HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fillimi i revistės “Jeta Katolike” nė New York
ishte i zorshėm nga fakti, se mungonte gjithēka

-- bisedoi Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Intervistė me aktivistin e hershėm dhe ish-Kryetarin e Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York, publicistin veteran Tonin Mirakaj

Pyetje: Z. Tonin, revista “Jeta Katolike” sot po feston 40 - vjetorin e daljes sė numėrit tė parė tė saj. Si ndieni ju pas njė pėrvoje tė pasur publicistike?
Faleminderit pėr intervistėn, por dua qysh nė fillim tė theksoj, se kontributi im dhe pararendėsve tė mi ka qenė modes, por shumė i vėshtirė pėr kohėn kur ne ishim tė pakėt si komunitet dhe pa asnjė eksperiencė. Eshtė pėr t’u admiruar inisiativa e kurorėzuar sot me sukses, pėr tė perkujtuar 40-vjetorin e fillimit tė revistės “Jeta Katolike”. Mendoj, se kjo ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme nė jetėn e komunitetit katolik shqiptar tė New York-ut, mbas formimit tė “Lidhjes Katolike Shqiptare-Amerikane” (L.K.Sh.A.). Sigurisht, qė ėshtė hera e parė, qė njė komunitet shėnon ditėlindjen e njė organi tė shtypit tė vet, ēka tregon respektin dhe rėndėsinė e nevojshme, domosdoshme dhe tė pėrhershme, qė merr shtypi pėr jetėn e njė bashkėsie emigrantėsh.

Pyetje: Cilat ishin disa nga mjetet e informimit tė kohės qė bėnė sensibilizimin e organizimit tė komunitetit shqiptar nė Amerikė nė fillim tė vitėve ’60?
Kur u formua Lidhja, me inisiativėn e meshtarėve Mons Dr. Zef Oroshit, At Prof. Dr. Andrea Nargaj O.F.M. dhe e njė grupi tė vogėl shqiptarėsh, tė vetmet mjete komunikimi qė kishim kėtu nė gjuhėn shqipe, ishin gazetat “Shqiptari i Lirė” organ i Komitetit “Shqipnia e Lirė”, me editor njėrin nga intelektualet e njohur Prof. Nexhat Peshkopia dhe “Dielli”, organ i Federatės Pan-Shqiptare “Vatra”, qė botohej ne Boston (sot New York, ku janė edhe zyrat e Federatės) me editor Dr. Athanas Gega. Ishte gjithashtu emisioni radifonik, qė emetonte “Zėri i Shqiptarėve tė Lirė”, qė jepej njė gjysmė ore nė javė, ishte burim informacioni e lidhje mes shqiptarėve tė shpėrndarė nė udhėt e vėshtira tė emigracionit. Kėto mjete tė pakta komunikimi, pėrkrahėn forminin e Lidhjes, dhe botuan ēdo lajm, qė ne dėrgonim mbi aktivitetet qė zhvilloheshin nė komunitetin katolik. Ata botonin edhe lajme mbi aktivitetet e komitetėve tė tjera fetare Orthodokse e Muslimane, qė vepronin nė New York e gjetkė nė Amerikė.

Pyetje: A ishte e vėshtirė tė bashkėpunonin shqiptarėt, falė temperamentit tė ndryshėm, mentalitetit, diferencės sė trevave, kulturave dhe shkollave nga vinin prej trojeve etnike shqiptare?
Sigurisht, ėshtė e natyrshme, se sikurse ēdo nacionalitet tjetėr qė vjen nė njė shtet shumė tė madh, ku pėrfshihen mijėra kultura, zakone, tradita, gjuhe, mentalitete etj. edhe shqiptarėt nuk bėnin pėrjashtim. Asoke mė sėshumti mbizotėronin emigrantėt politikė dhe ato ekonomikė, tė ardhur shumė vite mė parė. Njohja e bashkėatdhetarėve me njeri tjetrin mė sėshumti ishte e rastėsishme, sepse ne nuk ishim tė organizuar, sikurse mund tė thuhet pėr komunitetet e tjera qė kishin shekuj qė ishin vendosur nė ShBA. E kėsisoj edhe fillimi i Lidhjes nuk qe i lehtė. Bisedonim pėr punė tė mėdha, por mundėsit i kishim fare tė vogla. Edhe ata pak antarė, nuk ishin tė gjithė tė vendosur nė njė drejtim. Shumica prej nesh, mendonim sesa tė ēlirohet Shqipėria nga komunizmi, do tė kthehemi nė vendlindje. Disa tė tjerė shpreheshin, se nuk ėshtė nevoja tė ndėrtojmė Kishė, e disa shtonin se jemi pėrkohėsisht nė kėtė vend?

Pyetje: Por gjithsesi ju mblidheshit dhe mendonit pėr tė ardhmen e komunitetit tuaj?
Por ėshtė e vėrtetė. Kjo ishte gjėja mė normale qė bėnim. Pavarėsisht mendimeve tė kundėrta, ne mblidheshim ēdo ditė diele, herė nė njė Kishė herė nė njė tjetėr, kur na lajmėronin meshtarėt, se do tė vinin pėr tė celebruar njė meshe. Mbas meshet, i “binim legenit” me muhabet e mendime gjithfarėsh derisa lodheshim, e mandej merrnim trenin e ktheheshim ne vendbanimet tona. Nuk kishim problem parkimi, nga se gjithsej kishim dy makina asokohe. Njerėn e kishte Don Zefi prej Oroshit dhe tjetrėn mirditori Gjon Cupi.

Pyetje: Meshtarėt shqiptarė Mons Oroshi e At Nargaj, shėrbenin nė kishat amerikane dhe gjatė kohės sė pakėt tė lirė takoheshin me shqiptarėt. Mungesa e takimeve tė shpeshta a e pengoi qėllimin e krijimit tė Lidhjes?
At Prof. Dr. Andrea Nargaj, ishte professor i Liturgjisė nė “St Joseph’s College” nė qytetin Windham, tė shtetit Main. Ndėrsa Mons Dr. Zefi Oroshi, u punėsua nė Institutin “St. Vincent de Paul”, nė Terrytown, si professor i gjuhės latine. Kėtu ishte afėr me ne. Duhet kuptuar, se meshtarėt tanė, sikurse tė gjithė tė tjerėt, asokohe duhej tė punonin pėr tė siguruar jetėn. Lėmosha qė mblidhnim, ishte $10–20, e gjysmėn e lėnim nė Kishėn, ku thuhej mesha, e gjysmėn tjetėr priftit ose fratit, pėr shpenzimet e udhėtimit.

Pyetje: Mons Zef Oroshi vinte pas pėrvojės qė kishte pasur nė Kuvendin e Jezuitėve nė Shkodėr, ku shtypi katolik asokohe jepte tonin e publicistikės he shkencės bashkėkohore shqiptare. Sa ndikoi kjo pėrvojė nė krijimin e shtypit nė Amerikė?
Po, ėshtė e vėrtetė, se Mons Oroshi, vinte pas njė pėrvojė tė pasur, sepse ai vetė kishte qenė nxėnės i “poetit tė ėmbėlsisė” Don Ndre Mjedja dhe “poetit nacional” At Gjergj Fishta. Por Dom Zefi (siē e thėrrisnim ne asokohe) ishte optimist, se Lidhja do tė ketė njė tė ardhme tė shkėlqyer, do tė kemi shtypin, Kishėn tonė e me kohė gradualisht do tė arrijmė suksesin qė dėshirojmė. Me 28 shtator 1962, hapem fushatėn e parė, ku u premtuan rreth $4,000, pėr t’u pėrdorė (dikur) pėr blerjen e njė Qendre, qė mund tė kthehej nė Kishe. Kjo ishte njė ėndėrr asokohe, qė njė ditė u bė realitet. Sidoqoftė, kjo ishte gjendja ekonomike e komunitetit tonė. Dikush qeshte me planet tona, dikush tallej nder kafet e Allen Street - it, por kishte edhe nga ata, qė gjithmonė jepnin shprese, se qellimet tona fisnike e atdhetare do te realizohen.

Pyetje: Si mundi tė binte shqiptarėt pėr ta mbėshtetur nė rrugėn e prelatėve pararendės tė trinomit “Fe–Atdhe–Pėrparim”, mė tė cilėn ishin edukuar shumė barinj shpirtėrorė shqiptarė gjatė shekujve?
Dom Zefi kėmbėngulės, u kujtonte tė gjithėve, se Amerika, ėshtė e pėrbėrė nga emigrantė prej gjithė vendeve tė Botės. Shumica e atyre qė vijnė nė Amerikė, qėndrojnė e nuk kthehen mbrapa. U sillte gjithmonė shembuj prej nacionalitetėve tė tjera, si: italianėt, ebrejt, francezėt, gjermanėt, irlandezėt, grekėt, polakėt etj., tė cilėt, kishin tė njėjta mendime e deshira, siē i kemi edhe ne, por me kohė janė shkri nė shoqėrinė amerikane. U tregonte, sesi i kanė ndertuar Qendrat e tyre fetare e kulturale, qė u shėrbejnė, pėr tė ruajtur fenė, gjuhėn, kostumet e traditat me vlerė, nga prejardhja e tyre, dhe sesi edhe ne duhet tė vihemi asaj rruge. Nėqoftėse e duam fenė, qe kemi, kulturėn e traditat tona, qe duhet tė ruhen, atėherė duhet tė organizohemi, tė ndihmojmė njeri - tjetrin, dhe kur tė vijė koha, mund tė ndihmojmė edhe vendlindjen. Bazat, qė u vune asokohe, nxjerrja e lejeve juridike e dioēezane, sollėn suksese tė vazhdueshme, qė mė vonė u kunorezuan me blerjen e Qendrės Katolike, ndėrtimin e Kishės “Zoja e Kshillit t’Mirė”, formimin e famullisė sė parė katolike shqiptare nė Amerikė “ Zoja e Shkodrės” dhe ndėrtimin e Kishės sė re nė Hatsdale, pėr tė cilėn, jemi tė lumtur e kryelartė ne katolikėt dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi.

Pyetje: Si lindi idea, pėr krijimin e shtypit katolik, pėr pasqyrimin e aktiviteteve fetare, kulturore e nacionale tė komunitetit tonė nė Amerikė?
Kishin kaluar tre vjet nga formimi i Lidhjes dhe ende nuk kishim shtyp tonin, nė tė cilin mund tė publikonim aktivitetet tona, planet e projektet, qė kishim pėr tė ardhmen, megjithse vazhdimisht bisedonim pėr ketė ēėshtje. Kuvende tė mbajtura nė organizimet tona, nga personalitete tė shquara tė mėrgatės mbeteshin pa u botuar. Nevoja me pasė njė Revistė, ndihej pėr ditė e mė shumė. Nė fillim tė vitit 1966, Dom Zef Oroshi, me njė grup tė vogėl bashkėpuntorėsh, vendosi tė botoj njė tė pėrkohshme, dhe e pagėzoi me titullin: “Jeta Katholike Shqiptare”, englisht “The Albanian Catholik Life”. Nė vitin e parė, u botuan 4 numėra, qė shėnojnė lindjen e kėsaj reviste.

Pyetje: Si u mirėprit dalja e revistės dhe a morėt pėrgėzime e nxitje pėr tė vijuar udhėn e re nė tė cilėn po ecnit tė sigurtė?
Duhet tė dimė, se gjithmonė Selia e Shenjtė dhe famullitė nė tė gjithė botėn, i kanė kushtuar e kushtojnė rėndėsi edukimit katekistik tė besimtarėve, pėr tė vijuar jetėn si tė krishterė tė mirė, pėr tė cilėn predikon edhe Libri i Shenjtė-BIBLA. Numėrat e parė tė Jetės Katolike, u pritėn mirė nga mėrgata shqiptare nė Amerikė e Europė. Pėr kėtė ngjarje tė rėdėsishme tė komunitetit tonė nė Amerikė, shkruan revistat e gazetės nė diasporėn tonė, si gazetat “Shqiptari i Lirė”, “Dielli”, revistat “Shejzat” e “Koha e Jonė” etj. Filluan tė vijnė letra pėrkrahėse, urime e ndihma nė tė holla. Shkrimtarė e publicistė tė njohur derguan artikuj me karakter fetarė, kulturorė, kombeėtarė, enciklopedik, qė pasuronin revistėn. Dom Zefi, qe nga numėri i parė, hapi rubrikėn “Log Kuvendit”, nė tė cilėn trajtonte subjekte fetare, shoqėrore, gjuhėsore e gramatikore. Ai filloj tė botoj pjesė nga Ungjilli nė gjuhėn shqipe, qė ishin pjesė e pėrkthimit tė tij. At Prof. Dr. Andrea Nargaj, i cili kishte njė mendje te pasur me kulturė tė gjerė klasike dha kontribut shumė tė ēmuar me shkrimet e tij.

Pyetje: A mund tė thoni disa nga pendat e publicistikės dhe krijimtarisė letrare, qė ruajnė nėnshkrimin nėpėr faqet e revistės?
Oh, janė tė shumtė, por unė po pėrmend vetėm disa qė mė kujtohen tashti pėr tashti. Ne numėrat e vitėve tė para, gjinden shkrime nga penda e njohura, si: Pater Paulin Margjokaj O.F.M., qė jetonte nė Graz tė Austrisė, Prof. Karl Gurakuqi nga Italia, Prof. Zef Nekaj e Prof. Mhill Marku, tė dy kėta mėsues nė shkollėn ushtarake amerikane nė Monteray tė Kalifornisė. Prof. Rexhep Krasniqi, njeri nga pėrkrahėsit mė tė ēmuar, qe kemi pase prej fillimit, Kole Bib Mirakaj, Tajar Zavalani (gazetar nė radio Londra BBC), Lec Shllaku (editor i revitės “Koha e Jonė” France) etj., tė cilėt, e shtuan shumė rėndėsinė e revistės sonė nė pikėpamje fetare, kombėtare, kulturore, letrare e shoqerore.

Pyetje: Nga shfletimi i koleksioneve tė shumta nė shtėpinė tuaj, shoh se ju keni shkruar nė disa gazeta e revista tė komunitetit shqiptar nė diasporė. A mund tė thoni sesi u pritėt tek lexuesit?
Mbi aktivitetet tona kėtu, ishim njė grup i vogėl, qė i ndieri Zef Pashko Deda, na quente “delitante”, ku pėrfshinte edhe vehten e tij. Kėta pėrgatisnin raporte tė aktivitetėve tė Lidhjes nė raste tė ndryshme si kremtime, mbledhje, lista tė fushatave, rubrikėn “levizje demografike” etj. Edhe “delitantet” shkruanin ndonjė artikull. Sigurisht, shkrimet tona nuk afroheshin me ato tė shkrimtarėve qė permenda mė lart. Fillimi i revistės ka qenė i zorshėm nga fakti, se mungonte gjithēka. Ēdo shkrim qė vinte, duhej rishkruar, e nuk kishim njerėz qė zotėronin daktilografinė, e nuk kishim as makinė shkrimi tė pershtateshme. (Nuk kishte kampjutera asokohe). U hap njė fushate fondmbledhėse, ku u dhuruan rreth $400, me tė cilat u ble njė makinė daktilografike I.B.M. Kjo e bėri tė mundur njė pėrmirėsim tė dukshėm nė pėrgatitjen e revistės. Imzot Oroshi, me tė drejtė kėrkonte punė sa mė tė mirė nga bashkėpunėtorėt, tė cilėve vazhdimisht u kujtonte thėnjen: “Ē’ka shkruhet, mbetet”.

Pyetje: Meqenėse nuk kishit njė vend tė caktuar, sikurse mė kanė thėnė, Imzot Oroshi i mbante pajisjet e shtypit e koleksionin e botuar tė revistės nė makinė, sikur donte tė thoshte se revista “Jeta Katolike” do tė mbijetojė!?
Po, ėshtė e vėrtetė. Meqenėse nuk kishim njė vend tonin, makina e shkrimit, dosjet me korrespondence e koleksioni i revistės, mbaheshin ne trankun e makinės sė Dom Zefit, dhe puna bėhej here nė njė vend e herė nė njė tjetėr. Kėshtu vazhdoj pėrgatitja e revistės deri sa u ble Qendra nė 4221 Park Avenue, nė Bronx New York.

Pyetje: Revista sot festoj ditėlindjen e 40 – vjetorit tė saj. Njė plejadė e tėrė shkrimtarėsh, publicistėsh dhe dashamirė tė artit e kulturės shqiptare, tashmė janė futur nė fondin e artė tė historikut tė Kishės Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės” nė New York. A mendoni, se duhet gradualisht hedhur dritė mbi jetėn e veprėn nė sherbim tė fesė dhe komunitetit shqiptar si shenjė nderimi dhe respekti pėr to?
Sigurisht kjo i pėrket brezit tė emigrantėve tė rinj, qė kanė lindur dhe rritur nė Amerikė dhe atyre qė pas vitėve ‘90, kanė ardhur nga trojet enike shqiptare dhe po jetojnė e punojnė nė ShBA. Duhet t’i kujtojmė me nderim e pervujturi puntoret e pare qė bėnė tė mundur botimin e revistės “Jeta Katolike” (1966 – 2006), qė gjendėn nė jetėn e amshuar, Mons Dr. Joseph Oroshin, At Prof. Dr. Andrea Nargaj O.F.M., redaktorėt e parė Kol Ēuni e Ēesk Ashta, puntorin e palodhur Zef Pashko Deda, tė cilėt, nė kondita tė rėnda, nuk kursyen kohėn as mundin pėr tė realizuar botimin e revistės “Jeta Katolike”. Me ardhjen e vazhdueshme tė emigrantėve shqiptarė nga Mal i Zi, dhe vende tė tjera, erdhėn edhe talente e vullnetarė tė rinj. Mark K. Shkreli e Ndoc Vulaj, u aktivizuan pa vonesė. Nė #4 tė vitit 1969, Mark K. Shkreli, e filloj punėn e tij pėr revistėn me shkrimin “Shkolla e parė”. Nė vitin 1970, zgjidhet nė Kėshillin Botues, e nė vitin 2006, ėshtė kryeredaktor i revistės “Jeta Katolike”. Me ardhjen e tė pėrndershmit Don Rrok Mirdita, pranė Qendrės me 1973, revista shėnon njė pėrmirėsim tė dukshėm, si nė paraqitje ashtu edhe nė pėrmbajtje.

Pyetje: Dhe sot ēfarė mendoni pėr revistėn?
Revista vazhdoj tė botohet deri nė fund tė vitit 1978, dhe u ndėrpre pėrkohėsisht, por kjo “perkohesisht”, ishte mjaft e gjatė, ndonėse nevoja ishte shumė e madhe pėr vazhdimin e saj. Nė vitin 1995, Don Pjetėr Popaj, At Prof. Dr. Andrea Nargaj dhe Kėshilli i Kishės, vendosėn rifillimin e revistės. U zgjodh Kėshilli Botues, me drejtor pėrgjegjes tė pėrndershmin Don Pjetėr Popaj, redaktor poetin z. Luigj Cekaj, drejtor teknik z. Gjovalin Nikēi, dhe antarė At Prof. Dr. Andrea Nargaj, Prel Sinishtaj, Mark K. Shkreli, Marian Cubi, Tonin Mirakaj, Simon Vukli e Pashko Camaj. Kėta pėrgatiten e botuan numrin e parė tė ridaljes Kallnuer - Mars 1996. Prej asokohe revista po vijon tė botohet. Me kalimin e kohės, Kėshilli Botues ndryshon. Largohet Gjovalini, e me vonė Luigj Ēekaj, unė e ndonjė tjetėr. Pėr fat erdhi shkrimtari e studiuesi z. Klajd Kapinova, i cili, me shkrimet e tij, e pasuroj dukshėm revisten. Nė art dizenjo mjeshtri z. Ismer Mjeku, po luan rol tė rėndėsishėm nė paraqitjen teknike tė revistes e ngritjen e saj nė njė standart tė lartė professional. Shkrimet e Don Pjeter Popaj dhe Don Nikolin Pergjini, gjithėmonė me permbajtje teologjike, qe lidhen me jeten t’one te perditeshme, zėnė vend nderi dhe kane rėndėsi tė posaēme. Gjatė kohės qė ishte nė mesin tonė, i ndjeri At Prof. Dr. Andrea Nargaj dha kontribut tė ēmueshėm me shkrimet e tij. Z. Mark K. Shkreli, perveē rolit tė editor-it tė revistės, me pėrkthimet e tij tė karakterit fetar, po plotėson pėrmbajtjen e saj, me njė ushqim shpirtnor pėr lexuesin. Meriton tė pėrmendet kontributi i ēmuarshėm i Z. Simon Vuklit si redaktor i gjuhės angleze, me shkrime plot kuptim e pjekuri, ē’ka tregon njohjen e ngjarjeve pėr tė cilat shkruan. Mbas rifillimit, revista ka pasur fat tė ketė pėrkrahje e shkrime nga personalitete tė shquara. Ndėr kėta Prof. Sami Repishti, aktivist i njohur e pėrkrahės i ēmueshėm i komunitetit e i Kishės “Zoja e Shkodrės”, z. Bardhyl Ukcamaj studiues i historisė, poeti disident z. Anton Cefa, studiuesi i mirėnjohur i komunitetit Z. Idriz Lamaj, poeti Z. Luigj Cekaj, poeti i talentuar Gjek Marinaj, publicisti Tom Mrijaj, gazetarja Mimoza Daici, Gjeto Turmalaj etj. Nė historinė veprave tona letrare, revista “Jeta Katolike”, do tė zėrė njė vend tė nderi e krenarie, pėrkrah emrave tė atyre qė e bėnė tė mundur fillimin e botimin e saj, te atyre qė e pėrkrahėn dhe tė atyre qė po e botojnė sot, do tė kujtohen me respektin qė meritojnė.

Pyetje: Cili ėshtė mesazhi juaj sot nė ditėlindjen e revistės?
Mund tė flitet gjatė rreth revistės “Jeta Katolike”, vlerės sė saj fetare, kombėtare, vlerės shoqėrore pėr famullin e Kishės “Zoja e Shkodrės”, por kjo nuk mund tė bėhet nė 10 minuta. Jam pėrpjek tė pėrmend personat kryesor, qė kanė bėrė tė mundur realizimin e kėsaj vepre, pėr tė cilėn jemi mbledhė nė kėtė festė. Nuk zvoglohet aspak rėndėsia e ngjarjeve as e personave, qė nuk i permend nė kėtė intervistė. Edhe njė herė nė shenjė mirėnjohje e falėnderimi, uroj drejtuesin e revistės tė pėrndershmin Don Pjeter Popaj, editor Z. Mark K. Shkreli dhe tė gjithė pjesėtarėve tė Kshillit Botues.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara