F J A L A
E   L I R Ė


| Prapa |

Shampajė e tortė, pėr njė jetė tė ėmbėl me plot dashuri

-- bisedoi Klajd Kapinova, New York

Klajd Kapinova

Mes kėngėve e valleve shqiptare lidhėn jetėn bashkėshortore Roland me Elizabeta Krasniqi (Mrijaj)

EASTWOOD MANOR (Bronx, New York). Tė ftohtit me temperatura tė ulėta e bėri edhe mė tė ngrohtė atmosferėn plot hare tė ēiftit Roland dhe Elizabeta Krasnqi. Sot Rolandi i diplomuar nė bisnes, do tė qėndrojė larg restorantit tė familjes "Da Vinci", ndėrsa Elizabeta njė ditė pa librat e shkollės. Nė Kishėn Katolike "Zoja e Shkodrės", Don Pjetėr Popaj dhe Don Fran Sopi, meshtari mik, i ardhur nga Klina e Kosovės, bashkėmeshuan nė meshėn e shenjtė, pėr kurorėn e martesės sė ēiftit Roland e Beta Mrijaj. Babai i vajzės Tomė Mrijaj, i emocionuar dhe gėzuar, afrohet ngadalė pranė lterit, tek shoqėron vajzėn nuse nėn tingujt muzikor tė kryeveprės "Ave Maria" tė Shubertit (luajtur e interpretuar nga njė tenor amerikan), shoqėron Betėn drejt dhėndėrrit Roland Krasniqi. Nė cast shpėrthejnė mijėra duatrokitje e shkrepje blicash...

Martesa e Roland me Elizabeta Krasniqi (Mrijaj)

Don Pjetri, pėrpara lterit mori premtimin "Po" nga fjalėt e ēiftit, se ato do t'i qėndrojnė besnik njeri tjetrit, nė gėzime dhe hidhėrime, duke i bekuar nė udhėn e familjes sė re…

Tjetėr gėzim, ka pushtuar zemrat e tyre nė ambientet e bukura tė Parkut "Piermont", ku ēifti mbas kurorės sė martesės nė Kishėn Katolike "Zoja e Shkodrės" (Hartsdale, NY), u drejtua tek restoranti Eastwood Manor, ku janė mbledhur pėr tė gėzuar mbi 600 vetė.

Martesa e Roland me Elizabeta Krasniqi (Mrijaj)

E shtuna e kėngėve nė familjet Krasniqi e Mrijaj dhe dita e dielė nė orėt e bukura tė mbrėmjes, ka mbledhur nė njė vatėr tė madhe gėzimi dhe hareje shumė miq, shokė, dasmorė shqiptarė e amerikanė. Njė ditė pėrpara dasmes, nė familjen Krasniqi, janė mbledhur tė afėrmit e familjes dhe gėzojnė pėr Rolandin, qė nesėr do tė bėhet dhėndėrr.

Gjithashtu nė familjen e nuses Elizabeta Mrijaj, sipas traditės shqiptare nė Kosovė, gratė, bijat e mbesat, mblidhen pėr tė festuar sėbashku. Ky rit i transmetuar brez mbas brezi dhe jashtė Kosovės e Amerikė, quhet 'Nata e Kanagjeqit'.

Martesa e Roland me Elizabeta Krasniqi (Mrijaj)

Rolandi me smoking e Beta me vellon e nusėrisė

Rolandi i veshur me smoking elegant, qė i hijeshon mbi shtat e Beta me bukurinė dhe nurin e veshjes sė nusėrisė, qėndrojnė buzė valėve tė ujit pėr t'i premtuar njeri tjetrit dashurinė e pėrjetshme. Prendush Gega 90 vjeē, me njė buzėqeshje tė thellė gėzohet se mbesa e tij hap njė familje tė re. Ai ėshtė mė i vjetri nė dasėm. Prendushi, qė vjen pas njė vizite nė Shqipėri, sot gėzohet se stėrmbesa e tij e dytė martohet. Prindėrit e dhėndrit Martin e Bore Krasniqi me djemtė: Robertin e Kristoferin; Toma me Lizėn dhe fėmijėt: Ardiana, Nikolla me nusen e tij Valbonen e Donika, kanė lot gėzimi pėr motrėn e tyre. Dajėt e dhėndrrit: Nikolla dhe Palushi me djalin Engjėll Ramaja dhe bashkėshortet e tyre, kanė ardhur nga Rovini i Kroacisė, pėr tė marrė pjesė nė dasmėn e nipit tė tyre. Ēifti udhėtoi me limosina nė natyrėn piktoreske buzė detit... Mė pas tė gjithė uruan ēiftin, me buzėqeshje e pėrqafime, qė fiksohen nė celoluid nga Ana dhe Kompania "Studio Adriatik"...

Martesa e Roland me Elizabeta Krasniqi (Mrijaj)

Dy skulptura akulli, kanė nė sfond simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjėn e pak mė tutje njė ēift pėllumbash prej akulli mbi njė zemėr, qė ruan nė brendėsi karajfila e trandofila origjinal. Tavolinat tashmė janė tė mbushura me miq e dasmorė shqiptarė e amerikanė, qė janė miq tė dy familjeve Krasniqi e Mrijaj. … Don Pjetėr Popa, meshtar i Kishės, sėrisht vjen nė dasėm dhe bėn bekimin e darkės, duke uruar ēiftin e ri. Ndėr tė tjera, kleriku i nderuar i komunitetit, tha se ndjehet shumė i gėzuar, qė merr pjesė nė bashkimin e njė ēifti tė ri shqiptar, qė ruajnė doket dhe zakonet e tė parėve tė tyre, ndonėse janė lindur e rritur nė Amerikė. Nė fund tė bekimit, gjatė pėrshėndetjes ai shtoi se, ky ēift i bukur shqiptar, ėshtė vijimsia e mbijetesės sė popullit tonė nė tokėn e Amerikės, duke ruajtur tė pastra zakonet, bujarinė, traditat, veshjet popullore, gjuhėn e ritet tona, duke nderuar e respektuar shtetin e bekuar, qė u krijoi kėto mundėsi mbijetese. Midis miqve amerikanė, ėshtė edhe Kryetari i Bashkisė sė Yonkers - it z. Phil Amicone me stafin e tij, qė janė miq tė familjes Mrijaj. Ai, me njė qetėsi fisniku dhe humor elegant afrohet duke i uruar ēiftit lumturi nė familjen e re tė porsanisur... Majori, ngrihet nga tavolina e kėrcen valle popullore shqiptare me Donika Mrijaj. Mė pas pėrshėndeti nė emėr tė dy familjeve z. Pashk Berisha, i cili, shkurtimisht u uroj mirėseardhjes tė gjithė tė pranishmve dhe ciftit tė ri lumturi tė pėrjetshme. Rolandi me Betėn, provojnė shijen e fundit tė beqarisė. Gra e vajza tė bukura tė shoqėruar nga burra e djem tė hijshėm, shoqėruan vendosjen e kurorės se Rolandit me Betėn.

Martesa e Roland me Elizabeta Krasniqi (Mrijaj)

Nėn ritmin e muzikės tradicionale populore: "Sa bukur na ka dalė nusja" etj., nė orėn 6:00PM, filloi mbrėmja muzikore nėn tingujt e kėngėtarėve tė komunitetit Agim Gerbeshi, qė u shoqėruan nga instrumentistėt e Grupit Muzikorė "4 Yjet", dhe kėngėtaret e mirėnjohura: Aurela Gace dhe Valentina Hajdari. Ciftet e reja, Robert e Kristina Krasniqin me vajzėn e tyre tė vogėl Lisabella, Artan dhe Arta Balaj, Kristofor e Dajana Krasniqi, tė veshur me kostume popullore kosovare kėrcyen shumė bukur. Ato u mirėpritėn me duatroktitje frenetike nga dasmorėt, tek shoqėroheshin nga ritmi i daullės (tupanit) tė luajtur nga Babo. Nėn tingujt e muzikės tradicionale, nė fillim tė ceremonisė hynė bajraktarėt me flamujt kombėtare shqiptarė e amerikanė: Arjan Krasniqi e Viktor Frroki. Mė pas hyri i pari i dasmorėve daja I dhėndrrit Nikollė Ramaja, dasmorėt dhe vazhduan, tė zotėt e shtėpisė sė dhėndrrit e nusės: Martin e Bore Krasniqi, Tomė e Lisa Mrijaj, axha i madh i djalit Pal e Dila Krasniqi, daja i djalit Engjell Ramaja e Pashkė Ramaja, daja Palush e Gjyste Ramaja, axha Hil e Monika Krasniqi, Kristi e Monika Krasniqi, Gjin e Jozefina Berishaj, Martin e Valentina Berishaj, Majk Kēira e Donika Mrijaj, Ricard e Nikoleta Krasniqi, Raymond e Anita Krasniqi, Albert e Sofia Krasniqi, Elvis e Diana Krasniqi, Artan e Arta Balaj, Tom e Diana Nikollaj, Alfred e Kristina Nikollaj, Daniel Balaj e Amanda Kola, Denis Radi e Gabriela Mrijaj, vėllau i dhėndrrit Roberti e dasmoresha Kristina Krasniqi, kumara dhe ndrikulla: Lum e Gjina Berisha, fėmijėt e unazave dhe lulėve: Daniel Berisha e Isabella Krasniqi dhe embėlsira e dasmės: dhėndrri e nusja: Roland $ Elizabeta Krasniqi. Dritat shuhen pėr njė cast. Tė rinjtė shtrojnė tapetin e kuq, qe menjėherė mbulohet nga mijėra lule shumėngjyrėshe, karramele e bombona.

Martesa e Roland me Elizabeta Krasniqi (Mrijaj)

Fishekzjarret ndizen nė tė gjithė anėt, duke e bėrė ambientine edhe mė festiv dhe ēiftin e ri mė tė emocionuar tek futet ngadalė nė shtėpinė e re, ndėrtuar enkas nga shoqėruesit e dasmės, qė kanė bashkuar duart nė njė koridor improvizues e urojnė ēiftin e ri.

Shampaja, gotat me emrat e Rolandit dhe Betės, qėndronin pranė kalasė sė ėmbėlsirės me kate pėr ēiftin Krasniqi. Ata, i dhanė njeri tjetrit njė lugė nga ėmbėlsira e dasmės, pėr njė jetė tė ėmbėl plot dashuri. Nėn tingujt e muzikės sė valseve tė dashurisė, mė pas vallėzuan nė krahėt e njeri tjetrit, tė shoqėruar edhe nga dasmorė tė tjerė...

Mes kėngėve e valleve popullore, u ndien ngrohtė edhe shumė miq tė ftuar amerikanė nga familja Krasniqi e Mrijaj, tė cilėt, i bashkoheshin gėzimit tė familjeve shqiptare...
Rolandi e Beta, u nisėn pėr tė kaluar muajin e mjaltit nė ishujt e vegjėl ekzotik Saint Martin tė Karaibeve, por shumė tė bukur tė Amerikės Qėndrore.

Marrė nga gazeta "Pavarėsia News", Prishtinė

| Prapa |