HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dossier

Familja e malėsorit Pal Dedoshi Oka nga Toplana
e Dukagjinit nė shenjestėr tė shtypit komunist

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova

Pal Dedoshi Oka, ka qenė Kryetar i Kėshillit tė Kishės nė Topanė tė Dukagjinit. Djali i tij Prek Pali, qė ndėrroi jetė nė vitin 2005, pėr 18 vjet me rradhė, ishte asokohe Kryetar i Kėshillit nė katundin Toplanė, nė ndihmė tė tė varfėrve, duke treguar dhembshuri e bujari pėr njerėzit qė kishin mė shumė nevojė. Fisi Oka, ka qenė e lidhur shpirtėrisht me Kishėn e njohur tė Toplanės, si besimtar tė ndershėm. Aty meshtar asokohe ka qenė At Daniel Gjeēaj O.F.M (alias Dukagjin Shpata), i cili, sėbashku me banorėt vendas, kanė ndihmuar nė strehimin e At Anton Harapit O.F.M (1888-1945), martir i fesė dhe shqiptarizmės sė kulluar arbėrore, qė pėrndiqej pėr t’u arrestuar nga forcat partizane tė Sigurimit “Popullor”. Mėnyra se si arrestohet frati erudit, mund ta lexoni ne librin: “Me Kryq e Pendė” (Shkoder, 1997).

Pikėrisht katundi Toplan, mbetėt stacioni i fundit, ku u arrestua Pader Antoni, i cili, strehohej nga familjet fisnike malėsore toplanase nė besė e burrėri. Malėsorėt bujarė, e mbajtėn fratin atdhetar me bukė, kryp e zemėr tė bardhė. Sipas historikut tė Kishės nė krahinė, At Zef Pllumi O.F.M. (ish-i burgosur politik nė Shqipni), ka qenė prifti i fundit qė ėshtė larguar dhunisht nga Toplana, mbas revolucionit kultural ruso-kinez tė imponuar nė Shqipėri, kunder klerikėve e besimeve fetare (Shih librat me narrative tė jetuara At Zef Pllumit: “Rrno pėr me tregue”, Vėllimi I-III”, Botime Franēeskane).

Njė nga kėto familje bujare, janė edhe Okat (Dedoshi). Shtėpia e tyre, ka qenė mikpritėse e shumė klerikėve, kur delnin pėr verime nė Malėsi, duke qenė miq tė pėrhershėm tė franēskanėve. Ata vinin tek Okajt, pėr tė marrė pjesė nė shumė gėzime e hidhėrime familjare, si miq tė vėrtetė.
Asokohe i gjithė katundi i thellė malor i Toplanės, kishte nevojė pėr ndihma dhe mbėshtetje, mbasi varfėria nė kohėn e komunizmit u bė njė sėmundje epidemike, qė pėrfshiu tė gjithė banorėt dhe jetėn e tyre tė pėrditshme. Mbijetesa e malėsorėve kreshmik, nė malet e Shqipėrisė sė Veriut e zonave tė thella alpine, ka qenė njė virtyt stoicizmi, njė shembull, sesi njeriu ka mundur prej hallit tė mbijetojė mes shkrepave e varfėrisė sė tejskajshme.

Djemtė e Palit, Prek e Kolė Dedoshi Oka (Bicaj), me kushėrinj, gjatė viteve tė “reformės” komuniste, kanė vuajtur shumė. Kėshtu fillojnė masat shtypėse, pėrmes programit tė futjes me dhunė nė kooperativat e para bujqėsore pėr zonat e thella malore. Asaj i shtohet paralelisht edhe lufta e koduar me emėrin: “Lufta kundėr fesė dhe zakoneve prapanike” (mbas fjalimit tė diktatorit E.Hoxha, mė 6 shkurt 1967), fisi Oka, me forcė e vendosmėri kundėrshtojnė futjen “vullnetare” nė kooperativė.
Ata, me kurajo malėsori, dolėn hapur kundėr shkatėrrimit tė Kishės sė Toplanės, prishjes sė simboleve tė krishtera dhe krijimin e kooperativės. Okajt, e dinin se me tufėzimin e pronės private ekonomia e tyre gradualisht do tė sekuestrohet dhe varfėria do tė ulet si sėmundje e frikshme nė tė gjithė Malėsinė. Kėshtu kishte ngjarė nė disa zona nė Jug tė Shqipėrisė dhe veēanėrisht nė zonėn e Myzeqesė. Tashmė modeli i kolkozeve e solkozeve tė sovjetėve rusė, si tufėzime nė kampet kolektive tė punės, kishte filluar tė mbinte si kėrpudhat pas shiut.

Por Oka-jt, kundėrshtojnė njeri mbas tjetrit masat administrative, sekuestrimin e pasurisė sė tundshme e patundshme tė fituar me mund e djersė nga prindėrit e tyre brez mbas brezi. Kėtė akt burrėror e pranon edhe vetė megafonėt e shtypit komunist, qė nė disa numra nė gazetėn “Bashkimi”, “Radio Shkodra”, shkruajnė e flasin me urretje kundėr toplanasve krenar. Gazetarucėt servilė e gėnjeshtar, krahas epiteteve fallco nė gjyqet e montuara, kundėr klerikėve e besimtarėve, me rradhė shpėrndajnė helmin e urretjes ndaj familjes Oka (Dedoshi), kundėrshtare e vendosur e kolektivizimit ose tufėzimit tė bagėtive e njerėzve nė njė stan tė partisė komuniste.

Tė dehur nga gėnjėshtrat komuniste tė kongresit 5-tė tė Hoxhės, kooperativistėt, hartojnė njė letėr drejtuar Enver Hoxhės, i cili, urdhėron stafin e propagandės sė tij, qė tė botohet nė faqe tė parė tė gazetės “Bashkimi”, duke “argumentuar”, se: “Anmiku i klasės me forma tė ndryshme pėrpiqet me ēdo kusht pėr tė gjetė shtigje pėr tė ruejtė e ringjallė kėto zakone e paragjykime, ata mase njiherė janė pėrpjekė tė nxitin vėllavrasjet e grindjet, tue pasė si pikėsynim qė kėto t’i trashėgojė edhe rinia, pėr tė ndikue pėr keq nė trajtimin e gruas dhe nė pėrmirėsimin e mėnyrės sė jetesės.

Ish vojvoda, kulaku Pal Dedoshi, pėrdori tė gjitha metodat e tija, tuj propagandue midis nesh qė tė mos zbatohet fjala e partisė pėr kolektivizimin e bujqėsisė. Por ne, fshatarėt e Toplanės, ia pėrplasėm turijve dhe i thyem hundėt kėtij armiku: tė 82 ekomomitė e fshatit tonė, pa pėrjashtim, hymė nė kooperativėn bujqėsore, nė rrugėn e socializmit. Ne kritikuem gjithashtu, edhe ndonji fshatar apo komunist qė u tregue i lėkundshėm dhe nuk reflektoi nė kohė si duhet lidhur me kėtė problem. (Gazeta “Bashkimi”, organ i Bashkimit tė Frontit Demokratik tė Republikės Socialiste tė Shqipėrisė, Tiranė, 21 mars 1967, f.1)

Sigurisht, nuk ishte e lehtė tė kundėrshtoje rregjimin, i cili, pėr nga mosha ishte i ri, plus zellin pėr ndėshkim me luftė klasash, e kishte objektivin kryesor pėr mbajtjen e pushtetit tė saj tė hurit dhe litarit. Arrestimet e malėsorėve, do tė bėhen menjėherė sapo ato tė jepnin shenjat e pakėnaqėsisė apo pėr mė keq tė kundėrshtimit me gojė, shkrim e armė. Ēdo rrezistencė kundrakomuniste, ishte e destinuar tė dėshtonte, pėrballė makinės shtypse dhe propagandės kundėrshqiptare, qė pėrdorinin njerėzit me pushtet, qė kishin zbritur nga malet mbuluar me parazita e urretje histerike.

Harku kohor i viteve 1941-1944, ishte faza e njė lufte tė madhe civile nė shumė plane, qė hartoi e zbatoi aziatikėt:
Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe zbatuesit e tyre nė qytete e rrethet e Shqipėrisė. Marrja e pasurisė, tatimet dhe mbitatimet pa ligj por me Maliq, do tė shkaktonin asokohe shumė pakėnaqėsi deri nė revolta sporadike me armė, kundėr dhunės verbale e propagandės kundėrpronė private, qė reklamonte pėrmes pushtetit tė medias fyese i ashtėquajturi “pushteti i proletarėve kooperativistė”, njė model kryekreje i proletarėve barbarė rus e kinez. Nė ndihmė tė propagandės shpiftėse e denigruese ndaj malėsorėve, komunistėt pėrdoren nė ekstrem shpikjen kineze “Fletėrrufe”, qė nuk do tė hiqen asnjėherė nga muret apo shtyllat e lajmėrimit tė vdekjeve pėr individė, grupe njerėzish dhe familje tė popullit tė vet.

Pėr tė dobėsuar rezistėncėn e deklaruar hapur tė fisit Oka, debatikasit, kishin hartuar njė projekt tjetėrsimi. Meqenėse kjo familje kishte shumė antarė, duhet tė shpėrndahen nė zonat e tjera tė malėsisė. Nė kėtė mėnyrė, ata e kishin mė tė lehtė pėr t’i sunduar dhe mbajtur nė morsėn e presionit dhe shantazhit tė vijueshėm, duke i detyruar qė njė herė nė ditė tė paraqitėn pranė operativit tė zonės, nė mėnyrė qė tė mos arratisėn nga “lumturia fanarit ndriēues tė socializmit”.
Kur u sekuestrua familja Oka nga Topalan e Dukagjinit, filloi udha e kalvarit dhe e presionit tė drejtpėrdrejtė e indirekt. Kėshtu ata u lanė nė mėshėrirė tė fatit, duke mos u pajisur me triska tė frontit, qė asokohe sikurse kujton Zef Oka sot me banim nė New York, ishin rracione buke ose dieta, pėr tė mbajtur frymėn me gjallė, nė njė kohė qė shteti komunist, harxhonte miliona napolona ari, pėr tė bėrė propagandė kundėr vullnesės sė popullit tė vet. 3 shtepi tė mėdha nė formė kulle karakteristike alpine malėsore, u sekuestruan, duke mos u shoqėruar me asnjė procesverbal sekuestrimi (formal), duke mos njohur “shteti i ri” pronėn e tė zotėve tė shtėpisė. Bagėtitė e imta, qetė e punės (punonin arat), lopėt, shpendėt shtėpiake, kuajt e shalės, dhe njė pjesė nga vlerat e ēmuara nė serm, argjend, napolona ari, e shumė orendi shtėpie. Djalli me pamjen e Engjėllit.

Ndoshta, ėshtė rasti i vetėm unikal, qė ka provuar thėnien se Djalli nė Shqipėri ka pamje Engjėlli e anasjelltas. Duke parė me kujdes historinė e familjes Oka nga Toplana e Dukagjinit, sheh ecurinė e tragjedisė sė tij, qė vijon edhe nė ditėt tona. Zef Oka, kujton: “Duke qenė afėr babait, qė ruante si sytė e ballit, gazetėn “Bashkimi”, Organ i Frontit Demokratik tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėri, datė 21 mars 1967, u nisėm pėr nė zyrat e Kadastrės, pėr tė kėrkuar e vėrtetuar sekuestrimet, qė janė bėrė pasurisė sė familjes tonė nė periudhėn e komunizmit. Ēudi mė e madhe, ishte se nė zyrat paskomuniste me kostum ngjyrė blu, janė veshur ata persona, qė persekutuan familjen tonė nė mėnyrė tė rregullt e me tėrbim. Pėrpiqesha sėbashku me babain t’i thirrnim kujtesės, saqė shpesh i thoshim njeri tjetrit, nuk ka mundėsi tė jetė X apo Y, qė nuk pranuan as tė varrosin antarėt e familjes tonė nė vorrezat e katundit nė Toplanė…”
Ithtarėt e rregjimit, njerėz me pushtet asokohe, sot zotėrojnė miliona lekė si “dėmshppėrblim”, pse kanė kryer me pėrpikmėri ligjet e juntės sė Hoxhės dhe pothujse tė gjithė kanė fituar azil politik nė Europė e Amerikė, me “argumentet”, se janė pėrndjekur nė kohėn e komunizmit, ndėrsa letrat me birė, kanė mbetur nė duart e ish-tė burgosurve dhe pėrndjekurve tė vėrtetė tė rregjimit ose xhelatėve. Kot nuk thotė populli: “Komunistėt, kanė fatin e k…”

Tashmė pėrpara kėsaj familje fisnike malėsore, qėndronin xhelatėt tė shpėrblyer nga “demokracia” pėr “persekutimin” e tyre imagjinar. O teporas o more!?
Kur doli nw letėr pseudoligji pėr rikthimin e pronave nė periudhėn e viteve 1991-1994, familja Oka, sikurse tė gjithė tė tjerėt, paraqiti dokumentet nė Gjykatės e Qarkut. Por mė kot! Ndodhi ajo qė tashmė ishte kthyer nė normalitet. Zyrtarėt “blu”, u shprehen me mospėrfillje, ndaj pjesėtarėve tė familjes Oka, duke u thėnė: “Na vjen shumė keq, por procedurat tashma janė mbyllur, e ju jeni shumė tė vonuar!!!”.
Tek mė tregonte Zefi, nė moment m’u kujtua kinokomedia “Pronari”, luajtur mjeshtėrit nga aktori komik i talentuar Koēo Devole (realizim i vitit 2006 dhe shfaqur nė mbrėmjen e fundvitit), qė kėto ditė mė erdhi si pako nga Shkodra. E fabula, ėshtė e thjeshtė. Pronat e tyre kishin marrė emrin e “pronarėve” mė tė ri dyngjyrėsh kuq e blu. Ajo ka emrin e familjes Oka (Dedoshi) nga Toplana e Dukagjinit. Historia e tyre, ėshtė edhe odisea e mijėra ish-pronarėve tė dikurshėm para viteve tė ardhjes sė dhunės komuniste nė Shqipėri. Tė gjithė djemtė e Kolės, kanė qenė me rradhė nė burgjet e tmerrshme tė Burrelit, Tiranės, etj., duke qenė tė privuar nga tė drejtat elementare. Ndėrsa nė ditėt e sotme, familja Oka, pėrveē fjalės sė lirė, nuk gėzojnė asnjė tė drejtė, qė formalisht janė tė sanksionuar nga Kushtetuta paskomuniste e hartuar dhe votuar nga ‘xhonturqit e rij nė Shqipninė e re’, sikurse ėshtė shprehur nė njė pėrshkrim udhėtimi nė vendlindje Prof.Arshi Pipa, nė gazetėn shqiptaro-amerikane “Dielli” nė New York.
Shtėpia Oka-jve, ėshtė njė familje e thjeshtė malėsore, qė ruan traditat e hershme e tė parėve tė tyre, gjurmėt e sė cilės ruhen me trashėgimi edhe nė ditėt tona, kudo ku ato jetojnė nė vendlindje dhe shtetet e ndryshme tė botės. Por pseudoshembja e hidhujve tė komunizmit (por jo nė ligje dhe lėmin e letėrsisė nacionale shqiptare) dhe vetė hija e zezė e saj, ka mbetur e ngulitur thellė nė kujtesėn e tyre. Nipat e mbesat, qė jetojnė nė Europė e Amerikė, tregojnė, pėr zhgėnjimin e madh qė pėsuan nga e ashtėquajtura “demokraci” e importuar e Katovicit, nga zbatimi i pėrpikėt i sėcilės ata janė “spektatorė” tė privuar nga ēdo e drejtė, duke thėnė shpesh me ose pa dėshirė, se 2+2=5.

Historia e arkivave flet

Komunistėt nė pushtetin lokal nė Toplanė, asnjėherė nuk morėn pjesė nė gėzimet e hidhėrimet e familjes Oka, sepse ishin reaksionar, trathtarė, kulakė, etj. Por pėr tė qenė sa mė racional me lexuesin, po ribotojmė tė plotė Letrėn e Hapur (“Fletėrrufe”), qė njė grup kooperativistėsh e kooperativiste tė kooperatives bujqėsore Toplanė-Dukagjin, i kanė drejtuar shokut tė tyre Enver Hoxha, sekretar i parė i KQPPSh, nė Tiranė. Letra e botuar nė gazetėn “Bashkimi” organ i Frontit Demokratik tė R.P.Shqipėrisė, mban datėn 21 mars 1967. Ajo ka titullin agresiv: “Tė zhvillojmė njė luftė tė ashpėr kundėr grindjeve, mendjemadhėsisė, kapadaillekut dhe tendencave pėr vėnien e interesit pėrsonal mbi atė tė pėrgjithshėm!” dhe botuar nė faqe tė parė.

“I dashtun biri dhe udhėheqėsi ynė i shtrenjtė, shoku Enver!
Ne, kooperativistėt dhe kooperativistet e kooperativės bujqėsore Toplanė tė lokalitetit Dukagjin tė rrethit Shkodėr, tė mbledhun sot, me rastin e dhanies llogari dhe zgjedhje tė organizatės bazė tė partisė, ju dėrgojmė pėrshėndetjet tona ma tė pėrzemėrta dhe revolucionare. Tė mbėshtetun nė vendimet historike tė Kongresit 5-tė tė PPSH dhe nė porositė Tuaja tė 6 shkurtit mbi revolucionarizimin e matejshėm tė partisė dhe pushtetit, organizata e jonė e partisė shtroi pėrpara nesh, si nji problem me shumė randėsi, detyrėn pėr te eleminue nga rranjėt zakonet prapanike dhe paragjykimet fetare. Ne jetojmė ne nji fshat ma nė thellėsi dhe me nji terren ma tė thyem nga ēdo fshat tjetėr nė veri tė Atdheut tonė.

Nė tė kaluemen, pėr shumė vjet me rradhė, tek ne ka gjetė strehė prapambetja dhe injoranca, pėr arsye se bajraktarėt dhe kleri katolik reaksionar i kanė mbajtė gjallė tue nxitė vėllavrasjet, qė kanė qenė ma tė theksueme se kudo nė Shqipni.
Me ēlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit popullor edhe kėtu u banė ndryshime tė dukshme: u zhduk analfabetizmi, sot kemi 2 shkolla fillore dheambulancė, u shkėputėm njiherė e pėrgjithmonė nga shtypja e kėrbaēi i bajraktarit tė Shoshit dhe i klerit katolik reaksionar, na i sigurue demokracia e plotė dhe kemi shėnue suksese nė mėnyrėn e jetesės. Por, megjithė sukseset e arrituna, nė diskutimin e gjanė qė i bamė kėtij problemi, vėrejtėm se pėrsėri ruhen nji sėri zakonesh prapanike dhe paragjykimesh fetare, tė cilat ndrydhin inisiativėn e masės dhe e pengojnė hovin revolucionar tė tyne.
Anmiku i kasės me forma tė ndryshme pėrpiqet me ēdo kusht pėr tė gjetė shtigje pėr tė ruejtė e ringjallė kėto zakone e paragjykime, ata mase njiherė janė pėrpjekė tė nxitin vėllavrasjet e grindjet, tue pasė si pikėsynim qė kėto t’i trashėgojė edhe rinia, pėr tė ndikue pėr keq nė trajtimin e gruas dhe nė pėrmirėsimin e mėnyrės sė jetesės.

Ish vojvoda, kulaku Pal Dedoshi, pėrdori tė gjitha metodat e tija, tuj propagandue midis nesh qė tė mos zbatohet fjala e partisė pėr kolektivizimin e bujqėsisė. Por ne, fshatarėt e Toplanės, ia pėrplasėm turijve dhe i thyem hundėt kėtij armiku: tė 82 ekomomitė e fshatit tonė, pa pėrjashtim, hymė nė kooperativėn bujqėsore, nė rrugėn e socializmit. Ne kritikuem gjithashtu, edhe ndonji fshatar apo komunist qė u tregue i lėkundshėm dhe nuk reflektoi nė kohė si duhet lidhur me kėtė problem.
Komunistėt e organizatės sonė na vunė nė dukje dhe ne u bindėm se zakonet prapanike dhe paragjykimet fetare e kanė burimin tek ideollogjia feudalo-borgjeze, tek zakonet tona tė egra, qė kemi vazhdue t’i mbajmė nė kambė deri mė sot, tek Kanuni i Lek Dukagjinit, simbas tė cilit: “Djali s’ka tagėr (tė drejtė) me mendue pėr fejesė tė vet”, “Vajza s’ka tagėr me zgjedhė fatin e vet”, “Gruaja e ka pėr detyrė me ndejė nėn sundimin e burrit”, “Burri ka tagėr me e kėshillue gruen e vet, kur tė mbėrrijė me ia thye fjalėn”, “Vajza nėn unazė (e fejueme) s’ka tagėr me e lshue djalin”, “Nuse pa shkuesi s’bahet”, “Nė shpi prej sė cilės del nusja, s’a kanu me kėndue” etj.

Pikėrisht pėr kėto arsye, shikimi i kėtyne problemeve me synin politik, me synin e sė resė, asht mase i domosdoshėm nė kushtet tona. Ne jemi tė bindun se, tue ruejtė e trashėgue zakonet prapanike dhe paragjykimet fetare siē janė: grindjet, ngatrresat, qėdnrimi pėrbuzės ndaj grues, mbajtja e ikonave, ceremonitė fetare dhe besimi nė nji jetė tjetėr, pengojnė zhvillimin tonė mendor, ndėrgjegjėn, zhvillimin e ekonomisė e tė kulturės, ecjen pėrpara tė kooperativės bujqėsore dhe hovin revolucionar tė masave. Prandaj mbasi rrahėm shumė mendime rreth kėtij problemi, ne, tė gjithė njizanit, vendosėm:
- Tė zhvillojmė nji luftė tė ashpėr kundėr grindejeve, mendjemadhėsisė, kapadeillekut, tendencave pėr t’u dukė, thaē e thamet, kundėr interesit personal, hatėrlleqeve dhe inateve personale.
- Tė luftojmė me ashpėrsi vjedhėsit dhe damtuesit e pasunisė sė pėrbashkėt.
- Tė pėrkrahim pa rezerva inisiativėn e grave dhe vajzave tė Shalės lidhun me moslejimin e fejesave dhe martesave tė fėmijėve nė moshė tė vogėl.
- Tė luftojmė me ashpėrsi tė madhe tė gjithė paragjykimet fetare dhe nxitėsit e tyne, tė heqim dorė menjihere nga ēdo festė dhe ceremoni fetare, tė zhdikim tė gjitha ikonat dhe ēdo shej dalluese tė karakterit fetar.
- Tė marrim masa tė menjihershme pėr tė pėrmirėsue mėnyrėn e jetesės, si rregullimin e shtėpivet, tė ushqimit, fjetjes, veshjes dhe tė hygjenizimit.
- Tė shtojmė kujdesin tonė, tue vue tė gjitha forcat, pėr ta rritė e forcue kooperativėn tonė tė re bujqėsore. Pėr kėtė qėllim gjatė vitit 1967 do tė hapim dhe do t’i vėmė nėn kulturė 20 hektarė tokė tė reja dhe nė vitin 1968 do tė sigurojmė bukėn nė vend.
- Tė zhvillojmė ma tej dhe tė gjallėnojmė edhe ma shumė jetėn kulturale-artistike tė shatit.

I dashtun shoku Enver,
Ne ju sigurojmė se kėtu nė fshatin tonė, qė ndodhet midis shkrepash tė ashpėr malorė, keni nji popull trim dhe patriot, qė e don partinė dhe Atdheun me gjithė zemėr. Le ta kuptojnė mirė imperialistėt, tė kryesuem nga ai amerikan, dhe revizionistėt modernė, tė kryesuem nga grupi titist e hrushovian, se edhe kėtu nė Toplanė, ēdo manevėr e tyne do tė gjejė goditje tė rrufeshme nga ana e jonė. Ne, nė ēdo kohė e nė ēdo rrethanė, do tė zbatojmė parullėn luftarake tė partisė: “Tė ndėrtojmė socializmin duke mbajtur nė njėrėn dorė kazmėn, nė tjetrėn pushkėn”.
Ju sigurojmė, shoku Enver, se detyrat qė na shtroi pėrpara organizata bazė e partisė pėr luftėn kundėr zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare do t’i bajmė realitet. Se porosinė Tuej tė dhanė nga tribuna e naltė e Kongresit 5-tė historik tė Partisė sonė, qė: “T’u qepemi kodrave e maleve, t’i bėjmė ato pjellore si edhe fushat”, do ta vėmė nė jetė edhe kėtu nė Toplanė.
Tė rroni sa malet tona kreshnike udheheqėsi ynė i dashtun, pėr tė mirėn e partisė e tė popullit, pėr fitoren e marksizėm-leninizmit!”
Kooperativistet dhe kooperativistėt e Kooperativės Bujqėsore Toplanė-Dukagjin

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara