferri = Enver Hoxha, me tė cilėn ka bėrė qė tė tėrbohen nga marazi tė gjithė hetuesit e gjykatėsit gjatė procesit tė dėnimit.
Nė vitin 1985, ėshtė liruar nga burgu, pas kalvarit qė e shoqėroi nė tre kampe burgu: Ballash, Qafė tė Barit dhe Spaē. Mbas disa muajve tė lirimit, ka hyrė nė punė si punėtorė dhe ka punuar kėshtu deri nė muajt e parė tė vitit 1991.
Mė riadhjen e lirisė sė fesė nė Shqipni, mė 21 Prill 1991, ėshtė shuguruar meshtar nė ditėn e “Zojes s’Kshillit t’Mir”, ku nė kėmbėt e rrėnojės sė Shejtores, ka thėnė meshėn e parė. Pėr njė vit, ka shėrbyer nė qytetin e Shkodrės dhe nė shtator tė vitit 1992, ėshtė emėruar famullitar i Dajēit tė Bregut tė Bunės e administrator i famullisė sė Pentarit dhe sot sėrisht nė qytetin e Shkodrės. Ėshtė meshtar i parė, i shuguruar mbas mbylljes sė kishave nė Shqipėri.
Pėrveē shėrbimeve fetare tė pėrditshme, kur gjen kohė tė lirė merret me sistemimin e dy-tre vėllimeve me vjersha dhe poezi, tė cilat kanė qenė sekuestruar gjatė arrestimit dhe arshivuar nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė. Pjesa mė e madhe e tyre ka qenė prej 10 vėllimeve, mendon ai, tė cilat, janė pėrvetėsuar prej njerėzve, qė kanė qėndruar afėr Sigurimit, e qė ende sot nuk i kanė rėnė nė dorė. Sot vijon tė shkruaj, tregime tė shkurtėra e kujtime nga burgu, tė cilat, i ka nė proces dhe sėshpejti do t’i dėrgoj nė Shtėpinė Botuese serioze “Camaj - Pipa” nė Shkodėr.

Shifra me fakte nga Rusia e Shqipėria

Nga viti 1918 – 1929, sipas njė studimi tė paraqitur nga ana e Kishės Katolike, 6.775 priftėn orthodoksė janė vrarė nė Rusi. Mė 1936, u mbyllėn nga tė kuqtė 8.322 priftė tė kongregacioneve tė ndryshme fetare. Prej 1945 – 1947, nė dy vjet qė operojshin bandat komuniste nė Greqi, 380 priftėn orthodoksė, diakonė e murgj u zhdukėn pa lėnė gjurmė prej masakrave barbare tė tyre. Nė Rusi, mbas njė periudhe pushimi tė shkurtė, pėrsekucionet fetare filluan. Tani pėr tani viktima tė kėtyre pėrsekutimeve janė ndjekėsit e Kishės Baptiste, ku 202 pėrsona, priftėrinj e fetarė tė thjeshtė vujnė denime politike nėpėr burgje e punė tė detyrueme. Sipas Eminencės sė Tij Antoine, nė Rusi, mė 1914 kishte 78.204 kisha, ndėrsa sot ka vetėm disa qindra. Kryeqyteti ukrainaz Kiev, mė 1917 kishte 106 kisha, sot ka vetėm 1 (njė).
Nė Pietrograd ishin mė 1917, 354 tempuj, kurse sot kanė mbetur vetėm 10. Nga 600 kisha qė kishte nė Moskė mė 1917, kanė mbetur nė kėmbė vetėm 30. Komunistėt e kuq bolshevik stalinist shtėrnguan mė 22 dhjetor 1964 For Lumturinė e Tij Patriarkun Aleksej, qė tė shpallė nė tė gjithė Rusinė vetėm nė njė Kishė duhet tė bėhen pagėzime.
Pėr tė gjetė njė kishė tė hapun nė Rusi, sipas pohimit tė Eminencės sė Tij Antoine, duhet tė ecėsh qindra kilometra. Pėr tė ndėrmarrė njė udhėtim tė tillė bahet e nevojshme leja prej autoriteteve lokale, tė cilėt tė shumtėn e herės nuk e japin. Ndėrsa njė dėnim i rėndė i pret tė gjithė ata meshtarė qė marrin guximin me pagėzu fėmijė pa autorizimin e organeve tė qeverisė.
Si turistat perėndimorė ashtu edhe disa nėshtetas rus, tė cilėt mundin tė dėrgojnė jashtė Rusisė ndonjė reportazh, tregojnė se edhe ato kisha qė gjenden tė hapura nė Rusi ruhen rreptėsisht nga policia, e cila ndalon hyrjen nė kishė tė tė rinjve 3 vjeē deri nė moshėn18 – vjeēare. Asnjė aktivitet i Kishės ruse, nuk lejohet tė bėhet i lirė nga ndėrhyrjet e tė ashtėquajturve “Kėshilla pėr Punė Fetare”, kryetar i tė cilit ėshtė komunisti Kouroiedov.
Gjithnjė turistat perėndimorė, qė kthehen nga Rusia, tregojnė se edhe ndėr ato kisha tė pakta qė kanė mbetur ende pa u mbyllur, vihen re shpesh agjenta tė Kėshillit ose tė Komitetit pėr Punė Fetare, tė cilėt mezi presin me gjetė njė shkak qė tė mbyllin menjeherė kishėn dhe tė burgosin meshtarin. Ata ruajnė gjithashtu qė tė mos bėhen pagėzime, me pėrjashtim tė pak pėrsonave, qė autorizon qeveria, sa pėr tė treguar se ekziston liria e fesė nė Rusi. Mirėpo, realiteti i jetės sė pėrditshme tregon tė kundėrtėn, qė ėshtė njė e vertetė tragjike qė po e vuan Kisha nė Rusinė Sovjetike (“Catholic Albanian Life”, San Francisco, San Clara Cruse, California, Vjeti III, Nr. 1 (9), Kallnuer – Mars 1968, 17 – 19, 23)
A e dha Partia orientimin pėr luftėn kundėr fesė? Atėherė, flakė pėr flakė, poetėt militantė komunistė, shkruanin:

“Tė shurdhuan veshėt
Priftėrinjtė dhe Hoxhallarėt…
Dhe bekonin gjakmarrjet
Minaret dhe kambanaret.”

apo

“Ē’thonin kambanat,
Ē’murmuritnin priftėrit
Nė latinisht/Kishave tė larta?
Logjika latine me fraza tė gjata.”

ose

“Nė qelitė e qeta tė manastireve tė ftohtė
Bėnin studime pėr sufikset priftėrinjtė.”

“Amin!
Priftėrit dhe ca poetė nė gjumė tė vinin
Pėr lavdinė abstrakte gjenealogjike ulėrinin.”

Atė qė diktatori mishngrėnės Enver Hoxha, e thoshte me njė fjalė, shkrimtarėt e gazetarėt, me suite njeri mbas tjetrit e shumėzonin nė gazeta, libra, revista etj., nė poezi, libra, drama, romane, poema, artikuj, skenare, dokumentare, studime e pėrēmime. Bile pėr urretjen kundėrfetare dhe kundėr “armiqėve reaksionarė” tė popullit, ia kalonin themeluesit, pėr tė marrė buzėqeshje prej diktatorit, e mė vonė poste. Populli, jetonte nė varfėri tė tejskajshme, pėr njė kafshatė bukė...

Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare

Dhe rezultati i nxitjeres sė urretjes ndaj Zoti dhe predikuesve tė saj, do tė sillte frytin e dėshiruar kundėrshqiptar tė rregjimit komunist, sipas sė cilės:
Klerikėt e pushkatuem kanė pasė moshėn mesatare 47 vjeē, kanė ba 258 muej hetuesi ose 21 vite, tė gjithė sė bashku. Klerikėt qė kanė vdekė nė tortura kanė pasė moshėn mesatare 50 vjeē, kanė ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysė. Klekėt e mbytun pa gjyq kanė pasė moshėn mesatare 56 vjeē, kanė ba 56 muej hetuesi, dhe sė bashku me vitet qė kanė kalue nė burg, janė gjithsejt 18 vjet.
Klerikėt, qė vdiqėn pak kohė pas torturash kanė pasė moshė mesatare 52 vjeē dhe kanė ba 3 vjet hetuesi.
Klerikėt, qė kanė vdekė nė burgje ose kampe shfarosėse kanė pasė moshėn mesatare 56 vjeē dhe kanė ba 156 vjeē burg. Klerikėt, qė kanė vdekė mbasi kanė krye burgun kanė ba dėnim gjithsejt 315 vjet.
Klerikėt qė kanė vuejt dėnimin dhe sot janė me shėrbim tė fesė kanė ba 363 vjet burg.
Tė gjithė vitet e burgut janė 881 vjet ose gati 9 shekuj.
Kanė kryer rreth 450 vjet studime nė 24 universitete tė ndryshme tė Europės. (Grup autorėsh, “Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare 1944 – 1990”, Shkodėr, 1993, f. 220 ose Mons Zef Simoni Vescovo “Persecuzione della Chiesa Cattolica in Albania”, Rome, 2000).

Tėrbimi i ksenofobit Enver Hoxha

Ja sesi luftoj E. Hoxha kundėr Vatikanit e Papės, qė lutej pėr vuajtjet e shqiptarėve:
“... Nė kapėrximin e vitit 1975 e fillimin e 1976 - ės, tamam nė ditėn e Krishtlindjeve, qėlloi dhe prova e pėrgjithėshme e Festivalit tė Kengės nė Radio - Televizion. Edicioni i lajmeve tė RAI - it atė natė filloi me pėrshendetjen e Papės. Enver Hoxha, i mbėrthyer te ky informacion priste qė figura tė ndėrpritej. Kaloi njė minutė, pesė, hiē... Vetė ai, personalisht, por edhe tė tjerė mbas tij, kėrkuan nė telefon nė fillim drejtorin e pėrgjithshėm, pastaj tė tjerėt me rradhė. Kur s'u doli njeri, zunė tė gjithė telefonat e tjerė, kush tė dilte. Por, sikur tė kish renė zjarri, askush s'pėrgjigjej. Vetem vonė, Kryesori, u lidh me njė numėr nė studjon e lajmeve, ku po bėhej gati transmetimi i ngjarjeve kryesore tė ditės. Jam Enver Hoxha, - kish nisur ai ligjėratėn me nerva e thirrje. Fjala nuk i zinte gojėn. - Si guxoni tė lini Papėn hapur? Ka mbi njėzetė minuta qė flet e i ben propagandė kryeqytetit pėr Krishtlindjet. Ku janė drejtorėt tuaj? Cili jeni ju? Tani, menjeherė, tė mbyllet linja e Dajtit!...
Ne arritėm nė zyrėn teknike, nė kohėn kur shefi yne i redaksisė sė informacionit K.S., po kėrkonte letėr pėr tė mbajtur shėnime me receptor nė dorė. Ishte i tronditur nga ai lajm ndjellakeqės. Pėr fat, sa mbaroi ultimatumi nė telefon, Papa e mbaroi lutjen. Kjo ngjarje nuk kaloi pa pasoja. Drejtorit tė Pėrgjithshėm iu dha paralajmėrim seroiz. Kjo neglixhencė mbeti si kujtesė e hidhur. Tekniku, mbasi u shqyrtua prejardhja e rrethit tė tij familjar, kaloi drejpėrdrejt nė prodhim. Mbas kėsaj ngjarje, drejtorisė teknike iu ngarkua si detyrė qė tė sajonte njė lloj komandimi nė distancė pėr tė mbyllur sinjalin e Dajtit nga Tirana. (Marash Hajati, “Dera e prapme e shtypit”, Botimet Logoreci, Tiranė, 1998)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara